Kreu Editorial Për një mirëkuptim midis shkrimtarit dhe lexuesit

Për një mirëkuptim midis shkrimtarit dhe lexuesit

Nga Bujar Hudhri

Nuk ka dyshim se një nga humbësit më të mëdhenj që nga rënia e komunizmit, është shkrimtari shqiptar. Kjo mund të tingëllojë paradoksale, por historia e këtyre tri dekadave e ka dëshmuar tashmë. Gjithmonë flasim për mijëra e mijëra shqiptarë që morën rrugët e botës duke shkuar si klandestinë. Por, a e marrim me mend se libri ishte i pari që u hoq nga bagazhi i tyre? Sa mijëra lexues të tyre kanë humbur shkrimtarët shqiptarë? Si do të ishte pozita e shkrimtarit shqiptar, pa këtë zhvendosje të popullsisë jashtë vendit? Apo nga zonat rurale drejt qyteteve të mëdha? Sepse, vetëkuptohet, në të gjitha këto lëvizje që sjellin ndryshime dramatike në jetët në vazhdim, libri zor se mund të zërë vendin që i takon. Edhe në qoftë se sistemohen në punë apo gjejnë një strehë. Kjo e vështirësoi komunikimin e shkrimtarit, gati e bëri të pamundur. Por nuk është vetëm kjo.
Një ndërlikim tjetër për shkrimtarët shqiptarë ishte futja e letërsisë së huaj të ndaluar nga regjimi i dikurshëm. Edhe ajo ashtu erdhi: klandestine, përkthyer me nxitim për të shuar etjen e lexuesit shqiptar. Shumë botues kanë bërë një punë të lavdërueshme, duke sjellë shqip ato libra që pa të drejtë u ishin mohuar në vite lexuesit. Por, me dhimbje, duhet ta pranojmë që kjo e largoi lexuesin nga letërsia shqipe që botohej jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ajo krijohej në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi etj. Janë fare pak botues që e kanë mbështetur shkrimtarin shqiptar në këto vite. Por vetmia e librit shqip vazhdon ende dhe vendi i shkrimtarit shqiptar nuk është aty ku kultura jonë do të ndjehej e plotësuar.
Gazeta e re “ExLibris”, vjen me një synim të qartë: të nxisë dhe të mbështesë mirëkuptimin midis shkrimtarit shqiptar dhe lexuesit të tij. Të bindur se kjo mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin mes shkrimtarëve, kritikëve, studiuesve, përkthyesve dhe botuesve, kjo gazetë do të jetë e hapur për cilindo që ia do të mirën këtij vendi dhe kulturës së tij në këto kohëra të vështira për librin.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Dhoma më vete: Aty ku disa nga shkrimtaret më të mira krijuan art

Lauren Marino për hapësirat ku shkruan Virginia Woolf, Toni Morrison, Jane Austen, Maya Angelo, motrat Brontë dhe J.K. Rowling

A është “Ana Karenina” një histori dashurie?

Joshua RothmanThe New Yorker Përktheu nga anglishtja Engjëllushe Shqarri Para disa javësh, një të...

Edmond Cane: Çfarë po ndodh me arbërishten?

Përgjatë dekadave të fundit, dhe përgjatë edhe shqetësimeve në rritje për bjerrjen e arbërishtes në komunitetin italo-shqiptar në Itali, po artikulohet për...

Dy proza të shkurtra nga Franc Kafka

PARA LIGJIT Para ligjit  qëndron një portier. Te ky portier vjen një burrë nga rrethet dhe lutet për hyrje...

KATEGORITË