Një udhëtim i vërtetë zbulimi nuk do të thotë të kërkosh peizazhe të reja, por të kesh vështrim të ri.
Marcel Proust
Vështrim i përgjithshëm
Në kërkim të kohës së humbur, është një përsiatje e gjithanshmepër kohën dhe kujtesën emocionale, por njëkohësisht edhe për muzikën, pikturën, letërsinë, për artin në përgjithësi, për dashurinë dhe xhelozinë, për ekzistencëndhe ndjesinë e dështimit që ngjyros me tone pesimiste vizionin prustian. Koha e tij e romaneve takohet me kohën e vërtetëhistorike, me ngjarjet e mëdha të saj në Francë si Çështja Dreyfus, anitisemitizmi, Lufta I Botërore, ndryshimet e përditshmërisë dhe u bën atyre vend për t’i futur në atë univers të madh krijues.Ai është njëkohësisht rrëfim dhe dokumentar shoqëror, anketë psikologjike dhe kronikë poetike.
Sipas një ndërtimi ciklik në shtatë romane dhe një strukture të ndërlikuar, autori e mbështet unitetin rrëfimtar te përdorimi i vetës së parë, me të cilën ia del të ringjallë ecurinë e kohës që e ka shoqëruar: fëmijë i paqetë dhe i lidhur fort si i sëmurë me tëëmën, adoleshent vëzhgues, pastaj i ri borgjez dhe estet sallonesh… Për shkrimtarin, i vetmi mjet për tëgjetur kohën e humbur me anë tëpërdorimit tëndriçimeve të kujtesës së pavullnetshme,është tëhumbasëmes vuajtjeve deri në vdekje e tëshndërrohet në vepër arti. Duke e kuptuar se “ekziston, padyshim, tjetër gjë dhe jo hiçiqë mund të krijohet nëpërmjet artit”, ai orvatet ashtu si heronjtë e tij: shkrimtari Bergot, piktori Elstir, muziktari Vëntej, të “nxjerrë esencën e ndjesive tona për t’ua bashkuar ngjarjeve të mundshme të Kohës metaforike”.
Prusti ka krijuar një nga analizat e para të shoqërisë dhe të individëve që e përbëjnë atë, duke hartuar një anketë vetjake për të vërtetën e shpirtit njerëzor dhe të esencës së kohës. Gjeneza e motiveve në librat e tij është një proces i veçantë për formësimin e rrëfimit: gjithçka nis me fragmente shënimesh të shpërndara (fletoret e para), pastaj vjen bashkimi i tyre në njësi rrëfimtare me fletore të numërtuara. Për shembull, në një fragment shënimesh në fletoren 57 ai shkruan: “Unë do t’ia arrij, sepse e kam kuptuar që ka të vërteta në esencën e përbashkët të kujtimeve dhe kjo është ajo që dëshiroja të mësoja”. Duke njohur shoqërinëe lartë, aimundi tëjepte botën e vogël snobe tëkohës, ku borgjezia e pasur (rrethi i Verdyrenve) dhe aristokracia (Germantët) fillojnë të shkrihen e të barazohen. I ndjeshëm ndaj ndryshimeve që ndodhin në jetën e brendshme të njeriut, Prusti vuri re se te i njëjti individ dëshirat dhe pasionet u nënshtrohen fuqive të pavetëdijshme e imagjinaredhe mbeten relative e të përkohshme.
Për shembull, faqet e para të romanit Për Suaninme të cilin nis romani i madh Në kërkim të kohës së humburpërshkruajnë kujtesën e vdekur për kohën në Kombre (Combrey), në të cilin rrëfimtari kalonte pushimet e fëmijërisë, që ringjallet pak nga pak; krejt pjesa tjetër e tekstitpërbëhet nga kujtesa e gjallë që i solli atij mahnitja pas kujtimeve dhe rikujtimeve të kohës së ikur duke shijuar madlenën (një lloj ëmbëlsire e vogël me brumë në formë vezake) e zhytur në çaj. Dhe pak a shumë të gjitha librat e ciklit janë rindërtim i së shkuarës përmes kujtimeve.
Ndërtimi muzikor i frazave, përdorimi i hollë i imazheve dhe metaforave, fryma impresioniste e rrëfimit, teknika e monologut të brendshëm, karakteri i mbyllur i tekstit që e trasformon objektin e vet të dukshëm nëesencë të shkrimit, e bëjnë veprën e Prustit, fillimisht të pritur jo mirë nga kritika, një nga piketat themelore të historisë së letërsisë universale.
Shumë studime janë bërë për muzeun imagjinar të Prustit dhe për gjenealogjinë e ideve dhe ende vazhdojnë të zbulohen ide të reja në prozën e tijtashmë të shqyrtuar aq shumë. Si krijim i madh për një unë të prekshëm deri në skaj dhe tepër të vetëdijshëm, Në kërkim të kohës së humbur, është edhe territori i të gjitha ndjesive, i të gjitha pasioneve, i të gjitha debateve filozofike e social-politike, i modës, i zakoneve, i individëve tip dhe i grupeve shoqërore shumë të përcaktuara në kapërcyell tëshekujve XIX dheXX.
Vepra e tij na fton të pyesim për ekzistencën e vetë kohës, për relativitetin e saj dhe paaftësinë e njeriut që të kuptojë të tashmen. Një jetë rrjedh pa qenëtë vetëdijshëm për këtë fakt dhe vetëm një ndijim i rastësishëm: te Prusti shija e madlenës apo pengimi në kalldrëmin e hotelit të Germantëve etj., bëjnë që të brofë në vetëdijen e tij e kaluara me tërësinë e saj. Episode të tilla e mbushin me mrekullira Në kërkim të kohës së humbur dhe bëjnë të kuptosh se vetëm koha që ka ikur, ajo që ka humbur, ka vlerë. Nga lëvizja e mendimit prustian, sillen gjithnjë të dhëna të reja që shpien më vonë në riorganizimin e tërë tekstit ekzistues dhe kështu pafundësisht.
Redaktimi i “Në kërkim të kohës së humbur”
Prusti shkroi Fund (Fin), kur mbaroi së shkruari edhe tekstin e fundit të krejt ciklit romanor Në kërkim të kohës së humbur në pranverë të vitit 1922, por shtypja dhe korrigjimi i bocave para botimit bën pjesë në punën e fundme dhe ndonjëherë vendimtare të shkrimtarit për një vepër. Ja si i shkruan ai mes të tjerash botuesit Gaston Gallimard në qershor 1922: “[…] nuk mund t’ju them […] puna për ribërjen e këtij daktilografimi, në të cilin shtoj kudo dhe ndryshoj gjithçka, sapo ka filluar”.
Ai kishte botuar katër libra të ciklit: Du côté de chez Swann (Për Suanin), 1913, me tri pjesë apo vëllime, njëri prej të cilëve është Un amour de Swann (Kur dashuronte Suani), vënë në një shqipe të përsosur nga përkthyesi Edmond Tupja; À l’ombre des jeunes filles en fleurs (Nën hijen e vashave në lule të moshës), 1918, çmimi Goncourt 1919; Le côté des Guermantes (Për Germantët), me tri pjesë, 1920-1921 dhe Sodome et Gomorrhe (Sodom dhe Gomorr),me dypjesë, 1921-1922. Tre librat e tjerë u botuan pas vdekjes: La Prisonnière, 1923 (përkthyer Robinja nga Edit Dibra, përkthyesja e Prustit, një titull mjaft domethënës dhe i gjetur) – ai sapo kishte filluar së korrigjuari bocat e shtypshkronjëssipas tekstittë tij të hedhur në të pastërdhe u shua kur ishte duke përpunuarpër të disatën herë fragmentin për vdekjen e Bergotit;Albertine disparue (Albertina e zhdukur), 1925 dhe Le Temps retrouvé (Koha e rigjetur), 1927.
Libri i pare është himn për dashurinë e Suanit me Odetën; i dyti himn për rininë,por me një lloj qartësie dhe qetësie që dëshmojnëmë shumëpjekurinë e romancierit se sa realitetin e jetuar nga djali iri; i treti përshkruan betejën midis kohës së shkuar dhe asaj që është duke u jetuar, me zërin që ndryshon në pubertetkur papritmas seroziteti ende ngurrues do të shpërfaqet i lirëdhe gjithçka do tëlëkundet, vdekja do tështrijë tashmë hijen e saj tëerrët. Libri ka lëndë të ngjeshur dhe të gjitha episodet janë të lidhura; i katërti që në titull “vë në dukje simetrinë e dy qyteteve biblike dhe romani do të ishte disi i pakuptueshëm pa prologun në fund të pjesës së dytëtëGermantëve: Sodom dhe Gomorr I, domethënë takimi midis Sharlys (Charlus) dhe Zhypjë (Jupien)”, shkruan Antoine Compagnon në parathënie (Sodome et Gomorrhe, Gallimard, Paris, 1988, p.7) dhe qëështë një nga specialistët e veprës së Prustit; libri i pestëka vetëm dy personazhe Albertinën dhe Marselin me një aventurëtë çuditshme dashurie,një mrekulli krijuese, një vepër monumentale, simfoni, pikturë, poemë ku lulëzon në mënyrën më të përkryer stili prustian dhe qëu botua fill pas vdekjes së autorit. Për këtë libër, në fund të tetorit 1922 Prusti ende i shkruante botuesit: “Me përkushtimin që tregova për La Prisonnière (gati për t’u rilexuar), […] mirë do të ishte që të më dërgonitbocat e para që t’i korrigjoja; ky përkushtim, veçanërisht në gjendjen time të tmerrshme shëndetësore të këtyre ditëve, i ka shmangur disi prej meje vëllimet e tjera” (Marcel Proust, Correspondance, Gallimard, 1989, p. 90). Por vdekja i tejkaloi qëllimet e tij: ai diktoi, pastaj shkroi vetë ngaqë kishte vështirësi në frymëmarrje dhe mbaroi me penë në dorë kur ishte duke ripërshkruar me imagjinatë një vdekje tjetër, atë të shkrimtarit në libër; libri i gjashtëqëmbyll ciklin për Albertinën,nis me frazën për ikjen e saj, domethënë është një roman që zhvillohet “me një të munguar, në të cilin zotëron një tonalitet prej mugëtire (Anne Chevalier, Albertine disparue, Gallimard, Paris 1989, parathënia f. VIII), pjesa e parëe këtij romani paraqet një dhomë zie me perde të ulura. Kështu lexuesi e ndjek këtë historitë plotë; i fundit, domethënë i shtatiLe Temps retrouvépërshkruan ngazëllimin e krijuesit si një privilegj që transfiguron një ekzistencë, e cila fillimisht i është kushtuar vuajtjes.“Shkrimtari është përkthyes i veprës që mbart brenda vetes”, thotë Prusti, dhe e fton lexuesin që të zgjojë unin në kërkim të botës së vërtetë.
Le të rikthemi paksa te La Prisionière, qëështë libri i parë i botuar pas vdekjes së Prustit dhe përuron serinë e tre librave të mbaruar, por pa korrigjimet e tij përfundimtare në bocat e shtypshkronjës. Ai pa vetëm fillimin e tekstit të daktilografuar sipas dorëshkrimit tëtij e që e ngarkoi me shënime. Me përpunimin e fragmentit për vdekjen e Bergotit përpara tablosë Pamje nga Delfti e Ver Meer-it (Jan Vermeer), autori thekson “idenë e rrugëtimit të shkrimtarit drejt vdekjes, që ndryshon nga rrugëtimi i kundërt i veprës së tij që shkon drejt pavdekësisë. Fitorja e artit ndaj vdekjes fizike”, shkruan Jean Milly në parathënien e romanit La Prisonnière. Pra, botuesi u përball me shtesa dhe ndreqjetë shumta, por megjithatë e vendosi botimin e tij në një kohë sa më të shpejtë. Aq më tepër që një frazë e shkurtër në fund tëSodome et Gomorrhe II lajmëronte emrin e Albertinës. Futja e romaneve për Albertinën në vazhdimësi të tekstit kryesor, përuruar nga vetë autori, ishte një lehtësim i madh për botuesin. Imagjinata e Proustit në këtë libër ka krijuar episode madhështore.
“E ndehur tërësisht mbi shtratin tim, me pamje tënjë natyrshmërie që nuk mund të sajohet, fytyra e saj më dukej sinjë degëz e lulëzuar që e kishin vendosur atje, dhe në të vërtetë kështu ishte: pushtetin e ëndrrës që e kisha në mungesë të saj, e rigjeja nëato çaste që i ndodhesha pranë, sikur duke fjetur ajo ishte kthyer nëbimë. […] Dëgjoja këtë flurim shushuritës, të mistershëm,tëëmbël si një puhi deti, përrallor si dritë hëne, që ishte gjumi i saj. […] Ajo që përjetoja atëherë ishte një dashuri përpara një gjëje aq të kulluar, aq të palëndët dhe aq të pakuptueshme si të kisha qenë para krijesave pa frymë që janë bukuri e natyrës” (La Prisonnière, GF Flamarion, Paris, 1984, f.162).
Mendimi kritik
Në sajë të shkrimit,Prusti propozon botën e tij duke rikrijuar kohën, atë që gjithnjëi shpëton vëmendjes sonë.“Kjo metaforë apo ky model i romanit si peizazh, sinjë territor që e njohim vetëm duke ecur, krijon një fenomenologji të tërë leximi. Përgjatë tridhjetë ose pesëdhjetë faqeve të para të një romani lexuesiështë i hutuar dhe zakonisht ndihet ipështjelluar, i mungojnë pikat e referimit, nuk e di se ku do të shkojë. Pastaj bota e romanit i bëhet më e afërt:lexuesi ndërton një model pritjeje që ecuria e intrigës e vërteton dhe e korrigjon; ai ndihet përherë e më tepër në shtëpinë e vet. Por përvoja fillestare dhe paksa e lodhshme- një ndjesi çorientimi, humbjeje referimi, ndoshta edheankthi,ashtu si ndodh kur ecim me kujdes në një shtëpi të kredhur në errësirë, apo në një qytet të panjohur – është e paçmuar” (Antoine Compagnon, Proust, la mémoire et la littérature ‘Prust, kujtesa dhe letërsia’, Collège de France, Odil Jacob, Paris, 2009, p.15).
Kritika ka shkruar se romani modern fillon me Prustin. Duke thyer modelin me nocionin e intrigës,ai shpik një mënyrë të re të shkruari; në bazë të kujtimeve e meditimeve të rrëfimtarit ndërtohet një univers i madh fiksional. Struktura e ciklit të romaneve me një titull përgjithësues e dëshmon më së miri këtë. Temat qarkullojnë sipas një harte me peizazh gjithëstinor dhe një loje lidhjesh që përafrohet me poezinë filozofike të fjalës. Prusti donte tëjepte jetën në lëvizje pa ndonjë rregull tjetër, veç atij të luhatjeve që karakterizon kujtesën emocionale. Ai ka lënë portrete të papërsëritshme, ka krijuar vende tëreja me imagjinatë, ka dhënë ide të reja përmes imazheve të mahnitshme të një kohe të rijetuar. “Uni ynë përbëhet nga mbivendosja e gjendjeve tona të njëpasnjëshme. Por kjo mbivendosje nuk është e palëvizshme” (Albertine disparue, Flamarion, Paris, 1989, f. 126).
Më shumë se dyqind personazhe marrin jetë nga pena e tij duke përshkruar katër breza. Autori rikrijon vende kujtimesh, bukurish, vende që lidhen me fëmijërinë në Kombreapo në sallonet pariziane me mjediset aristokratike dhe borgjezeplot dëfrime, të përshkruara nganjëherë me një penë të mprehtë prej rrëfimtari ironik. Ky teatër social frymëzohet shpesh nga njerëz të vërtetë, për të cilët Prusti krijon portrete të paharrueshme, por që nuk uafsheh as tiparet komike, veset, dobësitë, çoroditjen. Personazhet që sjell ky vërshim shkrimi prustian, të cilët kanë tipare dhe karaktere të ndryshme, i janë nënshtruar provës së kohës. Kështu në kërkim të kohës së humbur është shndërruar në tablo të gjallë të epokës.Me personazhet si:Odetë, Suan, Zhilbertë, Orianë, Shën-Lu, Morel, Madam Verdyrën, princesha Germante, Albertinë, Sharlys, krijohet një lidhje dhe vazhdimësi nga romani në roman. Njëri prej personazheve, Sharlys (Charlus) është kthyer në hero i fiksionit botëror. Mendje e çuditshme, i mbrujtur me paragjykime feudale, por edhe me kulturë europiane (një emision radioje i këtij viti e quajti “mesjetari i kohëve moderne”), ai është mbase personazhi i parë homoseksual i letërsisë. Prusti është një ndër romancierët e parë europianë që e trajtoi homoseksualitetin në veprën e tij si fenomen.
Koha nuk ekziston as në të tashmen, as në të ardhmen, por vetëm në të shkuarën, kuptimi i vetëdijshëm i së cilës është i afërt me vdekjen, thotë Prusti. Zbritja në shkallaren e Germantëve, gjatë së cilës rrëfimtari nuk i njeh menjëherë ata që kanë qenë bashkëkohës të tij, simbolizon pamundësinë për të parë kohën që kalon mbi ne ashtu edhe mbi të tjerët. Vetëm vetëdija e kohës që ka ikur arrin tëna japë ndjesinëe përditshmërisë së copëzuar.Me këtë vizion Prusti donte t’i shpëtonte ligjit të kohës për të mbërthyer me anë të artit realitetin e fshehur në pavetëdije e të “rikrijuar” nga kujtimet tona.Dhe ne i dëgjojmë e i shohim përmes fjalës së tij kambanoret e Martinville-t, bisedat dashurore të Suanit apo vallen e kokave te Për Germantët…“Irealiteti i tij nuk qëndron vetëm te fakti se ai e shndërronnëstrehëtë errëtdhe të dashur për lexuesin, por edhe te dyzimi. Ai është jo vetëm hero dhe aktor, por edhe shikues i veprimit të tij. Unit empirik që sapo përshkruhet, i kundërvihet uni përtejshqisor (transcendantale) që bën të mundur njohjen nga ana e tij të unit objekt dhe unit qëështësubjekt i perpektivës së rrëfimit” (Jean-Yves Tadié, Proust et le roman (Prusti dhe romani), Gallimard, Paris, 1971, f.31).
Prusti e pagëzon sonatën e kompozuar nga Vëntej si himn të dashurisë së Suanit për Odetën në romain Un amour de Swann. Kjo përgjigje në një letër tregon se sa mbresa të thella kanë lënë Suani dhe Odeta te lexuesit: “Zonjë, Ju deshët të dinit se si duket Zonja Suan e moshuar. Nuk është shumë e thjeshtë që ta përmbledh me pak fjalë, por mund t’ju them se ajo është bërë më e bukur.
Kjo gjëshpjegohet sidomos me atë që ndodh në moshë tëpjekur. Odeta mënë fund u zbulua ose u shpik. Një fizionomi vetjake, një karakter i qëndrueshëm, një bukuri e veçantë. […] Dhe mbi tiparet e saj tëçrregullta që për një kohë të gjatë u dorëzoheshin tekave të rastit […], ajo vuri këtë tip të palëkundur si një rini të përjetshme (Proust, Tekste, Aneks n.1, Gallimard, Paris,1989, f.45).
Analiza e snobizmit dhe e shoqërisë aristokrate dhe borgjeze të kohës së tij e bën veprën e Prustit një pyetje të madhe rreth shkaqeve shoqërore të formësimit tëindividit dhe të lidhjeve të tij me të tjerët, që janëinstrumente të ngjitjes apo të rënies. Ai është moralist, “Por një moralist që ndriçon me një ironi të pamëshirshme veset tona më të fshehta, dashuritë tona më foshnjarake […] Kështu, filozofia bashkëkohore e Prustit, lidhet me një inteligjencë të pavullnetshme, e ngjashme me vullnetin e Qenies, e cila shqipton qartë në imagjinatë ndjeshmërinë, me të cilën përbëhet thellësia e kujtesës. […] Jeta sekrete e njeriut është roman; një roman i shkruar përjetësisht në trurin e tij […] (Julia Kristeva, Koha e ndjeshme, Gallimard, Paris, 1994, f. 5, 598).
Ashtu si Balzaku, Proust-i ka ditur të krijojë një botë imagjinare, të populluar me personazhe që njihen sot si tipa, në të cilët mishërohet një karakteristikë e veçantë si: ambicia, çinteresimi, epërsia, rrëmbimi, dashuria, xhelozia, zemërimi, mondaniteti, plogështia… Gjithë vepra e tij shquhet për humorin e saj dhe përdorimin e metaforës. “Me shtatë librat dhe vëllimet përkatëse me rreth 3724 faqe (sipas botimeve) À la recherche du temps perdu, romani kryevepër më i gjatë në botë të llahtaris”, thotë Daria Galanteria, shkrimtare italiane dhe profesore e frëngjishtes në universitet. Romanet prustiane mund të lexohen sipas radhës, por edhe të veçuar.
Stili i tij i të shkruarit të kujton shpesh stilin e të folurit, i karakterizuar ndonjëherë nga një frazë e gjatë “që të shastis me shpjegimet në kllapa qëe mbajnë paksa në ajër si ballonat, marramendëseme gjatësinë e tyre, duke të futur në një rrjet ndodhish aq tëngatërruara, sa do tëmbeteshim tështangurnga muzika e saj, nëse nuk do tëna tërhiqte papritmas ndonjë mendim injë thellësie të panjohur. (Charles Dantzig, Dictionnaire égoïste de la littérature française, 2005, p. 700), porsipas “ritmit të një zhdërvjelltësie të pafund. Ai e pasuron tekstin e tij edhe me fraza të shkurtra, sepse ideja e përgjithshme se proza e Prustit përbëhet vetëm nga fraza të gjata është e gabuar (sikur, veç kësaj frazat e gjata të ishin një e metë)”. (Georges Cattaui, Proust, Dictionnaire Laffont-Bompiani, t.III, 1990, p.794).
Gjenia e Prustit qëndron te stili i tij, te fjalitë e gjata, që ndjekin spiralen e krijimtarisë, por edhe të gjendjes së tij shëndetësore, sipas disa studimeve psikanalitike të veprës. Kritika ka arritur në përfundimin se cikli i romaneve Në kërkim të kohës së humbur përfaqëson ripërtëritjen e përvojës letrare, një përpjekje pak a shumë metafizike dhe përbën bashkë me veprat e autorëve të mëdhenj të shekullit XX një etapë themelore në formësimin e prozës bashkëkohore.
Vlerësimi
Për romanin Në kërkim të kohës së humbur (À la recherche du temps perdu) janë shkruar më shumë libra dhe studime se për çdo shkrimtar tjetër francez. Ai është krahasuar me Montenjin (Montaigne). Madje André Gide (Zhid), pasi botoi Prusti librin e dytë shkroi se “për të kuptuar Prustin duhen lexuar Saint Simon dhe Montaigne”.
Eshtë skenarizuar për film gjithë cikli romanor dhe vepra të veçanta të tij, madje njëra prej tyre ka shërbyer si libret për balet.
Me kalimin e kohës Prusti është shndërruar në një nga autorët madhorë të shekullit XX dhe në botë mbahet si njëri nga autorët më përfaqësues të letërsisë frënge në të njëjtën shkallë si Dante, Shekspiri, Servantesi, Gëte, Folkneri në vendet e tyre dhe identifikohet me thelbin e asaj që quhet letërsi.
“Në sajë të artit, në vend që të shohim vetëm një botë, tonën, ne e shohim atë të shumëfishuar, dhe sa më shumë artistë originalë që të ketë, aq botë do të kemi, të ndryshme nga njëra-tjetra, si ato që udhëtojnë në pafundësi dhe që shumë shekuj më pas kur ka shteruar burimi, nga i cili ka ardhur, burim që quhet Rembrandt apo Vermeer, na dërgojnë ende dritën e tyre të veçantë.” (Proust, Le Temps retrouvé ‘Koha e rigjetur’, Gallimard, Paris, 1989, f.75).
Mes autorëve dhe kritikëve të panumërt mund të përmenden: Antoine Compagnon, Jean-Yves Tadié, Gilles Deleuze, François Mauriac, Julia Kristeva, Maurice Blanchot, Albert Thibaudet, George Poulet, Philipe Sollers, Samuel Beckett, George Picon…
Ka një çmim të quajtur Marcel Proust.
Shumë ngjarje letrare, artistike dhe kulturore mbajnë emrin e tij.
Prusti po përkthehet edhe në shqip. Mendoj se ai duhet të futet në programet e Universitetit të Letërsisë për ta pasuruar horizontin e lexuesve të rinj me vizionin e një shkrimtari qëtashmë ipërket imagjinatës kolektive të njerëzimit.