Këto ditë ështëtë botuar në gjuhën frënge romani “Metamorfoza e një kryeqyteti” i shkrimtarit Ylljet Alicka, përkthyer nga Mishel Obri (Michel Obry) , botuar nga shtëpia botuese L’Esprit du temps.
Romani Metamorfoza e një kryeqyteti” është botuar në vitin 2020 nga shëpia botuese ONUFRI.
Në prezantimin e librit në rrjetin e njohur Fnac skruhet ndër të tjera se:
Romani i fundit i shkrimtarit Ylljet Aliçka, Metamorfoza e një kryeqyteti, mund të konsiderohet një etapë e re në letërsinë shqipe. Ky roman është novator si në shkrim ashtu edhe në rrëfim.“Metamorfoza e një kryeqyteti” vë në skenë ndryshimet e papritura dhe përfundimtare shoqërore që shoqëria shqiptare ka përjetuar vitet e fundit. Autori, i cili nuk u largua kurrë nga humori i tij i zi, e tërheq lexuesin e tij në një vorbull ngjarjesh që duket se ndodhin teksa lexojmë.
Çështjet që ai zbulon, realizmi i tij «çehovian», ironia e tij e pamëshirshme, këndvështrimi i tij për tjetërsimin dhe pretendimet e lidhura me stilin e veçantë maverik të Ylljet Aliçkës, e bëjnë këtë roman ndër më të mirët nga të gjitha botimet e letërsisë pas diktaturës, pikturën e një epokë që prodhoi kaq shumë antiheronj që u mundën nga grotesku i ekzistencës së tyre.
Eshtë një roman mbi përditshmëritë e jetës rutinë të një kryeqyteti nën diktaturë dhe postdiktaturë: një laborator i natyrës njerëzore.
Evolucioni i personazheve të këtij romani “zbulon” se deri ku shkon nënshtrimi, kuraja dhe dhunimi i njeriut, ndjekur nga çorientimi shpirtëror që pasoi rënien e komunizmit, me boshllëkun përkatës të vlerave, duke u bërë shkak i shfaqjeve të identiteteve fiktive të improvizuara te shumë njerëz.
Një parodi e drejtpërdrejtë, ku janë përmbledhur në një vend rrëfimet “popullore” për periudhën e vonë të diktaturës dhe “rrëshqitjen” e saj graduale në demokracinë kaotike…