More
    KreuLetërsiShënime mbi libraAndreas Dushi: Shtegtimi i Dante Alighierit në gjuhën shqipe

    Andreas Dushi: Shtegtimi i Dante Alighierit në gjuhën shqipe

    Sigurisht, për shumëkënd, Komedia Hyjnore në shqip lidhet drejtpërdrejt me emrin e përkthyesit të njhur Pashko Gjeçi çka është e drejtë dhe krejt e përligjur pasi në vitin 1960, shtëpia botuese Naim Frashëri e botoi të plotë këtë kryevepër nën përkthimin e tij. Vlerat, saktësia dhe besnikëria e këtij përkthimi nuk mund të jenë dhe nuk janë objekt i këtij shkrimi: për to ka folur vetë shoqëria Dante Alighieri duke e quajtur si një ndër tre përkthimet më të mira të Dantes kudo ai është përkthyer.

    Përgjatë viteve pasardhëse, përkthimi i Gjeçit do të ribotohej shumë herë, në Shqipëri nga Naim Frashëri deri pas rënies së komunizmit si dhe në Kosovë nga Rilindja (botimi i 1981 redaktuar nga Ali Podrimja). Së fundmi, me rastin e Dantedì  (25 mars), shtëpia botuese Onufri e risolli, shoqëruar nga një parathënie e Ismail Kadaresë dhe një studim i Natalino Sapengos.

    Përveç vlerës në rrafsh gjuhësor, ky përkthim ka edhe një vlerë të madhe në rrafsh historik pasi është, sikurse e thamë, i pari përkthim i plotë i veprës. Por kjo nuk do të thotë se më përpara, përkthyes të tjerë nuk kanë provuar ta sjellin në shqip këtë kryevepër. Kështu që në vijim, po paraqesim një udhëtim të shkurtër në mënyrë kronologjike të disa prej këtyre tentativave, qysh nga fillimi, deri në botimin e plotë të veprës. Kjo edhe për të treguar se nuk ekziston një lidhje organike mes ardhjes së Dantes në shqip për herë të parë dhe ardhjes së fashizmit, sikurse studiues të ndryshëm kanë pretenduar.

    Në essenë Dantja i pashmangshëm, Kadare thotë: Sipas Ernest Koliqit, danteolog dhe shkrimtar shqiptar antikomunist, i ikur nga Shqipëria fill pas kapitullimit të Italisë, përkthimet e para të Dantes, copa nga “Komedia Hyjnore”, “Jeta e re” dhe “Gostia”, u përkthyen e u botuar në shekullin XIX, nga arbëreshi Luigi Lorecchio. Në vitin 1900 u përkthye Kënga e pestë e “Ferrit”, nga Sokol Baçi, shqiptar erudit nga Mbishkodra. Ndër të parat përkthime, fill pas pavarësisë dhe kaosit shqiptar, ka qenë Kënga e njëmbëdhjetë e “Parajsës” (Shën Françesku), prej Pater Vinçens Prennushit, poet e dijetar, vdekur tragjikisht më pas në burgjet komuniste. Në vitet ’30 ndodhi shpërthimi i Dantes me përkthime e përkthyes të shumtë, ndër të cilët u dallua vetë Ernest Koliqi.[1]

    Në këtë citim, Kadare e ka fjalën për shkrimin Dante e noi Albanesi të Ernest Koliqit botuar në vitin 1965 te Shêjzat[2]. I gjithë ky numër i asaj së përkohshmeje i është kushtuar pikërisht Dante Alighierit me rastin e 700 vjetorit të lindjes së tij. Në brendi, bëhet i njohur për shqiptarët jashtë atdheut përkthimi i plotë i realizuar nga Gjeçi, duke i bërë edhe jehonë. Autorë pjesëmarrës janë vetë Koliqi, Martin Camaj, Giuseppe Gradilone, Nos Qirjaku, Karl Gurakuqi dhe Atë Giuseppe Valentini.


    [1]  Kadare, Vepra 18, Shtëpia Botuese “Onufri” fq. 364.

    [2]  Ernest Koliqi, “Dante e noi Albanesi”, “Shêjzat”, IX, nr. 9-10, 1965, fq. 321 – 326


    Përkthimi i Luigi Lorecchios

    Bazuar këtu, e orientuam kërkimin tonë drejt gjetjes së atij përkthimi, të parit, kryer nga Luigi Lorecchio. Bëhet fjalë për librin Antologia Albanese përgatitur nga de Rada. Aty është, në dy gjuhë, italisht dhe në gjuhën e Arbëris, përkthyer nga Lorecchio Kënga I e Ferrit. Në vijim po paraqesim veç një pjesë të shkurtër prej saj, edhe si një dëshmi të mënyrës se si është shkruar shqipja nga arbëreshët e asaj kohe:

    Ka pissa e Dantit. Kenka e paar pëjerr ndë gjuugh t’ Arbërès[1]

    E gjoghes s’aan tek gjîmsa e õômìt

    m’u ndòõa mbrènta te ñë piilj e erret,

    se ûõin e mbaar e kìša bìérrur.

    Bobo cë pûne e reend ! oo për mê thëën

    sa ajo piilj iš e égkër ej e krèšk,

    kë vet ndë ni kuljtòñ ntenet drea.

    Eiõur oo! sâ pak vëdekia e škón :

    po të mîatë të tièra se të Ɛë fiil,

    të tierat kë me ñògha u dùa thóom.

    Të rrëfieñ sì u këghassa nkë dii miir

    piòt gjuum si išia tek aí momènt

    kûr ûõënë e drèkjtë e patta ljëën.


    Përkthimi i Sokol Baçit

    Vetëm pak vite më vonë, Sokol Baçi, shqiptar erudit nga Mbishkodra sikurse na thotë Kadare, do të jetë ai që do të marrë guximin për të përkthyer dhe botuar një tjetër pjesë të Komedisë Hyjnore. Bëhet fjalë për Këngën V të Ferrit, vargjet nga 88 deri në fund:

    Saggio di traduzione in Albanese[2]

    di una parte del V CANTO DELL’ “INFERNO” DI DANTE[3]

    Kalzim

    Dantia ishte me Virgilin n’ rèth t’ dyt t’ Ferrit kû gjinden t’ flhightit, t’ zilt jan paa práa hiedh e mundue prej gnieers t’ rebt fort. Ktù paa dy vet qi shkoishin bashk: Francesken prej Rimini e Paloken Malatesta; i thiri e Franceska alzoi t’ dhèmshmen istorien e vet[4].

    Vjersha

    Niiri i kandshem e i but, qi gjalh halaa

    Erdhe me gjet ne kèt burgh me te kqija plot

    Nee, qi token me gjak gni dit kem laa,

    Me naa pas nepak n’ hiir i Madhi-Zot,

    Kishim me e lut per tyy, sî per pagj tanne

    Massi per t’ zhezhen ton kaq po derdh lot.

    Mii ckà me ndii me fol tyy fort po t kanne

    Na po ndighioim, po flasim sî qef kee

    Tesh qi sikur po dan eera po prâne.

    Gjindet qyteti i em n’ t’ zilin kam lee

    N’ bregh t’ deetit, shi m’ gnat vend ku Pohi shghrehet

    Me lumet tjer, qi i mledh dhee neper dhee.

    Dashtnija qi me i her zhemers i qepet

    E kapi ket per t’ bukrin trupin t’ im

    Qi bora, me c’ mndyr gjaku halaa m’ zehet.

    Kush â dasht per paa dasht nuk kaa peshtim;

    E vet praa me te zuna i kaq miksii

    Qi, si po shef, as tesh s’ mund t’ m’ qes n’ harrim.

    M’ gni soi deket naa coi ne kiò dashtnii,

    E e pret Kaina atè qi naa maroi.

    Gniketo fjal prej tyne kiene ndii.

    Prej biseds t ktyne shpirtne ndrova boi;

    Fort u trishtova, e mec me krye ner kam

    Saa m’ pueti Beitagija[5]se c’ mendoi.

    Une pergjegja me gni t’ madhe sham:

    Oh saa mendime t ambla i cuun kta t’ shkret,

    Oh saa dishiir, n’ ket t’ zhii marim, oh c’ nam!

    Mandei prej tyne u solha e fola vet

    E filhova: Franceska e zhezha jote

    Ma derpton zhemren an per an si zhggjet.

    Por deh! m’ kalzò: Kuur gneni tjetrin dote

    Me zhemer vec, dashtnija n’ c’ mndyr e si

    U zhblue qi halaa jasht s’ u diftote?

    E mue ajò: Kurgjâa maa keq, o ti,

    S’ asht se ditt e ghazhmendit me kuitue

    Kuur keem raa posht: Zhotnija[6] i jot e di.

    Per massi ranzen ti dishron me zhblue

    E dashtniis on, e t’ kande fort me e dit

    Un tuj fol e tuj kjaa kam me t’ diftue.

    Rishim e kndoishim bashk per qef gni dit,

    Si Lancilotti mas gni vaizhs sharroi;

    E halaa shoqi-shoit shkndii si kem qit.

    Tui kndue gneni tjetrin shpesh filhoi

    Me kqyr; ftyra si lakena na u bâa,

    Por gni vetim kjè ajo qi na zhaptoi.

    E si e bukura buzh kuur mrim me paa

    Prej gni ashikut aq t’ ndezhun puth kjè e lmuu,

    Ky qi prej mejet kurr s’ kaa me ken daa,

    Tuj u dridhun ma puthi ghojen muu.

    Galeotti[7] emnin librit ja kaa lan,

    E maa c’ at dit nuk muitme n’ te me knduu.

    Gnera hije ktà t’ dhimshme fjal tuj than

    Tjeters sî ghurra i shkoishin lott saa t’ mek

    M’ raa mue, sikur t’ ishe shpirt tuj dhan.

    E raash sikur rzohet trup i dek.

    Edhe në numrin e sipërcituar të Shêjzave është paraqitur ky përkthim, bashkë me një shënim nga redaksia të cilin po e japim të plotë për ta njohur se kush është përkthyesi:

    Nji provë përkthimi mjaft e interesantshëme gjindet në La Nazione Albanese (Vjeti IV – Num. VI – 31 mars 1900) t’Anselmo Lorecchio-s nënshkrue Sokol Baazi. Mbas gjase auktori âsht Kola i Sokol Bacit. Sokol Baci, burre në zâ kah fillimi i këtij qindvjeti, vojvodë i Grudës, ishte adjutant i Krajl Nikollës të Malit të Zí. Gruda bante pjesë, nonse shqiptare, me principatën e Gospodarit të Cetinës. Kolë Baci, i biri, kreu studimet universitare në Romë e syzimi letrar qi po parashtrojmë dishmon se në rinín e vet merrej me gjuhë shqipe e me letrësi.

    Ky asht nji hartim në të cilin vrehet qartas shkalla bukur e naltë ku para 65 vjetve kishte arrijtë zhvillimi i shqipes letrare. Sot na shofim në të disa të mbeta: përdorim fjalësh turqishte, kumbim rimesh tepër të rendomta, nji farë vishtirsije në rrotullime të perjudhave, por duhet marrë parasysh se asokohe ishim ende në fillesë të përpjekjeve letrare. Asgjâmangut kjo copë e Komedís Hyjnore, sjellë në gjuhë t’onë, dallohet për nji zotsi të rrallë në te hartuemit e vargut njimbëdhetërrokësh e për nji njomsi shprehjesh idiomatike qi i ep përkëthimit nji shije të thjeshtë shqipe. Tue mendue kohën kur u botue, kjo cope, nonse me disá të mbeta, na çuditë për shkathëtín shprehse të saj.


    Përkthimi i Atë Vinçens Prennushit

    Më pas, për më tepër se dy dekada, asnjë pjesë nga krijimtaria e Dante Alighierit nuk botohet në shqip. Bazuar në bibliografitë e Bibliotekës Kombëtare, rezulton se vetëm në vitin 1926 në të përkohshmen Zani i Shna Ndout do të lexohej sërish në shqip Komedia. Tanimë është Kanga XI, Parrizi[8] ku tregohet takimi i Poetit me Shën Françeskun. Ajo botohet e ndarë në gjashtë numra të së përkohshmes: nr. 5, 2 maj, 1926, fq. 75- 77; nr. 6, qershor, fq. 90 – 92; nr. 7, korrik, fq. 106 – 109; nr. 8, gusht, fq. 122-125; nr. 9, shtator, fq. 138-140; nr. 10, tetor, fq. 158-161. Si hyrje, mes të tjerash, shkruhet:

    Komedija Hyjnore e Dantit në giûhë shqype? A s’vsht nji guxim?

    T’a thrrasë bota letrare gjith si të duen ket hapin t’one, na, pa pasë nevojë per tash me u zblue tjerve çka me dashtnì e cene e me nji vullndet të çeliket veprohet nen hijet e paqta të kuvêndeve per të bëgatun t’ amles giûhe amtare, kemi dà e ç’ me ket Numer po nisim me botue, sa per shijim t’ksajë veper pernjimênd madhnueshme e pse gjindena mrênda rrethit të Kremteve shtate qindvjetore të dekës së Sh Franceskut, Kângen e XI të Pjesës III të Komedis Hyjnore në të cillen flitet giatë mi jeten e veprimin e kti Patriarkë Shêjt, masi paraqitet në tê me nji perftyrim te kand shem vendi ku u lè Shêjti si nji diell, të larguemt e tij prej ba bet tuej u lidhë me vobsi si më kunorë, të mkamunt e Urdhnit franciskan, pranimi i rregullës prej dy Papve, dishiri i martirizimit, shty prej të cillit del para Sulltanit me predikue, të kthyemt e tij n’ Itali, te mârrunt e varrve e deka e lumnueshme qi ky Shêjt bâni.[9]

    Pra, përkthyesi nuk bëhet i njohur. Pak vite më vonë, kur Padër Vinçens Prennushi boton vëllimin poetik Gjeth e Lule, në fund shton edhe këtë përkthim, çka na tregon se është pikërisht ai përkthyesi. Në vijim po paraqesim pikërisht variantin e gjendur në këtë libër, pasi kemi të bëjmë me një botim të mëvonshëm dhe të rishikuar prej përktyesit.

    Përkthimi është i plotë, pra e gjithë Kënga, por ne po paraqesim një pjesë të saj, nga vargu 37 deri në 111.

    PARRIZI[10]

    Kângë IX

    QIELLA E DIELLIT – SHPIRTENT E DIEJSHEM

    37 Njani n’ dashtní desht serafimësh t’ flakoje,

    E tjetri qi mî tokë per dije t’ishte

    Dritë kerubike, qi gjithkah t’ndritoje.

    40Per njanin due ktû t’ flas: nji vlerë po kishte

    Si njani tjetri, kêdo t’ nisësh me çmue;

    P’r’ i qellim veprash Zoti t’dy i grishte.

    43T’Tupinit n’ mjes e t’ujit qi tu’u lshue

    Prej kodre t’zgiedhun bjen t’Ubald, t’ bekuemit,

    Nji moje e frytshme mali gjindet shtrue,

    46Kah ndíen Perugja t ftoftë e t’ xét ne t’ çuemit

    Prej Porta Sole, e per mas kû i kjájn

    Noçera e Gualdo si prej peshës t’randuemit,

    49N’ ket brî kû kjo, si syt munden t’ a dájn,

    E then perpjeten, bota pau tuj lé

    Nji diell, si n’ Ganxhe ndollë ka ‘i herë; kúr t’bajnë

    52Kushdo, prá, fjalë permî ket vend, ket dhé

    Aj mos t’a thrrasë Asces, Orjent t’ia njese

    Po desht me folun si don folë nder né.

    55Nuk ishte gjith aq larg pre’ asaje fillese,

    Kúr nisi ktij mî tokë t’i delte zâni

    Per vyrtyt t’ madh, qi siellte nji farë shpnese;

    58Pse p’r aq nji grue ky djalë i rí, n’ luftë rrâni

    Me t’ anë, pse asajë mia çile, m’ sá mordes kushi

    Deren e gzimit zemra kuej s’i bani.

    61Para bujarvet n’ shpírt dishirin mushi

    E para babës, me tê kúr muejt t’ bashkohej,

    Tu’ e dashtë mandej si nuk e desht askushi.

    64Kjo, masi i rá prej burrit t’ parë t’ vejohej,

    Per vjet njimi e ‘iqind perbuzë pat metë,

    E dér n’ ket nier’ s’u gjet kush ti afrohej :

    67As me ndie s’ viëjti se t’ sugurtë me e gjetë,

    Bashkë me Amiklatin, n’ tingell t’ zânit t’ sajë,

    I rá njatij qi boten m’ frigë pat shqetë.

    70As viejti gjâ t’qindrohej si askurrajë,

    Kshtû qi, kû Mrìs i rá shi poshtë me u ndalë,

    Ajo me Krishtin mrrijti n’ Kryq te kjajë.

    73Por, qi biseda teper mylltë mos t’ m’ dalë,

    Per kta dy t’ dashtun, Franon e Vobsin

    Kupto tashmâ, kah jam tu’u zgiatë nder fjalë.

    76Lidhnija e zêmres, ftyra n’ gzim, dashinín,

    Me t’ kqyr’na t’ kandshme, n’ shpírt aq fort i a shtini

    Sá veç tu’ i pá mêndojshesh shêjtenin;

    79Aq, sá Bernardit shêjt per zêm’r i hini

    E u zdath mâ i pari e, mas asajë qetsí

    Ngâu e tuj ngâ, i u bâ se vonë aj mrrîni.

    82Kam, qi s’ kjè njoftë, e mirë e frytshme unjí!

    Egid, Silvester zdathen per nji heri

    Kaq, mas ktij dhanderr, pelqen vasha e tí.

    85Mandej udhton aj babë e msues per nderi

    Me gruen e vet e me familje t’ veten,

    Pse t’ prûjtë litarin njeshte tash shum nieri.

    88As s’i u xûn syt se ndiete n’ zêmer t’ shkreten

    Se ishte djalë i Pjeter Bernardonit

    E se n’ t’ perbuzun do t’a shkote jeten.

    91Por mretnisht duel e para t’ naltë njaj fronit

    Mênden e vrashtë Papës Inoçencit fíll

    I a zbloj e muer vulen e rreligionit.

    94E çeta n’ skam si u shtue n’ per msim e kshíll

    T’ ktìj, jeta e t’cillit mâ mirë kish’ me u kndue,

    Kaq kje per mrekull, n’lumní t’ epra n’Qiell,

    97Me i kunorë tjeter rishtas kje kujtue

    Prej Shpirtit Shêjt, e i a pat dhâne Honori,

    Dishiri i ktij Arkimandritës t’bekue.

    100E masi, etshem per martir, aj xori

    Para Sulltanit, laimtár me hir,

    T’ predikojë Krishtin e kê e mas aj mori,

    103E si e pat gjetë per kthim gjith aq-e t’ vshtír

    At popull marë, qi aty aj kot mos t’ rrite,

    N’ njomsi itatjane kthej ke fryti i mirë!

    106N’ shkam qi n’ mes t’ Tibrit edhè t’ Arnit bite,

    Vulen e mramë prej Jezu Krishtit muer,

    Qi per dy vjet n’ giymtyrë per t’a bárt kite.

    109Deri sa aj, qi per aq t’ mirë e xuer,

    Deshti me e ngrehë fíll nalt e kah shperblimi

    Qi aj meritoi te pervûjtnís n’ sinuer.

    Një fakt tejet interesant që lidhet me këtë përkthim gjendet edhe në Gazetën e Tiranës. Në numrin e saj të nëntë, datë 11 tetor 1931, kjo gazetë boton një shkrim me titull “Komedija Hyjnore e Dante Alighierit në gjuhën tonë” ku parashtron idenë se, pas një fragmenti të saj përkthyer prej Padër Prennushit, ky i fundit do ta përkthejë dhe botojë të gjithë veprën. Por me sa duket, kjo nuk ndodhi, dhe nuk ka asnjë të dhënë nëse ai vijoi me përkthimin.

    __

    Një vit më vonë, e përkohshmja Demokratia do të botojë disa fjalë të urta nga “njerëz të mëdhenj” mes të cilëve përfshihet edhe Dante. Citati i marrë prej tij është:

    Neqezllëku shuan dëshirën t’ onë për ç’faredo mirësi.[11]

    Përgjatë viteve të ardhshme, vijon të shkruhet për Alighierin. Fillimisht është H. Dakli ai i cili në Normalisti boton “Dante Alighieri edhe vepra e tij ‘Divina Commedia’ (Komedia Hyjnore)”[12] e më pas, në revistën “Ora” botohet një shkrim i Klyda Richardson Steege me titull “Dante, Poet’ i perëndishëm i Florencës”[13]


    Përkthimet e Ernest Koliqit

    Përkthimi i Dantes do të vijonte veç në dekadën e ardhshme, përkatësisht në vitin 1932 kur Ernest Koliqi botoi vëllimin e parë të librit “Poetët e Mëdhej t’Italis”, shtypur në shtypshkronjën “Nikaj”, Tiranë. Në atë vëllim përmblidhen poezi të përkthyera nga Koliqi prej katër poetëve italianë: Dante Alighieri, Francesco Petrarca, Ludovico Ariosto dhe Torquato Tasso.

    Pjesa kushtuar Dantes, e cila është edhe e para, ajo që e çel vëllimin, paraprihet nga një shënim i ndarë në disa kapituj për jetën dhe veprën e poetit. Nje pjesë syresh janë përkthime nga tekstet bazë të studimit të letërsisë italiane si “I grandi autori della letteratura italiana” të G. Lipparini, “Breve Storia della Letteratura Italiana” të E. Danadoni, ndërsa një pjesë tjetër, vëzhgime dhe studime të përkthyesit.

    Përkthimet përfshijnë të gjitha fushat e krijimtarisë së Dantes. Pra, përveç disa këngëve të caktuara të Komedisë Hyjnore (Françeska, Pjer de la Vinja, Ulisi, Kont Ugolini, Kazela, Sordeli, Matelda, Të dukunit e Beatriçes, Poemi i Parrîzit, Shën Françesku, Virgjines) ka edhe Beatriçe nga Jeta e re si dhe Tingëllim dhe Baladë marrë nga Libri i Kângëve.

    Shêjzat e përmendura qysh në krye të herës, nën pseudonimin Hilushi, Koliqi boton edhe shkrimin e tij me titull “Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante”, ku mes të tjerash, qysh në fillim, shkruan:

    “Rreth vjetit 1930 i a pata hŷ me gjoks përkëthimit të disá vjerrshave të Dantes. Tue lexue aty-këtu në libra të ndryshëm ngjarjet e jetës së tij, më rá menjiherë asokohe në sý gjasimi mutandis mutandis gjendjes së Firencës gjatë rrnesës së Poetit me atê të Shqipnís. Kronikat e Dino Compagni-t e të Gjon Villanit mbi gjakimet (passions) qytetare, shembrimi (rivalité) ndërmjet dý dyervet paranike të Cerchi-evet e të Donatvet, përleshjet e përgjakëshme, tërnimi (alternance) në krye të pushtetit të lagjeve kundrështare politike, hovi lakmues me dalë njâni sipër tjetrit, ndërhŷmja e të huejvet, mënija e flakët qi turbullonte mende e zêmra, epshi i sundimit më tërhiqshin si me pasë qênë tregim qi na përkitte s’afërmi né Shqiptarvet. Më përshkoheshin, nëpër kujtim, tue i lexue, ndodhít e rrethanat t’ona q’prej vjetit 1920 e tutje. Jeta e Dantes u end në nji atmosferë qi shum prej nesh kanë përjetue. Mjafton mërgimi i tij politik m’e shê-njue Poetin si njeri qi pasqyron në vetvete punë e kushte gjallese tëcilat Shqiptarët, me radhë, njoften.”[14]

     Në vijim po paraqesim disa copëza nga libri, duke filluar me tre krijimet që nuk bëjnë pjesë te Komedia, për të vazhduar me ato pjesë që janë përkthyer edhe nga të tjerë, për të krijuar mundësinë që të bëhet edhe një lloj krahasimi mes përkthimeve:

    BEATRIÇE[15]

    Beatriçja kalon nëpër qytet, e âmbël dhe e përvûjtë; pershëndetja e saj ngjall në poetin ndiesí qi s’âsht i zoti të shprehin; ajo âsht nji mrekull i gjalle qi mbush, kêdo qi e soditë, me âmbelsi, edhe e bân me dënesë prej mâllit qi zgjon në shpirt.

    1Aq’ e njerzíshme e aq e hijshme gjanë

    grueja e eme kur gjint ajo përshndetë,

    sa qi gjuha, tu’ u dridh’, pa folun mbetë,

    e syt për m’ e shikue guxim nuk kanë.

    5Ajo kalon, tue ndie lavde n’ çdo anë,

    e veshun n’ përvujtní t’ âmbël e t’ qetë;

    e duket nji gjâsend qi qilla vetë

    na çoi me i tregue mrekull tokës tanë.

    9Kaq’ e pëlqyeshme i gjan’ kuj e soditë

    qi, npër sŷ, i ep zêmrës nji âmbëlsí

    qi kush nuk e provon nuk mund e dijë.

    12E thue sikur në buz’t e saj shetitë

    nji fllad i kândshëm, plot me dashuní,

    qi shkon tu’ i thânun shpirtit: – Psherëtijë.

    TINGËLLIM[16]

    Fantazija e Dantes ândrron qi atê bashkë me Guido-n e Lapin e me trí zojat e tyne t’i zênte si nji magji qi mbrênda nji anije, t’i çonte në hapësín e në vetmin e detit ku mos të bâjnë tjetër veçse me folë gjithmonë mbi dashuní.

    1Kisha me dasht’ qi tý, Lapin e mue,

    Guido, t’ na zênte si nji far’ shortije

    e t’na shtînte të treve n’ nji anije

    qi era t’ çoj npër dét kah t’ duem me shkue;

    5n’ mnyr’ qi mos t’ mujte kurr me na ndalue

    as koh’ e keqe dh’ as furí duhije,

    por, tue jetue mbas qejfit t’ on’, t’ na vije

    ândja me ndėjun bashk’ prore t’u shtue.

    9 E zojën Vanna e zojën Lagja t’ vênë,

    me atê qi âsht n’ numrin tridhjet’ e çfaqun,

    brij nesh fuqít e magjistarit t’ onë,

    12e aty me fol’ mbi dashunín gjithmonë,

    e sejcila prej tyne t’ jet’ e knaqun

    sikur dhe na kujtoi kishim për t’ qênë.

    BALADË[17]

    Poeti dergon kët baladë si lajmtare ke vasha e tij për me i tregue mjerín qi e ka mbulue e i thotë se, po s’ qe e zoja t’i bije ndonji ngushullim prej saj, do ta shifte krejt tue mbarue.

    1Me petkun e ‘i lajmtarje plot urtí

    shko ti, baladë, aty ku due me t’ çue,

    shko ke ajo vasha e bukur pa u vonue

    e thuej qi jeta e ime âsht tue u shkri.

    5Fillo e thuej qi sŷt e mij dikuer

    për me i shikue fytyrën engjullore

    vêjshin për rreth si nji kunor’ deshiresh:

     por tash qi pamja e saj sŷve i u muer

    9po m’i fik’ me mjerim Deka mizore

    sa i q’u rrethuene me ‘i anak martiresh.

    I shkreti un! qi s’ dij se ç’far’ êndiresh

    12t’i u gjêj; e do t’më shifish krejt t’ mbaruem

    mos mujsh ndoj ngushullim prej saj me m’ prûem :

    prandej po t’ lus, baladë, me ámbëlsí.

    Ndryshe nga përkthimet e tjera, Koliqi te përkthimi i tij i Komedisë numëron tercinat, jo vargjet. Ai e fillon përkthimin e Këngën I të Ferrit, një pjesë të së cilës po e paraqesim më poshtë.[18]

    Ferrë, Kânga e parë.[19]

    Jetu e njeriut i gjason nji udhtimi. Në kët kângën e parë të Komedis Hyjnore qi âsht parathânja e të gjith poemit, si kânga e dytë asht parâthanja e Ferrit, Dante tregon si në gjymsën e këtij udhtimi kujtohet se ka humbun në nji pyll t’ errshëm. Del prej këtij pylli e gjindet ke rrânzat e nji kodre. Me mëzi përshkon nji bregore e fillon me i u ngjitun përpjetjes : por trí bishë t’ egra, nji panterë, nji luâ e nji ulkojë, njâna mbas tjetrës, i a pêngojnë rrugën. Në fillim qindron, por mbandej, mbushë me tmerë, kthen dalë.

    Kur qe, më sa âsht tue hŷ rishtas në pyll, i duket nji hije, Virgjili, qi tue i lajmue ardhjen e nje Lângoni, gjetur i asaj ulkoje, e fton me e ndjekë nëpër Ferrë e Burgatuer për në dashtë me shpëtue prej atij rreziku. Në Parrîzë do të ngjitej, po deshti, me nji prîs tjetër. Dante pranon, edhe nisën së bashku.

    1Në gjysmën e shtegtimit të jetës s’onë, mbassi

    qi humba udhën e drejtë, u gjeta në nji pýll

    t’errshëm.

    2Ah sa vishtír âsht me tregue ç’pýll i egër,

    i dêndun edhe i ashpër ishte ky qi vetëm tue

    e mêndue t’ a përtrîn frigën!

    3Aq’ i idhun sa pak mâ tepër âsht deka; porse

    me diftue të mirën qi aty gjeta, po tham

    sêndet të tera qi páash.

    4Un s’dij me kallzue mirë se si aty hŷna

    kaqë ishem mbushë me gjumë n’at ças qi laçë

    udhën e vërtetë…

    ***

    Françeska[20]

    Ferrë, V, vv. 73 – 142. – Në rrathin e dytë janë të dënuem mëkatnorët e dashunís. Sikur në jetën e tyne qenë rrëmbye prej duhís së furishme të pësimit, ashtu tash nji stuhí e rrëmbyeshme i hjedh si gjeth n’ erë, e i sjell e i rrahë njânin kundra tjetrit. Shkojnë tuba tubu si zogjt.

    Ndërmjet t’ atyne shpirtënve Dante shef dy qi duken mâ lehtë se shokët e qi i a vrasin sŷnin pse era nuk i hjedh kundra shoqishojit, por i lên të bashkuem.

    Atëherë Dante pyet Virgjilin për ta.

    6”O njeri plot me hir e me mirsí

    qi shkon tue vrejt’ nëpër kët bân’ mjerimit

    né qi botën me gjak kem’ kuq’e rî,

    7mik po t’na ishte mbreti i rruzollimit

    do t’a lutshim Atê për paqën t’ ande.

    mbassi ndien dhim’ për né qi humbme shqimit.

    8Na po ndëgjojm’ shka me na thân’ ju kande,

    po flasim shka me ndie u pëlqen jue

    m’ sa po pushon, si bâni, era e rânde.

    9Toka ku linda shtrîhet t’u zgjatue

    bregut detit ku lumi Po na zbritet

    me gjith ndjeksit e vet për me pushue.

    10Dashnija qi vrik n’ shpirt t’ njerzíshëm ngjitet

    këtê shtŷni at trup t’ bukur t adhurojë

    qi m’ qe hjek ‘; e prap mnyra e vráshme m’ gitet.

    11Dashnija qi s’ lên t’ dashun pa bâ t’ dojë

    kaq fort kah ândja e ktij më ka tërhjekë

    sa, si shef vet’, as ktu nuk mundet t’m’ lshojë.

    12Dashnija na çoi t’ dy s’ bashku me dekë.

    Kaina e pret atê qi mbyt na ká.”

    Fatin e tyne kshtu erdhën tue çekë.

    13Kur ndëgjova ata shpirtën keqas vrá

    ula fytyrën edhe e mbajta aq’ gjatë

    deri sa mjeshtri m’ tha: “N’ ç’ mêndim ke rá?”

    14Kur i u përgjegja, zûna: “Ah krajatë!

    sa mênd’ e âmbël e sa shum deshirë

    dergoi në shteg t’ pikllueshëm kta dy t’ngratë.”

    15Mbandej fola prej tyne tuj u prirë

    e fillova: “Françeska, mue lot dhime

    psimet t’ tuja prej sýve jan’ tue m’ xirë.

    16Por m’ thuej: n’ kohën e t’ âmblave pshërtime

    si e prej shkahit Dashnija u ka dhânë

    me i njoftun ju deshiret plot dyshime?”

    17”S’ka idhnim mâ t’madh, — ajo nisi me thânë –

    “se me kujtue kur t’ jésh n’mjerim e n’ vajë

    kohën e lume; Mjeshtri e din q’ âsht pranë.

    18Por n’ daç me njoft’ se si mâ t parën rrajë

    lishoi dashnija e jon’ n’ jetën qi kishim

    m’ lên qi tue t’a kallzuemun t’ flas e t’ qajë.

    19Nji dit’ për qejfi tue lexue po rrishim

    si Lançilotin e pat zân’ maraku:

    pa far dyshimi dhe krejt vetëm ishim.

    20Ai lexim na la ftyrën pa pik’ gjaku

    e sa her’ sŷt na i nxiti për m’u kqyrë:

    por q’u mujtme nji vênd vetëm qe shkaku.

    21Kur na lexuem se e deshiruemja ftyrë

    u puth paprit prej nji dashnori t’ tillë,

    ky, qi nga un s’do t’ dahet n’ kurrnji mnyrë,

    22të tân’ tu’ u dridhun n’ goj më puthi fillë.

    Galeot kish qên’ libri edh’ ai qi e shkrojti.

     Atdit flet’ tjera n’ tê nuk kemi sillë.”

    23Ndërsa qi njâni shpirt kët na tregojti,

    tjetri aq’ fort qante saqi si nji t’ mekun

    prej dhimbes s’ madhe zêmren m’a kaptojti;

    24e rásh ashtu si bjen nji trup i dekun.

    Shën Françesku[21]

    Parr. XI, 43-117. – Në të katërtin qiell, n’ atê të Diellit, Dante shef shpirtënt e doktorave në theologji, qi, tue shëndëritë shkëlqyeshëm, këndojnë e kërcejnë rrath si e Beatrices.

     Mbandej prej atij anaku të ndritëshëm dahet nji shpirt, ai i Shën Tomës prej Akvinit, mâ i madhi theolog i Kishës, auktuer i veprës Summa Theologica. Shën Toma, domenikan, flet mbi Shën Françeskun e Asizit tue rreshtue lavdet e tija, sikur në kangën e pastajshme, Shën Bonaventura, françeskan, ka me ba lavdet e Shën Domenikut (a Dodës).

    Të dy urdhënt, të Françeskut e të Domenikut ishin mëkâmbë për me i dalë zot Kishës në rrezik; por ndërmjet ndjeksave të tyne ngjalleshin zilina e ndodhëshin grindje, qi Dante rrafshon për bind atje në qiell.

    12Të shkuemit mirë me shoqishoqin e fytyrat

    e tyne të gëzueshme, e dashunija e mrekullija

    e shikimi i âmbël, ishin shkak i shum mendi meve shêjte:

    13aqë sa Bernardi i dêjë për nderim mâ i pari

    u zdath, e vrapoi kah paqi i madh, e me gjith

    qi ngitte i dukej se ish i ngathët.

    14O pasuní e panjohun, o Mirsí qi ka grat!

    Zdathet Egjidi, zdathet Silvestri me ndjekë dhandrrin

    kaqë fort u pelqen nusja.

    15Mbandej shkon ai át e ai mjeshtër me zojën

    e vet dhe me at familje qi kish nisë të lidhej

    me konop përvûjtnije;

    16edhe aspak nuk i a zûni sýt turpi qi m’ u

    dukun njeri i ultë sa me çuditë, ai i biri i

    Pjetër Bernardonit;

    17por në mënyrë mbretnore Inocencit i a tregoi

    qellimin e tij të vishtír e prej atij mori vulosjen

    e parë për besim të vetin.

    18Mbassi qi gjindja e vobektë erdhi tue u shtue

    mbas këtij, jeta çmeritëse e të cilit mâ mirë do

    të këndohej në lavdín e qiellës,

    19me nji kunorë të dytë shpirti i amshuem rrethoi

    me anë të Honorit vullnetin shêjt të këtij

    arqimandriti.

    20E kur, nga eti i martirizimit, në pranin e Sulltanit

    krenar, predikoi Krishtin e të tjerët qi e

     ndoqen,

    21e, tue pasë gjetun gjinden tepër të papregatitun

    për këthim në fé, për mos me ndejë kot,

    erdhi rishtas me nxjerrë fryte nga bari i Italís;

    22në shkâmbin e ashpër, ndërmjet Tibrit e Arnos,

    ai pat prej Krishtit vulën e fundme qi dý

    vjet gjymtyrët e tija bajten.

    23Kur Atij qi e zgodhi për kaqë të mira, i pëlqei

    t’ a naltoje ke shpërblimi qi meritoi tue u

    bâ i vogël,…

    Dante nga Salvador Dali

    Përkthimi i Kristo Floqit

    Pas Koliqit, për disa vjet nuk rezulton të jetë botuar ndonjë tjetër sprovë përkthimi e Dantes. Por duhet thënë se ka disa shkrime për të, si përshembull ai i Haxhi Bedos me titull “Dante – Poeti i hyjnueshëm”[22] apo “Danteja dhe Islamizmi”[23] i Ullah Inayat, përkthyer nga anglishtja prej Sherif Putrës.

    Ndërkohë në 1937, revista Leka do të botonte Kont Ugolini[24], përkthyer nga Kristo Floqi. Përkthimi ka 143 vargje nga 157 që ka versioni origjinal. Duke qenë se ka shkëputje, po paraqesim veç një pjesë syresh, me atë ndarje që i ka bërë vetë përkthyesi, krejt ndryshe nga ndarja e zakonshme në tercina me nga tre vargje.

    KONT UGOLINI

    Kokën lëshoj dhëmbësh, si e breu, e xhvati,

    Buzët e përgjakta pas flokëvet fshiu,

    Sŷt i zgurdullovi, por si sy lugati,

    Tepër ashpër foli mëkatar-fatziu:

    “Ç’ kam me këtë kokë, që s’po ngjinjem kurrë,

    Doni që ta msoni, çashtjen t’ju tregonj ?

    He, dëgjoni mirë, kjo ku më ka prurë,

    Të keqen e madhe që sot ju zbulonj!

    Vjete tash e ruanj brenda zembrës s’ime

    Plagën e majisur, kobin që më gjet,

    Që më coptoj eshtrat me aqë pikllime,

    Bolbën e poterën që shpirtin ma vret!

    Ç’ më punoj i poshtri s’ kanë të rëfyer,

    Më mundoj, më treti, më dogji, më shoj,

    Kjo s’ka ngjarë kurrë, tepër më ka thyer

    Ky qên, ky gjakpirës që më përvëloj!

    S’ pati frigë Zoti, s’ pat as një mëshirë.

    Shpirtin ky ma fiku, krejt ma shkatëroj,

    Lotet që kam derdhur n’atë burg të pshtirë

    Kjo bish’ e mallkuar, kjo mi shkakëtoj!

    Mizoritë q’hoqmë Zoti ja shpërbleftë,

    Se s’ mjaftojnë mshimet për këtë xhelat,

    Ah, vujtjet e mija Zoti trish ja ktheftë,

    Si na ka munduar voftë ky lugat!

    “Cilli jé zotrore s’dua ta msonj kurrë,

    Si e qysh u ndodhe brenda në kët Ferr,

    Vec degjo dhe mbahu, mbabu në jé burrë,

    Edhe n’e paç zëmbrën gúr, ose mermer!

    Fjalët që dëgjova, fjalë Fjorentini

    Më duket se janë, s’ kam as një dyshim,

    Mso, pra, kush jam un.. KONTE UGOLINI,

    Qytatar’ i mjerë, që vdiq në dëshprim !

    Koka që po shifni, q’e brenj i terbuar

    Eshtë koka vetë e njeriut të keq,

    E atij RUGJERIT, ipeshkvit mallkuar,

    Që prej sijsh nuk ndahem, as dorë nuk heq!

    I besova shpirtin këtij arrakati,

    Këtij klyshit t’ Ferrit, nierint rrencak,

    Gjer sa e pësova dhe flî rash’ i ngrati,

    Në një llom të thellë, në muzg’ e batak !

    Psé kërkon t’ap gojën, psé më lëndon plagën,

    Plagën e tulitur për se ma skëlfit,

    Që më shtyp krabnorët e që kërkon shpagën,

    Psè s’më lé ta shqyhenj, kokën ta zgérmit ?

    Më gënjeu të mjerin ras’ e tij priftnore,

    Ras’ e tij shêjtë ajo më mashtroj,

    Dhe më vrau me vdekjen, vdekjen mê mizore,

    Ah, rasën e shkretë kurrë n’e harronj!

    Nalt n’atë kështjella t’errët ç’ kam pësuar,

    Askush s’e kuptovi, mbet si një problem

    Por se ju tanithi kini për ta msuar,

    Atë që më gjeti sot do t’ju a them.

    Tani do dëgjoni si ky na ka vrarë,

    Si na shoj urijet, gjall’ si na mbuloj,

    Djelmt e mij dhe unë si e gjetmë varrë,

    Më dëgjoni pákë se ç’ do t’ ju zbuloj.

    Në atë kështjellë, – që “kështjell’ urije“

    U qojt qysh ahere – ky na pati ndrŷ,

    Ku, nga vrim’ e vogël një reze shkëndije

    Dikur hynte brenda, na binte ndër sŷ.

    Prej asajë birruce shumë herë pashë

    Hënëzën e zbetë mbushur plotm me ré

    Dhe kur më zû gjumi dhe në ëndër rashë

    Një tmerr më topiti, më ra një rrufé !

    Një brengë të keqe shpirti m’ ëndëriti,

    Dhe më cfaqi fatin, atë fat te zí,

    Që ky i mallkuar né na pregatiti

    Pa pikë mëshire, pa një dhemshurí!

    Pashë nj’ ulk që ikte me klyshat e trembur,

    Që ky tradhtor ndiqte me një shpejtësí,

    Dhe mundohej tepër si një bish’ e çmendur

    Ti shtinte të gjith brenda në pusí;

    Me genj e langorë shumë të drobitur

    Brithte! Pas i vijnin do shoq të këqinj,

    GUALAND, LANFRANGË, SISMUND të mërzitur,

    Gjakpirës të gjithë pleq edhe të rinj.

    Ujqtë mjaft u trembën dhe qent’ e dopsuar

    Mbi’ ta si të marrë turren me furrí,

    Copë cop’ i bënë ujqit e friksuar

    Që s’ kishin ai mbrohen brenda n’ati vrî!

              U zgjuash me nj’ herë – ishte me të gdhirë –

    Djelmt’ e mij të ngratët që i kisha shoq,

    Bukë më kërkonin, qanin, ishin shtrirë,

    Mu fik shpirt e zembër, mu zhurrit, mu doq !

    Do të jesh prej guri, granit’ á mermeri,

    Në mos derthsh çurk lotte, në mos qafsh tanì,

    Në s’të ngufon vaji, brima edhè tmeri

    Ah, mendoje mirë këtë tiraní!…


    Përkthimet e Pashko Gjeçit

    Vetëm një muaj më vonë, i pari që ja doli ta përkthejë të plotë Komedinë, Pashko Gjeçi do të botonte sprovën e tij të parë: përkthimin e Karonti[25], nën pseudonimin Surgens:

    KARONTI

    PËRMBAJTJA: Tuj nisë udhtimin e vet të mrekullueshëm, Danti me Vergilin hîn në férr e gjinden në trême kû janë mbledhë tucat; kúr mbërrîjnë në brek t’Akreontit vrejnë kalimin e shpìrtnave mbî barkë të Karontit: në nji të perzím të madh të viseve të ferrit, Danti rrxohet i mujtun prej nji rrfejet të papritun e qitet kështû në breg tjetër të lumit.

    E qe, po vjen kah na, permbí nji aní,

    nji plak, prej mosh’s me qyme te sbardhueme,

    tue brit’ “T mjer’t ju per vedi, o shpirten t’ kqi!

    “Mos t’iu rrejn’ shpres’t, se shifni mâ qiell t’ lume:

    eh, erdha ‘i tash, të gjith mbi tjetrin ball

    m’í u çu, n’ zierm, n’ akull e n’ terrin t’ amshueme!

    “E ti shka po lyp’ ktu, mor nier i gjallë?

    Shpejt hiqu shpirtensh, qi jan’ dá asaj jetë!”

    Por si pau se un po rrijshe tue u tallë

    shtoi: “N’ tjera udh’, limaje ké me gjetë

    bregun, jo ktu; per me kalue pertej

    duhet qi t’ bari ty nji drû ma e letë”

    Por per fjal’ t’tija Prisi kokerr ndei:

    “Karon, ti mos u xéj! Kû âsht fuqija

    n’gjithshkâ, kshtu urdhnohet: mos me shtyj ma ‘ndej!…

    Anitarit te Knetes s’ ndyt qetíja

    i kthei n’ at ftyr’ tan’ lesh te çueme peshë,

    e ka’ i ngerdhucte, syt i qitshin shkndija.

    Por ata shpirten, qi ishin lodhë e shdeshe,

    Kerclluene dhamb’t e ndrruen ftyr’ tue ngamun,

    porsa qi fjal’t e randa u ran’ nder veshë.

    Prindt e vet, Zotin rrijshin, veç, tue namun,

    gjinín njerzore mar’, vendin, motmotin,

    pjellen e t’par’ ve e t’mbram’ve, qi i ka bamun.

    Mand u bashkuen’ (s’ u a pritte lotja lotin

    kaq fort po dnes’shin) n’ te mbrapshten bregore,

    qi pret shpirtin, qi n’ bot’ nuk dreshti Zotin.

    Karonti dreç, me sy si gac’ zjarmore,

    u ban me gisht e t’gjith me at shej mblidhen:

    kuj do t’ vonohet i a kris’ rem pa ndore.

    Sikur n’ stin’ t’ vjeshtes gjetht e veshkun hidhen

    njeni mbas tjetri, der sa t mbes’ pa gjâ

    dega e shdeshun, n’ sa gjetht neper tok sillen;

    e dobta farë e Adamit n’ at mnyr pra

    i rraset bregut nji kah nji pa fjalë,

    me at shej si zogu i msuem me u thirr’ me zâ.

    Kshtu shkojn’ gjithmon’ me aní mbi t’zeshkten valë

    e, pa ndesh’ bregun tjeter çeta e parë

    nji çetç e re fillon tektej me u ndalë.

    “O bir i jem,” m’tha atbot’ msuesi bujar

    “Ata mblidhen, qi n’shekull kan’ mbarue,

    n’mní te Naltit, prandej gjindja e pa farë;

    e jan’ te gatshem lumnin me kalue,

    pse drejtsija hyjnore u grah’ pa mshirë,

    kshtu qi vet’ friga n’ nji deshirë â shndrue.

    Nji her’ me than’ nuk bje ksajt shpirt i mirë,

    e, n’ ke se ka Karonti ankim per ty,

    tesh mund t’kuptojsh, ksi fjal’sh pse aj goje xirë.

    Rrafshina e errt’, mbassi kto fjal’ pat kry,

    u dridh aq fort, sa kur mendoj at mnderë,

    me djerz’ t’ftoft’ balli endè fillon m’ u nyj;

    toka me lot e zbrûme lshojti erë,

    qi qiti jasht’ mandej kuqloshe i dritë,

    e cilla ç’ do ndjesi m’ shojti me ‘i herë

    e rash’ si aj nier q’ e kap’ gjumi pa pritë.

    Edhe poezitë e tjera të përktheyra prej tij…

    Një vit më vonë do të botohen edhe tre pjesë të tjera nga Komedia Hyjnore përkthyer po prej tij: Farinata[26] dhe Kont Ugolini[27] nga Ferri.

    Farinata

    Ferr X. vargje 22-93.

    Jemi në rrathin e gjashtë, mbrenda mureve t’hekurta të dites, kû vuejnë erezjarket. Rrafehina âsht mushë me vorre të zjarrta, Mbrenda vorreve, nder flakë t’ amshueme, ndeshkohen mkatnorët. Danti, në ket kange, flet me dy prej tyre me Farinata-n degli Uberti e Cavaloante Cavaloanti-n. Mbassi Gibelint në 1258 kjenë perzanë prej Firencet, aj (Farinata) theu Guelft rrepsisht në Montaperti (1260) ktheu rishtas n’ atme. Me gjithkte, kur në djeten e Empolit pjesa ma a madhe e shokëve të tij dote me shemë Firencen, aj, i vetmi, pat guzimin me u kundershtue ball-haptas. Sa per Cavalcante-in, aj âsht i ati i Guidit, qi ishte poetë e mik i Dante-s.

    “O ti Toskan, qi n’ per qytet të zjarit,

    i gjall’ po shkon tue fol’ kaq me njerzí,

    kí durim pak me u ndal n’ ket vend mâ s’ parit.

    Mir’ t’ njofta se je, zónin kur t kam ndí,

    i atdheut bujar, kû un leva e jetova,

    të cillit ndoshta i dhash’ dhe shum merzí.”

    Pa pritas njenit harqeshit ndigjova

    tue dal ky zâ; prandej, nji frig, n’ mue, ngjallë,

    me u struk’ mâ fort per prisin t’ êm fillova.

    Aj, por, m’ tha: “Siellu shpejt! a i ke syt n báll ?

    Kqyrma ‘i her’ Farinaten ç’kenka çue :

    prej belit e perpjet’ ké me e pa gjallë!”

    Un majshe syt, tashma, n’ sy t’ tij ngujue,

    e aj kish qit’ jashta ball e gjoks, sa pati,

    si mos t’a bâte máll at ferr t mallkue.

    Me t’padurueshmet duer atbot’ ndej gati,

    t’ më shtyj’ tu aj, ndermjet vorrezash, prisi,

    tue m’ than’ kadal’ : “Shikjo: fjal’t t’ uja mati!”

    Kur un tu gryka e vorrit kjesh’, i a nisi,

    si m’ pat kqyr’ mirë e mir’ nji herë, idhnueshem

    me m’ pvet : “Kush kjen’ par’t tue e prej ç far’ fisi?”

    E un, qi ishe me ndigjue i dishrueshem

    kurrgjâ s’ msheha, por fjalt gjithshka diftuen:

    per shkâ aj rrulli vetllat, pak mendueshem,

    mandej tha: “idht’ dikur keta u coptuen

    me mu, me t’ par’t e mí, me t’ imen anë,

    sa dy her rresht prej meje u shpurtalluen”

    “N’ kjen’ qitun jashtë, ato kthyn’ prej ç’do anë”

    i gjegja “n’ t dyja her’t, n’ at koh’ t kalueme,

    por ket far’ harti t’ vet s’e paten xanë”

    N’kto fjal’ n’a duet me t’shpejt prej grop’s s’sbulueme,

    bri saj, nji hije e kjo fytin s’kalote:

    kujtoj se ishte nder dy gjuit e çueme.

    M’shikjoi mir’ rreth e rreth, sikur t’dishrote

    me pa a ndokuah tjeter kishte hy,

    por, si u kujtue se ishte nji shpres kote,

    tue vajtue, tha: “Ne kje se ti je shty

    n’ per ket burg t’verbt per mende t’lart e t’kthiellë

    po biri i em kû âsht? pse s’erdh me ty?”

    E un “Prej vedit ksajt nuk jam tue – u sillë:

    aj qi po m’ pret, tektej m’ ka bâ me dal,

    me t cillin Guidi s’ pat ag punt per fill.”

    Mnyra se si ndeshkohej e ato fjalë

    rreth emnit t’tij mue menden kishin ndrite,

    prandej un i pergjegja atbot’ pa u ndalë.

    Qitas, veç, u ngreh n’kamb’ n’ket mnyr tue britë:

    “Si thae: aj pat? po s kênka aj mâ n’ jetë?

    Njimend s’ ia vret mâ syt e âmbla dritë?”

    Kur u kujtue se pîtas kishe mbetë,

    e po ngurrojshe me i pergjegjun drejtë,

    rá n’ shpinë e kryt s e çoí tjeter perpjetë.

    Por aj shpirt-madhi tjeter njashtu krejtë,

    qi kishte mbetë si e lash’ hiq ftyr’ nuk ndrrojti,

    as nuk perkuli shpin’ as qaf, por ndrejtë!

    “E pse” me’ i her’, kû kishte mbetë, fillojti,

    “ende at hart s’e kan kuptue te mijt :

    mâ se ky shtrat, m’ mundon, shikjo, m’ mundojti.

    “Por pesdhet her’, po t’ thom, nuk ka me qitë

    t’ ndezten flyr’ Hana, qi sundon nder né,

    e sa i rand vjen aj hart ti ke me e dijtë.

    E persrí shkosh me pá at amblin dhé !)

    po m’ thuej: pse aq i mbrapshtë aj poplli i jonë

    diftohet kundra t’ mive n’ ç’ do ligj’ t’ ré?”

    Prandej un: “Grindja e ploja, n’ têmpllin t’onë,

    qi Arbjen kuq prej gjaku paten bâ,

    i shtyn ato kso far’ urat’sh, qi t thonë.

    Si pat tund’ kryet me t’ madhe aj tue fshâ :

    “Sa p’r ate s’ kjeshë i vetun “m’ tha” as sigur

    s’ kishe lujt’ vendi, pa arsy n’ dyrnjâ.

    “Por un, veç, kjeshë i vetmi n’ at vend kur

    prej t’ gjithve kje pranue me shêm’ Florencen,

    njaj, qi ball – hapt’, per pshtim te saj dha e mur.”

    ***

    KONT UGOLINI

    KUSHTUE SHOKUT: PAULIN MAMOLIT

    FERRË XXXIII v. V. 1 – 90.

    Në fundin ferrit, në rrotullakun e dytë vtë rrathit të nandër, trathtarët e atdheut qesin kryet jashta akullit të Koçitit, i katerti lum i ferrit. Në nji lloj vendi Dante shef dy të dnuem, qi rrijnë në nji birë t’akullit: e njâni prej tyne brén egersisht kryet e tjetrit n’arrç të qafës. Poeti ndalet i tmeruem e pyet at të dnuemin mbi psehin e nji mnije kaq shtâzore.

    Gojen e shkoqi atbot’ prej s’egres gjellë

    aj mkatnori, me flok’ t’krés tue fshí

    t’ cillin mbrapa me dham kish’ çelun shpellë ;

    mandej filloi: “Ti don qi un t’pertrij

    at dhim, qi zemren kurr nuk mên t’m’ a vrajë,

    pa e permendë, jo mâ kúr n’fjalë të hij.

    Por n’do t’jet fjala e ime far’, qi t’bâajë

    m’i a qit’ mbrapshtin trathtarit q’jam tue bré

    do t’m’ shifsh me’ i her’ tue m’rrjedhun fjalë e vâj.

    Un nuk po t’njof as s’di se si nder né

    ké mujt’ m’u ul’ ktu posht’, por florentin

    po m’duke, me t’vertet’, n’t’folun se jé.

    Pra do t’a dijsh se kjeç Konti Ugolin

    e Arçipeshkvi Rugjer ky qi kam para:

    pse prûhem kshtu me ket, tesh te po e din.

    Se, prej mendimesh s’tija të pambara,

    un qi i besojshem kjeç me’ i herë burgue,

    e mandej mytë, qi e ndîn s’âasht her’ e para;

    por ate, qi s’ké mujt’ kurr me e ndigjue,

    do t’ndijsh sa i kobshem kje per mue marimi:

    kshtu do t’marrsh vesht se shka m’ka bâ ky mue.

    Nji vrimë e shkurt’ n’at kull’ të ngusht’ burgimi,

    qi, qysh me mue, e – ûs – me u thirrë i a nisi

    (e aty dhe t’tjer’ do t’shtijn’ me vdek’ ngujimi)

    N’per hapsí t’saj mâ se nji han’ të shndrisi

    kish’ a, kúr pásh at anderr t’keqe n’gjum,

    qi tisin e koh’s s’ardhshme krejt ma grisi.

    Prîs e t’par n’gjah, ket shifshem tue gjurmuem

    ujkun me zogj kah mali, q’i a ka xanë

    Luken pizanve, e s’munden me e kundruem

    Me shaka t’thata t’dhun’ na e t’msueme pranë,

    Gualandin me Sismondin vû i kishte

    me Lanfrankun e n’báll para i kish’ lanë.

    Mbas nji vrapi të shkurt’, m u duk se ishte

    i ati lodhë me t bijt, e, tue i a ndukë

    brijt me dham’, shifshe mishi ka’ u dermishte,

    Kúr un u sgjova, drita mir’ pa u dukë

    ndjeva tue dnes’ pergjumshem fmijt nen zâ,

    që kish me veti, e tue kerkuemun bukë!

    Thom se s’ké shpirt ne mos ndijsh dhim tashmâ

    tue sjell’ n’per mend ate qe zêmra m’ kjate;

    e n’ mos kjásh tash, per shka jé msue me kjà?

    U kish dal’ gjumi e koha po n’a u bâte,

    shûjten me e prû, per her’ si e ki’n detyrë ;

    per anderr t vet n’ dyshim seicilli u mbâte :

    e un ndjeva tue vû goshdat posht’ nder dyrë

    të tmerrshmes kullë e kqyra si i hutuem,

    pa bâmun verb me goj, fmijt e mij n’ fyre

    Hiq s’ kjajshe kaq mbrend ishem i gurzuem;

    Ata, por, kjajshin e Anselmini i ngritë

    m’tha : ç’ke, bab’ qi n’at mnyr’ rri tue m’shikjuem.

    Me gjithkte s’ kjava, e n’ asnji mnyrë at’ ditë ;

    nuk i pergjegja, as at nat’ kúr hime,

    deri sa dielli s’ duel mbi bot’ me ndrite.

    Si depertoi disi n’per at burg dhime

    pak rrezja e diellit, e kjartsisht dallova

    nder katër ftyrat edhe ftyren t’ ime;

    n’ dham’ prej idhnimit t dyja duert coptova,

    e tue mendue ata se prej nevoje

    të bukes i shtym aq ashpersisht veprova,

    u çuen e than’ – seicilli, át, do t’ psoje

    mâ pak, n’ vesh dor’ mbi né; ti na dhae ‘i herë

    ket mloje mishi t’ shkret’, ti n’a shvesh soje. –

    Atbot’ pushova mos t’ i bâj mâ t’mjerë.

    At ditë e t’ nesren s’ kemi fol mâ gjatë.

    Ah, tokë e fort’ ; pse nuk u çele humnerë!

    Kur zbardhi dita e katert, sa gjan’ gjate,

    Gaddi nder kamb’t e mija m’ u shtrî fásh

    tue m’ than – Shka ké qi s’ po m’ndimon, o át? –

    “Aty aj vdiq e, si po m’ shef, un pash

    kah nji kah nji tre fmít e mij tu’ u mekë

    n’ t pesten e t’ gjashten dit’; prandej u dhash

    “krejt i verbuem me u end’ mbi ta tue i prekë.

    Dy dit i thirra mbassi ata maruene;

    mandej ma fort se dhima ûja m’çoi n’dekë.”

    Ai heshti, kokërllok’t por i u shtremnuene:

    t’i a njiti rrashtes n’dham, qi mbrenda i hine

    Vrashd’ si nji qêni, e, per asht kap’ kerclluene.

    Ah, ti Piz’, faqe e zezë e asaj krahine

    t’hishme, atje kû i ndihèt si – hit jona;

    mbassi fqijt t’ue kurr me t’ndeshkue s’po vine,

    le të dyndet Kapraja dhe Gorgona,

    e Arnin tu gryka porsi gardh t’a xanë,

    e mos t’lâaj nieri n’ty per koh’ mâa t’vona!

    Pse n’kje se kish’ Kont Ugolini zâ,n

    se t’bori disa kshtjella si trathtár

    s’t’perkitte ty n’at krygj’ t’zezt fmi m’ i a lânë.

    Porsi të ri, moj Thebe e ré, pa farë

    faji ishin Ugoçioni dhe Brigata,

    e ata dy tjer’t, qi janë permend’ mâ parë.


    Përkthimi i Mark Ndojës

    Ndërkohë, po atë vit, Mark Ndoja, përkthyes i njohur që gjithashtu u mor gjerë e gjatë me Komedinë botoi të përkthyer në shqip Urata e mbrames[28] nga Burgatueri, trajtë e përdorur prej tij për Purgatorin. Ky është edhe përkthimi i parë i një kënge të kësaj kantike. Botohet e ndarë në dy numra të gazetës Sporti Shqiptar. Në vijim, po paraqesim pjesën e parë:

    Urata e mbrames

    (Burgatuer, Kangë e VIII)

    Isht’ tashmâ ora qi iu siell dëshirë

    Voztarve e zêmbrën m’përmallim u a prekë

    Dita qi miqve t’amb’l u than’ lamt’mirë:

              E qi të rijn’ shtegtá t’dashtnijës thekë

    Po t’ndiejë ai s’largu të kumbon’s ndoj zâ

    Qi giet se po e kjan’ ditën qi â tiu dekë:

              Kúr un filluesh ndigjimin t’kot’ me e bâ

    E nji prei shpirtnish t’çuemun me soditë

    Qi me i çûe vesht lypte me dor’ pá prâ.

              Ai të dý duert i çoi e bashk’ tu’ i njitë

    I nguli sŷt ka lindet dielli i rí

    Si me i thân’ Hyjit: “Për tjetër s’due me ditë”.

              “Te lucis ante” kaq’ me pëshpirtní

    Prei goje i delte n’tinguj ambëltorë

    Sá mue ndër mênd më treti vehtja unjí:

              E t’tjer’t mandei të butë e përshpirtnorë

    Giát hymnit mbar’ mbas sì shkuen qetë e qetë

    Tu’ i pasun sŷt kah rrath’t mâ t’nalt qiellorë.

              Ktû mpreh sŷt mir’, lexues, kah nji e vërtetë,

    Sepsè e vërteta tash â e holl’ sá s ké,

    Qi mbrênd cok me u përshkuemë â punë e letë.

              Un atë ushtrí fisnike, mbassi u pré

    Kanga, te’ nalte e pava tui shikjuemun

    Sikúr tui prit’ përvûjshëm edhè zbé;

              E pásh tui dal’ prei s’nalti e posht’ tu’ u lshuemun

    Dý êngjuj me dý shpata majesh s’preme

    Qi porsì zjarmi shkojshim tui flakuemun.

              Të blerët sikúr gjethlar porsá t’leme

    Ki’n veshën, qi me krah’ prei nyjeje s’njâjtë

    Tu’ e rrah’ mbas vedi e merrshin n’er’ të ndeme.

              Pak përmbí né èrdh njêni vênd me xâjtë

    E tjetri u dorgj mbí bregun kundërshtár

    Kështû qi gjindja mbet në mjes përmbâjtë.

              Ndër tà mirë e dallojshem kryet njye ár

    Por sŷnit t’ftyrë i bite sì’ i terrîinë

    Si shises kúr teprín nuk mûnd e bár.

              “Të dỳ prei gjîut t’Mariës jan’ kah vînë”

    Sordeli tha “lugînës me i ndej’ roje

    Prei gjarpnit qi sá ndora ktû tash mbrrînë”.

              Kah un, qi s dijshem se për ç’shteg, prej droje

    U solla rrotull, e i afruesh sá s’ká,

    Krejt i ftohtë akull, besnikes mburoje.

              E prap Sordeli: “Tash â kohë me rá

    Ndër hije t’mdhaja, e ndonji fjal’ me u thanë:

    Kan’ me u kënaq’ sá s e ké bes’ tu’ u pá”.

              Veç nja’ tre hapa se kjeç’ djer’ më gjanë,

    E u gjeta poshtë, e pásh nji qi m’shikjote

    Pá prâ, si se po m’njef t’ishte ka’ i danë.

              Ishte do koh’ q’ sé ajri po u errsote

    Por jo njaq’ sá n’mjes sŷve t’ tijë e t’mijë

    Mos me u dallue përpara çka pêngote.


    Përkthimi i Atë Mark Harapit

    Pesë vjet më vonë kemi sërish një tjetër përkthim, nga një tjetër përkthyes. Bëhet fjalë për 37 vargje të O Virgjin Nanë[29], përkthyer nga Atë Mark Harapi S. J dhe botuar në vitin 1943. Ky përkthim nuk gjendet i pasqyruar te shkrimi “Dante e noi albanesi” i sipërcituar.

    “O virgjin Nanë…”

    (Dante Alighieri: “Komedija Hyjnore”,

    Parrîzi, kanga XXXIII, 7 – 37.)

    “O virgjin Nanë, e Birit t’and vetë bí,

    E pervût e e madhnuet mbî kreatyrë,

    Shêj i padám i s’amshuemes pleqní,

    Ti jé njajo qi e rrite ket natyrë

              T’onen aq fort, sa Kush e ka trajtue

              S’perbuzi të marrë prej soje shtat e ftyrë,

    Në krahnorin t’and, po, flakë persrí u çue

              Njajo dashtní, e cila në pagjë t’amshueme

              Bân ket farë drandofillje me lulzue.

    Ti jé per né ktû nalt në mbretní të bekueme

              Diell i pamêm dashtnije, e n’at shkretí

              Jé gurrë uzdaje per robní të mjerueme.

    Zojë, ti ké njaq madhní e njaq fuqí

              Sa kush do’ nderë e tý s’t’a lypë, i gián

              Atí qi don pa krahë të fluturojë n’ajrí

    Mirësija e jote hire e ndimë i dán

              Jo veç atí qi të lutë, por dhè sa hera

              Atí i del para, qi te ti nuk kján.

    Në tý grumbull janë mishriera, dhimba, ndera,

              Në tý bujarí, madhní e sa stolí

              Qi janë pikë pikë të shperdame në sende tjera.

    Tash ky, qi prej kû mblidhet ç’do llomshtí

              Ederi ktû, kah nji kah nji ka pá

              Si shpirtent kndej e kanë nder kto mbretní

    Po të lutet njaq fuqí mirësisht me i dá

              Sa të mundet me sŷ të vet atje m’ja spjetë,

              Kû shpirti të mbramin fíll të shenjuem e ka.

    E un qi kurr s’kjeçë dhanë per të pamun vetë

              Mâ fort se due qi të shofë tash ku, po të vê

              Lutat e mija të gjitha e thát mbe mbetë

    Jo mos i lên; por xier t’a mujë ç’do rê

              Qi trupi bân, e kshtû Kenaqunija

              E Plotë unjî t’i duket zbluet ndê.

    Tý, o Mbretneshë, qi dér kû të duesh fuqija

              Të punon, po të lus, mbas kaqe të pám, më rrshitë

              Jo mos i lên mâ kurr ndiesít e tija:

    Zekthin e zí denjou ti në fashë m’ja qitë.”


    Ky shkrim synon të jetë një itinerar i ndjekur prej përkthyesve për të sjellë në shqip Dante Alighierin, para se ai të vinte i plotë nën përkthimin mjeshtëror të Pashko Gjeçit. Në një moment tjetër do të botojmë edhe një itinerar që fillon pikërisht nga ky moment, pra pikërisht nga botimi i përkthimit të plotë dhe vijon gjer’ sot, ditë në të cilat akoma përkthyes të ndyrshëm sprovojnë veten me shqipërimin e Dantes!


    [1]  Girolamo de Rada, “Antologia Albanese”, Napoli, 1896, fq. 66 – 70.

    [2]La Nazione Albanese, anno IV,  num. 6, 31 marzo 1900.

    [3] Dal verso 88 sino alla fine del Canto. (shënimet me italic janë të tekstit origjinal)

    [4]Franceska kjè e bija e gnifar Guido da Polenta, Beghu i Ravens, i zili ja dha per grue Begut Riminit Gianciotto Maletsta, ghadi si me perdhun, psè Franceska nuk e pelqete Gianciotton, qi ishte i mrapsht e ghunghiac. Zuni praa miksii me Paloken t’kunatin e vet, dial i pashem e fort i vjefshem, me t’zilin tuj e gjet gni dit i shogji i myti t’dy n’viet 1284.

    [5]  dhe 6 Bietagija – Zhotnia asht Virgjili.

    [6]

    [7]Galeotti asht emni i gni librit qi kalzon si Lancillotti, ushttar fort n’zhàa motit, zuni miksi me vashen e bukur Ginerva; e ktù do me than qi sikur motit Gallehault kiè shkuusi i Lancillotit me Ginerven, ashtù libri i tii kiè i Paloks me Francesken.

    [8]  Dante Aligieri, “Parrizi”, Kangë XI, nga “Komedia hyjnore”, “Zani i Shna Ndout”, nr. 5, 2 maj, 1926, fq. 75- 77.

    [9]  Po aty, fq. 74.

    [10]  Dante Aligieri, “Komedia hyjnore”,  “Parrizi” – Kangë XI, “Gjeth e Lule”, botimi II, Shkodër, Shtypshkronja Françeskane, 1931, fq. 161 – 163.

    [11]  “Fjalë të urta (Nga Sallnstius, Seneca, Dante, Ausonius)”, “Demokratia”, nr.12l, 24 shtator 1927, fq.3

    [12]  H. Dakli, “Dante Alighieri edhe vepra e tij ‘Divina Commedia’ (Komedia Hyjnore)”, “Normalisti”, nr. 6, tetor 1929, fq. 6-17.

    [13]  Klyda Richardson Steege, “Dante, Poet’ i perëndishëm i Florencës”, “Ora”, nr. 40, 3 nëntor 1929, f.10-11 si dhe në nr. 41, 15 nëntor, f.18-19.

    [14]  Hilushi, “Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante”, “Shêjzat”, IX, nr. 9-10, 1965, fq. 289.

    [15]  Ernest Koliqi, “Poetët e Mëdhej t’Italis”, shtyoshkronja “Nikaj”, Tiranë, 1932, fq. 27.

    [16]  Po aty, fq. 28.

    [17]  Po aty, fq. 29.

    [18]  Bëhet fjalë për të njëjtën pjesë që ka përkthyer edhe Luigi Lorecchio.

    [19]  Ernest Koliqi, “Poetët e Mëdhej t’Italis”, shtyoshkronja “Nikaj”, Tiranë, 1932, fq 30 – 31.

    [20]  Po aty, fq. 41 – 46. (Bëhet fjalë për të njëjtën pjesë që ka përkthyer edhe Sokol Baçi)

    [21]  Po aty, fq. 93 – 98.

    [22]  Haxhi Bedo, “Dante – Poeti i hyjnueshëm”, “Laboremus”, nr.16, gusht, 1932, f.21-23.

    [23]  Ullah Inayat, “Danteja dhe Islamizmi, Ndikimi i koncepteve islame në ‘Komedinë Hyjnore”, Profesori Miguel Asin Polacio për këtë problem”, përkth. nga. anglishtja Sherif Putra, “Zani i naltë”, nr. 7, mars, 1933, fq. 580 – 589.

    [24]  Dante Alighieri, “Kont Ugolini” nga “Komedia Hyjnore”, përkth. Kristo Floqi, LEKA, nr.4, prill, 1937, fq.162-165.

    [25]  Dante Alighieri, “Karonti”, marrë nga “Ferri”, përkth. Surgens, “Cirka”, nr. 22 – 23, 6 qershor 1937, fq.131-132.

    [26]  Dante Alighieri, “Farinata”, marrë nga “Ferri”, X, vargjet 22 – 93, përkth.: Surgens, Cirka, nr. 38, 30 janar 1938, f.27-28.

    [27]  Dante Alighieri, “Konti Ugolini”, marrë nga”Ferri”, XXXlll. vargjet 1-90, përkth.: Surgens, Cirka, nr.54, 13 nëntor 1938, f. 272-274. (është e njëjta këngë që ka përkthyer edhe K. Floqi.) 

    [28]  Dante Alighieri, “Urata e mbrames”, marrë nga “Burgatueri”, VIII, përkth.: Mark Ndoja, “Sporti Shqiptar”, nr.117, 2 prill 1938, f.5; nr.l19, 16 prill, f.5.

    [29]  Dante Alighieri, “O virgjin Nanë”, “Lajmtari i Zemres s’Jezu Krishtit”, 1943, nr. 5, fq. 145 – 147.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË