More
    KreuLetërsiBibliotekë"Premtimet e Qelqit", poezi nga Michael Palmer

    “Premtimet e Qelqit”, poezi nga Michael Palmer

    Përktheu nga anglishtja Gëzim Basha

    Michael Palmer ka lindur ne New York ne 1942. Studioi Letersi Krahasuese në Harvard dhe jeton në Kaliforni. Edhe pse emri i tij shpesh asociohet me drejtimin e njohur Language Poetry, Palmer heziton t’ju bashkohet matrikseve teorike fikse ngaqë kerkon perhere menyra jo orthodokse të shprehjes poetike.


    Dielli

    Shëno këtë. Ne i kemi djegur tërë fshatrat e tyre.
    Shëno këtë. Ne i kemi djegur tërë fshatrat e tyre me njerëzit brenda.
    Shëno këtë. Ne i rrembyem ritet e tyre, manitë e veshjes.
     
    Shëno këtë. Një fjalë mund të ngjajë tepkë si shtrat, kanistër lotësh apo një X.

    Në Libër thuhet. Është kohë molasjesh, gajasjesh, shakarash, sekrete
    matanë kufijsh të së folmes.
     
    Iu ktheva mbaresave dhe pikësimit. E mbyll z. Rreth me nje të rënë, dhe kanavacën
    e shqit prej murit, bërë njësh të dyve një luzmë mendimesh na msyn saora, gjithçka
    e shkruajmë në gjeth ligustre.
     
    Shënoje këtë. Tash kemi nisur të kemi kurme, një këtu, një i humbur, një kohë më parë,
    një ende pa mbrirë.

    Lermëni. Kam vdekur, jam në një roman, dikur pata qenë poet lirik që ndillte turmat
    në maja malesh. Mjaftojne 5 qindarka të dal nga kutia, për një dollar shkëmbejmë mesazhe,
    dhe iu pergjigjem tre pyetjeve.
     
    Pyetja e parë. Ne hymë në pyll, ndoqëm dredhoret dhe dolem të verbër.

    Pyetja e dytë. Jam si i shtëpisë në Jugendstil, që zuri fill në Darmstadt.

    Pyetja e tretë. Ai e di, per pak do t’ja prishin ëndrën
    që sheh në gjuhë amtare.
     
    Pyetja e tretë. Ai e di frymëmarrja e tij është punë e Zotit
    dhe për këtë i vjen të klithë.
     
    Pyetja e tretë. S’flas me kërkënd ditëve të javës që sosin me Ë
     
     
    Shënoje këtë. Ka ëndje e dhimbje, ka gjurmë e shenja
    Një fjalë mund t’i ngjajë fikut e thiut, ikonës a vezës
     
          por
     
    koha është agjërim e ngashnjim, vegël, model, ka
    kohë të shmangemi pa lëvizur gjymtyrë, tejzë a fytyrë në një qetësi thuaja
    shkencore, vrimë milimetrike nga derdhet drita.
     
    Thuaj këtë. Linda në ishull rrethuar së vdekurish. Gjuhën mësova në ishull e
    kurrë me kërkënd nuk fola në ishull. Ty po të shkruaj qe nga ky ishull. Valltarëve
    ju shkruaj nga ishulli. Shkrimtarët s’kërcejnë valle në ishull.
     
    Thuaj këtë. Kam një fjali në goje, një karrocë në gojë. Një shkallare. Një llambadhe,
    drit’ e saj mbush zbrazetine, një zbrazëti që dritën ha.
     
    Fjala tërbohet fare. Vjersha titullohet “Ç’kërkon
    e Folura
    të Thotë”
    edhe pse vetes s’ja mbaj mend emrin

    Një tjetër titullohet Teori e Reales, emrin e ka Le ta Quajmë
    Kështu,
    i flasin Shkop i Drunjtë. Bën një po-po, një jo-jo. Bën
    një e një.
      
     
    Po bëj një libër në gjuhë të huaj, për violinat dhe tymin, vijat dhe pikat.
    I lirë të flas shndrohem në ç›them. Fletët bëjnë këmbë, shikojnë përqark,
    ngultas lundrojnë drejt perëndimit të diellit.
     
    Fletë të këputura kapakësh frymën e mbajnë tek tur› e druve
    cytur nga shtysa ti ngjajnë mendimit.
     
    Fletë që s’pranojnë mellan.
     
    Fletë që kurë si kemi parë— fillimisht me titujt Rrugicë e Ngushtë a Gjysëm
    Fragmenti, Fushe e Amforave apo Fushe e Kulmakut, e mer çdo rrokje në
    gojë, ju ndron vendin pastaj ja kthen atij.
     
    Lermë te shtoj edhe këtë. Neak Luong  është njollë e mjegullt. E Marte, kam ardhur
    ne nje korije me drure të rëndë. Jam ai vizitori që mban fletore
     
     
     Fletorja liston Fjalët e Mia të Reja dhe nje Flamur Sipër së Bardhes.
    Kerkon te thote se s’ka gjë brenda, vetëm ca gërma si A- kundër Asaj, B, C, L dhe
    N, Sam, Hans Magnus, dhe T, Sferë, të gjithë flasin në terr, me krahët
    e tyre
    G per Gramshin  apo Gëbelsin, kodra të kaltra, qytete, qytete me kodra moderne a qysh nga buz’ e kohës.
     F për alfabet, Z për A, një H në liman, hije, rënoje e heshtur, W a M midis yjeve.
    Ç’mbetet. Shpend larash. Teserakt. X ndoshta per X.  Dhe fshatrat njihen si Këto Gërma—zagushi, vranësire. Shkrimi merr jetë në muret e tyre.


    Në një X

    për (dhe sipas) Claude Royed-Journoud

    1. Unë po e përshkruaj këtë si ta kisha përpara syve nuk e kam përpara syve.
    2. Unë them kjo është pikturë nuk është pikturë.
    3. Unë them kjo është pikture e diçkaje nuk është pikturë e as dicka nuk është pikturë e diçkaje.
    4. Unë them më kujtohet si te ishte dje mua nuk më kujtohet unë nuk e kujtoj të djeshmen.
    5. Teksa në Belo Horizonte retë
    6. Unë them unë u linda mbi shpinën e një elefanti sajuar nga kurme vajzash beqare.
    7. Aty, fletët e xhamit.
    8. Unë them është një vajzë me një zinxhir floriri rreth belit të zhveshur.
    9. Unë them kam parë një trëndafil një trëndafil të kuq në terr kjo nuk ka ndodhur.
    10. Unë them më kapi dhimbja.
    11. Unë them kjo çështja e qendrës më intereson shumë kur qendra është qendër e një X.
    12. Ne themi hapësirë kjo hapsirë ku gjithçka kemi bërë është ngritja e problemit të hapsirës.
    13. Hapsirë a një hapsirë e mundshme ku rrugët reflektohen ne një pasqyrë dhe një disk metalik i lëmuar hedh dritën e qiellit mbi një skenë tek një cep i sheshit të zbrazët.
    14. Qielli si kuarc i verdhë ulet ngadalë.
    15. Unë po e përshkruaj si ta kisha përpara.
    16. Nuk është as pikturë as qiell.
    17. Teksa në Nansensgade Claude dielli vazhdon të bymehet.
    18. Megjithatë na duhet të pyesim: ky diell, ai diell apo një bandë diejsh fajtorë.
    19. Unë them kjo çështja e përhapjes më intrigon veçanrisht.
    20. Unë them unë shoh në det qiellin ku shkruaj përditë.
    21. Përmbi fjalë një tryezë përmbi tryezë fletorja ndanë abazhurit.
    22. Kjo shtëpi—ja përmenda gjë emrin kësaj shtëpie?
    23. A nuk jua thashë, puna ime ishte të merresha me mbjellje sysh.
    24. Kështu unë jam një pelikan që po vdes dhe ja mar këngës.
    25. E kështu pra ka kohë jam i ikur.
    1. Koha që i duhet blusë të përshkojë të bardhën.
    2. E përshkruaj këtë si të ishte brenda nuk është brenda.
    3. Në spektrin e ngjyrave, s’ke ku hedh as mollën.
    4. Unë them jo piktura por ideja e pikturës nuk është as pikturë e as ide.
    5. Ne themi heshtja apo heshtja e këngës.
    6. Ne themi nga zëri kurmi prej gjurmës fleta e letrës.
    7. Përshëndetja me dorë në erë nuk ka fare krah.
    8. Po e përshkruaj këtë si ishte përpara meje është përpara meje.
    9. Po e përshkruaj këtë si ishte përpara meje është përpara meje në errësirë.
    10. Me errësirë kam parasysh: ai i çmonton krahët e tij / i vë në punë sipas kodit.
    11. Me errësirë kam parasysh: rrethon zhurmën / e një tjetër gjuhe.
    12. Me errësirë kam parasysh: mbërthim dhe zbërthim me mendje.
    13. Me errësirë kam parasysh: përpara luftës domethënë në errësirë.
    14. Bota që na jepet vetëm njëherë humbet natën.
    15. Krim i shkaktuar në një fill letër ose i fshehur përmes një letre.
    16. Bota që na falet vetëm një herë kapërdihet nga fleta e librit.
    17. Trupi im si diagramë trupi trup i një tjetri.
    18. Trup i tekstit bie fjala.
    19. Kapërdirës i alfabeteve bie fjala.
    20. Vallëzim në terr bie fjala.
    21. Shtëpi prej letre meqë ra fjala nga një gramatikë e humbur.
    22. Shtëpi me katër mure pa tavan dhe dysheme.
    23. Kllet ujë.
    24. Librat të mbyllur.
    25. Kore pa fund e anë.
    1. Unë mund të them ka rënë dielli jashtë bën ftohtë mendimet e mia janë konfuze.
    2. Macja e re në ngjyrë platini herë pas here mjaullin fort.
    3. Dje unë fola me Domenikun rreth një projekti një projekti secret që do të mbetet i tillë.
    4. Një mollë, në të verdhë të zbehtë, ka mbetur ende në degë, kokrrat e kulumbrive në portokalli të zjarrtë, drita e ashpër e vjeshtës së vonë vjen ultaz dhe pothuajse e heq qafe fletën e letrës.
    5. Papagajtë e egër (Krahë-Kanarine) kruhen ne pishën e Montereit.
    6. Dy vargje nga Khlebnikovi:
      Rusi: Unë të jap ty trurin tim
      divin e të bardhë. Bëhu unë. Bëhu Khlebnikov.
    7. Një fragment nga Merleau-Ponty (shih më sipër 12, 13)
    8. Nga L. W., Gjykime mbi Ngjyrën, “Ne mund ta pikturojmë thuajse-errësirën në thuajse- -errësirë.”
    9. Amerikë unë ta jap ty
      pjeprin e trurit tim.
      Mos u bëj unë. Bëhu Khlebnikovi.
    10. L. W., Gjykime mbi Ngjyrën, “Një sipërfaqe e lëmuar e bardhë mund t’i reflektojë gjërat: Por ç’ndodh nëse ne e kemi gabim dhe ajo çka duket si e pasqyruar në një spërfaqe të këtillë te jetë faktikisht matanë dhe ne thjesht e shohim përmes saj?”
    11. “ Ne flasim për një ‘pasqyrë të zezë…”
    12. Doni më shumë X -in apo qendrën apo idenë e një qendre një qendër e padukshme?
    13. Egzaktësisht mesditë, stilografi që rrjedh mellanin blu llangos dorën dhe fletën e letrës.
    14. I rraskapitur nga ëndrrat e dhunshme të një nate më parë: Një zë po më thotë, S’ja ke parë kurrë të brendshmet buallicës së ujit kur shpërthen në erë mbi pellgut e orizores? S’paske parë ndonjë tigër tek nduk me dhëmbe kufomën e djegur të një fëmije?
    15. Tek kafja aty pranë për kafen e pasdites, njoha një fytyrë të parë nga lagjia ime tek zbriste rrugës, herë mërmëriste fjalë të pakuptueshme dhe herë sokëllinte, në çdo pak metra kthehej pas dhe bënte kryqin.
    16. Ecje sikur nuk lëviz fare, zhvendosje përpara dhe prapë në një vend, banor i vetëm i rrethit.
    17. Çajnik, dhuratë nga një filozof Italian pak vite më parë, porcelan i bardhë nga më i thjeshti.
    18. S’ka kujtesë pa një fantazmë.
    19. Punë krejt në të tashmen, prani objektesh, pengesash, kjo ditë.
    20. Keshtu nata nis të zbresë, përgjatë boshtit të shkakut.
    21. Përgjat boshtit të paradoksit.
    22. Përgjatë boshtit të së sigurtës.
    23. Përgjatë boshtit të dyshimit.
    24. Përgjatë boshtit të simetrisë.
    25. Një brerje, një krim, një trup që askush s’mund ta gjejë.
    1. Kur
    2. Belo
    3. Një
    4. Shi
    5. Ushton
    6. Një
    7. Këngë
    8. Aksiale:
    9. Hamnet
    10. Ti
    11. Mos
    12. Qaj
    13. Hamnet
    14. Ti
    15. Mos
    16. Qaj
    17. Hamnet
    18. Ti
    19. Mos
    20. U çudit
    21. Hamnet
    22. Ti
    23. Mos
    24. U zgjo

    Autobiografi

    Të gjitha orët janë re.
    Pjesët ja kalojnë së tërës.
    Një filozof vuan urie në dhomën me qera, teksa jashtë bie shi.
    E mer vetveten thjesht si tjetër shenjë.
    Trëndafilat e dimrit janë të padukshëm.
    Akull’ i vonë nganjëherë këndon.

    A dhe jo-A janë njëlloj.
    Qeni im s’më njeh për të zot.
    Violinat, si ëndrat, ngjallin dyshime.
    Unë vij prej Kolofonit, a ndoshta nga një ishull i vogël.
    Ngushtica ka ngrirë, njerzit po ecin—disa rrëshkasin—mbi të.
    Në plazhin si kruasan, një dre i mbytur.

    Një grua me një dorë, kofsha e saj rreth qafës tënde.
    Bota është gjithë ç’është përzënë.
    Mollët mbi tezgë tek kthesa afër Blahnof-it, nga e verdha e zbehtë në të kuqe të errët.
    Kujtesa nuk flet.
    Marrja e frymës, shoqëruar nga zhurma në vesh.
    Poetit dhe filozofit ju mbahet goja.

    Vetja ju jepet në përdorim të tjerëve.
    Një dhomë nga e cila përherë duket Hëna.
    Kafene në Leningrad: një burri i mungon ana e majtë e fytyrës.
    Zhdukja e diellit nga qielli sipër Odesës.
    Pershkrim i vërtetë i atij dielli.
    Një filozof shtrirë tek hyrja, po diskuton teorinë e ngjyrave

    me vetveten.
    teoria e vetes me vetveten, koncepti i numërit, kthimi etern, pulsi i yjve të largët
    logjika e tipave, fjalitë e Buridianit, lekton.
    Përse tani ai tym prej liqenit?
    Fjalët dhe sendet janë njëlloj.
    Shumë herë të bardhat korba a i kam parë.

    Gjithë planet janë të pafundme, si rrjedhim.
    Ajo po pyet, A ka një hartë për ato porta?
    Ajo po pyet, të jetë kjo dalja, apo ajo tjetra nga nga perëndimi?
    Kështu, pas lirimit, engjëjt e territ po bisedojnë me ëngjejt e dritës.
    Ata nuk janë ëngjëj.
    Diçka tjetër.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË