More
    KreuPanairPrezantohet në  Panairin Ndërkombëtar të librit në Selanik romani i autorit Ylljet...

    Prezantohet në  Panairin Ndërkombëtar të librit në Selanik romani i autorit Ylljet Aliçka, “Valsi i lumturisë” i sapobotuar në gjuhën greke nga Shtëpia Botuese Plethora

    Nga data 4-7 Maj u zhvillua në Selanik edicioni i 19 i Panairit të përvitshëm Ndërkombëtar të Librit, një ndër Panairet më të njohura ballkanikë dhe evropianë.

    Vend i ftuar special në këtë edicion ishin Shtetet e Bashkuara me pjesëmarrjen e mbi 20 botuesve amerikanë dhe shkrimtarëve si James Wood, Claire Messud, Richard Jackson, Nell ZinkSaskia VogelMeg Rosoff

    Nga letërsia ballkanike promovuan veprat e tyre shkrimtari i njohur bullgar Georgi Gospodinov dhe Lana Bastašić.

    Shqipëria u prezantua në këtë Panair me librat e me librat e tyre të sapo botuar në gjuhën greke: Rita Petro, Arjan Leka dhe Ylljet Aliçka,

    Me rastin e daljes në gjuhën greke të romanit “Valsi i Lumturisë”, Panairi përfshiu në programin e tij zyrtar dhe një takim të shkrimtarit Ylljet Aliçka me lexuesit.

    Promovimi i romanit  të Alickës u shoqërua nga një reportazh dhe intervistë e televizionit shtetëror grek ERT3.

    Romani “Valsi i lumturisë” është përkthyer në gjuhën greke nga Andrea Zarballa dhe botuar nga shtëpia botuese Plethora.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË