More
    KreuÇmimeRastet kur “Nobel”-i në letërsi u nda mes dy fituesve

    Rastet kur “Nobel”-i në letërsi u nda mes dy fituesve

    Ka raste kur çmimet “Nobel” ndahen mes dy apo tre fituesve, kryesisht kur studimet e tyre çojnë në një rezultat të përbashkët i cili i vjen në dobi fushës për të cilën jepet edhe vlerësimi. Por në letërsi, ngase bëhet fjalë për krijimtari artistike, një çmim i ndarë mes autorëve, i parë nga jashtë, ngjan pa kuptim.

    Historia më shumë se njëshekullore e “Nobel” paraqet shumë pak raste kur kjo ka ndodhur. Nëse në fizikë ky çmim i është dhënë më shumë se një fituesi 67 herë, në kimi 49, në mjekësi 72, në shkenca ekonomike 27 dhe për paqe 32, në letërsi kjo ka ndodhur vetëm 4 herë:

    1. Viti 1904. Laureatë të “Nobel” janë francezi Frédéric Mistral dhe spanjolli José Echegaray y Eizaguirre, të dy shumë të njohur dhe të lexuar në kohën kur jetuan dhe shkruan.

    2. Viti 1917. Laureatë të “Nobel” janë danezët Karl Adolph Gjellerup dhe Henrik Pontoppidan. Ndonëse të dy ishin nga Danimarka, në krijimtari nuk shquhet asnjë përputhje sikurse shihet edhe në motivacionin e çmimit: i pari për poezinë dhe i dyti për prozën.

    3. Viti 1966. Laureatë të “Nobel” janë hebreu i lindur në Austro – Hungari Shmuel Agnon dhe gjermanja Nelly Sachs. Është interesant fakti se, ndonëse Agnon ishte hebre, në motivacionin për çmimin e tij nuk përmendet lidhja mes letërsisë dhe origjinës, ndërsa për Sachs, në motivacion thuhet mes të tjerash “…dhe për të shkruarin dramatik që interpreton fatin e Izraelit me një forcë prekëse”.

    4. Viti 1974. Laureatë të “Nobel” janë suedezët Eyvind Johnson dhe Harry Martinson. I pari me motivacionin “për një art të të rrëfyerit, largpamësi në hapësirë dhe kohë, në shërbim të lirisë”, ndërsa i dyti “për të shkruarën që kap pikëzat e vesës dhe reflekton kozmosin”.

    Duhet vënë në dukje edhe fakti se “Nobel”-i në letërsi është i vetmi që nuk është ndarë asnjëherë mes tre laureatëve. Ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet pse mes gjithë fushave ku ky çmim jepet, letërsia ngjall më tepër diskutim dhe pritet me më shumë kërshëri.

    © “ExLibris”

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË