More
    KreuLetërsiBibliotekëJoanna Kalinowska: Toka e mirësisë (poezi)

    Joanna Kalinowska: Toka e mirësisë (poezi)

    Joanna Kalinowska shprehet se ka lindur nën një yll endacak. Leida fëmijë (vajza e një oficeri ushtrie) shpesh lëvizte nga një vend në tjetrin. Këto ndryshime të vazhdueshme i kanë mësuar asajtw jetw e çlirwt dhe mundësinë për të takuar njerëz dhe njohur vende të reja.
    Ajo kaloi shumë vite në Poloni. Njëzet vjet më parë u transferua në Itali.
    Ka shkruar poezi qysh në adolëshencë. Tre vëllimet e saj me poezi janë botuar këto vitet e fundit. Shkruan dhe boton në dy gjuhë, polonisht dhe italisht. Libri dygjuhësh “Dëgjimi i kaltër”, është shkruar në mënyrë që njerëzit që flasin gjuhë të ndryshme të shprehin të njëjtat ndjenja. Poezi të saj janë janë publikuar gjithashtu në antologji dhe revista të ndryshme. Poloninë dhe Italinë i konsideron si dy vendlindjet e saj.
    Ka themeluar “Shoqatën Miqtë Itali-Poloni”. Zyra e saj qendrore gjendet në Taranto, qyteti ku jeton dhe punon. Joanna është mësuese me profesion, por aktualisht punon si përkthyese dhe aktiviste në komunitetin polak. Është anëtare e Shoqatës së Përkthyesve Letrarë të Varshavës. Punon edhe për grupin letrar dhe kulturor italian “La Vallisa” si dhe bashkëpunon me revistën e këtij grupi. Ajo është promotore dhe organizatore e aktivitetetve të shumta kulturore dhe sociale.

    Solli në shqip Dashamir Malo


    MURI

    Këtu gjendet muri… egziston… përballë teje një dritare e mbyllur
    fotua në të djathtë është e nënës sate kur ishte e re
    me një buzëqeshje dhe vështrim prej dreri të trembur
    që i ngjan kështu kaq shumë buzëqeshja e bijës tonë

    Janë lulet mbi pezul dhe staujëza e një elfi blerë në Irlandë.
    Ishte muaji ynë i mjaltit dhe çdo ditë më zgjonin puthjet
    zënë dorë për dorë jeta ngjante me një udhëtim të bukur

    është afërmendsh që muri gjendet … egziston si mua
    ngandonjëherë ti i mban syte atje pa arritur ta shohësh
    por unë kam një zemër që nuk ka pushuar kurrë së dashuri ty

    mos u shtir në këtë farë feje, mos më shpërfill kështu
    vrije, këtë qetësi para së të jetë shumë vonë
    një qetësi që ka një fushë me forcë magnetike
    një rreze në shtrirje që do të bënte të zbehej tingulli

    e tërbuar … ngre zërin … bertas … bërtas
    jam këtu përballë teje, si s’më dëgjon?
    Më vështro në sy, nuk më sheh më, i dashur,
    nuk më sheh më?
    ma jep pasionin… ma jep zemrërimin… ma jep xhelozinë
    më jep një shenjw reagimi , cfarëdo, veç më jep një
    unë bërtas, ti qëndron i heshtur
    me vështrim të pwrhumbur dhe buzë të qepura

    qetësi
    jashtë dritares shiu u shtie frikën fijeve të barit
    kurorat e luleve fërgëllojnë … një lot …

    mbyll sytë … qetësi … zhdukem
    mbetet vetëm muri i bardhë


    UDHËTIMI I FUNDIT

    Elefantët e plakur vdesin në vetmi
    duke u çapitur ngadalë shkojnë
    në udhëtimin e fundit,
    po, në këmbë, të vetëm
    sepse bota e tyre shembet
    ngjitemi dhe rrëzohemi duke rrëshqitur
    me rrjedhën
    ndonjëherë mjafton të thuash një fjalë
    – por nuk ka kthim –
    “urat kanë qënë të djegura dhe askush
    nuk është kthyer më”
    për çdo zgjedhje duhet të paguani
    kështu që merr me vete monedhën
    për udhëtimin e fundit


    DUKE JETUAR

    të jetuarit është e gjitha ajo çka më mbetet
    nga shpirti im prej fëmije
    zgjohem duke parë një tjetër diell
    në mengjes më përshëndet
    duke sjellë gjëra të reja që do t’i zbuloj në udhëtim
    unë fëmija tashmë e rritur
    do të jem gjithmonë ajo reja e ëndrrave
    eci pse bota rrotullohet
    dhe nëse ndalem një sekondë
    në anën tjetër të hënës
    ku nuk shihet asgjë
    eci sepse dua të shkoj përpara
    sepse të ecësh është lexim dhe shkrim
    me ec është të mësosh për jetën
    është të kuptuarit e botës
    sepse ësndrrat gjenden në udhën që përshkon
    kur të kem udhëtuar aq mjaftueshëm
    sa për ta patur të mundur të ndalem
    do të kthehem
    do shoh që jam ajo vajza e rritur
    kam udhëtuar brenda gjërave
    brënda gjerave që vertiten rreth meje
    ja pse e di që ata si unë
    ata si ne, kanë një palë krahë
    që i mbartin gjithmonë sipër reve të realitetit
    dhe fluturojnë lirisht në atë skaj të qiellit
    ku ëndrrat bëhen të bukura
    dhe mund të preken


    TOKA E MIRËSISË

    Shtatë dete dhe shtatë male
    shtatë erëra mbi shtatë dete

    do të doja të isha një hardhucë
    në verë të thekesha në diell
    qetësisht e veshur me smerald të verdhë
    sesa të isha një varkë e lëshuar në erë

    ngjitem në majat e maleve
    për të parë rrugën
    çanta ime e shpinës është leckosur nga era
    për të arritur pikërisht atje

    atje ku një diell reflektues
    vërtitet në qiellin e buzëqeshur
    ku gjithçka është e kthjellët
    dhe merr formën e duhur
    ku koha ka shkuar të flerë
    dhe ka vënë në gjumë të gjitha erërat
    prej nga kam ardhur dhe ku do të kthehem

    në tokën e mirësisë
    ku në fillim ishte fjala


    GËZIMI I JETËS

    Në rrugë kalojnë mjerëz
    secili bart me vete çantën e halleve
    asgjë nuk është e lehtë thonë
    thonë se jeta është e vështirë
    të gjithë janë të dhënë pas lekut
    nuk e shohin shkëlqimin e dritës së diellit
    që reflekton në vitrinat e dyqaneve
    nuk kuptojnë
    pse u buzëqesh kalimtarëve


    ÇLIRIM

    po, jeta është e vështirë
    dhe ti nuk je në vendin tim
    të mundje të më kuptoje

    për një çast
    një dritare është hapur krejt
    për të të lejuar të fluturosh
    të gjitha këto vitet e tua
    të ndryrë brenda

    sillem rrotull si flutur
    tretem në blu

    nuk ka as të kaluar, as të ardhme

    egzistoj vetëm unë
    gjithmonë e më afër yjeve
    pafundësisht e lirë 
    e pakufizuar nga asnjë lloj forme
    fitoj krahë
    që të mund të të marr me vete


    ME DUAJ, JAM NËNA JOTE

    Nuk ka ndonjë fillim dhe asnjë fund 
    nuk ka krijim apo shkatërrim të diçkaje,
    ka vetëm forma të ndryshme…
    sipër maleve, në qiell dhe në det
    rrjedh lumi i diellit

    kemi falur një jetë plot me gënjeshtra
    plot me fitore boshe
    duke fluturuar shumë pranë flakës
    dhe tani këmi rënë në fatkeqësi

    sipër nesh nata e errët dhe vetmia

    duke këputur zinxhirët e frikës
    duke ndërruar mënyrën tonë të të parit të gjërave
    mund t’i ikim vuajtjes
    toka është e duruar
    e dhembshur dhe e falur

    shpëtimi i fundit 
    është të krithemi në thellësi të pyjeve
    dhe të thithim ritmin e rrjedhës të rrëkeve pëshpëritëse
    derisa gjithçka të bëhet e kristaltë

    …për të gjetur shpejt atë që njerëzimi ka humbur
    në nxitim e sipër
    para se të mbrini në udhën që nuk ka më kthim prapa

    të kesh besim tek Toka
    ajo të do, është nëna jote

    ***

    pothuaj nuk e kujtoj dot fare atë që kam ëndërruar
    kam vetëm mbresa të disa pyjeve
    hijet e reve sipër lëndinës, një pasqyrim dielli
    që në liqen lë një fashë të artë drite

    uji kishte kundërmimin e halave të pishës

    ishim akoma larg, të paditur
    si Eva me Adamin para mëkatimit

    vështronim herë pas here njëri – tjetrin
    si dy brigje të një lumi, të ndarë
    e megjithatë më afër mes nesh


    HARROJE

    Harroje këtë ditë të verës
    befasuar dielli mbi qiellin e Krakovës
    shembëllyer në dtitaret e trenit në lëvizje

    ha –rro – je, ha –rro – je, ha –rro – je

    harro çdo sekondë orë minutë
    ditë javë muaj vite

    ha –rro – je, ha –rro – je, ha –rro – je

    lotët tronditjet buzëqeshjet
    hapat e parë, rëniet, sukseset

    ha –rro – ji, ha –rro – ji, ha –rro – ji

    është bajate të thuash
    që shpata nxjerr në treg zemrën
    por s’është asgjë dhe nuk do të jetë njësoj

    harroji madje edhe ëndrrat

    brenda qivurit të të kuq
    të veshur nga brenda me material të kuq dhe të zi
    shkojnë shpresat, ngashërimet dhe kujtimet
    janë fishkur marrëzitë dhe asgjë
    s’mund të të sjellë në jetë

    ndoshta një ditë do të buzëqesh përsëri
    Demetra me krahë të ulur


    TANTRA

    ke thënë
    do të mundja të shkruaja për ty një poezi
    të ketë në të nga të gjitha fjalët e dashurisë
    të pashkruara kurrë
    por kjo nuk e zëvendëson flladin e pranverës
    dhe dritën që ke në sy

    ne marrim frymë me të njejtin ritëm
    duke dhuruar dritën
    në çdo frymëmarrje
    dashuria jonë është kështu kaq e fortë
    që për shumë persona nuk ka sens
    e thelle, e pashpjegueshme
    vargane, bashkime të shenjta
    trup dhe shpirt
    forca jonë është art hyjnor
    bashkësi e vashdueshme
    me feminitet dhe mashkulli
    të gjitha fjalët e shprehura
    kur bëhen një

    shiko, në fund
    gjithçka është hyjnore

    * * *
    Zoti buzëqeshi duke krijuar një Tokë të bukur
    dhe ka qeshur djalli duke manipuluar zemrat e njerëzve
    dhe për këtë nuk dimë se çfarë të bëjmë, të pezullt,
    midis bukurisë dhe territ, të mirës dhe të keqes
    nuk gjenden udhë të drejta, endemi rrugës së gabuar
    në një shteg shkëmbor pa shenja
    ajo që dëshirojmë është në pritje diku nëpër ëndrra
    por nuk dimë si t’i gjejmë ato, ëndrra që duken shumë të largëta
    mendja e penguar fashit pëshpëritjet e zemrës
    dhe të pazotë biem në dëshpërim
    në kërkim të lumturisë, që ia mbath gjithmonë


    PERJETËSI

    Do doja të ishe këtu pranë meje
    për një moment përjetësie
    për një frymëmarrje, një vështrim
    përpara se të hedhësh në ajës
    zemrën time të lodhur
    lulon në këtë dritë mallëngjyese të pranverës
    të të prekësh do të thotë spektër në skajin e misterit
    fshehur brenda në shtatë vello të së vërtetës
    ngjyrat, parfumi dhe muzika diellore
    dhe mund të fluturosh si një zog
    edhe pse je thjesht një iluzion


    MIRËSEVJEN DITË

    më vje shumë keq
    për gjithë personat e mbyllur 
    në kafazin e jetës së përditshme
    jo të vetëdijshm për të patur krahë

    diku në largësi
    era është duke kaluar mbi ishuj
    varur në të kaltrën e mjellmët

    kur toka u përkiste të gjithëve
    jotja ishte gjithçka që të rrokte syri
    dhe sot ti thjesht ke falsifikuar ilizionin 
    e realitetit në një suprinë xhami

    ke nënë, babë, nipa, punë
    detyrimet, rrogat, argëtimet
    dhe kështu me radhë deri në pështirosje
    nuk ke kohë për asgjë 
    por koha është vetëm një mënyrë të menduari

    mirësevjen ditë
    oqeani i lumturisë
    flakërimë e shpresës
    mos lejo të të mbyllin në kafaz
    e lirë qysh në regëtimën e parë të natës


    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË