More
    KreuLetërsiBibliotekë"Kushëriri i partisë", tregim nga Ylli Pango

    “Kushëriri i partisë”, tregim nga Ylli Pango

    Kjo puna e gjakut, shtyrë deri në  vëllazëri, fisnikëri… idolatri…” se jemi një gjak e një sua…se gjaku nuk bëhet ujë…se …” më kujton një ngjarje me tim kushëri, në kohë të merhumit… edhe një fakt historik që nuk harrohet as sot: që gjaku më shumë se kujtdo, i takon partisë.

    Ishim pirë e bërë xurxull.me një litër e ca raki bmv dhe mes bëmash të tjera mes pijetarësh të tjerë, në një lokal zgëqe, harruar a avulluar kujtese a tretur në të tjerë avuj të alkoolit..po ktheheshim së fundmi pas mesnate, për shtëpi…

    Aty te kryqëzimi i qendrës me rrugën emërtuar nga ne, Brodway, na  u shkrep të thyenim një xham…Natyrisht jo xham dosido dritareje, do ishte zbavitje për rrugaçë të vegjël…deshëm ndonjë xham të madh vitrine…natyrisht jo për të vjedhur ç’kish brenda, se ai që thyem, rezultoi të ish xham vitrine i një ëmbëltoreje, por thjesht për akustikë. Ishte aq heshtur përreth. As ditën e jo më natën…S’pipëtinte miza…Kishim nevojë për pak zhurmë…

    …Një ministër i brendshëm i asaj kohe i prirur për më shumë kopaçe rinisë së shthurur, besnik deri në vdekje a më i zellshëm se vetë merhumi, i pat tejkaluar udhëzimet e merhumit për trajtimin e rinisë që na u mpref kot nga festivali këngëtar i shpresës për hapje, që u kthye në mbyllje të mëtejshme e deri në terr për artistët…por edhe për ne…Kësisoj ky pat propozuar pas asaj heshtje të përmortshme muzikore post-festival, që edhe prishja më e vogël e qetësisë së shoqërisë tashmë në heshtje varri, qoftë edhe rrugëve, …madje dhe një pështymë më tym, të konsiderohej “sjellje e padenjë në shoqëri” e të dënohej me jo më ca vjet burg…

    …Kësisoj ai xhami që u thye me të madhe tringëllimë, pat bërë shumë zhurmë, (patëm tentuar disa herë me maja çadrash, pat rënë shi), e kjo ishte më se e mjaftueshme për ti bërë nja dy vjet burg sipas ligjit të ri…( unë kisha do kohë që isha edhe i papunë e e pata të qartë idenë se veç nenit të sjelljes së padedenjë më mbulonte, përlante, përfshinte, dashamirësisht edhe një nen tjetër për parazitizmin e kësisoj e ardhmja zymtohej më tej…seç kisha dhe ca të dënuar politik nga familja( ju lutem mos u keqkuptoni: nuk po deklarohem i persekutuar…jam tepër vonë e pa përkatësi partiake)…

    …Tamam atë çast një si aspirator trush, sikur na i thithi a shklluqi me një të thithur gjithë avujt a alkoolit njëheraz e na ktheu gjithshka në zhgjëndërr a realitet të qartë socialist…

    … u shpërndamë vetëtimthi nga dy në një e ua mbathëm me të katërta seicili për shtëpi të vet, njeri drejt Tiranës së re e unë, tjetri, drejt vendlindjes e vendbanimit tim legjendar, Zogut të Zi…

    …”Çohu shpejt…çfarë ke bërë kështu…” mu duk sikur mu dëgjua zëri përgjithësisht i butë i tim eti, kësaj rradhe paksa më i fortë…

    “pata ndjesinë se ishte ende natë e se s’pata fjetur veç ca minuta…” …koka më dhimbte për tmerr nga rakia e meqë isha dhe i papunë nuk kuptoja se pse më çonin aq herët… …”ohu më le të fle “ i them me bezdi tim eti e kthehem në krahun tjetër…ëndërr të kish qenë a zhgjëndërr ……ishte ende si muzg e dielli nuk pat lindur akoma…duhet të qe 6 e mëngjesit, ishte dimër…

    “…çohu ore se ka ardhur policia…kollaj të thyesh xhamin ti…”

    …aty u përmenda dhe pashë mu në derë të dhomës së gjumit, babanë me një kapterr( kështu u thoshim ne atëhere policëve..)…”

    “çfarë?..për çarë…” pastaj u kujtova dhe u ngrita avash avash… Kapteri dukej i butë e i qeshur   “…një sqarim të vogël në polici..” më tha.miqësisht..” pa merak…”

    …Më vonë kështu rezultoi se i pat thënë dhe tim eti…

    Tek dolëm më futi pak krahun, gati miqësisht dhe ashtu së bashku lamë pas tim atë që më shihte ne qërtim por edhe disi me shpresë duke menduar se do shpejt do kthehesha ( fundja një xham ishte)…

    ( nuk qe e thënë)

    Mbrritëm shpejt në rajon të policisë që kishim fatin e kishim jo më shumë se 7 minuta nga shtëpia. I thoshim edhe “ke burgu”…se kush hynte aty futej në ca qeli paraburgimi ku thuhej se palloheshe në dru…Një e tillë qe rezervuar edhe për mua( e unë që ende shpresoja se do në ftonin në ndonjë zyrë ku do më pyesnin gati shoqërisht për xhamin, do më këpusnin ndonjë gjobë e do kthehesha në shtëpi…kapterri pat qenë aq miqsor me mua por sidomos me tim atë….dukej sikur ishin miq…)

    …kapteri që ishte dhe sa gjysma ime, por me shumë rrypa kryqëzuar e shtrënguar mbi xhaketën blu, më shoqëroi duke më mbajtur butë për krahu nëpër një koridor të ngushtë e terr, pa dritare, derisa më ndaloi para një dere te vogël metalike, e hapi, më shtyu…kësaj rradhe jo butë por me egërsi brenda..e pastaj si i vuri një si lloz nga jashtë, e kyçi me një kyç të madh që kërkëlliu e së fundmi ulëriti i qetësuar: “…ashtu de…futu në burk( më kujtohet mirë, tha “burk” e jo burg) qen…”

    Aty kuptova se tërë rrugës kish pasur frikë se mos i ikja a bëja ndonjë proçkë tjetër…U ndjeva vërtet krenar, si një kriminel i regjur, për frikën që i pata shkaktuar…”Shih sa pak mjafton”, mendova, “veçse një hap, një xham, një nen, për të

    kërcyer e gjendur si me magji, nga njera botë e zakonshme në një botë tjetër: atë të krimit të regjur…

    Pat pasur të drejtë ai shoku e miku i popullit, ministër i brendshëm me atë nenin…

    …Siç mora vesh në vonë kushëririn tim e patën kapur në bulevardin e madh, mu tek ura e madhe. Lehtaz fare. Tek pullë. Nuk gjendej këmbë njeriu aty në atë orë të natës…shquhej së largu…

    Unë kisha patur fatin që patrulla e policisë ish hedhur në një nga rrugët e tjera që dilnin nga qendra e shpërndaheshin drejt periferisë, por jo në atë që çonte në Zog të Zi e më tej në Laprakë…

    Por fati im i vërtetë qe fshehur diku tjetër. Kushëriri im i një gjaku, pat kallzuar heroikisht, pa më të voglin hezitim, saktësisht, besnikërisht, pa as edhe një pincë nën thonj, vezë të zjera nën sqetull, varje me koké poshtë, madje pa as edhe një shpullë, ngjarjen kriminale me autor mua. Kish përshkruar me hollësi aktin madje dhe tentativën e tij për të më këshilluar të mos e bëja. Kish analizuar saktë dhe armën e krimit: çadër kineze me majë hekri…dhe së fundmi treguar me përpikmlri adresën e saktë të shtëpisë time kuvli gjithsej 35 m katror, duke mos harruar për saktësi edhe se mbrapa nesh ndodhej një fushë drush dhe se komshi me mua jetonte një kapterr që mund tu jepte të dhëna edhe më të sakta për familjen tonë kriminale. Më vonë mora vesh se për këtë, kushon e patën përgëzuar edhe në lagje publikisht…e propozuar edhe për dekorim…

    …Po këto i mora vesh shumë në vonë, kur pasi pata nisur udhën e pasosur të krimit, vijova më tej me nene e burgime të tjera konsekutive shtesë, duke i dhënë fund udhës time kriminale veçse aty nga mesi i moshës së tretë, kur erdhi demokracia e kur unë pasi pata dalë edhe takova hetuesin tim të parë duke u qethur rastësisht ne mua në të njëjtën berberhane…

    …ai më tregoi…po këtë do u a rrëfej në një puntatë tjetër…

    …”pse shet mend e nuk na flet…apo se je bërë pishtar demokracie?

    më qesëndisi…”…”apo harrove se prej meje shpëtove e bëre aq pak burg…të të kish rënë ndonjë hetues tjetër, do ishe kalbur tërë jetën…

    “Mor për atë të falënderoj”, i them unë me përunjësi shembullore…” por sa i takon pishtarit, më ke ngatërruar”, i them, “është im kusheri… pishtar demokrature…me dekret..” i them… “Ay që më kallzoi te partia…Une nuk jam vecse fitil…në fikje…”

    “…500 lek…” tha pastaj.. “ja fale kot atij mut shteti (po fliste hetuesi i partisë-shtet!)… i kishim ngrene pula, ç’budalla,” …Ish hetuesi, tash pensioner i ndershëm…ishte një lloj tullaci me një si push të hollë zogu në kokë…fort i brishtë e pa të keq në dukje..” …pata harruar tu shtoj se veç burgut pata paguar edhe një gjobë, vleren 500 lek (të aso kohe) për xhamin e thyer…”

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË