More
    KreuOpinionXhevair Lleshi: Parimet e profesorit David Premack për leximin

    Xhevair Lleshi: Parimet e profesorit David Premack për leximin

    David Premack është psikolog dhe profesor në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA, (26 tetor 1925 – 11 qershor 2015). Ai i ka dhënë dritë fushës së psikologjisë, sidomos duke rritur kuptimin dhe njohuritë njerëzore rreth njohjes dhe sjelljes. Çdo fakt i thjeshtë është rrënjë për çdo lloj psikologjie e filozofie. Për librin dhe leximin ka mbajtur një qëndrim mjaft të motivuar, duke hedhur mendime tejet interesante, që, përmbledhur, do t’i shohim më poshtë.


    Parimi i Premack-ut : Duke përdorur një veprim të natyrshëm ndodh që të jepen përgjigje me frekuencë të lartë për të plotësuar nevojat dhe për të rritur frekuencën e ulët të përgjigjeve. Kur lexon një libër kjo të bën përshtypje të thellë. Ti pret diçka të madhe dhe të del një grimcë. E tërë vlera sa një qelizë! Libri ka qenë që në lindje një nevojë e mahnitshme. Po ajo dritë e fillimit është edhe sot, sado më e bukur, por që për tmerr po shkallmohet në sytë e mbarë njerëzimit.

    Pasi të kem lexuar para se të shkoj në kinema, mos është kjo një nevojë (dhe motiv) negativ? Jo, kjo është në fakt një formë e përforcimit pozitiv (nevojë + motiv), sepse ju shtoni «të shkoj në kinema». Vetëm pasi të keni lexuar, kjo duhet të rrisë pozitivisht motivin, si rrjedhojë e nevojës, sjelljet tuaja për të studiuar. Sjellja ndaj të lexuarit ka truket e veta, por mbi të gjitha është motivim i fortë. Pa motive të fuqishme nuk lexon dot, edhe kryeveprat e mëdha të botës. Ndërkohë çdo lexim na jep përforcim pozitiv. Këtë përforcim e ndien kur libri të jepet i freskët e plot energji, është tërheqës dhe krijon madhështi tjetër lloj të personalitetit.

    Në këtë shembull ju po përdorim parimin Premack. Psikologu Prof. David Premack beson nëse gjërat ndodhin natyrshëm (leximi i librit s’mund të bëhet ndryshe!), si përgjigje me frekuencë të lartë që mund të përdoren për të përforcuar dhe për të rritur përgjigjet me frekuencë të ulët. Këtë raport e ndërton çdo libër, derisa të pajis me energji. Dhe këtë energji lexuesi i zakonshëm e ndien menjëherë sa është në kontakt me librin. Duke ditur se ju doni të shkoni në kinema, ju intuitivisht e lidhni aktivitetin tuaj më pak të dëshirueshëm me frekuencën e ulët (leximin) për të arritur frekuencën e lartë tuajën (ose sjelljen shumë të dëshirueshme – për të shkuar në kinema). Por mund të ndodh menjëherë krejt e kundërta.

    Psikologjia e leximit (dhe kjo është një psikologji mjaft e gjerë!) gjithashtu mund të
    përdorë parimin Premack në aspekte të tjera të jetës suaj në shkollë, të tilla si duke e detyruar veten të lexojë vetëm me ëndje, i përqendruar, jo me vëmendje të shpërndarë, duke kalitur vijimisht kujtesën dhe makinerinë e rëndë mendore. (Po përdor thjesht termat e tij!) Të lexosh njëzet faqe paradite, më pas t’i lejosh vetes për të thirrur një mik e të shkosh me të në një kafe-bar. Kuptohet edhe pasdite duhet e njëjta përmasë dhe manovër miqësore.

    Libri dhe leximi për njeriun janë miq të mëdhenj e të paçmueshëm. Në shënimet e tij të përditshme David Premack, i shënon në krye të faqes, me shkrim të imët. Librat që lexoj, shkruan ai, në këtë ese psikologjike, i mbush me shënime, nënvizime, shkrim të imët, me një fjalë i kafshon, i ha dhe kjo për të ka qenë një nga menytë më tërheqëse. Çdo lexim shoqërohet me skeda të pafundme. Çdo frazë për të është nxitje për t’u motivuar. Leximi të shkakton një entuziazëm të paparë. Krijesat që dalin prej imagjinatës duke lexuar krijojnë shtresa të papara kujtese, me një gjallëri të mrekullueshme. Psikologjia konjitive është rezultat e një leximi të pafund librash dhe një disiplinë që duhet lexuar, pastaj, si një roman i pakrahasueshëm. Psikologjia e fëmijës duhet të jetë libër shtëpie. Leximi i tij është detyrë familjeje. S’mund ta ndërtosh mirë një familje dhe mirërritjen e fëmijës, pa e bërë tënden pikërisht këtë psikologji. Prof. David Premack është autor i disa librave që lidhen me degë të psikologjisë konjitive.

    Mund të vazhdonim pa fund me disa shënime konjitive për leximin. Janë këshilla? Jo. Janë rezultante, energji, kimi dhe metodë. Ka një frymëmarrje tjetër. Mbi të gjitha optimizëm dhe motivim, një entuziazëm të pakrahasueshëm. Ai shton në psikologjinë e tij konjitive se leximi të jep vetëm entuziazëm, të motivon dhe të përmbush gjithë nevojat intelektuale.

    Duke shtuar apo duke larguar stimuj të caktuar leximi përforcohen edhe sjelljet. Supozoni se po gudulisni fëmijën tuaj dhe ai buzëqesh me ju. Dhe atij i rritet buzëqeshja  dhe gjasat që ju do të gudulisni atë përsëri në të ardhmen. Gjithnjë duke e ditur se një fëmije buzëqeshjen më të ëmbël ia jep leximi. Buzëqeshja që buron nga leximi në vetvete është një nevojë pozitive për këdo. Edhe leximi është quajtur nevojë pozitive. Në anën tjetër, shpreh qartë mendimin e tij Premack, fëmija juaj është i mërzitur dhe po qan, kështu që ju e merreni atë dhe ai ndalet së qari. Ose i lexoni apo tregoni një fabul të interpretuar nga ndonjë aktor i madh dhe e qara largohet. E qara është një nevojë negative për lexuesit e çdo moshe. Procesi quhet nevojë negative sepse britmat, largimet dhe mospranimet, të cilat janë shqetësuese, ju lodhin, gjithashtu rritin (ose forcojnë) gjasat që ju do ta merrni atë përsëri në të ardhmen.

    Duhet përdorur parimin e Premack-ut se çdo herë që kërkon të shkosh në një sallë leximi kolektiv apo edhe individual dhe të diskutosh për librin. Përgjigja është e ndërlikuar dhe varet nga rezultati juaj më i dëshiruar. Për të marrë këtë vendim, ju duhet të kuptoni oraret e ndryshme të përforcimit të sjelljes, rregullat që përcaktojnë kur një përgjigje do të shpërblehet dhe kur kjo nuk do të ndodhë.

    Doni ta përmirësoni parashikueshmërinë e jetës suaj? Lexoni dhe lexoni me kulturë. Leximi fiton energji në sallat e leximit. Një tjetër zbulim i rëndësishëm nga kërkimet rreth leximit është se parashikimi më i mirë i sjelljes për të ardhmen është sjellja në të kaluarën. Dhe këto janë pjesë e leximit. Njerëzit mund (dhe do) të ndryshojnë dhe për gjithë sjelljen e mësuar nga leximet mund të ndryshojnë krejt jetën. Megjithatë, shanset statistikore janë ende të larta, pasi modelet e vjetra të sjelljes do të vijojnë edhe në të ardhmen.

    Doni ta përmirësoni gëzimin e jetës suaj? Fatmirësisht, shumë njerëz e dinë mirë që këtë cilësi ta fal leximi, jo thjesht si proces, por si dukuri, si angazhim dhe si veçori psikologjike. Me këtë energji ndjekin edhe punën që mund ta urrejnë. Por, megjithatë, ju mund t’i shmangni shumë gabime dhe në këtë mënyrë në masë të madhe e pasuroni jetën tuaj.

    Po, pse duhet t’i kërkoni ndihmë leximit që të ndryshoni botën? Kështu është mirë të përforconi ndërkohë motivimin në praktikat e leximit, politikën jo etike dhe vendimet mjedisore, paragjykimet dhe qëndrimet e padrejta, të cilat nuk mungojnë edhe në vendet e zhvilluara. Duke ditur këtë gjë, nëse ne të gjithë punojmë së bashku për të larguar qëndrimet e papërshtatshme, me të vërtetë mund të ndryshojmë botën. Pa dyshim, kjo tingëllon si e madhërishme por është mjaft e thjeshtë. Ndërkohë që secili nga ne beson në fuqinë e edukimit dhe dobinë e leximit. Jeta dhe bota rreth nesh mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme me një kërkesë të «thjeshtë» rreth parimeve të tanishme për psikologjinë.

    Një nga idetë më të çmuara të Prof. David Premack-ut është raporti midis leximit dhe entuziazmit. Jo thjesht se leximi të bën entuziast, porse ai ka gjetur vrasësit dhe antivirusin e entuziazmit. Kjo dukuri energjizuese e personalitetit, është bashkëshoqëruese e motivacionit dhe çelësi sol i optimizmit. Në themel të entuziazmit. Premack këmbëngul se entuziazmi i vërtetë buron nga leximi dhe arti. Po le ta shtjellojmë këtë ide mahnitëse.

    Pas çdo Njohjeje, në fakt, prekim të Vërtetën edhe më të thellë dhe transformuese, që vetëm «zemrat e pastra rrezikojnë ta shohin dhe kuptojnë.» Vrasësi i Entuziazmit që është i pranishëm, bëhet nga Virus Mental të Kufizuar që janë instaluar pak a shumë me dashje, në mendjen tonë. Rinjohja e pranisë së tyre është pranim që nuk i kemi… dhe mund të shpëtojmë jetën. Secili nga vrasësit ka antidotin e tij, ose më mirë këtilluar «antivirusin për shpirtin», konstituar nga burime të thjeshta dhe natyrore, megjithatë efikase dhe potente, që janë tashmë në dispozicionin tënd, por kanë nevojë të sillen në dritë, të ndriçohen, duke ruajtur vëmendjen dhe eksperimentojnë që në njeriun e parë dinamikën, motivimin dhe funksionalitetin. Gjithçka e bukur buron nga leximi.

    Vrasës i Entuziazmit është «të folurit keq». Antivirus është të folurit mirë.

    Vrasës i Entuziazmit është apatia. Antivirus për Shpirtin është gjallëria (Vitaliteti). Fjala kyç për t’u mbajtur mend është «Energjia», megjithatë kjo e kondicionon mjaft «statusin» tonë psikofizik duke përcaktuar apo çka dua të bëj, entuziazmin, ose apatinë. Cilët janë elementët themelorë që ndikojnë në Energjinë psikofizike, Statusi, dhe largojmë çdo shenjë të Apatisë? Principialisht janë tre: Sjellja – Frymëmarrja – Ushqimi (Trinia). Nuk pritet të jesh i Shëndoshë për të dashuruar, fillo, vepro, bëj tani, apo çfarë je, ke, mundesh! Logjika që vihet në bazë të tre aspekteve të trinisë është ajo «për të dëgjuar» trupin tënd.

    Vrasës të tjerë të entuziazmit janë: Mungesa e Seriozitetit ose ndryshe Serioziteti i tepruar, Rrafshimi i gjërave, Varësia, Frika dhe Mungesa e vizionit. Ndërsa antivirusët e shpirtit janë: Motivimi i gjërave, Ngritja e standardeve, Liria, Dashuria / Falja dhe Uniteti.

    Premack në krye trajtimit të entuziazmit vë shënimin e famshëm të Shekspirit : «Nuk ka asgjë të mirë apo të keqe, mendimi i bën të tilla.» (Shakespeare, Hamlet)

    Prof. David Premack shkruan: «Fryma e di që fëmijët e saj vuajnë kur janë të mposhtur. Për këtë ai na dha një forcë të veçantë: entuziazmin, në gjendje që njerëzit të ngrihen mbi fatkeqësitë e jetës… Njerëzit pa entuziazëm janë shqiponjat që nuk fluturojnë… Brenda nesh është ftuar një gjigant i fjetur: entuziazmi. Ai përpiqet që ta zgjoni dhe ta aktivizoni. Në sajë të tij, ju mund të bëni gjëra të mahnitshme… Entuziazmi vjen kur ne jemi në kontakt me shpirtin. Në qoftë se ne duam të jemi të ngazëllyer, duhet të mësojmë të mendojmë dhe besojmë pozitivisht…» (Mechanisms of self-control – Mekanizmat e vetë-kontrollit, faqe 107, Routledge, 2017).

    Dhe energjia e leximit është qendra e gravitetit te çdo personalitet…

    Tiranë, 10 shtator 2025

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË