More
    KreuLetërsiShënime mbi libraAgim Bajrami: Dykohësia si sprovë artistike në krijimtarinë e Bashkim Hoxhës

    Agim Bajrami: Dykohësia si sprovë artistike në krijimtarinë e Bashkim Hoxhës

    Ka shkrimtarë, që mbas një krijimtarie të gjatë dhe të frytshme, ndjejnë nevojën të bëjnë një lloj intermexo të shkurtër, jo aq për tu çlodhur dhe reflektuar, por për të thënë disa gjëra në dukje të vogla, që mund ti kenë mbetur pa vënë në gojën e personazheve të tij , si nevojë për të ndriçuar disa zona të vogla dhe të mjegullta të jetës së tyre personale dhe shoqërore, 

    Shembujt e Orhan Pamukut, Ekzyperisë, Cvajgut apo ndonjë tjetri , na tregojnë se “Post Scriptum” të tillë janë mëse të nevojshëm, Por  duket se” Post Scriptum” i Bashkim. HOXHES, është shkruar edhe për ca qëllime më  tepër Për tu ndier më mirë me veten, dhe për të ndare me ne bujarisht dicka nga sekretet dhe mjeshtëria e tij krijuese ne vite Duke qenë një autor që e ka ndjekur artin dhe letërsinë, në të gjitha viset dhe hapësirat e veta, qëllime të tilla janë të mirëpritura  Që nga shqyrtimi i veprës së tij të parë, që mbeti vetëm si projekt dhe deri tek” Kronikë në ditën e festes së gomarit”, lexuesi ka rastin të njihet gjer në detaje me historikun e shkrimit të çdo vepre, , motivet, indicet dhe dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me realizimin e saj 

    Ashtu si në prozën e tij të gjatë, ku dominon i foluri skenik, monologu, dialogu edhe këtu, elementë të tillë mund ti ndeshësh me tepri, si përpjekje e autorit për t’i dhënë narratives së tij më shumë ngjyrë dhe intensitet.

    Parë nga ky kënd, ky libër mund të konsiderohet pa frikë edhe si një laborator krijues, ku krijuesi dhe lexuesi hyjnë në një dialog të natyrshëm , duke ngacmuar tema dhe problematika me interes për të djeshmen dhe të sotmen e arti dhe letërsisë.

    Si dëshmitar i një periudhe të shkretëtirë, ku të bërit letërsi dhe art, ishte një lojë e rrezikshme me zjarrin, rrëfimi i autorit i ndryshon here pas here tonalitetet dhe nuancat e tij, në varësi të rrethanave dhe ngjarjeve të kohës , pasi vetëm një dramaturg dhe shkrimtar si ai, e di, çdo të thotë, skenë teatri, , ku përpara syve të spektatorëve kuriozë, mund të luheshin  dy drama njëherësh, ajo e personazhit të trilluar artistik dhe ajo e dramaturgut që e kishte shkruar atë. 

    _”Artistikisht mirë, por” 

    Me ka mbetur në mendje kjo frazë , e shkurtër,, gjysmë pohuese dhe gjysmë kundërshtuese, që ka të bëjë me vlerësimin e një vepre mbas provave gjenerale  që fsheh në vetvete vërejtjen për mungesën e partishmërisë proletare, vërejtje që mund ti mbyllte perdet e skenës autorit dhe veprës, dhe kjo mund të ishte më e pakta :

    “Nga momenti i shkrimit gjer në ditën e premierës , si dhe më pas , drama u gjykua disa herë, levizi nga sirtari në sirtar, nga tavolina në tavolinë , shoqëruar me një re shqetësimi, se mos e teproni me kritika për,pushtetin, që ç›është e vërteta, as që pritej nga unë “

    Ndërsa lexon keto pasazhe të trishtë, me sekretarë komitesh të partisë dhe censorë të terbuar, që i vriste e vërteta dhe luftuan  ti shndërronin artistët në bojaxhinj të ngrehinën së pushtetit, lexuesi ndjen se është duke u vëzhguar së largu nga sytë e shqetësuar të Minush Jeros, dhe dramat e tij psikologjike, që u shfaqën në dramaturgjinë e asaj kohe si mimozat guximtare të janarit. Ai ka hyrë ne këtë libër së bashku me shumë emra të tjerë të mëdhenj të asaj kohe , si Kujtim. Spahivogli, Shpëtim Gina, Mihal Luarasi etj, jo vetëm si mësues dhe modele të autorit, por edhe si personazhe me ndikim të jashtëzakonshëm, për kthesën e madhe të dramës sonë kombëtare, mbas viteve shtatëdhjetë 

    Ndaj sa herë  bie fjala për këtë figurë emblematike të dramës, Bashkim Hoxha, nuk e fsheh adhurimin dhe keqardhjen, që ndien

    Ndien adhurim sepse 

    Në dramaturgjinë shqipe Minush Jero ze një vend të veçantë , jo vetëm se bëri burg për krijimet e tij, por solli antikonformizmin dhe dramen psikologjike të individit në një shoqëri, që lartësonte uniformitetin dhe psikologjinë e turmës. 

    Si mentori i tij në rrugen e dramës ai e, orientoi atë drejt leximit të Cehovit, Shekspirit , Bernard Shout, Gogolit, dhe bëri, të dëgjonte për herë të parë për Durenmatin. 

    Ndjen keqardhje , sepse asnjë nga historianët dhe studiuesit e mëvonshëm të dramës, nuk e ka vështruar krijimtarine e tij si një risi në peisazhin monoton të dramaturgjisë shqipe, që dremiste brenda kanoneve të ngurtë të epizmit skolastik

    Harresë e qëllimshme apo jo qëllim, një gjë ka rëndësi Minush Jeros duhet ti jepet vlera e merituar dhe të hyjë sa më shpejt në programet e shkolles sonë të dramës  Teatri ynë dhe gjithë drama shqipe, duhet të mburret dhe te mësojë nga mjeshtëria dhe përvoja e vyer e këtyre mjeshtrave të papërsëritshëm të fjalës dhe regjisë skenike, që në emer të saj, provuan kaq privime dhe vuajtje në jetë. 

    Nëse Bashkim Hoxha arriti të krijonte një letërsi të mirë, që në atë kohë, meritë ka edhe shembulli dhe modeli që këta artistë martirë arritën të krijonin tek ai, me erudicionin dhe artin e tyre. 

    Në këtë kontekst autori nuk e fsheh dëshirën për të hapur me lexuesit një debat rreth qëndrimit të krijuesit në diktaturë dhe liri. 

    Jo më kot, ai i vendos dy kohët e tij shkrimore përballë njëra tjetrës. Heronjtë dhe anti heronjtë, të vërtetat dhe gënjeshtrat,, duke hequr me këtë rast edhe vijat ndarëse mes tyre.

    Krijuesve që nisën të shkruanin në të njëjtën periudhë me Bashkimin, ky libër ju sjell në kujtesë copëza arealin, që ata e kanë përjetuar vete, kush më pak e kush më shumë.

    Në kërkim të emrit dhe karrierës artistike të gjithë ishin të detyruar, të kalonin nga e njëjta portë  te shisnin lirinë e tyre artistike dhe te respektonin rigorozisht kornizat e ngushta ideore dhe logjikën e ngurtë të partisë shtet. Për rrugë të mesme as që bëhej fjalë. 

    “Gjykimi i veprave artistike bëhej  në atë kohë, duke pasur primare këndvështrimet ideologjike Një grumbull rregullash të shkruar në fjalime plenumesh, apo të pa shkruara, orientimi për të cilat ishte dhënë nëpër plenume partie, apo të lidhjes së shkrimtarëve, me krye artikujt programorë të gazetës Drita, “ishin shtrati i Prokustit, që po ti kishe këmbët e shkurtra, ti zgjasnin,, Po ti kishe të gjata, ti prisnin Për dy vjet unë punova si instruktor në aparatin e Komitetit qendror te Partisë, në drejtorinë e e kulturës dhe shtratin e Prokustit, e pashë dhe nga sytë e ekzekutorit. 

    Kjo mbetet periudha më e dhimbshme imja, edhe pse nuk më ndodhi të ngrija hanxharin në asnjë rast thotë autori në një nga rrëfimet e këtij libri duke bërë kësisoj edhe një skaner të hollësishëm të asaj periudhe

    Nëse ia doli te vinte në skenë një pjesë të dramave të tij, përveç  talentit të padiskutueshëm, kjo arritje i dedikohet edhe gjuhës së pasur në tekstual e që vuri në gojën e çdo personazhi, gjuhë aq komunikuese dhe aq e pëlqyeshme nga publiku, me te cilin ai arriti të krijonte një marrëdhënie të shkëlqyer

    Unë e kuptoja suksesin e dramës, jo aq nga vëmendja me të cilën ata e ndiqnin pjesën, por më tepër nga reagimet në frymëmarrje të tyre

    Pritjet e ngrohta që ju bënë “Vërshimeve Pranverore” , Unë dhe Mefistofeli, Këngë dashurie me korba, Pranvera që s’vonoi Ftesë për gjyq etj. ishin reagime mirëdashëse të publikut, ndaj një autori që kërkonte të interpretonte artistikisht mbi dukuritë esenciale të realitetit dhe jo të shkarraviste rreth entuziazmit të gënjeshtërt të turmës së manipuluar

    Krijuesve mirë të brezit të Bashkimit e kishin të mprehur intuitën për të kapur që në ajër, se për çfarë tematikash dhe subjektesh  kishte  nevojë spektatori i asaj kohe etur shqiptar, duke gjetur mënyrën e duhur për t’ia servirur.

    Jehona e gjatë qe vazhdojnë të kenë ato vepra edhe sot e kësaj dite në kujtimet e bashkëkohësve, shërbejnë edhe si matës i vlerave të tyre , 

    Pjesën e luanit dhe më cilësore të krijimtarisë së tij, Bashkimi e ka shkruar në vitet post diktaturë , por kjo nuk e detyron atë, të mbyllë sytë përballë problematikave me te cilat ndeshet libri si dhe të pasqyrojë me logjikë raportet mes librit dhe lexuesit  Eshtë e vërtetë që letërsia e shkruar në liri, ta largon frikën nga censura dhe ndëshkimet e rënda, por nuk të ndihmon ashtu sic duhet për përshpërfaqjen e ideve dhe koncepteve individuale, duke u ndeshur me lloj lloj sfidash dhe pengesash subjektive.

    “Shkruan, boton, promovon. Po a lexohet libri? 

    Ngado flitet për krizën e leximit dhe herë herë shkrimtarët shihen si disa Don Kishotë të mjerë, që përpëliten në ëndrrat e tyre Besoj se nuk ka krijues, të mos ketë medituar për vendin gjithmonë e më të pa vënëreshëm të librit në shoqërinë e sotme 

    Stina e tanishme për librin, thonë se është dimër 

    Qoftë duke iu referuar frazave të marra nga një prej personazheve të romanit” Dimri i librave, qoftë nga dramat individuale te shokëve  dhe kolegëve të autorit që operojnë në këtë periudhë , të përforcohet  ideja, se koha e librave ka mbetur në orën zero , dhe ato jetojnë të njëjtën stinë të vështirë si atëherë 

    Mungesa e interesit të shtetit dhe shoqërisë, që reflektohet edhe nga mungesa e politikave te botimeve,, ka sjellë një stepje dhe kaos në radhët e krijuesve tanë, çka manifestohet edhe në numrin e vogël, te botimeve me vlera në stendat e panaireve dhe renien në mënyrë drastike të numrit të lexuesve

     Përpjekja e dy tre shtëpive botuese, për të vënë pak rregull në këtë anomali, është e pamjaftueshme. Sido që të jetë edhe përkundrejt kësaj klime jo të favorshme kurba e krijimeve në dramë dhe në prozën e gjatë e Bashkim Hoxhës ka njohur vetëm rritje. “Hotel Ballkani,” “Mot i keq për dashuri” , “Ground Zero” , Duartrokitësit” Një ditë si Skënderbeu,”” Kronikat e mjegullës” Asnjëherë të martën, “ Vito,” “Dimri i librave”, “Shtëpia e verdhë” e gjer tek romani më i fundit “Koncert në festën e ditës së gomarit,” me subjektet e tyre të zgjedhur me temë nga absurdi dhe bashkëkohësit, si dhe gjuhën e fuqishme alegorike, janë pritur dhe vlerësuar ngrohtë nga kritika dhe lexuesi, dhe spektatori, duke futur këtu disa nga veprat e tij në komedi dhe dramë si 

    “Ne këndonim Margaritën,” Vizita pa vizë e nje alieni, “  “TAG , Ftesë për gjyq “ Unë dhe Mefistofeli* etj të cilat së bashku me drama të autorëve të tjerë, i kanë sjellë sollën skenës sonë frymëmarrjen dhe vizionin e munguar Kur mbyll faqen e fundit të këtij libri krahas kënaqësisë estetike dhe bollikut të informacionit të duket se je duke u shoqëruar edhe nga imazhet e portreteve dhe zërat e pavdekshëm të aktorëve të mëdhenj të skenës si Vangjel Heba, Milto Profi, Marta Burda, Todi Thanasi, Sanije Hoti, Gulielm. Radoja, Mirush Kabashi, Spiro Urumi, Ferial Alibali Yllka Mujo, Fatos Haxhiaj , Ferdinando Radi etj sebashku me emrat e regjizorëve të medhenj te kinemasë dhe teatrit kombëtar Dhimiter Anagnosti, Xhanfize Keko, Mevlan Shanaj etj, pa të cilët ky ‘”Post scriptum,” do të ngjante i mangët

     Ndofta duhet të kenë qenë edhe malli dhe respekti për ta  që e kanë shtyrë Bashkim Hoxhën të merrte vendimin për ta shkruar këtë libër Kjo më bën të mendoj, se më shumë se i autorit ky libër është shkruar si një homazh për ta dhe i’u përket vetëm atyre.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË