More
    KreuIn memoriamBehxhet Bici: Biseda e fundit me Xhevdetin

    Behxhet Bici: Biseda e fundit me Xhevdetin

    Me Xhevdetin u bënë vite që njihemi. Ishte Fadil Bajraj, vëllai i Xhevdetit, që u bë sebep diku në fillim të viteve 2000 që na pat njoftuar.

    Vitet kalonin dhe miqësia me Xhevdën, siç e thërrisja unë, rritej.

    Kur e pata lexuar librin e Vladimir Arsenieviqit “ Ditar i luftës në Kosovë”, ku personazh kryesor i librit ishte Xhevdeti, larg më dukej ta takoja Xhevdetin sepse në atë libër flitej për vuajtjet që ka përjetuar Xhevdeti gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

    Për ata që nuk e dinë, Arsenieviqi, shkrimtar i njohur në Serbi, kishte ikur nga Serbia dhe ishte strehuar në Meksiko City.

    Pasi doli disi në Maqedoni, në vitin 1999, Xhevdetit i vjen një ofertë nga një shoqatë ndërkombëtare se a pranonte të shkonte në Meksikë dhe i thonë se mund ta kesh një fqinj serb, Vladimir Arsenieviqin.

    Xhevdeti pranon dhe shkon në Meksikë.

    Njihet me Vladimirin dhe si rezultat i bashkëbisedimit del një libër me autor Vladimir Arsenieviqin “Meksiko – Ditar lufte”.

    Pas pak vitesh, Vladimiri kthehet në Beograd, kurse Xhevdeti do ta ndërtojë jetën në Meksikë, duke u bërë profesor universiteti, ku ligjëron poezinë.

    Vitet ecnin, Xhevdeti shkruante. Shkruante e shkruante. Më shumë nga mërzia sesa nga gëzimi.

    Në poezitë e Xhevdetit gjendet Kosova, prindërit dhe vend të veçantë zinte vëllai i madh, Fadil Bajraj, përkthyes i njohur.

    Aq shumë kemi biseda me Xhevdetin, saqë po të kisha talent një libër do ta bëja.

    Ndodhte që deri një orë bisedonim në celular.

    Pos në Meksikë, librat e Xhevdetit u botuan edhe në disa gjuhë të tjera si anglisht, spanjisht, finlandisht, serbisht etj.

    Një ditë, sikur miq të mirë që ishim, kur i pa 2-3 tituj të botuar nga “Botime Koliqi”, aq i pëlqyen saqë më tha: “Shpresoj nuk më del shpirti pa ma botuar ti një libër”.

    Aq keq e ndjeva veten saqë i thashë.

    Xhevdë, këto ditë do të shkoj në Tiranë te botuesi Bujar Hudhri, i cili cilësinë e librit e ka pikë të dobët.

    Shkova te Bujari dhe biseduam.

    I thashë “Ose me ‘Botime Koliqi’ ose me ‘Onufri’, dua ta botosh një libër nga Xhevdet Bajraj.

    Bujari, pa menduar dy herë, më tha: “Ore Behxhet, pa më thënë ti unë kam dashur ta botoj Xhevdetin, por nuk kisha kontakt me të”.

    Madje m’i përmendi edhe titujt e disa librave të Xhevdetit që i kishte lexuar.

    Kur i tregova Xhevdetit që kjo puna e botimit të librit te ‘Onufri’ është punë e kryer, nuk mund ta besonte.

    Ditët vazhdonin, komunikimi me Xhevdën vazhdonte.

    “Jam duke punuar në materialin që do t’ia dërgoj Bujarit”, më thoshte.

    Para një periudhe disajavore i shkruaja por nuk kisha përgjigje.

    Idenë nuk e kisha por mendoja se është duke punuar me studentë sepse më tregonte shpesh edhe për punën që po e bënte në Meksikë.

    Më kishte thënë se do të vinte në Panairin e Librit në Prishtinë. Gjatë kohës së mbajtjes së panairit ia dërgova një mesazh.

    “Xhevdet, pse nuk dole në panair të Prishtinës?”

    “Jam diagnostikuar me kancer në kokë,” më tha.

    U trondita por u mundova ta inkurajoj.

    Askujt nuk ia tregova këtë, me shpresë se do ta tejkalonte.

    Pos me Bujar Hudhrin biseduam se si do të bëhet puna e librit se Xhevdeti është i sëmurë.

    Bujari më tha se akoma nuk ia ka dërguar materialin Xhevdeti.

    E bëmë një foto me Bujarin dhe ia dërgova Xhevdetit dhe në humor i them: “Plako, jemi në pritje të librit”.

    “Behxhet, po mundohem, po aq i sëmurë jam sa nuk po arrij t’ia dërgoj.”

    Para pesë ditëve biseduam për herë të fundit me Xhevdën dhe e pyeta si është me shëndet.

    “I bëra 62 vjet. Nuk e kam gjatë.”

    “Lëre Xhevdë mos u tall,” i thashë. “Për Panairin e Librit në Tiranë do të botohet libri dhe do jesh yll i panairit.”

    “I hope,” më tha.

    “Plus asaj, që do të shkojmë në Koliq ta hamë një qengj,” i thashë.

    “Po më pëlqen ideja,” ma ktheu ai.

    Këto ishin fjalët e fundit me Xhevdën.

    NJË KOMENT

    1. Bujar, lëre fare. Kapllan Resuli ishte një hiç fare. Në fushatën kundër shqiptarëve të Kosovës që Serbia kishte ndërmarrë, një gszetar seb kishtë bërë një intervistë me kapllan resulbegoviqin i cili thoshte se nuk ishte shqiptar,por ishte me origjinë serbe, se shqiptarët e Kosovës janë kriminelë fhe terroristë se ata po i vrasin serbët e Kosovës
      Më stacionin e trenit në Titogradit të stëhershëm villte ça pushim kundër shqiptarëve dhe lavdëronte Millosheviqin.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË