More
    KreuÇmimeLibri i Luljeta Lleshanakut në gjermanisht shpallet në dhjetë librat e rekomanduar...

    Libri i Luljeta Lleshanakut në gjermanisht shpallet në dhjetë librat e rekomanduar me poezi

    Botimi i ri në gjermanisht “Die Stadt der Äpfel” i Luljeta Lleshanakut shpallet në dhjetë librat e rekomanduar me poezi  të autorëve të huaj nga Deutsche Akademie für Sprache und Dichtun

    Sipas një tradite të filluar vite më parë, Deutsche Akademie für Sprache und Dichtun  (Akademia Gjermane për Gjuhën dhe Poezinë), në një deklaratë për shtyp në muajin mars, shpalli listën e librave të rekomanduar për vitin 2022.  Nga botimet e reja u përzgjodhën 20 vëllime me poezi nga fillimi i vitit 2021 deri në mars 2022, ndër ta: 10 libra të autorëve gjermanë dhe 10 libra të autorëve të huaj të përkthyer në gjermanisht.  “Të mrekullueshëm, emocionues dhe befasues”- cilësohen në njoftimin për shtyp.  Rekomandimet e këtij viti vijnë nga një juri e përbërë nga: Nico Bleutge, Nora Bossong, Marie Luise Knott, Kristina Maidt-Zinke, Christian Metz, Marion Poschmann, Kerstin Preiëuß, Joachim Sartorius, Daniela Strigl dhe Norbert Wehr. Midis dhjetë librave të rekomanduar, të përkthyer në gjermanisht, është edhe libri “Die Stadt der Äpfel” i Luljeta Lleshanakut, përkthyer nga Andrea Grill.

    Rekomandimet për poezinë publikohen çdo vit në muajin mars; ato janë një projekt i përbashkët i Akademisë Gjermane për Gjuhën dhe Poezinë, Stiftung Lyrik Kabinett, Haus für Poesie, Shoqatës Gjermane të Bibliotekave dhe Fondit Gjerman të Letërsisë.

    Për Ditën Botërore të Poezisë më 21 Mars, vëllimet e rekomanduara u prezantuan në mbi 260 librari dhe biblioteka. Pas kësaj, autorët ftohen për prezantime individuale të librave të tyre dhe ture  leximesh.

    “Die Stadt der Äpfel” u botua nga Hanser Literaturerlage në tetor të vitit 2021. Botuesi, në vlerësimin e tij, shprehet se “Luljeta Lleshanaku është një nga zërat më influencues në poezinë e re të Europës Lindore”. Deri tani, libri është prezantuar nga autorja dhe përkthyesja Andrea Grill në një seri eventesh publike në Gjermani, Austri dhe së shpejti do të prezantohet edhe në Zvicër.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË