More
    KreuLetërsiBibliotekëPoezi nga poetja veneuzeliane Yolanda Pantin

    Poezi nga poetja veneuzeliane Yolanda Pantin

    Përktheu Adrian Zalla

    Shkrimtari është i vetëm

    Shkrimtari është i vetëm,
    i vetëm para vetes
    i vetëm para botës
    i vetëm para personit që dashuron
    kjo e fundit i shtin drithmat
    si i vetëm?
    Mundohet të vendosë rregull mbi mendimet e veta
    -Personi i dashur i ka sytë ngjyrë mjaltë
    Shkrimtari ka një frikë titanike
    Çfarë ndryshimi ka mes kësaj dashurie dhe një tjetre?
    -personi i dashur e sheh nga thellësia e syve të vet-

    Shkrimtari është i tmerruar

    Dashuria damkos armën e vet kundra një fëmije


    Qytetet e padukshme

    “Qytetet, ashtu si ëndrrat, janë të ndërtuara mbi dëshirat dhe mbi frikërat.”
    Italo Calvino

    Të shkruash mbi dashurinë
    Sytë e qetë të Veronës
    -poezia je ti-
    Imagjino një qytet të padukshëm
    si ajo
    Të reflektosh mbi vdekjen
    dhe fotografinë
    Të jesh besnik dhe i vëmendshëm
    Ndaj gjithçkaje që në të mohohet
    Me dyshim,
    i heshtur dhe ambig
    kujto
    -mbi të gjitha-
    Që ajo që është e dashur
    nuk ekziston


    Paris II

    Muzikë
    në qiell
    në veshë

    në lëkurën e parakrahut

    Do flemë këtë natë
    me të kuqen e gjakut

    etje

    gjithçka ka vdekur


    Unë jam tjetër

    Kam pranuar ftesën për të udhëtuar.
    Me makinë,
    peizazhi kalon shumë shpejt,
    gërvisht veshin
    muzika e shurdhët në brendësi zmbrapset.
    Kalojmë nëpër vend pa ndaluar,
    veçse për të urinuar a për të pirë një gotë ujë
    nëpër benzinata.
    Vera ndëshkon gri dhe palëvizshmëri,
    si qielli.
    Biseda banale shpërqendrojnë rrethimin
    nga orët e vdekura.
    Ngritëm tendat
    Buzë një lumi të gjerë e kënetor.
    Zogjtë ulërijnë teksa ngrihen në fluturim.
    I afrohem lumit
    Si Narcizi pellgut.
    Ujërat e turbullta nuk pasqyrojnë fytyrën time.
    Unë kam ëndërruar me këtë.

    (Plaga ishte shëruar mbi mishin e vdekur)


    Odisea

    -Nga vini ju?

    -Larg
    nga ai mall
    që gjithmonë na lë gojëhapur
    nga hapi i lehtë i fëmijëve, nga gjithçka
    që frika kapërthen
    në frymëmarrje


    Ëndrrat

    (Në gojën e natës)

    Mjeku sheh
    brenda syve të mi,

    më bën të hap gojën

    I tregoj ëndrra
    kaloja në një pishinë me një fëmijë rreth qafës

    Ndonjëherë më sulmon
    Një uri e frikshme

    Gllabëroj gjithçka gjej aty pranë meje

    Mjeku dëgjon
    zemrën time të rrahë

    Tundi kokën
    me shumë seriozitet

    kunsultoi një libër
    mbi tavolinën e tij

    Jam e humbur

    -Tashmë kishte parë brenda syve të mi-

    Atëherë
    Të iu tregoj një ëndërr tjetër

    Jo e gjitha zemra ime të do
    Vetëm pjesa që është e sëmurë


    Bisedë në një banjo

    Si zakonisht
    shtrihet në shtrat
    për të pritur burrin e saj
    që vjen gjithmonë vonë
    i thotë natën e mirë
    mërzi

    Ajo shkon në banjo
    qetëson tërbimin
    me dorën e saj mjeshtërore
    mbështetur në peshqir,
    kur ai hyn dhe pyet:
    “Çfarë bën këtu?”

    Asgjë, përgjigjet

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË