More
    KreuLetërsiBibliotekëNgũgĩ wa Thiong’o: Agimi i errësirës

    Ngũgĩ wa Thiong’o: Agimi i errësirës

    5.1.1938 – 28.5.2025

    I persekutuar, i burgosur dhe i dëbuar, gjigant i letërsisë afrikane, frymëzues global i përpjekjeve identitare për dekolonizim linguistik, vetëvendosje kulturore dhe drejtësi sociale.
    Nga viti 1977 kishte refuzuar të shkruante letërsi në gjuhën angleze, duke iu rikthyer gjuhës amtare, asaj të grupit etnik kenian Gĩkũyũ.
    Autor i kryeveprës “Dekolonizimi i Mendjes: Politika e gjuhës në letërsinë afrikane” (1986):
    “Gjuha është mbartëse e kulturës. Kur keni kontroll mbi gjuhën e popullit, e kontrolloni edhe kulturën, kujtesën dhe vetëdijen e tij”.


    Poezi e shkruar më 23 mars 2020, gjatë pandemisë

    Përkthyer nga Artan Muhaxhiri.

    Agimi i Errësirës

    E di, e di
    Kërcënim për gjestet e zakonshme të afrisë njerëzore
    Duarshtrëngimin
    Përqafimin
    Supet që ia japim njëri-tjetrit për gjetje ngushëllimi
    Fqinjësinë që e marrim si të mirëqenë
    Aq shumë sa shpesh i rrahim gjokset
    Me krekosje për individualizmin e vrazhdë
    Duke e përbuzur natyrën, madje edhe me përmjerrje helmi mbi të, përderisa
    Pretendojmë që prona i ka të gjitha të drejtat ligjore të njerëzores
    Gjersa murmurisim mirënjohje për hiset tona në perënditë e kapitalit.
    Oh, sa do të doja tash të shkruaja poezi në anglisht
    Ose në bash cilëndo gjuhë që e flisni
    Që të mund t’i ndaja me ju fjalët të cilat
    Wanjikũ, nëna ime Gĩkũyũ, m’i thoshte:
    Gũtirĩ ũtukũ ũtakĩa:
    Asnjë natë nuk është aq e Errët sa
    Të mos mbarojë në Agim
    Ose thënë thjesht
    Çdo natë mbaron me agim.
    Gũtirĩ ũtukũ ũtakĩa.
    Edhe kjo errësirë do të kalojë
    Do të takohemi përsëri dhe përsëri
    E do të flasim për Errësirën dhe Agimin
    Të këndojmë dhe qeshim, ndoshta edhe të përqafohemi
    Natyrë dhe rritje ndryrë në përqafim të gjelbër
    Festim i çdo pulsimi të qenies së përbashkët
    Të rizbuluar dhe çmuar përnjëmend
    Në dritën e Errësirës dhe Agimit të ri.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË