More
    KreuÇmime“Dal e transformuar dhimbshëm nga të gjithë librat e Han Kang”: Lexuesit...

    “Dal e transformuar dhimbshëm nga të gjithë librat e Han Kang”: Lexuesit e Han Kang mbi romanin e saj “Vegjetariania”

    The Guardian pyeti disa nga lexuesit e nobelistes Han Kang se çfarë mendonin për veprat e saj. Në vijim, një pjesë e përshtypjeve që u ka lënë atyre romani “Vegjetariania”.

    “Dal e transformuar dhimbshëm nga të gjithë librat e Han Kang”

    Lexova më së pari “Vegjetariania”. Mu duk subversiv, poetik, i errët, i dhunshëm dhe shumë i vërtetë. Ishte diçka si asgjë tjetër çfarë kisha lexuar më para dhe dukej sikur qendronte në një ligë më vete.

    Është një libër thellësisht feminist, thjesht ngase është një libër thellësisht human që merret me një grua e cila shkëputet prej gjithçkaje të njohur ndonjëherë për të: familjes, bashkëshortit, gjithë shoqërisë. Ishte një lexim transformues.

    “Human Acts” ishte tramuatizues në menjëhershmërinë e vet – ishte rrënqethës dhe i dhunshëm dhe ndihesha sikur isha aty, me ato studentë (gjatë protestave studentore të 1980). Dal e transformuar dhimbshëm nga të gjithë librat e Han Kang

    Duke folur për të me këdo që dëshirontë të dëgjonte, isha vërtetë shumë e emocionuar të shihja që fitonte gjithë këtë njohje. Është një zë unik që meriton të dëgjohet kudo në botë.

     Mia Kovačić, 34 vjeç, Drejtoreshë Komunikimi, Paris


    “më bëri të lotoj për fuqinë e mirësisë”

    Shkova në Skiathos, Greqi, këtë vit dhe mora “Greek Lessons” me vete. Ia kam rekomanduar kaq shumë njerëzve që atëherë, duke thënë se asgjë nuk ndodh, por gjithçka ndodh… më bëri të lotoj për fuqinë e mirësisë”.

    E radhës ishte “Vegjetariania”, të cilën e kisha në raftin e librave prej vitesh. Atë e lexova në trenin për në Londër dhe e përpiva brenda ditës. Thotë gjithçka dhe gjithçka ndodh.

    Të shkruarit e saj është magjepsës dhe urgjent dhe i vërtetë. Është një grusht fytyrës dhe jam kaq e lumtur që e kam gjetur veprën e saj.


    “më kanë lënë gjithmonë imazhe intensive në mendje”

    Veprat e Han Kang ngushëllojnë pikëllimet e historisë dhe shoqërisë bashkëkohore koreane. Jam qetësuar prej tyre dhe jam ndikuar nga rrëfimet e tyre, të cilën më kanë lënë gjithmonë imazhe intensive në mendje dhe më kanë ndikuar në të shkruar dhe të vizatuar. Si errësira e pafundme dhe vetmia te “I do not bid farewell”, apo shpresat e privuara dhe dëshirat e gabuara të “Human Acts”.

    Isha duke studiuar në Londër herën e parë që lexova “Vegjetariania”. Kur e përfundova librin, u ndjeva sikur kisha parë një vepër arti vizual bashkëkohor – trupëzoi vizualizimin e fuqishëm të rrëfimit të vet. Më shtrëngoi, fort.

    Një prej forcave të mëdha të romaneve të saj është vënia në pah e jetëve të paprekshme të njerëzve të vegjël përmes historisë dhe shoqërisë koreane, pikëllimet shoqërore dhe historike dhe agonitë e tyre që shpesh shpërfillen. Ajo kap zërat, dhe qëndresën, e njerëzve të brishtë – individëve që kanë luftuar për ekzistencën e tyre.

    Noah Kim, 33, vizaton ilustrime dhe shkruan tregime të shkurtra për libra fëmijësh, Seul, Korea e Jugut

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË