More
    KreuIntervistaNurie Emrullai: Libri që mendoj se është i nënvlerësuar? "Mosmarrëveshja" e Kadaresë...

    Nurie Emrullai: Libri që mendoj se është i nënvlerësuar? “Mosmarrëveshja” e Kadaresë – është vepër që duhet patjetër të lexohet

    Pyetësori “Librat e jetës sime”

    Libri që po lexoj ndërkohë

     Qielli i rremë nga Julio Cortázar-i. Edhe pse rutina ime e leximit, tashmë prej një kohe të gjatë përfshin më shumë libra. Te Leksione amerikane Calvino-ja thotë se fantazia është një vend ku gjithnjë bie shi. Po e mendoj se arsyeja pse lexoj disa libra përnjëherë, është se dua të përjetoj shira të ndryshëm në po të njëjtën kohë.

    Këtë kohë kam në duar dhe librin I pangjyri Tsukuru Tazaki dhe vitete e tij të pelegrinazhit ngaHaruki Murakami.

    (poezinë e Eliot-it dhe Pessoa-s i kam ngushëllim të kohës që nuk na kursen.)

    Libri që më ka ndryshuar jetën

    Libri që më ka ndryshuar jetën, do të them pa asnjë hezitim se është përmbledhja me drama e Josip V. Relës. E kam lexuar në moshë mjaft të hershme. Momenti kulminant që më përballi me drama të cilat nuk i kisha lexuar apo përfytyruar. Qe një lloj rritje për mua.  Ky libër ma ka ndryshuar jetën, se sigurisht duhet të jetë filli që më zgjoi kureshtjen të vazhdoj e të gërmoj letërsinë. Edhe sot më kujtohet kopertina ngjyrë kafe, mbi të gdhendur me shkronja të arta titulli dhe emri i autorit. Sa për kthjellimin tim dua të shtoj se Dosja H ngaIsmail Kadareja, lexuar po në moshë të njomë, më ka bërë të thuash, më të ndjeshme në lidhje me çdo raport që kam krijuar më vonë me botën tonë kulturore e letrare.

    Libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia

     E shenjta dhe profania nga Mircea Eliade. Ai më plotësoi shumë hapësira që i kisha bosh, pikërisht momentin që nisa të shkruaj. Mbi heronj dhe varre nga Sabato-ja dhe Shakaje e Kunder-ës patën ndikim në shprehjen e mendimit.

    Libri që më ndryshoi mendjen

    Nuk e di, i pari m’u kujtua Mjeshtri dhe Margarita i Bulgakov-it. Aty mësova shumë. Ai libër thjeshtë është i paharrueshëm dhe identifikuesi i shumë çasteve. Akoma më i hershëm është Metamorfoza nga Franc Kafka.

    Libri që do të doja të kisha lexuar

    Nuk më kujtohet për momentin asnjë. Mbase do të doja ndonjë libër ta harroja dhe ta lexoja prej fillimi që të përjetoj po ata ndjesi kur e lexon herën e parë.

    Libri i fundit që më bëri të qaj

    Mendoj se kam qarë me Përçmimin e Alberto Moravi-së, edhe pse gjatë gjithë librit personazhet më jepnin një lloj irritimi dhe parehatie dhe me tregimin Patriotizëm të Yokio Mishima-s. Akoma jam e dëshpëruar për ata personazhe.

    Libri i fundit që më bëri të qesh

    Më vjen keq, nuk më kujtohet.

    Libri që më vjen turp që s’e kam lexuar ende

    Emri i Trëndafilit– Umberto Ecco. Do të doja ta kisha lexuar. Edhe pse jam me parimin se çdo libër e ka kohën e tij, mendoj se për disa libra kam bërë mirë që i kam lexuar më në moshë të pjekur, sepse nuk e kemi luksin që t’i kthehemi secilës vepre nga dy herë.

    Librat që kam dhuruar

    Zakonisht, dhuroj libra që i kam lexuar dhe vetëm në raste shumë speciale ose njerëzve shumë të afërt. Libri i fundit që kam dhuruar është Mos më lër të shkoj nga Kazuo Ishiguro. Një histori tronditëse që mbahet nga dashuria.

    Libri me të cilin dua të mbahem mend

    Guri i diellit– Octavi Paz

    Libri që me bën të ndihem mire

    Një dhomë më vete– Vigina Woolf

    Libri që mendoj se është më i nënvlerësuar

    Mosmarrëveshja e Ismail Kadaresë- është vepër që duhet patjetër të lexohet. Se akoma kemi shumë mjegull nëpër sy.

    Dhe të nënvlerësuara janë të gjithë ato vepra që gjeneratat e reja nuk i kanë në programin e tyre mësimor.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË