More
    KreuKinematografiNë edicionin XI të PriFest në Kosovë: premiera e filmit artistik “Fusha...

    Në edicionin XI të PriFest në Kosovë: premiera e filmit artistik “Fusha e mëllenjave”

    Një tjetër premierë u vjen ekraneve shqipfolëse. “Fusha e mëllenjave”, me skenar dhe regji të Arzana Krajës, hapi zyrtarisht edicionin e 11-të të PriFest, më 16 korrik, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Filmi “Fusha e mëllenjave” është prodhim i shtëpisë kinematografike Circle Production (Kosovë-Besnik Krapi) në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Action Production (Shqipëri-Gerta Qurku). Ky film është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri. Në rolet kryesore janë: Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Melihate Qena, Abdinaser Beka, Ilire Vinca, Art Lokaj, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Adem Karaga, Irena Cahani, Xhevdet Doda, Shengyl Ismajli, Ilir Prapashica. Syla, një ish-i burgosur politik, kthehet në Kosovë pas 25 vjetësh. Në përballje me të shkuarën ai do të kërkojë arsyen e vërtetë të dhimbjes së tij.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË