Si në adhurim
rri qetë një vajzë e vogël, pa lëvizur
meduarte ngritura në ujë,
Noton jashtë. Ashtu kalojnë
verat tona: nën hijen e pemëve të
larta, dhe plazhet e tjera të ndriçuara.
Tymi nga sauna fërkon mrekullueshëm
gjatë shpatit
Një mjegull ec nëpër ujë:
Atë që je duke pritur s’do të vijë
Atë qe je duke pritur udhëton diku tjetër
Vesa bie, mollët bien
Një vajzë luan akoma në plazh
sikur të ishte e vogël
“Por nuk e sheh ti? Kjo jam unë! “
Fillon të bjerë borë ashpër:
Ne shkojmë në thellësitë panjohura
në dritën e pamjaftueshme, por edhe
ajo që shihet është e bukur.
Të çarat, uji. Enë
nga ethet dhe kripa.
Unë po të shkruaj ty sepse
unë nuk besoj se është më
e rrezikshme të qëndroj këtu pas
pushtimit të errësirës. Portat hapen e
mbyllen. Njerëzit nxitojnë nga
fenerët me ngjyra, është në
natyrën e pritjes që njerëzit të nxitojnë.
Unë zbatoj zgjidhje këtu në ditët e mia boshe.
Edhe në qytetet e huaja
bëjmë diçka të ngjashme që ngjan me shtëpi:
një rrugë, një bllok të parëndësishëm, disa shtëpi
të shëmtuara. Një pamje. Një pemë. Një pemë
të gjelbër ne e kalojmë në shi dhe na tërheq
pa ia ditur emrin. Unë s’dua
që ti t’ jesh i deformuar.
Atë që ne e quajmë kohë
Ndoshta është të ushtrohesh
Në panjohuri, mungesë.
Atë që ne e quajmë kohë
Është ndoshta, në fund të heqim dorë!
Kam harruar Emrin e tij!
Kam harruar si jam ankuar
Nga epshi, e lodhur në dritën e mëngjesit!
Krushqit janë tërbuar tani në shtëpi.
Unë harroj, unë harroj
Emrin e tij!
Lufta shkatërron.
Kujtesa zvogëlohet.
Rretho ose rrethoju
Është njësoj pas një kohe. Por
Si uji i derdhur e i mohuar për
Një krah? Oh, nëse unë do të lejoja të shikoja
Forcën tënde të blinduar mes turmës!
Eja në shtëpi nga ujërat e errëta
Eja në shtëpi nga era e atjeshme
Si një i klasës së parë me atë çantën
e kuqe në shpinë, eja në shtëpi.
Ngatërruese ajo çfarë
ishte, ngatërruese ti.
Ditët janë të ngjashme.
Rreshtat me kavanoza me jargë dhe gjak.
Çështja është t’mos mbani mend
Çështja është t’mos e kujtoni atë mëngjes
poshtë në ujë të qetë, i vërtetë
si një mashtrim!
Njëherë kishte epsh të virgjër
Njëherë kishte pastërti të pamatur
Je një moment
Je një dysheme e rërës në çadrën e tregut
Transporton fëmijët e vegjël dhe patina
përgjatë rrugëve të rrëshqitshme të dimrit në dëshirën e tij
në dritën e ftohtë, eja në shtëpi.
(Carmen këndon një këngë dashurie:
a s’ më dashuron më)
Ne arritëm pak pas orës pesë
Pastaj u orientuam një grimë.
Malli i fëmijëve dhe nipërve u bë më i lehtë.
Ne bëmë një shëtitje të gjatë dhe freskuese.
Mantegna shkroi në pikturën e tij të fundit:
“Asgjë tjetër përveç Zoti s’qëndron, çdo gjë tjetër është tym …”
Ne do të kalojmë fundjavën me disa miq;
Mezi e pres këtë.
U zgjuam në një peizazh të qetë dhe të mrekullueshëm
me ujë dhe bredh pa erë!
Ndryshe ishte gati ashtu si e imagjinoja
E falënderoj të dashurin tim te mrekullueshëm
Ushqimi është i shijshëm dhe i shëndetshëm
Pra dashuria juaj ka përfunduar? këndon
Carmen me fustanin e kuq si gjaku.
Sigurisht ju mendoni për mua.
Dhe pyesni veten: si jam unë?
Ditët shkojnë shumë lehtë
Më mire do t’i dërgoj pyetjet e mia me shkrim
Megjithatë shpresoj, do të kthehem.
E dashura Marilyn Monroe
Sërish për Ju kam lexuar në gazetë.
Ju qëndruat jashtë shtëpisë në Beverly Hills
dhe thatë se Ju jeni shuma e
dyzet dhomave hoteli të vetmuara.
Ju ishit e veshur në një mënyrë provokuese,
edhe flokët tuaj ishin të ndritshme si një re.
Për vete, unë kurrë s’kam banuar në një hotel.
Unë ju shkruaj
Juve sepse njeriu duhet t’iu shmanget
disa personave, sa është e mundur
Ata kanë nevojë për çdo gjë që shohin.
Ata kanë nevojë për ju, sepse
Ju jeni e shkëlqyer
dhe ngjani si një fëmijë. Ju e dini
çfarë thonë në lidhje me Ministrin e Drejtësisë?
Edhe për zotin President dhe Ju?
Unë s’dua ta përfshij veten në këtë gjë, mos beso
Por unë jam më e vjetër se Ju,
dhe jo aq e bukur: Mes natës dhe agimit
dikush jua merr jetën Tuaj. Në mëngjes
ata shkojnë në meshë me gruan dhe fëmijët
Kjo s´ka të bëjë asgjë me mua, është e sigurt.
Shkruan shumë në gazeta në lidhje me nervat
Unë them: Ju jeni aq e çmuar
Ju ngjani diçka me të gjithë ne
Ju flisni vazhdimisht për vdekjen, por Ju
asnjëherë nuk u gjuajtët në errësirën e thellë që sharron
njeriun në hi dhe natën pa mëshirë
Prandaj shmangu nga veshja gjysmë lakuriqe
Mos pëshpërit ashtu çuditshëm, kur Ju këndoni
Shmangiuni shëtitoreve të vetmuara dhe errësirës.
Shtëpia Juajpothuajse nuk duket aspak nga gjelbërimi në fotografi,
a Jeni e interesuar në kopshtari?
Për t’i shkatërruar ata që i duam
I shtyjmë për budallenj në teatrin e natës.
Dhe ata bëjnë kryengritje!
Ne rrimë vetë aty si palaço!
Të maskuar në ëndërr ishin ata edhe më shumë
se vetja. Mace këmbërënda. Të forta,
të plota. Ata do të na mashtrojnë.
Ajo që e quajmë kohë na mashtron.
Personalisht, për shembull, jam person i tillë
që vazhdon t’endet nga një anë te tjetra
rrugë e shkurtër e njohur mes kullave
me shënime shumë të vështira në çantë dhe
një dëshmi, dëshpërimi në rritje mbi
atë qe të jem unë. Është tetor me ajër metalik,
qiell metalik dhe ata të dashurit e
zhvendosur që shkojnë me ne në tym,
nga frymëmarrja jonë. Ne i shikojmë ata,
ne kurrë s’duhet t’i humbasim ata tepër.
Si në pasqyrë
Lëvizin imazhet e lehta përbri:
Vajzat me gërsheta shëtisin këtu
përgjatë rrugëve të kopshteve, zonja të vjetra
e të brishta. Shikon përreth në kërkim të
të dashurit, ajo ishte një kohëtjetër.
Temperatura ndryshon këtu.
Bëhet një bisedë e sjellshme:
“Unë do të vlerësoja një shpejtësimë
mesatare“, “Mundësisht më duhet të të vras ty“
Porsi do ta dimë se çfarë është mbeturinë?
Çfarë është e prishurdhe patë meta?
Harrojeni çdo gjë që ju bëri keq.
Ti duhet të torturohesh ngjashëm në pupël
ledhatimi, ti do të torturohesh në
peshk të inatosur, ti do të torturohesh
në errësirë të tretur në errësirë.
Ne pajisim kuajt me
atë që na mungon neve: besnikëri dhe
guxim. Ne i duam ata për
besnikëri në dhe guximin e tyre. Është nëntor,
fryn butësisht kundër fytyrës, ujë breshëri
i vogël dhe të ftohtë bie nga kurora e
pemës. Kuajt frikësohen nga imagjinata
e tyre. Kuajt frikësohen nga
çdo gjë dhe largohen larg.
Natyra s’shpenzon; natyra përcjell
rreptë ligjet ekonomike. Pemët
qëndrojnë ende në mjegull, të palëvizshme.
Diçka ka ndryshuar ngadalë,
Unë e di: atë që e kujtoj s’do të
kthehet më.
Përktheu nga suedishtja: Edita Kuçi Ukaj
Tua Forsström lindi në vitin 1947 në Borgå, Finlandë. Është poete shumë e vlerësuar finlando-suedeze dhe ka fituar shpërblime të mëdha letrare në Suedi, në Finlandë dhe në terë Skandinavin. Vlerësohet si njëra nga poetët më të rëndësishme skandinave. Vepra e saj përbëhet nga përmbledhje me poezi. Për një kohë punoi për botuesit Söderströms, por, para shumë kohe, ka fituar statusin e shkrimtares së lirë. Ka fituar të gjitha çmimet e rëndësishme poetike në vendlindjen e saj dhe vepra e saj u përkthye në danisht, gjermanisht, anglisht, italisht, finlandisht, frëngjisht, shqip dhe holandisht. Depërtimi i saj në letërsi erdhi kur ishte vetëm 30 vjeçe. Përmbledhja e saj e parë, “En dikt om kärlek och annat” (Një poezi për dashuri dhe gjëra të tjera) doli më 1972. Me përmbledhjen e saj të gjashtë, Leopard dëbore, libër ky që i solli pranim në nivel ndërkombëtar. Po ashtu është laureate e çmimit “Naim Frashëri” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit.” Libri me poezi “Unë studiova njëherë në një fakultet të mrekullueshëm”, përkthyer nga Edita Kuçi Ukaj është botuar në shqip në vitin 2014. Është anëtare e Akademisë Suedeze.