More
    KreuLetërsiBibliotekë"Për t’ia ndërruar mendjen çmendurisë", nga Rexhep Ferri

    “Për t’ia ndërruar mendjen çmendurisë”, nga Rexhep Ferri

    1.

    Për t’ia ndërruar mendjen çmendurisë”
    Një: me dashtë si njeri
    Dy: me jetue si personalitet.
    Tre: me vdekë si trim.
    Treqin vjet janë pak kur i kemi e s’i përdorim.
    Kur i kemi e i harrojmë.
    Kopja e parë.
    Kopja e tretë.
    Mos shkoni më larg.
    Fashizmi i Kuq i Hazreti Leninit, Hazreti Stalinit dhe Hazreti Kopili i cili sot po paralajmëron një luftë të çmendur me armiq të bombës atomike, hidrogjenike.
    Kjo lufte nuk dihet a është çikë apo djalë.
    Poashtu nuk dihet çka po kërkon tjetër.
    Ky sojli.
    Kur gjaku na thërret.
    Çdo të bëjmë me lirinë e madhe.
    Me lirinë e harruar.
    Nuk mund të rrijmë në heshtje.
    Botën me lule të bardha, me lule të zeza nuk mund ta harrojmë.
    Bota nuk harrohet.
    Propaganda s’ka gojë të heshtë.
    Propaganda ska sukses.
    Nuk do ta mësojë të vërtetën.
    Nga Lufta e Tretë dhe Brezi i Tretë për armikun nuk kemi lënë as lotë e as plagë…

    2.

    Jepjani edhe një mundësi vetes.
    Kur lirinë e marrim si asgjë.
    As njeriun e as vdekjen nuk e njohim.
    Për ta studjuar vete, dëgjohet kënga: “Si duhet të jetohet”.
    Për portret njeriu është emir i njeriut: i dënuar të jetojë.
    I dënuar të vdes.
    Dhe, tani Kopili i Fundit prej Hazreti Stalinit, po ëndërron për herë të dytë për kozakët e vetë që të jetojnë më mirë në gjysmën e Evropës, në kopsht me lule.
    Njerëzit e masakruar, pasi i vrasin, gjatë natës, pa emër e pa mbiemër, sit ë pa njohur…
    Pas lindjes së trupit, nënat, fëmijët e pleqtë, çikave të reja dhe djemve u thonë: çohuni e shkoni në luftë për ta mbrojtur pragun e shtëpisë.
    Nuk ka më poet politik e as poezi politike.
    Lakmia n aka zbuluar një ligësi që shkon përtej pasqyrës.
    Vetëm harresa e ngjarjeve e ka parë pasqyrën…

    3.

    Zoti i Madh çfarë ndodhi me Njeriun ?
    Pse humbi i shkreti në shtretëtirë ?
    Mos është një rikthim që ta ndryshon mendjen.
    Njeriu me peshën që e meritonte dikur e ngjallte krenarinë.
    Tani ka mbetur i pa kuptueshëm.
    Si arritem ta vrasim lirinë ?
    Pse kemi frikë nga liria
    Kush e rrëzoi lirinë nga kala ?
    Te Guri i Shpresës së Humbur,
    Kjo botë nuk ecet më.
    Po ti, shikuesi im, për portretizimin, çka mendon?
    Nuk ecet pa hile.
    Nuk kemi ku të dalim.
    Pjesa e edukimit është bota ku jetojmë.

    4.

    Për të kërkuar përgjigje nga njeriu, ky gjykim na thërret dhe na pyet:
    Çka do të bëjmë me lirinë e madhe ?
    Dhe kur bota nuk harron.
    Dhe kur prapaskena ka sukses.
    Për të kërkuar përgjigje nga njeriu.
    Pa na skuqur faqja. Kalojmë nga fjala në histori të pa shkruar.
    Dhe, për tre breza na humb një rrugë.
    Po më vie turp të pranoj se as ne shqiptarët historinë gjatë gjithë luftërave nuk e kemi shkruar për zemër.
    U përpoqëm ta harrojmë luftën.
    Edhe Lufta e Tretë na doli dardhë me bisht.
    Na la me gishta në gojë.
    A mund të jetohet edhe pa histori…

    Po thonë se po ! Po ! Po …
    Shkoi edhe Lufta e Tretë.
    Duhet të dijmë se ku i kemi varret.
    Për të pushuar.
    Për të vdekur.
    Ku është qyteti.
    Ura.
    Lumi.
    Deti.
    Dhe rrënojat e kalave e të viteve që i kishim nga shekujt e kaluar…

    5.

    Për të jetuar, për të vdekur dhe për një pamje tjetër, të luftës dhe jetës, po shkoj ta kërkoj një nivel tjetër të jetës, për t’ia ndërruar mendjen çmendurisë…
    E shkrova edhe një letër.
    Kujt me parë t’ia dërgoj letrën.
    Më erdhi një përgjigje:
    Ka ardhur koha të më çfaqet një çmenduri
    Mos u mërzit. Asgjë nuk gjeni
    Atje të keqen asgjë nuk e gjen.
    Vetëm të mirën e vret.
    E vërteta: pa e ditur pse ?!
    Besa e Zotit me Hazreti Kopilin po më pengon kujt t’ia dërgoj letrën gjithkujt, që ende e kam si: besim, si kuptim, si harrim !…

    6.

    E keqja: mos më lë të zhdukem.
    Thjesht dua të them: në dreq…
    Gëzimin e lash në Kosovë.
    Sikur the diçka, më erdhi një zë, një pyetje.
    Nuk po e di se çka kemi humbur.
    Ku të ikim nesër !
    Rilindja është e mirë.
    Në kohë të fundit as për të nuk jemi të kujdesshëm me sjelljet tona të humbura.
    Çka është puna nuk po di: as të vdesësh e as të jetosh!
    Nuk falet lehtë.
    Kohën e kemi të ndrirë…
    Të ngrirë…
    Të ngrirë…

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË