More
    KreuLetërsiShënime mbi libraE.L. Doctorow për “Lehtësia e padurueshme e qenies”

    E.L. Doctorow për “Lehtësia e padurueshme e qenies”

    Shkrim i botuar në 1984 në New York Times Review

    “Rrëfimi më ka mërzitur” shkruan Virginia Woolf në ditarin e saj më 1929, duke sugjeruar kështu se si mund të mbijetojë romani në shekullin tonë nga romancierët e sulmuar prej traditës së saj. Shkrimtarët kanë zgjedhur të shkruajnë tregime pa përmbajtje, pa personazhe apo pa iluzionin e kohës që kalon. E kanë përbuzur paraqitjen e jetës së vërtetë, ashtu sikurse kanë bërë piktorët gjysmë shekulli më parë. E kanë ngjeshur gjuhën e lindur, kanë krijuar të tyren apo kanë rishikuar idenë e kompozimit të së tërës duke i montuar librat porsi kolazhe.

    Në Shtetet e Bashkuara është shfaqur 15 apo 20 vjet më parë, mohimi i trillimit në të cilin autori me dashje theu leximin memesin (imitues) të tekstit të tij dhe këmbënguli në atë që lexuesi nuk duhet ta tejçojë historinë në zemër apo të besojë në qenien e personazheve të tij. Mohimi kishte përparësinë teorike të thyerjes së disa përafrimeve të kaosit dhe humbjes së strukturës në jetë. Ruajtja e subjektit të këtyre trillimeve u bë e pamundur dhe autori, për hir të sinqeritetit të tij, u bë i vetmi personazh në të cilin lexuesi mund të besonte. John Barth është një nga shkrimtarët që të vjen në mendje si ai i cili ka eksploruar mundësitë e kësaj strategjie dhe romancieri i shquar çek, Milan Kundera në librin e tij të ri Lehtësia e Padurueshme e Qenies vijon t’i gjejë ato mundësi të vlefshme.

    Pyetja më e arsyeshme për t’u shtruar është nëse as kjo traditë nuk është gati për t’u sulmuar. Mos nuk është shumë vonë për t’u rikthyer te Tomasi? A duhet të na thuhet nga vjen ai më shumë nga sa duhet të na thuhet nga vijnë foshnjat? Është një rrezik i pjesshëm i autorit që ndërhyn në tekstin e tij: Ai më e pakta duhet të jetë aq interesant sa personazhet me të cilët konkurron dhe se historia që përmbys, ose ne të na shfaqet i vetëkënaqur apo, më keq, dredharak, si ato kartonat e animuar ku një dorë tërheq një kafshë të vogël, e ngjyros dhe e shtyn atë drejt aventurave në rrugë.

    Edhe tani, në kohën tonë, historia e ka një shenjtëri. Duke qenë se ajo është  jashtëzakonisht e vlefshme për ne – aq e vlefshme sa shkenca apo feja – ndjejmë se e gjithë dhuna që i ushtrohet duhet, së fundi, të jetë në shërbim të saj. Eksperimenti i Virginia Woolf në shmangien e rrëfimit, Zonjush Dalloway, zbuloi një rrugë tjetër për ta ndërtuar atë apo ndoshta, një tjetër vend në të cilin ajo mund të ngjajë. Idea gjithnjë ka qenë për ta bërë atë të rrahë me rrahjet e zemrës së jetës.

    Le të rikthehemi te Tomasi. Z. Kundera e ka bërë atë një kirurg të suksesshëm. Në Pragë, në pranverën e 1968, kur Aleksander Dubçeku po tentonte ta bënte Qeverinë Komuniste Çeke më njerëzore, Tomasi i  shkruan një letër një gazete për të shtuar zërin e tij në një debat publik. Mandej pushtimi rus i Pragës, Dubçeku zëvendësohet, debati publik rresht dhe Tomasit i kërkohet nga autoritetet të firmosë një deklaratë duke u tërhequr nga mendimet e shprehura në letrën e tij. Por ai e di se sapo ta bëjë, nëse ngre sërish zërin ndonjëherë, qeveria do të publikojë atë reagim dhe emri tij mes qytetarëve çekë do të rrënohet. Kështu, ai refuzon dhe për papajtueshmërinë e tij, i kërkohet të firmosë një letër duke shpallur dashurinë për Bashkimin Sovjetik, përballë një mundësie të pamendueshme që të lërë mjekësinë dhe të kthehet në një larës xhamash. Ai shpreson që tani kur ka rënë nga maja, nuk do të ketë më rëndësi për autoritetet dhe ata do ta lënë të lirë. Çfarë ai zbulon është se tanimë, nuk ka më rëndësi për askënd. Kur pritej nga kolegët e spitalit që ai ta firmoste reagimin e kështu, ta mbante vendin e punës, ata e shihnin tërë hundë e buzë. Tani kur ai u deklasua për të ruajtur integritetin e tij, u bë një i paprekshëm.

    Gjëja e parë për t’u shënjuar rreth fatit të këtij personazhi është se kemi një shkëlqim oruellian: Për të shkatërruar Tomasin, është duke thënë z. Kundera, aparatet e fuqishme policore nuk kanë pse të shpenzojnë energjinë e kërkuar për ta torturuar atë. Është e nevojshme vetëm prania e një fuksi të dashur me një letër që duhet firmosur. Sapo oficeri i policisë të paraqitet, s’ka rëndësi përgjigja e Tomasit, jeta e tij rrënohet.

    Gjëja e dytë për t’u shënjuar është idea e rraskapitjes për të marrë një vendim kuptimplotë. Tomasi është një nga katër personazhet e lindur sinqerisht nga imazhet në mendjen e Z. Kundera. Të gjithë ata nga një miratim në tjetrin të paradoksit të zgjedhjeve që nuk janë zgjedhje, sigurisht të veprimit që i bën të padallueshme si pasojë e së kundërtës të tyre. Ai na paraqet Sabnën, një piktore, kur ajo po merr vendimin ta mbajë apo jo të dashurin e tanishëm, Franzin, një profesor universiteti. Franzi është fizikisht i fortë. Po ta përdorte forcën e tij në të dhe ta urdhëronte për gjësend, Sabina e dinte se nuk do ta duronte as për pesë minuta. Por ai është xhentil dhe ngase ajo beson se dashuria fizike duhet të jetë e dhunshme, Franzi i duket i mërzitshëm. Sidoqoftë, edhe nëse Franzi e bën, ajo ka për ta lënë.

    Personale apo politike, të gjitha qëndrimet në këndvështrimin e Kunderës shfaqen nga pak. Ai do të vrasë tre nga katërshja e tij dhe do të lejojë të katërtin të zhduket prej librit, me sa duket nga një lehtësi e qenies; por historia e tij e vërtetë, ajo së cilës i shërben me sinqeritet, është  ndërhyrja në mendjen e tij ashtu që të formulohet dhe të gjejë imazhet për historinë katastrofike të vendlindjes së tij. Paradoksi i identitetit ekzistencial të së kundërtës përshkruan një botë të pazgjidhshme në të cilën qeniet njerëzore janë të privuara nga një kontekst i përshtatshëm për njerëzillëkun e tyre. Autori që në mënyrë të dukshme ndërhyn në jetën e personazheve të tij dhe u tregon se si të imitojnë, sigurisht, qeveria që ndërhyn thellësisht në jetët e qytetarëve dhe u tregon se si të sillen. Tomasi, Sabina, Franzi dhe Tereza janë krijuar për të jetuar nën dy tirani, tiraninë bashkëkohore të Çekosllovakisë dhe tiraninë e dëshpërimit të z. Kundera.

    Lexuesit e librit të famshëm të autorit, Libri i të Qeshurës dhe Harresës do ta njohin këtu përdorimin e strukturës së lajmotivit, repertorin e frazave dhe trillimeve mes asaj që ai qarkullon dhe riqarkullon. Ata do të gjejnë të njëjtin ton ironik dhe brilant të shënimeve të boshllëkut të frikshëm të jetës nën Komunizëm në Evropën Lindore. Këtu është gjithashtu njohja e autorit me muzikën, shqetësimi i tij me Don Zhuanizmin, thuajse fiksimi i tij me vëmendjen që i jep trupit dhe veshjeve të vajzave. Dhe në majë, imazhi surreal: Stolat e parkut nga qyteti i Pragës, ngjyer në të kuqe, të verdhë dhe blu, tek notojnë pashpjegueshëm mbi lumin e Vlatvës. Sikurse Gabriel Garcia Marquez, z. Kundera e di se si të shkojë përtej historisë së tij dhe të rrotullohet pas në të dhe ta përshkojë sërish me një tjetër theks. Por proza këtu është më e tepërt dhe ulje – ngritjet e Garcia Marquezit nuk janë më ngjarje, por ide. Atje është një rrëmujë në prozë, më pak gjëra të jetës, aq sa duket se autori kishte vendosur të hidhte një mori sendesh të romanit, ato të veçantat, në Vlatva, pas stolave. Ky është një lloj i trillit konceptualist një brand – gjenerik, trill i patëmetë, të paktën në përkthimin e Michael Henry Heim. Z. Kundera nuk është i prirur të njësohet me ndjesinë e përvojës njerëzore, përpos rasteve kur na parapërgatit për mendimin e tij.

    Një temë e përsëritur në libër është se ideali i përkryerjes shoqërore është çfarë pashmangshëm shkakton probleme të qenies njerëzore, që dëshira për utopi të jetë e bazuar në sëmundjet e botës: aty nuk ka as revolucion, as totalitarizëm pa të. Kjo ide ka qarkulluar mes intelektualëve të Evropës Lindore në ekzil dhe ndoshta përvoja e tyre e hidhur u jep të drejtë për të. Por historia e revolucionit fillon, zakonisht, në dëshirën për të ngrënë apo për të marrë frymë e mandej në mendimin se njeriu duhet të jetë i përkryer. Dhe një dokument revolucionar si Kushtetuta Amerikane është e mbushur me udhëzime dhe standarde për jetën civile nën ligje të barabarta, dhe është vërtetë utopike, por idealet janë duke ruajtur hirin dhe duke na orientuar drejt pjesës sonë më të mirë, jo asaj më të keqe.

    Nuk është ekzaktësisht vetëkënaqësia apo rehatia që kërcënon Lehtësia e Padurueshme e Qenies. Shpërfaqja e mendjes së z. Kundera është vërtetë e frikshme dhe subjekti i shqetësimit të saj është thelbësisht alarmues. Por, lidhur me këtë subjekt, pse jemi të detyruar të çuditemi, ndërkohë që lexojmë, ku zënë vend krizat e besimit të tij, në botë apo në art? Përshkrimi i një universi ku të gjitha qeniet njerëzore, të pavendosura, zgjedhin muret… ndonjëherë sjellin teknikat e këtij romani nga një vepër e egos në tepri të sinqeritet që kërkohet dëshpërimisht. Mjeshtri i z. Kundera, profeti Kafka, s’mund t’ju ndihmojmë të kujtoni, shkroi një prozë konceptualiste të patëmetë në të cilën, gjithsesi, ai nuk shfaqet kurrë.

    Thënë e gjithë kjo, puna e rikonceptimit dhe ridizenjimit të romanit vazhdon përmes luftërave individuale të romancierëve në të gjithë botën, si një instikt i racës tonë. Çfarë është e mirë dhe e guximshme te z. Kundera është lufta e madhe për të mos qenë karakterizuar si një shkrimtar në ekzil dhe nga mosfunksionimi i shtetit të tij, ndonëse ata nuk rrinë pa e futur hundën  në historinë e Çekosllovakisë. Ai punon me dinakëri, zgjuarsi dhe mërzinë elegjiake për të shprehur “kurthin në të cilin bota është kthyer” dhe kjo do të thotë se ai do të rikonceptojë jo vetëm rrëfimin, por gjuhën dhe historinë e jetës së politizuar nëse do të pajtohej me eksperiencën e dimensionit të tragjedisë së tij. Kjo është në kundërshti të drejtpërdrejtë me problemin e shkrimtarëve amerikanë të cilët duhet të kujtojnë jo të shkruajnë për jetën sikurse të mos ketë asnjë kontekst politik. Ne mund të shpresojmë, me Milan Kunderën, mospranimin e njërit prej paradokseve të tij në zgjedhjet tona dhe zbulimin se asnjëri nuk të shpie në të njëjtin fund të lodhur.

    Përktheu: Andreas Dushi

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË