1
Vizita e dytë pas 18 vjetësh ishte sa e papritur, aq dhe e nevojshme për Milin. Një vit më parë, 1966, zjarri që përfshiu gjithë bllokun shkrumbëzoi studion e tij, atë relikë aq të çmuar të artit të tij ku prej tij fotografoheshin, sportistë, artistë, valltarë, këngëtarë. Humbja ishte e madhe. Ekuipmentet dhe sendet personale ishin zhdukur, ose ishin kthyer të pavlefshme. Për fat të mirë dy të tretat e negativeve kishin shpëtuar. Pas kësaj kujton Mili, “Ishte koha për rifillim.’’
Rifillimi erdhi. Revista Life kishte menduar për një botim të veçantë për Pikason. Për këtë në Mars, 1967, Xhorxh Hunt (George Hunt), menaxheri botues i LIFE, e vizitoi Pikason në shtëpinë e tij, Notre-Dame-de-Vie, në Mougen në Jug të Francës. Kjo vizitë u bë shkak që LIFE të ngarkoj Milin në një angazhim strikt, të fotografonte artistin dhe skulpturat e tij. Me mbresat dhe fotografitë e kësaj vizite, Mili botoi në 1970 librin, “PICASSO-s THIRD DIMENSION. “
Për të futur lexuesin në subjekt, mendoj se është e nevojshme të prezantoj Editorialin e Xhorxh Hunt botuar në LIFE, 27 Dhjetor, 1968.
L I F E , 27 Dhetor, 1968.
Nga Xhorxh Hunt (Fragment)
“Ne gjykuamse ky gjigand ishte Mikelanxhelo ose Da Vinçi i kohës tonë, një forcë masive kulture, tani i moshuar, i tërhequr, i thellë dhe brenda kornizës së tij të rreptë, një thesar eksperience.
…Ishte e vështirë t’a takoje sa vetë De Golin. Të shohësh Pikason për herë të parë përballesh me dy sy të jashtëzakonshëm kafe të errët. Ata janë çuditërisht të mëdhenj për fytyrën dhe ndryshojnë ndërkohë që e sheh dhe bisedon me të. Ndrrojnë aq dukshëm me mendimet që kalojnënë mendjen e tij, ndoshta ktheheshin mbrapsht dhe prap humbisnin në mendime.
2
Ata dukeshin djallëzor, miqësor, ofendues, armiqësor, arrogant, të mërzitshëm dhemenjëherë interesant. Në të shumtën gjatë vizitës tonë ishin të qeshur. Por në gjithë këtë, asnjeri nuk la pa vënë re fuqinë e prezencës së tij, talentit që provokoi një vizion të ri në art…
Pikaso më pyeti nëse e kisha parë ekspozitën e hapur në atë kohë në Paris me titull, “Hommage a Pablo Picasso.’’ I thashë se e kisha parë. Ai erdhi rreth tavolinës dhe më tregoi katalogun me një shprehje buzëqeshje. Pas pak u largua. Dhjetë minuta më vonë u kthye dhe më drejtoi një libër. Në kopertinë shkruar, Për Hantin – Picasso, 19 Mars, 1967.’’
The Power of Picasso
LIFE, 27 Dhjetor, 1968.
“Pablo Pikaso tronditi botën duke i rrëzuar mënyrat tradicionale të të parit dhe të menduarit. Shekulli i ri sapo kishte filluar kur Pikaso mori komandën. I nxitur nga koha dhe nga gjenia e tij, e detyroi botën – që ai vazhdimisht e acarronte – të njoh veten në mënyrën që e shihte ai. Por aq i habitshëm sa ishte impakti dhe influenca e tij, është fenomeni i tij si njeri. Krijues i mrekullueshëm, provoi çdo lloj arti, i pasuroi të gjitha ato, zbuloi të reja, një sundues gjatë gjithë viteve, që i përgjigjej vetëm vetes së tij.
Asnjë njeri i kohës tonë nuk ka pasur kaq influencë të fortë në artin kontemporan. Pak , nëqoftëse ndonjë, kanë prodhuar kaq kryevepra eksplozive. Të shëtisësh në një Muzeum të Artit Modern pa njohur rreth Pikasos, është pothuajse aq e pamundur, sa të provosh të lexosh pa ditur alfabetin. Akoma më shumë, ndoshta të mos kesh kuptuar çfarë Pikaso thoshte në pikturat, skulpturat, grafikat, qeramikat, eksperimentet e tij të pafund me teknika të reja deri te vizatimet me dritë në errësirë, është të kesh humbur ngazëllimin e të parit dhe dëgjuarit të një nga zërat më të qarta dhe talentin më të fuqishëm të kohës tonë.’’
PICASSO-s THIRD DIMENSION
Introduksion – Gjon MILI.
3
Së pari dua të përmend detyrimin tim ndaj Xhorxh Hant, Manaxherit botues të LIFE, i cili pas vizitës me Pikason inicioi projektin për të fotografuar artistin dhe veprat e tij.
Ky libër u bë i mundur nga dy vizita me pikason 18 vjet larg njera tjetrës. Në të dy rastet kur u caktova të fotografoj artistin, e gjeta veten të angazhuar ashtu siç ndodh shpesh me njerës që punojnë me të, në një eksperiencë krijuese të paparashikuar.
Rezultatet e vizitës së parë, në 1949, mund të shihen në 16 faqet e para të librit, fotografi të vizatimeve me dritë në hapësirë të Pikasos. Gjë e çastit vizatuar me dritë të vogël në errësirë, janë shkëlqim i aftësive të tij brilante të nxitura nga momenti.
Prej vitesh, pas eksperiencës së parë me Pikason, flisnim në telefon, kur nuk ishte i zhytur në punë, Pikaso ishte një fëmijë dhe një bashkëbisedues entuziast. Do të kalonin 18 vjet që do ta shihja atë përsëri në një sesion profesional shumë strikt.
Arsyeja për këtë libër dhe subjekti kryesor i tij, u bën të qarta për mua pas vizitës së fundit me Pikason në Notre-Dame-de-Vie, rezidenca e tij në kodrat Mougins, në 1967. Pas disa portretesh, takime të çastit me Pikason, u kushtova në interpretimin e krijimeve të tij tre dimensionale.
Fragmente nga libri, “PICASSO-s THIRD DIMENSION”
…Pamja e origjinaleve të tij, shumë prej tyre të thyera, hedhur pa rregull në studion e tij të madhe, më tronditën. Ndjeva një nevojë të papërmbajtur të hidhja në dorë këto mrekulli, që Pikaso gjithmonë zotërues i krijimeve të tij, nuk ishte i prirur të ndahej prej tyre.
Sesionet ditore në punishte, në Notre-Dame-de-Vie, zgjatën disa javë. Ato u plotësuan më vonë në orët e natës në Tate Galery në Londër, dhe në Muzeumin e Artit Modern, në New York, ku statujat, kolazhet, qeramikat dhe konstruksionet e Pikasos ishin ekspozuar atë vit. Para se të mbaroja udhëtova për në Stokholm, në kërkim të gjigandeve prej betoni, derdhje masive bazuar në modelet me letra të Pikasos. Gjithashtu shkova në Montmartre në Paris dhe Horta de Ebro, një fshat në Tarragona, Spanjë, për të përshkruar kujtime nga rinia e Pikasos.
4
…I vendosur në një maj kodre, i izoluar dhe pothuajse me pamje të fshehur nga ullinj dhe selvi shekullore, Notre-Dame-de-Vie është një vend i shenjtë për një figurë aq legjendare si Pikaso. Në të nxehtit e mesditës struktura tërheqëse tre katëshe duket pa jetë. Mungesa e lëvizjeve nuk tregonte rrjedhën e rutinës së përditshme të vilës me shumë kompartimente. Për të jashtmit duke kaluar përgjatë, shtëpia me kangjella bëhet e gjallë vetëm gjatë netëve, kur dritat e studios ndriçojnë deri pas mesnate.
…Edhe me gjithë suksesin dhe pasurinë, Pikaso ngelet jo i tërhequr prej saj, ose jo në gjendje të çliroj veten nga idea e ngulitur për të krijuar. “Unë nuk ndahem nga arti, sepse s’do të mund të jetoja pa i kushtuar gjithë jetën atij. Unë e dua atë si i vetmi fund i jetës time.’’
Jo më kot gruaja e tij, Zhakëlin pohon, “Pikaso është një mrekulli, një diell, një evidencë.’’
I vetënxitur, brilant dhe i paparashikuar, Pikaso është i veçantë. Artisti më i shquar i kohës së tij, më i imituari, më i kërkuari dhe më i kritikuari, Pikasso vazhdon të krijoj vepra arti të diskutueshme si asnjëherë. Shumë nga skulpturat e tij duke qën realiste, nuk ngrenë probleme në diskutim, në të kundërt, konstruksionet e tij të fundit, nudot anormale dhe zbulimet metamorfoze, në të cilat ai me vetëdije shtrembëron të vërtetën (natyralen), akoma friksojnë ose hutojnë të paimagjinatët. Pikaso nuk është një që t’i bën gjërat të thjeshta. Ai thotë, “Unë dua të tërheq gjendjen shpirtërore në një drejtim që nuk është mësuar dhe ta zgjuaj atë.’’
Për arësye se kaq gjëra që Pikaso ka bër janë shqetësuese, të duhet një reagim fizik edhe inat të arrish të kuptosh realitetin e pazakontë të tij. Kjo më solli ndërmend thënien e mikut të tij, Andre Breton, “Bukuria duhet të jetë tronditëse, ose pushon së qeni.’’
…Edhe kur bashkon objekte që nuk janë harmoni ose shtjellon forma jo reale, idetë e tij bëhen të pëlqyeshme, mesazhi i tij shfaqet dukshëm. Ky mesazh shprehet qartë në thënien e Gertrude Stein, “Nëqoftëse çdo njeri nuk do të ishte kaq i plogët, do ta kuptonte se e bukura është e bukur edhe kur është shqetësuese dhe stimuluese, jo vetëm kur është e pranueshme dhe klasike.’’
…Dikush mund të admiroj një pikturë, dikush shikon një statujë. Një pikturë duke qënë një-planshe mund të shihet vetëm përballë dhe të jep një impresion një-anësor, por jo të lehtë për t’u interpretuar. Në të kundërt, një skulpturë duhet parë nga të gjitha planet, të tërheq ta prekësh, ndrron sipas dritës dhe këndvështrimit, të fton ta zbulosh.
…Në skulpturën klasike, volumi realizohet nga një masë që përcaktohet nga sipërfaqja e saj. Në të kundërt, në skulpturën kubiste, si në arkitekturë, hapësira është aq e rrethuar nga pjesëza, sa boshllëku në vend të substancës bëhet kryesor.
5
Thënia e Pikasos se një vepër arti përfundon vetëm në sytë e atij që e shikon, më shtyti të eksperimentoj. Duke përqëndruar dritën, kapja detale esenciale. Duke kombinuar dritën e ditës me dritë artificiale të kontrolluar, pasuroheshin ngjyrat. Çfarë më interesonte më shumë, ishte të zbuloja të reja nga dimensioni i tretë i Pikasos, përfshirë në të , por jo i qartë në dukje.’’
Epilog
Në introduksionin e librit të Milit, Photographs & Recollections nga TIME, 1980, midis të tjerave shkruhet:
“Fotografi Gjon Mili, është mjeshtër i aksidentit të kalkuluar. Kur përgatitet të shkrep aparatin, spontaniteti dhe e magjishmja ndodh. Fotografitë e tij, teknikisht inovative, janë të mbushura me emocione, humor dhe joi de vivre.
…Të inkluduara në libër janë 35 vjet portrete artistësh, njerës të shquar, politikanë dhe muzikantë, shumë të fotografuara për LIFE, por disa për kënaqësinë e atij vet. E tëra është shoqëruar me tekstin gazmor të Milit, një përshkrim që arrinë të të prek dhe të krijoj humor në të njejtën kohë.
…Shumë nga seritë e tij fotografke – vizita e fundit me të moshuarin, Sean O’ Casey, një zjarr që shkrumbëzoi studion e Milit, ku humbën jetën disa zjarrëfikës, amoralitetirrënqethës i Eichmann-janë fotogazetari tronditëse.
Siç u shpreh Sartre me rastin e ekspozitës së Milit në Paris, 1946, “Përpara se të takoja Milin, kam njohur vetëm fotograf pa temperament, që bëjnë fotografi me inat, si njeri që vret diçka….’’
GJON MILI dhe angazhimet e tij në ngjarjet politike të kohës.
Angazhimi i parë i Milit në ngjarjet politike të kohës ishte fotografimi i Konferencës së Paqes në Paris, 1946. Kur fotografoi përfaqësuesin e Shqipërisë, ndoshta as ai nuk e dinte se po fotografonte diktatorin e ardhshëm të Atdheut, që aq shumë e kishte brenda tij, aq sa dhe emrin e ruajti në shqiptimin shqip, GJON dhe jo në atë anglisht, XHON (John).
Ai vërtetë e fotografoi diktatorin, por për të ngeli vetëm në celuloid. Shtypi komunist me krenari e botonte fotografinë, por jo autorin e saj. Mili nuk e përfshiu atë në librin e tij.
6
Në vitin 1961 me kërkesë të qeverisë Israelite, caktohet të fotografoj kriminelin e luftës, Adolf Eichmann në burg, në Izrael. I.S.A., (Israeli State Agency) në New York, dokumenton: “Qeveria Izraelite zgjodhi fotografin e shquar Shqiptaro-Amerikan të LIFE, GJON MILI, për fotografimin e Eichman në burg, me kushte që ai zyrtarisht do të punësohej nga ‘Government Press Office’, kështu do të parandalohen akuzat që Izraeli nuk mund të prodhoj imazhe ekselente.’’
Imazhi i Eichmann me cigare, është i vetmi moment ku Mili u gjend ball për ball me kriminelin. Vall çfarë ndjeu Mili në në atë moment? Kur doli nga qelia, roja i tha: “Zotni, ju dukeni shumë i verdhë.’’ Mili nuk gjeti përgjigje.
Eichmann në qeli në prag të gjyqit. Një studim intim fotoografuar nga GJON MILI.
LIFE, 14 Prill, 1961.
“Nganjëherë disa njerës të dëgjuar bëhen simbol i kohës që jetojnë, i të mirës ose i të keqes, i arësyes ose marrëzisë. Një njeri i tillë është Nazisti Adolf Eichmann, një simbol i urrejtjes dhe imoralitetit të Gjermanisë Naziste. Ja ku është në këto studime dramatike nga fotografi Gjon Mili. Këto janë pamjet e para në botë në një shikim intim të njeriut që u zhduk 16 vjet më parë dhe për gjithë këto vite ka qën i kërkuari, i damkosuri i krimeve të luftës…’’
Në 1973 ai i kërkoi editorit të “LIFE Special Reports,’’ John Loengard, të mbulonte “Watergate Scandal’’, fundin e Presidencës së Richard Nikson. Një kërkesë kjo qëeditori ia atriboi Milit si,’’ Person me shqetësime për liritë qytetare dhe demokracinë.’’
Dilet në mendim të përgjithshëm se pesonaliteti i Gjon Milit, bën pjesë në tërësinë e personaliteteve sociale dhe artistike më të shquara të kohës.
Referenca:
PICASSO-s THIRD DIMENSION – Gjon MILI, 1972. Photographs & Recollections – Gjon MILI, 1984. LIFE, 27 Dhjetor, 1968. LIFE, 14 Prill, 1961