Kreu Opinion Mos vallë sivjet jetuam brenda një libri?

Mos vallë sivjet jetuam brenda një libri?

Në një artikull të publikuar në rubrikën Book Review të “The New York Times”, Ruth Franklin shkruan: “Në një ndër netët e javëve të para të pandemisë së koronavirusit, e gjeta veten duke lëvizur sa andej këndej në orën dy të mëngjesit tek dridhesha me adrenalinë dhe frikë… Atëherë, sytë më ranë mbi ‘If It Bleeds’, përmbledhjen e re me novela të Stephen King… Ndërkohë që sirenat gjëmojnë përtej dritares sime mbi Brooklyn dhe titujt kryesor bëhen nga dita në ditë edhe më apokaliptikë, unë ndoshta duhet t’i kthej sytë në librat e botuar përgjatë viteve nga King. Ai është një shok i mirë në errësirë!’

Shumëkush, strehën për t’i dhënë kuptim karantinës e gjeti në të lexuarin e librave, disa të tjerë në të shkruarin e tyre e ndoshta edhe më pak, në përjetimin e tyre. Në të gjithë Evropën, “Murtaja” e Kamysë firoi nga libraritë, ndërsa “Dashuri në kohërat e kolerës” e Marquezit u pa si mision ideal për t’u arritur në një kohë plot kompromise të detyrueshme.

Ngase në Shqipëri janë përkthyer shumë pak prej librave të tij, Stephen King u irnos me mosdepërtim në thellësinë emocionale të lexuesve gjatë karantinës. Por edhe në botë, rastet si ai i Ruth Franklin i përmendur më lart, ishin të pakët në raport me pritshmëritë: U mendua se shkrimtari falë të cilit thrilleri në letërsi arriti një tjetër nivel do të lexohej gjerësisht gjatë kësaj periudhe. Sigurisht, shitja e librave të tij pati një rritje, por të lehtë duke mos e thyer dukshëm kurbën.

Pse ndodhi kjo? E thjeshtë: Asnjë thriller, sado me kuptim, nuk e mbushte dot pakuptueshmërinë e të jetuarit në një thriller real. Ndaj, vepra e King nuk po lexohej, pasi ajo po jetohej, në një nivel të atillë ngjarjesh e personazhes saqë asnjë shkrimtar nuk do ja kishte dalë dot t’i ndërthurte brenda një teksti unik. Dhe sot, kur Stephen King feston 73 vjetorin e lindjes, e ka të qartë se “konkurenti” më i gjallë nuk është një shkrimtar, por natyra në brendinë e së cilës ajo vetë vijon prej muajsh të shkruaj të njëjtin thriller, me fund të panjohur!

Përgatiti për “ExLibris”: A. D.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Vladimir Majakovskij: Flauti i shtyllës kurrizore (poemë)

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa Vladimir Vladimiroviç Majakovskij (1893 – 1930) gjithmonë është perceptuar në shoqëri si një...

Ai nuk rendi, por zor se ia kalon kush – Nga Fatbardh Amursi (Rustemi)

Poetit, Faslli Haliti, i qëlloi të ndahej nga jeta në 16 tetorin e ditëlindjes së diktatorit, i goditur për vdekje nga “armiku...

Poeti Laureat, një vlerësim i ri në Shqipëri

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sivjet për të parën herë zgjedhjen e një poeti laureat duke treguar se si ai...

Blini tani në librari ose heshtni përgjithmonë!

Dëmet që shkaktoi pandemia e koronavirusit nuk kursyen as biznesin ku përfshihet edhe ai i librarive. Në shkrimin “Buy from your independent...

KATEGORITË