Eseja ime ‘Bibliotekat Evropiane në Shqipëri’ ishte goditja e parë e sëpatës së druvarit në pyllin e mbuluar nga urrejtja. Pas kësaj, një jehonë e fortë gjëmoi nga të gjitha anët, duke oshtirë me ngurrim në portale të ndryshme. Të pashpresë, kushdo prej shkrimtarëve, apo bibliofilëve, vazhduan pa e vrarë as me, as pa vendosmëri punën. Ata dëshironin të hapnin një hapësirë të pastër në të cilën disa rreze dielli arsyeje mund të shkëlqenin përmes atmosferës së zymtë dhe mbytëse. NE S’KEMI FARE BIBLIOTEKA! TA THEMI HAPUR! Hm! Ne s’bëjmë gjë tjetër veçse themi të vërtetën, duke synuar të ndriçojmë një hapësirë të hapur me një karakter të tillë. Veçanërisht të shquara janë ato në qytetet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Fierit, Vlorës etj. Këto as japin dhe as marrin libra, askund. Madje s’ka as përpjekje për t’u dhënë zë të heshturve. «Le t’i ndihmojmë Shqipërinë e mjerë se shteti s’i do librat!» Thirrje për librat, për artin dhe kulturën që ka dëshirë të dëgjojë për projekte të mundshme! Është e vërtetë që s’mund të bëjmë më shumë. Në luftën e përjetshme midis së mirës dhe së keqes, në këtë mes ekuilibri është i pabarabartë. Na duhet një shekull për të ndërtuar atë që një ditë e ‘demokracisë’ e shkatërroi librin. Për ironi të fatit ndodhi ajo që nuk pritej. Megjithatë, tërbimi nuk zgjat më shumë se një ditë, dhe puna e duruar e rindërtimit është buka jonë e përditshme. Rindërtimi i kujt? I punës me librin? Po kjo dihet bukur mirë! Shteti dhe vendimi i qeverisë e ndreqin brenda ditës. Ngrihen bibliotekat dhe mbushen me libra! Jemi vend aq i vogël sa edhe të mirat si dhe të këqijat i bëjmë brenda ditës. Por ja që thjesht NUK DUAM! Kjo punë vazhdon ende kundër librit. Me të gjithë forcën e heshtjes dhe të indiferentizmit…
Poeti Roland Gjoza që botoi librat e fundit poetik (Vëllimi i 15-të, i 16-të dhe 17-të i librave poetikë të botuar tek UEGEN) e kishte kuptuar detyrën e tij. Është e kotë të sulmosh bibliotekat drejtpërdrejt. Arsyeja s’mund të ndikojë asgjë kundër forcave elementare që çojnë ujë tek bibliotekat. Por ai e konsideron si detyrën e tij të paracaktuar të luftojë gjatë gjithë kohës gjithçka që pasionet e njerëzve i çojnë ata të ndërmarrin për rritjen e qëllimshme të tmerrit (Interesante vetëm për librin s’mund të ketë tmerr! Mirëpo, ja që duhet pranuar sepse libri qenka klasifikuar në sirtarët e çdo diktature (Të re apo të vjetër, kjo s’ka rëndësi!) për të klasifikuar librin si helm shpirtëror! Tipari më i tmerrshëm i kësaj lufte të tanishme kundër librit dhe ajo që e dallon atë nga të gjitha luftërat e mëparshme, është se ky qenkej helmim i qëllimshëm. Ajo që në ditët e mëparshme pranohej me dorëzim të thjeshtë para faktit se s’ka vende për të mbajtur librat, përjashto bibliotekën kombëtare dhe bibliotekën ‘Vexhi Buharaja’ të Beratit, ose ndonjë hapësirë tek-tuk në qytete të vegjël, apo edhe qendra të mëdha qytetare të vendit, qendra universitare apo edhe kulturore si ish-shtëpi kulture etj., që janë pa biblioteka. Kjo gjendje cilësohet si katastrofike, madje më keq se murtaja, ndonëse kjo mbahet në tone të përshtatshme dhe paraqitet në një dritë heroike, si një shenjë e «madhështisë së epokës» në hapat e njohur të SHOQËRISË SË SPEKTAKLIT që ka përfshirë me qëllim edhe shoqërinë aktuale shqiptare…
Një etikë force, një etikë shkatërrimi, po predikohet kudo, duke drejtuar gishtin nga LIBRI… Lufta masive e kujdestarëve të mirëmbajtjes së shoqërisë sonë, e ndezur qëllimisht për t’u shndërruar në urrejtje masive ndaj individëve që merren me librin, të ciklet jo vetëm janë harruar e lënë në mëshirë të fatit, sikur të jenë fundërrina! Prandaj, ne nuk merremi dhe s’mund të merremi dot me luftën që bëhet në media, në politikë dhe në shoqëri kundër njerëzve të librit, as me heshtjen e qëllimshme dhe krejt sakatuese, duke supozuar shumë ‘ide’ të shtrembëruara se librit i ka ikur koha, kur teknologjia mund ta bëjë edhe më të pranishëm, më të afërt, më të dashur, më të liberalizuar dhe më lehtë për t’u manovruar, ku natyrisht përfshihen direkt prodhuesit e librave, me synimin për ta pasur LIBRIN kudo dhe kurdoherë pranë.
Këtu s’ka ideologji, as politikë dhe as idolatri artificiale të brutalitetit. Sa i përket individit, ai sulmon gatishmërinë për të pranuar një moral kolektiv të ndërtuar vetëm për kohëzgjatjen e kësaj gjendjeje, as për të sulmuar dorëzimin e ndërgjegjes përballë universalizimit mbizotërues të gënjeshtrës. (Kur mungon libri s’ka si të jetë ndryshe!) Ai sulmon pezullimin e lirisë së brendshme që mbështetet deri në mbarimin e kësaj lufte don-kishoteske të shoqërisë shqiptare kundër librit. Ja, po jua numëroj. 12 qarqe, vetëm njëri ka bibliotekë të veçantë dhe të përshtatshme (BERATI !). (Po edhe ky kot e ka, sepse si edhe të tjerët, ai nuk pajiset me libra, duke u pajtuar aty-këtu me ndonjë dhurim libri. Dhurim me dhimbje!). Kryeqyteti, Tirana, s’ka bibliotekë qyteti, veç disa sallave leximi (kot fare dhe sa për të larë gojën, që paskemi edhe këto dhe nuk e dinim! Sepse edhe kjo mbështetet në bazat vullnetare të pajisjes me libra!) Ah, ç’fat të tmerrshëm paskemi pasur! Kjo shoqëri e mallkuar e spektaklit na çoi në këtë derexhe…
Fjalët për librin, pra, nuk drejtohen kundër qeverisë, as tonës dhe as atyre të BE, jo më kundër popullit dhe popujve që s’bëhet fjalë! Sigurisht e kemi të lehtë të themi se këta që e kanë në dorë pajisjen e detyrueshme të bibliotekave të shkollave, institucioneve, universiteteve dhe të atyre publike në qendrat e bashkive dhe të qendrave administrative, duke i kthyer shumë biblioteka shkollash edhe në biblioteka shkolle dhe të komunitetit, si domosdoshmëri e kohës, për të paktën e të paktave që krijojnë rreth njëmijë biblioteka që duhen pajisur me LIBRA nga ana e qeverisë, për të mos i lënë librat stoqe dhe po ashtu edhe për krijimin e mbështetur financiarisht të librarive që mund të funksionojnë si agjenci shpërndarjeje libri, ashtu siç është imperativ i ditës për agjencitë e librit për të drejtat dhe botimin. Nuk dinë çfarë bëjnë ose kanë paragjykime, ose janë të mashtruar ndaj dhe për LIBRIN kanë mendime të çmendura. Përhapja e gënjeshtrës ua ka bërë të lehtë urrejtjen. Faji është te nxitësit, te prodhuesit e gënjeshtrave, tek intelektualët. A janë ata fajtorë? Por jo. Ja, le të marrim si shembull Tiranën: 50 gjimnaze dhe 100 shkolla 9 vjeçare, 30 kopshte, 20 njësi administrative, ngritja e domosdoshme e bibliotekës së qytetit (që na bën shtatë milionë herë fajtorë!), sepse, falë arsimimit dhe përvojës së tyre, nuk mund të mos e dinë të vërtetën e kësaj mungese të llahtarshme (bibliotekat!) të cilën megjithatë e mohojnë; sepse nga dobësia, dhe në shumë raste nga llogaritja, ata i janë dorëzuar rrymës së opinionit të painformuar, në vend që të përdorin autoritetin e tyre për ta devijuar këtë rrymë në kanale më të mira. 201 biblioteka janë të mundshme dhe të detyrueshme sot! Kopliku, Shkodra, Lezha, Durrësi, … … Saranda, Konispoli, Delvina, Himara dhe Vlora (61 bashkitë! + 12 qendrat e qarqeve dhe 12 universitetet shqiptare publike dhe jo publike dhe 100 shkollat e mëdha nëpër qytetet dhe fshatrat shqiptare) përbëjnë mbi 200 biblioteka. Kështu që në të gjithë Shqipërinë hapen menjëherë në të gjithë vendin, 400 biblioteka, me vendim qeverie. E kemi bërë Projektin me Qendrën Traditë-Art-Libra dhe Institutin e Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit – IETT) për ta shpëtuar mospranimin e Shqipërisë në BE. Vendimi i qeverisë duet të përcaktojë medoemos pajisjen me 10 ekzemplarë të librave të botuara në vendin tonë dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Shkrimtarët dhe Bibliofilët!)…
Me qëllim të caktuar, në vend që të mbronin idealet që përqafohen më parë, idealet e shoqërisë dhe unitetit kombëtar, Bibliotekat që ngrihen në Shqipëri ringjallin idetë e intelektualëve dhe të heronjve të letërsisë shqipe, të historisë dhe të sociologjisë, të cilat kanë aq pak vend në kohën tonë sa kanë shtizat dhe armaturat e pllakës në ditë të lufte me dhe pa armë. Deri më tani, për shpirtrat e mëdhenj të të gjitha kohërave, urrejtja është dukur një shoqërim i ulët dhe i përbuzshëm i i ri-ngritjes së bibliotekave të mëdha, pa numëruar të voglat të cilat mbeten fakultative. Këtu s’mund të largohet asgjë prej tyre me përbuzje, sepse e meritojnë këtë gjë pasi s’kanë treguar as kujdesin më të vogël për të mbrojtur librin shqip dhe librin e autorëve shqiptarë.
Shkrimtarët dhe bibliofilët e hodhën poshtë ndjenjën për shkak të kësaj mungese të gjatë në jetën kulturore shqiptare. Tani, kërkesa jo aq bindëse për qeverinë s’ka pirë ujë, ndoshta për qeveritarët tanë nuk mbështetet thjesht me të gjitha argumentet e logjikës, shkencës dhe poezisë; por në të vërtetë, në kundërshtim me mësimet e ungjillit, ngrihet në një vend midis detyrave morale, kështu që, kushdo që i reziston ndjenjës së mbështetjes kolektive damkoset si i papërshtatshëm. Të jesh kundër këtyre armiqve të bibliotekave është njëlloj si kundër shpirtit të lirë, duke krijuar shëmbëlltyrën e një vepre të madhe: «Jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të pakësuar keqkuptimin e ndërsjellë për t’u ngritur lart kulturalisht; jo thjesht për të bërë atë që duhet, pa kufizuar përhapjen e dijes; përkundrazi, me pak përjashtime, ata kanë bërë gjithçka që kanë mundur ta bëjnë model punën me librin, së pari duke mbjellë bibliotekat e reja, që natyrisht duhet të tingëllojnë si të vjetra… Kjo është punë e intelektualëve të vjetër e të rinj, veprat që kanë krijuar.
LIBRI do shumë dashuri. Pa të s’ka as politikë, as shkencë, as njohje e zhvillim të teknologjisë. LIBRI, pavarësisht formatit, libër letër, fizik, apo libër në internet në të gjitha hollësitë dhe kërkesat e teknologjisë. Libri është në kompjuter, është në çdo telefon. Zakone të reja. Veç edhe në telefon ai do lexuar, pa e lënë pas dore, pa pasur pranë përtacinë, frikën ose dobësinë, as tendencat dhe dëshirat për famë ose për ndonjë avantazh tjetër personal, përndryshe i je dorëzuar gënjeshtrës.
Libri që lexohet aty-këtu është një gënjeshtër. Sikur të ishte një e vërtetë, sikur të ishte një pasion i vërtetë, ata që ishin të frymëzuar nga kjo ndjenjë do të kishin pushuar së foluri dhe do të kishin marrë ‘armët’ e dijes vetë. Shumica e njerëzve motivohen ose nga dituria, leximet dhe në thelb libri, ose nga dashuria, por jo nga idetë abstrakte. Për këtë arsye, përpjekja për të ‘përjetësuar’ ngritjen e bibliotekave, ka qenë dhe mbetet një himn edhe për shpirtin. Do të ishte një falsifikim i qëllimshëm që këtë punë ta bëje sa për sy e faqe. Sigurisht për shtete të vegjël që bëjnë akrobaci politike, ngelet në dorën e udhëheqësve, në vullnetin e tyre, ngritja e domosdoshme e bibliotekave. Ne duhet t’i bashkohemi idesë së këtij aksioni të madh: diçka mes ndërgjegjes kolektive dhe udhëheqësisë konkrete intelektuale, bashkësi rreth atyre që thonë të vërtetën kundër gënjeshtrës, asaj të njerëzve me ndërgjegje ose asaj të njerëzve me fjalë. Ashtu si për të treguar bashkësinë universale njerëzore, kishte bërë dallimin midis të vërtetave të mëdha të domosdosë së librit në jetën tonë të përditshme dhe asaj të rreme, të vjetrës dhe të resë. Kështu ekziston një ngjashmëri e tmerrshme midis atyre që i duan bibliotekat dhe atyre që i kundërshtojnë me heshtje. Natyrisht heshtja madhështore bëhet e fëlligësht, kundërvepruese, e ligë.. Të gjithë bëjnë të njëjtat rrotullime logjike; të gjithë bashkohen në të njëjtin kor urrejtjeje dhe dashurie.
Por shoqëria ndaj së cilës Biblioteka dëshiron të na tërheqë vëmendjen se ajo është shoqëria e ngushëllimit. Është e vërtetë se forcat humanizuese s’janë aq mirë të organizuara sa forcat e shkatërrimit. Mendimi i lirë është i mbyllur, ndërsa gënjeshtra bërtet përmes megafonëve të medias. E vërteta duhet të kërkohet me punë të dhimbshme, sepse shteti e ka për detyrë ta fshehë të vërtetën. Megjithatë, ata që kërkojnë me këmbëngulje mund ta zbulojnë të vërtetën midis të gjitha kombeve dhe midis të gjitha racave. Në këto ese, për bibliotekat, ka shumë shembuj, të nxjerrë njësoj nga burime të ndryshme, duke treguar se edhe në llogore, madje, veçanërisht në llogore, mijëra e mijëra janë të frymëzuar nga ndjenja vëllazërore, të gjitha të shprehura në të njëjtën frazeologji të miqësisë njerëzore. Mendjet më të mëdha të të gjitha epokave, mes çmendurisë së përgjithshme, janë të prirë ta konsiderojnë veten të përjashtuar sepse s’ndajnë zjarrin dhe tërbimin e mediave dhe profesorëve, se ata kanë kudo vëllezër të heshtur të shpirtit. Edhe një herë, si dikur, bibliotekat arrijnë të bashkojë komunitetin e padukshëm të të lirëve. Ndjej të njëjtin gëzim kur gjej lulet e brishta dhe të guximshme të mëshirës njerëzore duke shpuar koren e akullt të urrejtjes që mbulon vendin tonë dhe kombe të tjerë në Evropë e në botë. Çfarë gëzimi melankolik është t’i vish në ndihmë popullit për hir të dijes. Për hir të këtij ngushëllimi, për hir të kësaj shprese, dija i ka çelikosur energjitë duke i frymëzuar njerëzit me një vullnet të palodhur. Ja, kjo është ajo frymë që sjell biblioteka!…
Tiranë, më 23 qershor 2026


