More
    KreuLetërsiShënime mbi libraBotohet në arabisht “Daullja prej letre” i Besnik Mustafajt

    Botohet në arabisht “Daullja prej letre” i Besnik Mustafajt

    Shtëpia botuese Dar Al-Hiwar ka botuar para pak javësh romanin “Daullja prej letre” të Besnik Mustafajt, me përkthim në arabisht nga Adnan Muhamed. Dar Al-Hiwar u themelua në Latakia, Siri, në vitin 1982. Katalogu i saj është tashmë i pasur me mbi një mijë tituj. Përgjatë veprimtarisë së saj, kjo shtëpi botuese ka pasur bashkëpunime me autorë dhe përkthyes nga më të mirët e letërsisë dhe shkencave humane, gjë që i ka dhënë një emë të shquar në mbarë botën kulturore arabe. Përveç shumë prej autorëve nga më të rëndësishmit e letërsisë klasike dhe bashkëkohore arabe, Dar Al-Hiwar përmendet edhe për botimin e një sërë veprash nga letërsia më e mire europiane dhe ajo latino-amerikane. Nga fushat e filozofisë dhe të shkencave humane, ai njihet si botuesi i Niçe, Fromm, Diderot, Jung, Habermas, Chomsky, Derrida, Baudrillard. Në artikujt e shumtë rreth Dar Al-Hiwar vihet nëdukje si një vlerë e saj fakti se ka respektuar gjithmonë me rreptësi parimin e blerjes së të drejtave të përkthimit të autorëve të huaj në gjuhën arabe

    Në mbulesën e pasme të “Daulles prej letre” botuesi ka shkruar:

    Autori Besnik Mustafaj vizaton personazhe të paharrueshëm dhe krijon romanin e tij shumë imagjinativ, në të njëjtën kohë edhe shumë realist. Ndërsa ngjarjet vijnë rrotull Daulles prej letre.

    A janë të çmendur ata, që varin daullen prej letre në qafë dhe shajnë pushtetin? Apo të çmendur janë mbështetësit e pushtetit, që nuk shajnë?

    Historitë e këtij romani janë ndërthurur bukur nga romancieri dhe poeti shqiptar Basnik Mustafaj, i cil ka punuar si ambasador dhe minister i  jashtëm para se të dorëhiqej për t’iu përkushtuar letërsisë. Romanet e tij, të cilat janë vlerësuar me çmime dhe janë përkthyer në shumë gjuhë, vënë theksin dhe synojnë t’u japin një përgjigje këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera të ngjashme me to.

    Në romanin “Daullja pre letre”, historitë dhe tregimet riprodhohen në të gjithë shoqërinë dhe në të gjithë vendin me sarkazëm dhe suspensë kaustike, por historia e daulles së saj është prej letre.

    Pas “Një sage e vogël”, “Daullja prej letre” është romani i dytë i Besnik Mustafajt, që përkthehet në gjuhën arabe.

    Përgatiti: Fatrit Beqiri, përkthyes i gjuhës arabe.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË