More
    KreuLetërsiBibliotekë"Bardh’ ", poezi nga Enxhi Naum

    “Bardh’ “, poezi nga Enxhi Naum

    Bardh’

    Si bora e parë në pranverë.
    Kështu,
    Marr frymë këtu,
    Mes mureve të një spitali
    të panjohur
    Ku më dërgove me duart
    E tua të mëdha.
    Të bukura as si kristali.
     
    Si më the,
    Të  kujtohet ?
    “Merri këto krahët dhe,
    Shko këndo me arinjtë polarë,
    Ndonjë ninullë për veten.
    Për mua a ndonjë shallvare.”
     
    Sa bujare zemra jote;
    Nje kontinent të tërë më dhurove,
    Akullnajash.
    Që shpresova të ishin prej letre,
    Për paqen time,
    Për paqen tënde.
    Të të tuve,
    Të të mive…
     
    Infermieret sot më thanë
    Të pi kokainë,
    Me verë jo të kuqe .
    Se vec kështu shpëlahet;
    Mëkati i virgjërisë
    Së shthurrur
    Të shtrirë mbi carcafët
    E pastër.
    Paqe!
     
    Edhe ashtu po bëj.
    Megjithëse;
    Paqen time e gjej,
    Ndër varreza që festojnë
    Çdo herë që vesh
    Këmishën e mbrëmjeve.
    Dhe atëherë
    kur me shkumës ndërtoj
    Tryezën e rrumbullëket
    Të shoqerisë që më bën
    Xhan-xhan…
    Xhan-xhan…
    Xhan-xhan…
    (Përgjithmonë xhan)
    E përsëri me verë jo të kuqe;
    Bëjmë thashetheme,
    Mbi nje spermë te shenjtë,
    Që lulëzoi
    nën petkun  e ngasjes.
     
    Nderkohe retë;
    Shkundin nga gjiri i tyre,
    Pak sheqer .
    Si per të na ëmbëlsuar.
    Cfarë fytyre që bëjne,
    Cfarë fytyre!!!
    (Vetëm t’i shikosh cfarë fytyre)
     
    Infermieret,
    Vdesin nga xhelozia.
    E dinë që
    Nëse i dedikoj
    meshë kokainës,
    Do marr mendtë e të cmendurit,
    E do bëj shfaqje
    në dyert e kishës.
    Edhe ato ,
    Aq duan,
    kënaqin sytë pastaj.
    Po sy ka kush ka !
    (Sa te bukur që i ke )
     
    Megjithatë
    mua më thanë retë
    Që mermeri më jep
    Hijeshi.
    Se kur jam aty,
    Nuk bëj ndonje çmenduri.
    Të thashë ,thjesht rri.
     
    Tani më qahet ;
    S’di kujt t’ia prish
    E kujt t’ia ndreq.
     
    Meqë më pyete çfarë kam bërë:
    “Kam krijuar
    Një kontinent timin.
    Atë tëndin nuk e dua .
    Mbaje!
    Jepja ndonjë infermiereje!
    Mos ki merak ,
    Se i them unë
    Është platin.
    Është platin.
    Hej, ai kontinent është platin.
    Platin ështe apo jo?


    Flokëtorja

    Po,
    Eshtë e vërtetë;
    njerëzit e shëmtuar,
    s’mund të jenë kurrë njerëz
    Të mirë.
    Dhe fati im i keq!
    Që une isha gjithmonë,
    Njeriu i bukur!
    Njoha shume bukuroshë,
    që m’i ndanë gjymtyrët
    Në copa.
    Por mami më tha
    që s’jam shëmtuar.
    Kështu ua lashë atyre
    Të jenë te pabukurit.
    Se unë asaj i besoj më tepër.
    Po,
    Kam filluar të ha mushkonja,
    qëkur rezultova me anemi.
    Nuk e di gjakun e kujt kanë pirë!
    Ama në venat e mia,
    Rrjedh larmi;
    gjithmonë kam dashur të jem
    Vampir.
    Por më zë gjaku.
    Kështu ha çdo natë mushkonja
    të ziera
    Po,
    Dje ishte hera e fundit,
    që bëra diçka për herë të parë.
    Dhe sot më detyruan
    të bëj për herë të fundit,
    Diçka që ndodhi për herë të parë
    Por fundi është i pafundëm apo jo?


    Rruga e qumështit

    A u jep jetë
    Fantazmave
    Te shtëpisë së vjetër?
    Dje,
    Pashë një vajzë
    Me peliçe leopardi,
    Kurse sot,
    Dëgjova
    Që kishte ndërruar jetë
    Leopardi i fundit.
     
    Ç’marrëzi
    Unë vazhdoj
    Fantazmat
    T’i ushqej me gji…


    Hapat e mureve

    Dhe unë do të të pyes,
    -A i bien breshkat
    Murit me kokë?
    E ti do më përgjigjesh,
    -Jo, sepse Muri i një shtëpie
    nuk e vret
    Murin e një shtëpie tjetër.
    Dhe unë do të të them,
    -Jo,
    sepse ato ecin ngadalë
    Dhe rrugës
    Harrojnë për çfarë të pendohen.


    Konfliktet e konfliktit

    E hoqi burri me kapele rozë
    Lajmërimin e vdekjes në shtyllë
    Të gjyshit tim veteran,
    Dhe i ra bilbilit.

    i ra bilbilit,

    -dëshmitarë donte

    -dëshmitarët panë,
    Askush nuk erdhi në varrim.

    Unë, e kam më të lehtë të fus një bilbil
    Në kafaz,
    Se sa t’i bie bilbilit. 

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË