More
    KreuLetërsiBotime të reja“Akulli”, dhe pse jo një lexim vere

    “Akulli”, dhe pse jo një lexim vere

    Jacek Dukaj, lindur më 1974 është një shkrimtar polak. Ka fituar një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare dhe vepra e tij është përkthyer në disa gjuhë. Në një libër të tij ndërthuren më shumë ide se në vepra tërësore të jetës së shkrimtarëve të tjerë.

    “Akulli”, botuar në 2007, është romani më ambicioz i autorit, i cili mëton të krijojë një botë alternative me fiziken, teknologjinë, historinë madje edhe logjikën. Ishte viti ’24 dhe Polonia akoma sundohej nga Rusia. Matematikani i talentuar Benedykt Gierosławski, që në të njëjtën kohë ishte edhe kumarxhi i thekur, dërgohet në Siberi për të marrë të atin me synim, sjelljen e tij në vendlindje. Thuhet se ai, në një farë mënyre, është lidhur me lute, Engjëllin e Pyllit. Historia, mitlogjia, letërsia dhe trillimi bashkohen, vendosur në kontekstin e rënies së dinastisë së fundit të carëve dhe zhvillimeve të jashtëzakonshme në Evropë. Personazhe realë, si Tesla e të tjerë fiksional ecin krah për krah, drejt plotësimit të asaj çka libri dëshiron të transmetojë, gërshetimin e gjërave që për kurrëfarë arsyeje nuk shihen bashkë dhe duhet shumë vështirësi edhe për t’i imagjinuar tek rendin tok.

    Ky libër botohet nga shtëpia botuese “IDK” me mbështetjen e programit Creative Europe dhe vjen në shqip nga gjuha origjinale, nën përkthimin e Edlira Llohës.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË