More
    KreuLetërsiBibliotekë"L’envoi" nga Ernest Hemingway

    “L’envoi” nga Ernest Hemingway

    Mbreti po punonte në kopsht. Ai u gëzua jashtë mase që më pa aty. Bëmë një shëtitje. ‘Ju prezantoj me mbretëreshën,’ tha ai. Ajo ishte duke krasitur degët e një trëndafili. ‘Oh, si jeni?’ më përshëndeti ajo. Me t’u ulur nën hijen e një peme të madhe, mbreti porositi uiski dhe soda. ‘Sido që të jetë puna, uiskin e kemi të mirë,’ u shpreh ai. Komiteti revolucionar, më shpjegoi, nuk e lejonte të dilte jashtë rrethinave të pallatit mbretëror. ‘Besoj se Plastiras[1] është një njeri shumë i mirë,’ tha ai, ‘por tmerrësisht i vështirë.’ Gjithsesi, mendoj se urdhri i tij për ekzekutimin e grupit ishte një veprim i drejtë. Sikur Kerensky[2] të kishte pushkatuar do farë tipa, gjërat mund të kishin qenë tejet ndryshe. Natyrisht, do të shprehesha, a nuk është më e rëndësishme që në situata të këtilla të mos biesh vetë viktimë?

    Takimi ishte shumë i këndshëm. Biseduam gjatë. Si gjithë grekët, ai kishte dëshirë të shpërngulej në Amerikë.

    Përktheu nga origjinali: Aristidh Shqevi


    [1] Plastiras – gjeneral dhe politikan grek, tri herë kryeministër i Greqisë (1883 – 1953).

    [2] Kerensky – avokat dhe revolucionar rus (1881 – 1970).

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË