Nga Edibe Selimi-Osmani
Nekropoli i Trebenishtës bart kulturë vendase pellazgo-ilire dhe bartësit e saj janë fiset jugore ilire të cilët kryesisht populluan edhe hapësirën e shtetit maqedonas.
Banorët e Trebenishtës që nga antikiteti trashëguan po ato simbole e motive në elementet kulturore që kishin paraardhësit e tyre.
Meqë arkeologjia, historia, folklori dhe etnologjija janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën me një fjalë janë të një sfere, jemi të detyruar të gjurmojmë që nga antikiteti.
Hulumtimet arkeologjike, burimet historike dhe epigrafike, dëshmojnë se këtu ka jetuar populli më i lashtë në Ballkan, ai pellazgo-ilir[1] .
Ne kemi trashëguar kulturën materiale dhe shpirtërore të tyre. Në pamundësi që t’i përmendim të gjitha fiset Ilire do t’i veçojmë disa nga ata që shtrihen në Maqedoninë e Veriut, si: Dardanët në Maqedoninë veriperëndimore, Peonët , (Pollogu i sotëm), zinin rajonet e rrjedhës së mesme të Vardarit, me qytetet Uskana, Oneum dhe Draudak deri te lumi Struma e më gjërëqë banonin në luginën e sipërme të Vardarit dhe në kufi me Dardanët. Në drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma, (Bullgari) por dhe më tej. Dasaretët, kanë përfshirë anën jugperëndimore deri te rrjedha e lumenjve Semani dhe Devolli,kurse në anën verilindore kjo popullatë është shtrirë në tokat mbi Liqenin e Ohrit dhe të Prespës[2]. Në veri të atij liqeni, rreth Drinit të Zi Penestët, Enkhelejtë, Molosët, Daorët e tjerë.
Historiku i Nekropolit antik
Trebenishta, ndodhet në zonën e Ohridsko Polit, 13 km në veri-perëndim të Ohrit dhe 13 km në verilindje të Strugës.
Sipas të dhënave që posedojmë në fondin e Nekropolit “Trebenishtë” janë regjistruar 825 objekte arkeologjike, nga të cilat 258 mbahen në Muzeun Arkeologjik të Sofjes, 187 në Muzeun Kombëtar në Beograd dhe 380 në Muzeun Kombëtar në Ohër. Sidoqoftë, duhet të thuhet se ekzemplarët më të vlefshëm, përfshirë katër maska ari funerale, dy prej të cilave janë në ekspozitë në Institutin Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje, dhe dy në Muzeun Kombëtar në Beograd[3].
Zbulimi i sekreteve të Nekropolit të Trebenishtës, filloi rastësisht gjatë ndërtimit të rrugës Ohër-Kërçovë në 1916, dhe më pas u hulumtua nga arkeologët Karl Scorpil i Sofjes më 1918, Nikolla Vuliçi nga Beogradi (1930-1934) Vasil Lahtov dhe Joze Kastelit në /1953-54/ . Deri më tani janë gërmuar 56 varre 13 prej të cilave janë “princërore” me gur varri të pasur kurse të tjerët kanë një material arkeologjik më modest.[4]
Është për t’u theksuar se dekoracioni plastik i aplikuar në stelat e varreve sqaron element të artit që kishte popullata e asaj kohe, që e dokumenton antroponimia e mbishkrimeve në buste se kishin të bëjnë me një popullatë autoktone të lashtë ,[5] ku zënë vend motivet solare, antropomorfe, zoomorfe dhe flurale. Në studimin tone ata janë analoge me simbolet e Nekropolit të Trebenishtës.
Nga studiues të ndryshëm parashtrohet pyetja se cilës kulturë i takon ky Nekropol?
Arkeologu i njohur Vasil Lahtov, duke e studiuar në kompleks kulturën e Trebenishtës, e cila formon grupin kryesor kulturorë të Maqedonisë, thotë se analiza e materialit, përpunimi tipologjik, studimet lingustike dhe të dhënat burimore, tregojnë se kjo kulturë nuk është as greke as edhe ndonjë përzierje kulture iliro-greke. Por, ajo është kulturë ilire dhe bartësit e saj janë fise jugore ilire[6].
Sidoqoftë, do të ndalemi te maskat funerale ata nuk ishin të njohura në ritualet e varrimit Grek në atë kohë.
Meqenëse ngjashmëritë e këtyre maskave të varrimit me maskat mikenase – portretet janë formale, sepse Mycenae dhe Trebenishtja janë në një distance të largët. Maskat nga Mycenae, ngjallin zakonin egjiptian të veshjes së trupit të të ndjerit me ar, kështu që me siguri maskat nga Trebenishtja i përkasin të njëjtitfrymëzim.Ndërmjetësimi i Kretës në transmetimin e këtij zakoni është theksuar nga disa studiues, dhe legjenda e Cadmo dhe Harmonia mund të dëshmojnë për ardhjen e kolonistëve Kretan dhe Qipriotë në trevën e Maqedonisë. Një popull ky, i cili pati një veprimtari tregtare shumë aktive me të gjitha brigjet e Mesdheut dhe sidomos me brigjet veriore të Afrikës, ku Kartagjena, Tunizia, Malta dhe Gjibraltari, ishin zonat krysore të përhapjes së tyre si tregtare ashtu edhe kulturore.
Nga hulumtues të tjerë është vërtetuar se prania e maskave të arit nuk është rezultat i reminishencës të maskave të famshme të Mikenës,por janë prodhim i botëkuptimeve rituale të Ilirëve vendas. Në këtë mënyrë është ruajtur transmisioni i jetës reale dhe asaj të përtejme, ashtu që përdorimi i maskave në lidhje me preokupimet es-hatologjike dhe deifiktimin e të drejtave të cilat u kanë takuar shtresave më të larta të popullsisë së kohës.[7]
Skender Anamali, shkruan, se prania e kulturës arbërore në zonën përreth liqenit të Ohrit është krejtësisht e kuptueshme. Ajo në lashtësi i takonte fisit ilir dasaretëve.Si e tillë ajo ka qenë e përfshirë në trevën e banuar nga ilirët pasardhës të të cilët kanë qenë arbërit,po këta fise ishin ata të cilët kryesisht populluan edhe hapësirën e shtetit maqedon. [8]
Sipas Ivan Mikulçiq, Nekropoli i Trebenishtës, trajtohet kryesisht si arkaik, por edhe Epoka e Hekurt dhe Helenistike. Gjetjet datojnë nga shekulli i VI –të, para Krishtit.Në ndryshim nga ata, varret e “varfëra” të Trebenishtës vijnë nga popullata e brendshme Dasarete. [9]
Ndërsa Muzafer Kurkutit,arkeolog, i trajton të periudhës së shekullit VI- IV p.e.sonë,ku nga ana kulturore është koha e formimit të kulturës proturbane e imporit të dendur të mallrave greke për të cilat tani kishte nevojë artistokracija fisnore ilire. Në këtë periudhë shfaqen varre të pasura. Shembullin më të mirë e përbëjnë varrezat e Trebenishtës[10].
Roli dhe simbolika solarenë maskat funerale
Simbolet solare duhet të kenë pasur kuptimet e tyre kozmogonike dhe veçanërisht pikëpamjet origjinale eskatologjike që u mundësuan atyre mënyrën më të dhimbshme të jetës pas vdekjes. Nga interpretimi i bletës i përfaqësuar midis vetullave të maskës nga Varri I (Trebenishta) si simboli më i vjetër i mbretërisë në E dhe si «shpirti» i të ndjerit që hyn në shoqërinë e perëndive (një lloj falli) i «princit» të heroizuar nga «Trebenishtja», (V. Popoviç, 1966), në «fytyrën e artë» të të ndjerit special që duhet të nënkuptojë një ndryshim të të gjithë tij në thelb, për të marrë një formë më të lartë të shenjtërisë, statusin e një antropodemoni (për të ardhur në jetë në botën e nëndheshme) dhe kështu maskohet pas vdekjes «për të ruajtur lidhjen midis botëve» (Valeria Fall, 1993). Nga ana tjetër, Teodosiev, beson se maskat arkaike të vdekjes kishin kryesisht simbolikë diellore – «ari që përfaqëson dritën e diellit». Me këtë simbol të ndritshëm, «kokat e të vdekurve ishin si dielli, ndërsa aristokratët e varrosur u bënë identikë me hyjninë diellore». Ideja vjen nga indo-evropianët, ku trupi i njeriut identifikohet me strukturën e kozmosit, ku koka zakonisht ishte një simbol i qiellit (N. Teodosiev, sipas Lincoln B.). Përveç këtyre njohurive, mund të përfshihet zbukurimi ynë «bishtalec», i cili mund të simbolizojë «një kurorë me yje që ndriçojnë kokën e qiellit»[11].
Ndërkaq gjurmimet shkencorë gjenetike amerikane shkruajnë se : Uells* dhe Pierre Zallua*, (doktor profesor pranë universitetit amerikan, kanë marrë në shqyrtim popullin e lashtë Fenikas që krijoi koloni në mbarë brigjet e mesdheut duke krahasuar ADN-në e njerëzve të sotëm me ADN-në e eshtrave të zbuluara në varret e lashta, përcaktuan se kush ishin Fenikasit dhe cilët ishin pasardhesit e tyre. Shqiptarët e lashtë (pellasgët) dhe ato që rrjedhin sot prej tyre, është gjuha e sotme shqipe. Elemente të ngjashmërisë së Fenikasve me Pellasgët i ka trajtuar dhe studjuesja e etnokulturës shqiptare Eva Brija, ajo konstaton se Fenikasit kanë qenë prezentë në Ballkan midis popujve Pellazgo-Ilir.[12]
Pra,është e arsyeshme të përmendim se atje ku ekziston lidhja gjenetike është e pamundur të mos ekzistoje lidhja kulturore, gjuhësore, etnografike, mitologjike apo ngjashmeri të tjera të kasaj natyre.
Deri më tani janë shprehur mendime të ndryshme në lidhje me origjinën etnike të të vdekurve nga varret e Nekropolit. Kohët e fundit,sipas Sokollovskës, ka dalë hipoteza se aristokracia e Trebenishts ishte me prejardhje /Paeoniane/.[13]
Fragmente qeramike dhe aksesorë
Nga literature e shfletuar vërejmë se nuk mungojnë fragmentet e qeramikës dhe aksesorët e gjetura në këtë Nekropol. Motivet e qeramikës janë gjeomtrike , rombe të ngjyrosura ose të mbushur me vija-vija .
Në studimin e saj Zhaneta Andrea, thotë se në Nekropolin e Trebenishtës, ngjajshmëria në teknikën e punimit të enëve është aqë e madhe si të ishin ato prej së njejtës punishte. Përveç qeramikës sa për ilustrim mund t’a përmendim edhe hallkën e bronzit të shekullit IV p.e.s. skajet e saja përputhen dhe mbarojnë në formën e unazës të stilizuara me kokë gjarpëri ku duken vija paralele e koncentrike. E përafërt me hallkën e Trebenishtit, me të njejtat tipare është edhe hallka e gjetur në nekropolin e Amantës , më shumë të dhëna dhe mendime jep S. Anamali[14].
Motivet e kënasë që edhe sot gratë e vajzat zbukurojnë duart janë të ngjajshme me teknikën e punimit të enëve. Me të njejtat tipare ndeshen në këtë teknikë edhe zbukurimi i duarve me këna të cilat janë një burim i hershëm historik. Shih për këtë/ foto 5/arkivi personal i autores.
Sa i përket përkatësisë etnike të Trebenishtës Milutin Garashanin, thotë se përkatësia etnike e bartësve të kësaj kulture nuk ndesh në vështirësi të mëdha. Vetë zakoni i varrimit në tuma, si dhe qeramika tregon se ka lidhje të ngushtë me gjetjet e grupit të Suharekës në Kosovë,të cilat u përkasin padyshim ilirëve dhe më shumë gjasë dasaretëve[15].
Në më shumë se 400 aksesorë të gjetura në këtë Nekropol janë prej ari, argjendi, bronzi, qelibari, hekuri ata janë të zbukuruara me motive dhe simbole të ndryshme mitike me të cilat sundimtarët e rajonit të Ohrit përgatitën për pavdekësi[16]. Te aksesorët dallojnë motivet solare.
Simbolet e maskave funerale
Nga fotot e ekspozuara vërejmë se katër maskat e arit janë me figurën e njeriut-antropomorfe,të diellit,bletës dhe simbolin dy duar. Anësorët janë të gërshetuara rrethë e përqark me ambra dhe vija zikzake. (Foto 1-4 maskat)
– Maskë me figurën e njeriut-(antropomorfe):-Në sistemin e përgjthshëm të simboleve ky simbol ndeshet dendur edhe para kohës së ilirëve. Duke u mbështetur në një njohje të thellë të materialit etnografik artistik dhe historik shqiptar që figurat e grave mbizotërojnë në plastikën anropomorfe neolitike ata janë të lidhura me kultin e pjellorisë të tokës mëmë.
Edhe maskat me figurën e njeriut është mbartur brez pas brezi në gdhendjet në gurë të gjetura në shpellat ilire.[17]
–Maska me simbolin e dorës: Siç thekson edhe studiuesi i simboleve funerale F.Cumont, i cili disa here është marrrë me këtë se simboli i dorës ka domethënie apotropeike. Një dhe dy duar parqet lutjen e njohur: les mains deprecatories (duart që luten përulësisht) drejtuar perëndive për hakmarrje në radhë të parë Diellit “i cili sheh gjithçka” për të qenë i dënuar fajtori për vdekjen e hershme të të ndjerit që shihet edhe nga epitafet të cilat në disa monumente gjenden pranë këtij motivi.[18] S’do mend se të njejtën domethënie e kanë patur edhe duart e maskës në varret e Trebenishtës. Dora , si element antropomorf na paraqitet në dy elemente dekortive ,dekor i kokës dhe si dorkat (faculeta decorative)./foto 4/
-Maska me simbolin e bletës;- Bleta, konsiderohet si një insekt i jashtëzakonshëm dhe misterjoze por që është përdorur në sensin pozitiv[19]. Ajo ka qenë qendra e besimeve popullore të tregimeve mitike dhe i devocionit religioz. Zeusi, babai mitoligjik i zotrave dhe njerëzve kur ishte i vogël është ushqyer krahas qumështit të “dhisë amaltea” dhe me mjaltë. Bletët janë simbol i mbijetesës dhe i ringjalljes.
Në veshjen popullore shqiptare çulkat, që janë pjesë e dytë e të mbathurave, në to dominon motivi i bletës./foto.8/Po ky element edhe sot përgatitet dhe mbathet nga gratë. Motivi i bletës është një vazhdimësi e trashëguar nga të parët.
– Maska funerale me simbolin e diellit; Nga sistemi i simbolikës pelazgo-ilire,mësojmë se përveç simbolikës solare,motivet ishin personifikim i Diellit,pastaj kishin domethënie totemike, sarkale e tjerë. Si Dielli,hëna,yjet dhe shumë motive të tjera pellazgo-ilire me mite e besime të lashta.Ata përdoren edhe sot nëpër masa të gjëra.[20] I gjejmë të aplikuara në aksesorë,si dhe në ornamentikën e veshjes popullore vendase.
Ndër të tjerat, në mitologjinë ilire, Dielli adhurohej si Perëndi. Ndërsa te grekët antikë kulti i tij nuk kishte ndonjë rëndësi, siç pohonte vetë Platoni.
Autori italin G. Bonfante, thotë se në Sicili (ku ka shumë arbëreshë) Diellin e kanë adhuruar si hyjni, kult ky me origjinë Ilire. Edhe autorë të tjerë kanë konstatuar rëndësinë e kultit të Diellit ndër Ilirët. Në mitologjinë shqiptare edhe sot ai zen një vend të rëndësishëm siç vë në dukje edhe albanologu gjerman M.Lamberc,[21]
Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e jetës fetare të Paeonit ishte kulti i Diellit[22].
Etnologu i njohur Mark Tirta, thotë se elemente shumë të qarta të mbeturinave të kultit të Diellit janë kryesisht rrathët koncntrike, dhe motive të tjera diellore në objektet e kulturës materiale në zbukurimin e veshjes popullore.[23]
Një dëshmi tjetër me rëndësi për kultin e diellit ndër shqiptarët është tatuazhi. Gjatë ekspedave të bëra në fshatin Radomir-Kalaja e Dodës, Shqipëri, telakja në prezencën tonë dekoron me këna fytyrën e vajzës-nuse me kujdes bën motivin e gjysëm hënës midis vetullave,i radhitën xixat përreth hënës që simbolozojnë yjet. Me këna bën motive rrethore në mes të ballit dhe mbi mollëzat e faqeve. Motivet zakonisht ruajnë distanca të baraslarguara nga njëra tjetra.Të gjitha këto zbukurime si në poçeri ashtu edhe te tatuazhi vërtetohet se janë mbetjet e sotme ballkanike të cilat janë karakteristikë e kulturës së një populli.
Si përfundim, pa asnjë dyshim gjetjet arkeologjike të këtij lokaliteti janë thesarët që bartin simbole vendase pellazgo-ilire, analoge me ata të ditëve tona.
Simbolet dhe motivet solare të aplikuara si në maskat fununerale ashtu edhe te aksesorët, bindëshëm flasin se kemi të bëjmë me kulturë vendase.Pasanikët e varrosur në Nekropolin e Trebenishtës i takojnë bashkësisë së fiseve Dasarete të dëshmuara në historinë e lashtë dhe burimet tjera.
Sot në dobi të kësaj kulture flasin eksponatet e rralla arkeologjike dhe etnografike të Muzeut privat në fshatit Livadhi të Strugës,pronë e dr.prof.Nebi Dervishit- kulturëdashës,i cili duke çmuar vlerat e larta kulturore nuk kurseu mjete nga buxheti familjar.Eksponatet e ekspozuara të Muzeut në të ardhmen do të jenë në shërbim të arkeokogëve për një studim më të hollësishëm. Gjetjet e ekspozuara janë kryesisht vendase të regjionit për të cilin bëhet fjalë dhe po ky Muze është një realitet se cilës kulturë i përket Nekropoli i Trebenishtës.
Edhepse Nekropoli i Trebenishtës, trajtohet kryesisht si arkaik por në mungesë të fondeve, gjatë tredhjetë vitet e fundit nuk është bërë asnjë hulumtim nga institucionet përkatëse.[24]
7.10.2020
Tetovë
[1] Selim Islami,Shteti Ilir,vendi dhe roli i tij në botën mesdhetae, Studime ilire I,Prishtinë 1978 faq.51-72 .
[2] Fanula Papazoglu, Македонски градови у римско доба,Ж.А..p. v.libri i I,Shkup,1957,faq.68.
[3] -Dasaretët ishin pa dyshim të lidhur me fisin verior Epir që jetonte jashtë bregdetit të Shqipërisë së Jugut. Dasaretëт banuan sot Semeni dhe Devol dhe në bregdetin verilindor të Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës. Dasaretia i Linhid, faq.98-101. Akademija e artit dhe Shkencës-Maqedoni, Историја на културата на Македонија, Ivan Mikulëiq , Антики градови во Македонија/ Shkup1999.
Pasko Kuzman,Три челусти и вртулка,/Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e Muzeut Nacional të Ohrid/ Trebenishtë,1972,faq.11-13.
[4] Mixhait Pollozhani, Mozaik arkeologjik, botoi Flaka Shkup 2001 faq.55.
Vasil Laktov, Trebenishka kultura, Zagreb 1965
[5] Exhlale Dobruna-Salihu, Plastika dekorative dhe figurative e gurit në në Dardani gjatë kohës romake Sepulklare dhe e kultit, Prishtinë 2013.
[6] Citat. Trebenisht; Wikipedija
V.Lahtov,Problem Trebeniske kulture,Ohër 1965,faq.175.
[7] Mixhait Pollozhani, Mozaik arkeologjik, botoi Flaka 2001 Shkup fq.48.
[8] Skender Anamali, Problemi i formimit të populliti shqiptarë në dritën e të dhënave arkeologjike, në Konferencën Kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe kulturës së tij, Tiranë 1988, f,337-335
[9] Иван Микулчиќ ,Антички градови во Македонија “А 8, Shkup 1999, fq.101
[10] M. Kurkuti,vepër e cituar po aty.
[12] Së pari mund të themi se civilizimet e para që janë dukur në këte ishull ishin krijuar nga ato njerëz që kishin të kultivuar besimin. Nëse zyrtarisht na thuhet se Malta është banuar rreth 5200 vite prkr dhe se monumentete e para të kultit na datohen rreth 3200 vite prkr, kjo datë ndoshta dhe mund që të jetë dhe me e hershme sepse siç e pamë në sitin arkilogjikë kishim të bënin me gurët e parë megalitik të pa gdhendur të cilët ishin ngritur në këmbë ashtu siç kanë qenë në formë natyrore. G. Catappano në studimet e tija mbeshtetet gjthashtu dhe nga studimet e fundit për ndërtimet qikllopike qe gjenden ne Egjyptin e lashte, ne Libanin e sotem, në të gjithë Ballkanin perëndimorë në Europën Jugore, në ishujt e Sardenjës Egjeut dhe më gjërë.
Po aty, Valutazione attuale: Categoria: Arkiva ,Pubblicato Lunedì, 19 Marzo 2012 17:14 Scritto da kola Visite: Nr-99) – Burimet: *ardhmeria.info;**B.B. www.explorerunivers.com; ***Wikipedia; **** G.Catappano.
[13] V. Sokolovska,1997,faq.88-9-,shif më gjërësisht Иван Микулчиќ “Антички градови во Македонија “ А 8 ,Shkupi 1999,faq.101
[14] Zhaneta Andrea, Lidhjet kulturale dhe etnike të ilirësë juglindore me Maqedoninë Perëndimore në kohën e vonë të bronxit në dritën e qeramikës së pikturuar, Studime historike nr.I ,Tiranë 1969, f.151-158.
[15] M.Garashanin Nekoi problem na makedonskata prehistoria, në Macedonia Acta Archeologica,I,1975, f.9-24.
[16] Најголемо културно богатво во Македонија По еден век,требенишките кнезови повторно заедно . Preatiti: Весна Ивановска-Илиевска, Факултети .мк 23.9.2018.
[17] Simbolizmi Ilir dhe motivet antropomorfe në veshjen e Rekës së Epërme, Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme / Men’s Authentic Clothing from Reka e Epërme/, Edibe Selimi-Osmani, Shkup 2014,faq. 21-26.
[18] P.Cumont , lux Perpetua,Paris 1949,faq.317. Shif më gjërëisht:Instituti Albanologjik i Prishtinës, Exhlale Dobruna- Salihu Saxa loquuntur /Gurët flasin/, Motivi I dorës në monumentet mbivarrore… faq.363-368)
[19] Azem Qazimi, Fjalori i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare /të kremte rite e simbole/Plejad 2008, botuar në Tiranë Shqipëri,faq.27
[20] Andromaqi Gjergji,Përkime midis ornamentikës popullore shqiptare dhe asaj Ilire Studime Ilire II, Rilindja Prishtinë 1979 faq.231-247
[21] Fjalori mitologjik i botur më 1970 në Shtutgart,faq.374
[22] Nga autorët e lashtë kemi nxënë se banorët e këtyre tokave, Pellazgët ishin shumë e shumë më herët se sa të arrinin grek;t.Ata” kishin mësuar jo vetëm artin e përpunimit të metaleve, ngritjen e mureve,por e krijuan si të vetin duke e përvetësuar shkrimin ( pellazgjik ) dhe i morën për veti të gjitha hyjnitë pellazge (ata vetëm i trashëguan, por me qëllim të keq që të mohojnë të kaluarën e tyre pellazgjike fxh ) Dodorus Siculis (shek. i parë BC, Agyrium, Sicily), shkruante që alfabeti i këtij populli misterioz i quajtur Pellazgjik është shkrim parahomerik, shumë e shumë para shek. 10-t BC . Edhe Plini Plaku e vërteton të njëjtën.Fari xharraKulti I Borës kult Pellazgjik) Priftëreshat e Zeusit, këndonin në shqipen e vjetër;/Zeusi ishte,/ Zeusi është,/ Zeusi do të jetë,/ O Zeus i madh!/Toka i prodhon të gjitha frutat/, nderojeni ,Tokën si Nënën”!/ . Edhe Plutarku tek “Jeta e Piros” Verteton se faltorja e “dodonës” gjendet në Molosi. Dodonën e ngritën pellazgët dhe jo grekët, ndaj ( Zeusi quhet zot i Pellazgëve)
Edhe në në kryqet e varreve të banuara me të banuara me shqiptarë I hasim motivet e diellit e të hënës.të cilat Edi Durham I lidh me me besimet e lashta në diellin e në hënën.
[23] Mark Tirta,Elemente të kulturës lilire te shqiptarët, Studime ilire II,faq.271
[24] Tребеништа (некропола)
Citat :Википедија — слободната енциклопедија