E kishte në veshë akoma thirrjen e saj. Iu duk si një gjë që vinte nga thellësia e femrës, në atë magji brenda femrës, që e bën mashkullin të ndjehet rob edhe mbret njëkohësisht, i madh dhe i vogël i fundosur në thellësinë e ëmbëlsisë njerëzore. Kishte qenë një mbrëmje e veçantë. Këtë “dhuratë” e kishte pasur prej një miku të tij , i njohur si i hurit e i litarit. Ndoshta kishte ardhur koha ta shijonte botën në njëmijë mënyra. Çfarë deri dje ishte e paimagjinueshme, tanimë ishte e mundshme dhe asnjeri nuk kishte ndërmend të lodhej e të diskutonte në lidhje me atë që ishte krejt personale, sikurse ishte : të shkosh me një femër një natë.
Ishte i martuar prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Gruaja e tij tashmë nuk e kishte freskinë e kahershme dhe e kishte humbur magjinë që kërkojnë meshkujt tek femrat. Biznesi filluar tani vonë e kishte ngrohur natyrisht dhe ia kishte mbushur xhepin me të holla, falë të cilave ai mund ta shijonte botën në shumë anë të tjera. Mes shokësh ishte mburrur shpesh për marrëdhënie jashtë martese, por në fakt asgjë nuk ishte e vërtete. Të gjitha ishin të sajuara në trurin e tij, për të mos u diskutuar si “i virgjër” mes shoqërisë, brenda së cilës ndjehej çdo ditë e më i zhytur thellë.
Ta kam rregulluar një të veçantë , i tha atë ditë miku. Kishte qeshur lehtë, por ai e kishte kapur për krahu dhe ia kishte përsëritur edhe njëherë. Të kam gjetur dhe hotelin e dhomën e ke të shënuar në këtë letër, ndërsa ajo të pret atje. Mundohu ta shijosh dhe mos e kij frikë, se nuk ka asnjë sëmundje. Është aq e mirë, por do ta shohësh vetë. Hajt e kalofsh mirë e pas pak kohe ai kishte udhëtuar për në Tiranë.
Kishte ardhur mbrëmja shpejt. Këmbët e çuan në hotelin e shënuar. Pasi e vështroi djalin tek pritje e hotelerisë e pyeti për Fredin. Hë , tha ai, ti je nga…Çesku. Po , u përgjigj dhe e ndjeu se ishte skuqur pak , duke ndjerë se i digjnin veshët. Jashtë kishte rënë errësira dhe ai kishte ngrënë, duke e konsumuar darkën me mendjen, se çfarë e priste natë. Tek kati i dytë tek 21-ta. Kalofsh mirë! Mos kij merak për asgjë! Është brenda zogu, dhe bëri një të qeshur që lexohej si : shko palloje tani. Ai futi dorën në xhep e hodhi një dhjetëmijshe në tavolinë, ndërsa sportelisti e mori pa fjalë kartmonedhën, duke bërë një xhest, si ejvallah
U ngjit, si me një lloj përtese edhe pendese përzier bashkë. Nuk e shpjegonte këtë lloj gjendje, por ishte i sigurt, se nuk u ndje mirë. Se si iu duk, sikur por e shikonte gjithë bota, sikur gjithë bota kishte vënë një sy të madh e nuk e linte të shijonte jetën e vet, jashtë të gjithëve, bash atë jetën që duhet ta bënte, si të donte ai pa pyetur asnjeri, pa e marrë vesh askush e ta shijonte krejt për vete.
Më pas kishte trokitur lehtë e pas derës që u hap e u mbyll gjithashtu, duke e rrotulluar çelsin,… u shfaq ajo. O Zot sa e bukur ishte , sa e re në të njëjtën kohë! Një çast i shkoi mendja të dilte, por ajo i foli ëmbël, duke ia prekur dorën, tek e cila vuri re hutimin e njeriut, që nuk e kishte provuar mollën e dikujt tjetër, veçse të kopshtit të vet. Hajde, mos kij turp!, e dëgjoi ai zërin e saj, sikur dilte ai zë nga e gjithë dhoma, nga muret e sa, nga gjithë mobiljet falë të cilave ndjeheshe, si në ato ëndrrat prej të cilave ke frikë, se mos zgjohesh , duke i shijuar ndërsa bën përpjekjen maksimale të mos zgjohesh.
Ktheu kokën për ta vështruar më mirë. Këtë e bëri pa dashje, pas kësaj shkoj drejt gardërobës, duke e hequr xhaketën. Sapo u kthye e pa atë të mbështetur në krevatin e gjerë e të rregulluar, ndërkaq nuhati një erë parfumi të lehtë, që e bëri t’i ndjejë flegrat e hundës t’i hapen e të zgjohet, si një burrë me padurimin e provës së kënaqësisë tamam, si gjuetari me çiften e mbushur , me gishtin në këmbëz, ndërsa e ndjek kafshën që zagarët kanë trembur drejt e në grykën e ngushtë të gjuetisë së ngritur. Avash, iu lut ajo, kemi gjithë natën bashkë… pse ngutesh avash,…por fjalët e saj iu duken krejt të kota dhe për pak sekonda u gjend brenda saj, krejt i rënduar nga ndjenja e dashurisë për krijesën e femrës, për qenien e magjisë, e cila shfaqet me mundësinë e vet përsëritëse, të pabesueshme, duke bërë të ndjehet mbushur me kënaqësinë e flirtimit njerëzor. Veç atëherë ia pa sytë, një palë sy blu e një fytyrë aq të ëmbël të re, fort të re. Mbeti krejt i habitur e ndërkohë që ishte duke u veshur e pyeti i qetë, sa vjeçe ishte. Nëntëmbëdhjetë, tha ajo fare drejt, sikur para pak çastesh nuk kishte ndodhur asgjë, sa të bënte të mos e besoje aktin, që sapo ishte shijuar. Këmisha e hollë ishte rrëzuar supit, ndërsa mbathjet e holla, thuajse një rrip najloni, ishin poshtë krevatit, si të mbledhura e i dukej mes këmbëve vendi magjik prej së cilit ai sapo ishte “përvëluar”.
Lahu nëse do , foli ajo, apo të lahem unë përpara? Ai u zhvesh dhe hyri në dush. Ndjeu se uji e freskoi, e bëri të ishte njësoj, si para dhjetë minutash, ndërsa po mendohej të ndërtonte mënyrën e të shijuarit rastësore më vonë. Nuk e ndjeu atë që kishte hyrë lehtë në dush dhe u tremb thuajse, kur duart e saj rrëshqitën duke prekur gjithandej, duke e bërë të ndjehet lakuriq krejt. Në çast iu kujtua, se përveç nënës së tij, kur ishte i vogël, askush tjetër nuk kishte mundur ta dorëzonte në atë mënyrë.
Ndjeu buzët e saj të ngjiten pas buzëve të veta. E përjetoi thellë, si një provë marrëdhënie të vërtetë e jo të vërtetë. Për ta prekur më saktë , ia mori kokën e saj të vogël nëpër duart e tij të mëdha duke ia gjetur buzët, duke ia kthyer puthjen mes rënkimit të lehtë, që dilte brenda saj , prej ku ngrihej një gjoks i freskët vajze. O Zot po mendonte për të, si për një të dashur!
Ajo në çast rrëshqiti befas nëpër gjoksin e tij leshtor, duke e mbajtur buzën gjysmë të hapur, ku dilte një gjuhë bojë alle e bash në çast ai e rrëmbeu, si një pupël, duke u gjendur sërish brenda saj, nën rënkimin e lehtë e të thellë, ku mbretëronte qetësia e kënaqësia e çastit magjik. Oh….Oh…Oh , dëgjonte ai, ndërsa akoma më fort e shtrëngonte, duke ia prekur këmbët e saj të bukura, të cilat lëkundeshin lehtë e barku i butë gjendei poshtë trupit të tij, që nuk u dorëzua një kohë të gjatë, duke kërkuar t’i shkonte në fund aktit mashkullor. Pastaj ndërsa mbaroi, u ndje sërish, si në ëndërr e nën puthjet e saja të herë pas hershme, si një breshër dashurie, mendoi me vete një çast, se çfarë po i ndodhte. Oh shpirt, i thoshte ajo! Sa i mirë je, sa i paparë!… Ka kohë nuk kam takuar një burrë si ti!…Më kënaqe!…
Ndërkohë ata u ulën në krevat lakuriq, siç ishin. Ai e fiku edhe dritën e abazhurit, falë së cilës kishin qenë ndriçuar .E hapi lehtë perden, Prej poshtë rrugës hyri drita e neoneve. Ktheu kokën i hapi sytë, duke e vështruar sërish vajzën, falë së cilës jeta dukej përsëri një dhuratë e çmuar , e pazbuluar deri atëher. Ajo ishte krejt r zhveshur , rrëzuar mbi trupin e tij e këmbët e bukura ishin mbi këmbët e forta, prej sojesh mund të zgjohej sërish çasti i provës mashkullore.
Ajo ia rrëshqiti dorën poshtë, duke e mbërthyer lehtë , si një prekje pa dashje e në çast ai u habit edhe vetë, se si thuajse humbi gjendjen e përgjumshme, sikur u kthjellua krejt. Diçka kërciti poshtë krevatit. e ai e pa dorën e vogël , të kërkonte diçka poshtë krevatit. Mendoi shpejt se çfarë po bënte ajo vallë e nuk pati kohë të mendonte, se ndërkohë e pa që mbante në dorën e vogël një shishe, një shishe uiski të ulur nja dy gisht poshtë. Pasi e hapi tapën, ajo e ngriti ngadalë. Duke e ndjerë zhurmën në gurmazin e hollë, prej nga lëngu magjik fluturoi, ai mendoi se mund ta shihte pijen tek shpërndahej trupit të përsosur, i cili ishte krejt i tij, krejt për të, për ta shijuar gjer në fund. Ajo ia dha shishen atij, ndërsa ai e piu me gllënjka të mëdha. Ndjeu, se pija e nxehu sakaq . Piu sërish , pastaj e vendosi ngadalë në komodinën afër krevati dhe e përfshiu vajzën, duke e futur posht vetes e duke e ndjerë rënkimin e lehtë të saj, pastaj ajo u rrotullua e doli sipër tij. U ndje i habitur. Po e përjetonte për herë të parë diçka të tillë. Barku i saj herë hollohej e herë vinte më pranë , duke e bërë të provonte gjëra që ndjente, se po i zbulonte veçse tashti. Iu duk vetja inferior… E rrëmbeu sërish me një kthim të kujdesshëm, duke e bërë krejt hark, ndërsa goja e saj si një trëndafil lëshonte rënkime të një pas njëshme Oh…oh…oh…mos….oh…mos ndalo… oh…. më kënaqe!
Ndjeu, se kishte kaluar në superioritet, pasi ajo u lodh u këput në pritje. Kur ai erdhi në kufirin e fundit ajo iu ngjit pas trupit, si një hardhi , mbushur plot me frute fantastike. U dridh lehtë, duke e bërë atë ta ndjente zemrën e vogël të trokiste shpejt, shpejt.
E ndjeu se u lëshua, u dorëzua. Shtriu dorën e vogël nga ai. Oh shpirt, psherëtiu thuajse ajo, sa i veçantë je!…s’kam provuar si ti asnjëherë!…je i mrekullueshëm!…oh sa i mirë je!… dhe ia ngjiti përsëri me një freski të habitshme buzët e saj, aq sa atij iu krijue ideja, se nuk e dinte tashmë, se ku ishte në të vërtetë, u ndje i pakohë…..
Kur u zgjua kishte shkuar vonë. Vajza ndodhej aty pranë tij. Pra gjithfarë kishte ndodhur ishte e vërtetë, mendoi ai edhe njëherë. Ajo flinte aq pafajshëm, sa ai ishte gati të shkonte në fund të botes me atë dhe…Si nuk e kishte vënë re e shoqja aftësinë e tij mashkullore? Në çast iu kujtua veprimi indiferent, pas aktit seksual me të shoqen, gjumi aq i shpejt pas atij akti, sa atij nuk i besohej, se ajo e kishte ndjerë çfarë kishte ndodhur mes tyre, bërë mes tyre. Ishte i njëjti njeri, por ajo vajzë e ndjente në vuajtjen femërore, nivelin e mashkullit të vërtetë, magjinë gjer tani pa e ditur, se ai vetë e kishte atë veçanti, si të fshehur e të pazbuluar derisa e kishte takuar këtë vajzë kaq pa ndrojtje.
…Sa duhet të paguaj?,i tha ai në mëngjes herët. Gjithë natën kishin qenë të njëri-tjetrit. Ishte mëngjes herët koha që duhet të shkonte. Sa duhet të paguaj? Ai nguli këmbë dhe e puthi lehtë në buzë për ta bërë të mundshme të flasë, të jetë e vetëdijshme. Është e lodhur,mendoi me vete. Asgjë, tha ajo, asgjë… sa herë të duash unë jam jotja… pa asgjë…për kënaqësinë që më dhe… Ai nxori portofolin, ndërkohë ajo e mbuloi me puthje dhe nuk pranoi kurrsesi lekë prej tij. O zot ,mendoi ai me vete, çfarë kam unë te veçantë, kaq të veçantë, që ajo e sheh tek unë?!
U ndanë tek dera e dhomës. Ndërsa zbriste poshtë tek sporteli, akoma i dukej, se e kishte puthjen e saj në buzë. Tek sporteli nuk kishte njeri. Ai doli jashtë, mbështjellë prej mëngjesit të freskët. Rrugët ishin të lagështa nga vesa e mëngjesit, apo nga makina e ujit nuk mundi ta kuptoi . Ngriti jakën e xhaketës dhe sa më shumë largohej, iu duk se kishte lënë pas diçka të veçantë, diçka krejt të veten, që para një nate as se kishte idenë se ku ndodhej. Një qenie që e kishte pëlqyer dhe e kish provuar kënaqësinë e përbashkët, duke mos marrë asnjë lek prej tij. E kishte bërë të lumtur atë natë atë vajzë, që ndoshta ishte e detyruar ta bënte atë profesion të vjetër prej mijra vjetësh. Kishte zbuluar, se ishte një mashkull i veçantë. Qeshi me vete, pastaj u bë serioz përsëri nga frika mos e shihte njeri tek qeshte, si budalla me veten.
Ishte duke pritur autobusin e parë për në qytetin e vogël verior. Autobusi ndaloi tek këmbët. Duke u ngjitur, ai përshëndeti me një “jes” për ta zëvendësuar fjalën e gjatë, për të mos e rënduar këtë mëngjes me lëkurë të hollë, pas një nate magjike.
Ktheu kokën andej nga mendoi, se mund të kishte mbetur pas hoteli, ku ndoshta akoma vajza flinte, si një engjëll pas rrebeshit të kënaqësive, që kishin provuar natën që kishte kaluar, si një ëndërr . Ndërsa mendonte kështu, futi dorën të nxirrte portofolin e të paguante biletën. Iu duk pak i lehtë. Jam i lodhur , mendoi me vete, prandaj më duket kështu. E hapi …Gjithë të tjera ishin aty, veç lekë nuk kishte.
Atëherë u zverdh, e humbi për një çast, por e mblodhi veten shpejt. I erdhi një si marramendje, një sëkëlldi e madhe, i erdhën në mendje rënkimet e vajzës në dhomën, ku kishte kaluar një natë të paharrueshme dhe e kuptoi, se ndërsa kishte fjetur ai, ajo i kishte marrë gjithë lekët në kuletë. Ishte tallur keqas me të.
Oh…oh…oh rënkoi ai si me vete.
-Më paskan vjedhur lekët të gjitha, i shpjegoi ai fotorinos që priste në këmbë.
-Nuk ka gjë,tha ai, kur të shkojmë i sjell një ditë tjetër….Në urban ë?…
-Çfarë the, nuk e dëgjoi tjetri dhe e vuri dorën si hinkë tek veshi.
-Thashë se patjetër në urban t’i kanë vjedhur ë?
-Po ashtu duhet të jetë… vetëm tani i pashë
Autobusi i linjës gjëmonte e uturinte , kështu largohej shpejt nga Tirana e cila tashmë mbështillej nga një tymnajë e dallueshme nga përtej xhamave të avullt. Ai u mbështet në sedilje dhe e zuri një gjumë i rëndë e plot ëndrra.
1996