Studimi “Poezia e Kosovës në tri kontekste” i autores Mimoza Hasani Pllana ka për qëllim të analizojë në mënyrë kritike poezinë në Kosovë gjatë viteve 1990-1999 dhe autorët emblematikë të asaj periudhe. Për të arritur qëllimin, studiuesja evidenton dhe analizon veçoritë e autorëve dhe veprës së tyre, por edhe raportin mes poetit dhe audiencës së tij, duke filluar me identifikimin e veprave të botuara; identifikimin e poetëve të brezit të ri në periudhën e përzgjedhur; analizën e zhvillimit të përgjithshëm të poezisë gjatë kësaj periudhe; identifikimin e dukurive të reja; përcaktimin e rrethanave politike dhe kulturore për periudhën; analizën e poezive; zbulimin dhe analizën e vlerësimit kritik të përkthimeve në bullgarisht dhe rumanisht; popullarizimin e poezisë shqipe nga Kosova në Bullgari.
Kërkimet e pikave të përmebduara arrihen me zbatimin e disa metodave paralelisht, duke bërë me dije se për shkak të specifikave të një studimi letrar humanitar nuk mund të zbatohen metoda të sakta dhe interpretimi varet gjithmonë nga perceptimi subjektiv i kritikut letrar. Para së gjithash, si qasje për analizë zgjidhet qasja strukturaliste, ku zbatimi i saj synon të shikojë formën dhe strukturën e veprave, pasi elementë të strukturës së brendshme janë fjala, vargu, strofa, ritmi dhe rima, ndërsa struktura e jashtme pasqyron idetë e poetit. Qasja e dytë e adoptuar është ajo fenomenologjike, e cila e lidh tekstin letrar me përvojën dhe njohuritë e mëparshme të lexuesit. Në mënyrë shumë të përshtatshme zbatohet edhe qasja letrare-historike, nadaj autorja me të drejtë beson se ajo siguron lidhjen ndërmjet rrethanave historike dhe politike dhe shfaqjes së një vale të re të poezisë shqipe në Kosovë, veçanërisht kur bëhet fjalë për poezinë sociale. Metoda e letërsisë krahasuese është një mjet analize kur bëhet fjalë për poezinë emigruese dhe vlerësimin kritik të autorëve dhe veprave në shqyrtim. Ndjekja e katër metodave në zhvillim jep rezultate shumë të mira.
Poezia e kosovës në tri kontekste strukturohet në tre grupe poetësh. Në grupin e parë përfshihen poetë që tashmë janë vendosur në dekadën në shqyrtim, por debutuan në vitet 1960 dhe 1970, duke kaluar në shekullin e 21-të. Përveç periodikisht, grupimi i tyre bazohet në një karakteristikë të përbashkët poetike – puna e tyre fokusohet në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore. Autorët paraqiten në shumë kënde – nga njëra anë në lidhje me ngjarjet specifike që pasqyrohen në temë, dhe nga ana tjetër – përmes veçorive strukturore të veprave dhe mënyrave në të cilat faktorët e jashtëm ndërthuren me botën e brendshme të poetëve. Identifikohen edhe tema dhe komplote panevropiane, si çështja e Hamletit, por edhe tema tipike shqiptare, si besa. Gjithastu janë cituar opinione të kritikës letrare shqiptare dhe të huaj, por autorja mbështetet kryesisht në analizën e saj, gjë që e bën këtë pjesë origjinale dhe të frytshme.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe poetet, pasi poezia e krijuar nga gratë është një fenomen krejtësisht i ri. Gruaja nga muza bëhet artiste dhe kjo lidhet me fenomenin e përgjithshëm të emancipimit dhe pavarësisë së gruas. Pikërisht, dekada e fundit e shekullit të 20-të ishte periudha në të cilën poezia e grave u shfaq si një risi në letërsi. Në shoqërinë patriarkale shqiptare, gratë protestojnë kundër pozitës së tyre vartëse në shoqëri, por sjellin edhe nuanca të reja të buta në poezi. Një tjetër fenomen interesant – “letërsia e burgut”, kontribuon në specifikat e periudhës. Në këtë grup përfshien poetët e përndjekur politikë që shkruanë poezinë në burg. Punimet e tyre kanë qenë prej kohësh të panjohura për publikun dhe u bënë të disponueshme vetëm më vonë, në vitet ‘90.
Në grupin e dytë renditen autorët nga diaspora. Meqenëse shumë intelektualë detyrohen të largohen nga Kosova, ky grup është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të poezisë kosovare. Krahas përvojave personale të autorëve në rrethana të vështira jetësore, poezitë ngrenë pyetje universale si kundërvënia midis së mirës dhe së keqes, së shëmtuarës dhe së bukurës, errësirës dhe dritës. Poezia e emigracionit është ilustruar me përmbledhjet poetike të Beçë Cufajt, të cilat pasqyrojnë temën e njeriut modern, por edhe temën e atdheut, motivet shoqërore dhe natyrore.
Grupi i tretë përfshin poetët kosovarë që përkthehen në gjuhë të tjera ballkanike. Si një vend me një traditë të vonë të shkruar dhe të izoluar prej kohësh nga pjesa tjetër e botës, përkthimi i poezisë nga Kosova është lënë pas dore dhe është vonuar. Këtu nënvizohet roli kyç i qendrave akademike dhe universitare për prezantimin e poezisë kosovare para publikut bullgar. Autorja fokusohet kryesisht në përkthimet e Sabri Hamitit dhe Sali Bashotës.
Duhet theksuar se kjo qasje e strukturuar ndaj poezisë shqipe nga Kosova në fund të shekullit të 20-të jep një pasqyrë shumë të mirë të proceseve, dukurive dhe autorëve të periudhës së përzgjedhur.
Poetet përmes të cilëve Mimoza Hasani Pllana ilustron prirjet e letërsisë shqipe në Kosovë për atë periudhë dhe veprat e të cilëve ajo analizon janë si më poshtë:
Azem Shkreli: Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997).
Ali Podrimja: Zari (1990), Në bisht të sorrës (1994), Buzëqeshja në kafaz (1994), Ishulli Albania (1998).
Abdullah Konushevci: Të qenët të mosqenë (1990).
Beqë Cufaj, Balada budallaqe, Rilindja, Prishtinë, 1994.
Beqë Cufaj, 205, Dukagjini, Pejë, 1996.
Libri i lirisë. Zëri. Prishtinë
Din Mehmeti: Gjaku që këndon (1993), Prap fillimi (1996), Lumturia është mashtrim (1999).
Edi Shukriu: Zogu i zi (1995), Nënqielli (1990).
Fakete Rexha, Mal me Frymë, Rilindja, Prishtinë, 1990.
Fahredin Gunga: Shtrezet e fatësimit (1990), Gramatika e gjëllimit (1996).
M. Avdyli, I. Syla, H. Hyseni, J. Januzaj, B. Kosumi, Libri i Lirisë, Zëri., Prishtinë, 1991.
Naime Beqiraj, Mbi Siparunt, Rilindja, Prishtinë, 1990.
Sabri Hamiti: Kaosmos, Melankolia, ABC.
Rrahman Dedaj: Dreqi nuk plaket (1991), Kryqëzim Hijesh (1997).
Xheraldina Buçinca Vula, A Street Cat, Sfinga, Prishtinë,1999.
Sipas autores Mimoza Hasani-Pllna, nga ky studim del se cilësitë e përbashkëta të të gjithë poetëve dhe veprave të paraqitura gërshtetohen për shkak të pranisë së situatave konfliktuale dhe kundërshtimeve publike, të cilat çojnë në krijimin e një emocionaliteti specifik. Ndryshimet vihen re jo aq në strukturë dhe stilistikë sa në tematikë të punimeve. Veçanërisht vihet theksi tek ndikimi socio-politik pas ndryshimeve në Jugosllavi. Sa i përket kontekstit ballkanik në të cilin krijohet poezia në Kosovë, autorja nënvizon se ajo tregon ngjashmëri, por edhe dallime domethënëse në krahasim me poezinë e vendeve të tjera të Ballkanit.
Si përfundim, studimi për poezinë e Kosovës në tri kontekste përmbledhë tendencat dhe dukuritë e letërsisë shqipe në Kosovë në fund të shekullit të 20-të. Për poetët e brezit tashmë të formuar doktorantja konstaton se për nga forma mbizotëron vargu i lirë dhe temat tradicionale dhe universale. Nga ana tjetër, poetët që debutuan në vitet ‘90 sjellin tema dhe imazhe të reja në poezi.
Edhe një herë poezia e gruas theksohet si një fenomen i ri jo vetëm në letërsi, por edhe si i lidhur me krijimin e një kauze të re dhe ndryshimin në jetën publike. Autorë emigrantë, poetët e përkthyer në dy vende ballkanike plotësojnë tablonë e përgjithshme të poezisë gjatë dekadës.