Kreu In memoriam In Memoriam - Aleksandër Koli

In Memoriam – Aleksandër Koli

Para pak ditësh, u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, përkthyesi Aleksandër Koli. Familja e tij humbi njeriun e shtrenjtë, shoqëria, shokun dhe mikun me vyrtyte të larta njerëzore, ndërsa lexuesit e shumtë, përkthyesin e talentuar që bëri të flasin shqip një numër të konsiderueshëm veprash të letërsisë botërore.

E gjithë jeta e Aleksandër Kolit, nga rinia e tij, kur përfundoi shkollën e aviacionit dhe deri në ditën që u nda nga ajo, ishte një përkushtim për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës së njerëzve të rrezikuar nga fatkeqësitë. Ai do të kujtohet gjithmonë me respekt nga miqtë dhe shokët e tij të shumtë për mendimin e pjekur, për ndihmën e pakursyer dhe sakrificat që bëri gjatë operacioneve për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Lexuesit e shumtë do ta kujtojnë me admirin mjeshtrin që gdhendi aq bukur në gjuhën shqipe veprat e disa prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë botërore si: Mihail Bulgakov, Teodor Drajzer, Xhek London, O’Henry, Jeffrey Archer, Hektor Munro, Fitzroy Maclean, Somerset Muagham, Vladimir Sorokin, Ljudmilla Petrushevskaja, Shirley Konran, Artur K. Dojl, Sidney Sheldon, Pelham G. Wodehouse, Margaret Synge, Helene Gurber, Dina Rubina etj. Lista e librave dhe autorëve të përkthyer nga Aleksandër Koli është shumë e gjatë. Koli ishte njohës i shkëlqyer i gjuhëve anglisht dhe rusisht.

Petrit Ymeri, Gëzim Tafa, Bujar Hudhri, Mehmet Gëzhilli, Pandeli Koçi, Vasil Premçi, Nikolla Spathara, Basir Bushkashi, Kujtim Stana, Vladiit Bregu, Agron Sejamini, Maksim Cikuli, Astrit Jaupi, Sami Guzina, Gëzim Xhafa, Ndoc Selimi, Fredi Prifti, Trifon Llupo.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

E përtejmja e qenies dhe e atjeshmja e poetit (Sprovë për një lexim pragmalinguistik të poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”) nga Tomorr...

Kur të jesh mërzitur shumëKëtu s’ do të jem, do jem larguar; Në tokë i tretur si të tjerët, Në kafenenë...

Alba Kepi: Gjurmë shqiptare në qytetin më antik italian

“Vrimat e zeza” të Levit “Përballë ishte një mal tullac e shterpë me një ngjyrë të shëmtuar gri, pa...

Shkrimtari i ri përballë kohës, vendit dhe besueshmërisë (Refleksion para “Panairit të Librit”) nga Andreas Dushi

Muaji i librit, tetori, dhe muaji i Panairit, nëntori, më bënë të mendoj se si një shkrimtar i ri qaset në realitetin e...

“Përshëndetja e nënës”, tregim nga Ljudmilla Petrushevskaja

Përktheu nga origjinali Aleksandër Koli Olegu, një djalosh i ri, kur i vdiq e ëma mbeti jetim. Mbeti...