TRE MONOLOGJE
Monologu i parë
Ku vate moti që kishim,
Qeni Zervë pa vatan na la.
Dy dete kaptuam,
Kaptuam male, kaptuam.
Ku vate moti që kishim,
Kaptuam lumenj, kaptuam.
Ku vanë vallet që kishim.
Kaptuam fusha, kaptuam.
Në botë të Shqipërisë mbemë.
Monologu i dytë
Ky nuk është si vendi ynë,
As si deti ynë është
Ky nuk është si qielli ynë,
As si vetëtimat tona janë.
Ky nuk është si shiu ynë
As si erërat tona janë.
Ky nuk është si dielli ynë,
As si hëna jonë është.
Kjo nuk është si dita jonë,
As si nata jonë është.
Ky nuk është si gjumi ynë
As si ëndrrat tona janë.
Ah pa gjumë,pa gjumë mbemë,
Ullijtë jetimë në Çamëri i lamë.
Monologu i tretë
Të bukur vend që keshëm,
Të bukur vend që lamë.
Të bukur qiell që keshëm,
Të bukur qiell që lamë.
Të bukur det që keshëm,
Të bukur det që lamë.
Të bukur gluhë që keshëm,
Ah! Pa gluhë ullinjtë lamë.
Nëntor, 2024
Retë
Një re,
Dy re,
Tri re,
Dhromnë e qiellit morën,
Katër re,
Pesë re,
Gjashtë re,
Tutje mbi det kalërojnë,
Shtatë re,
Tetë re,
Nëntë re,
Në botë të Shqipërisë u ulën.
Dhe nënën time
Të bukurën vashëz të Spatarit,
Në botë të Çamërisë e shpunë.
Ne shkuam
Ne shkuam,
Dhe e hëna pa hënë mbeti.
Ne shkuam,
Dhe e marta pa të martë mbeti.
Ne shkuam,
Dhe e mërkura e verbër mbeti.
Ne shkuam,
Dhe e enjtja pa zë mbeti.
Ne shkuam,
Dhe e premtja pa varr mbeti.
Ne shkuam,
Dhe e shtuna ngriu në vetmi,
Ne shkuam,
Dhe e diela pa gluhë mbeti.
Ne shkuam,
Ah medet, medet!
Në Çamëri,
Të vuvosura ditët e javës lamë.