Autorja e romanit “Orbital”, fitues i Çmimit Booker 2024, rrëfen për të shkruarit për hapësirën me kujdesin e një shkrimtareje të natyrës dhe për librin që e nxiti të bëhej romanciere.
Përktheu: Granit Zela
Frymëzimi për romanin fitues Booker 2024
Doja të shkruaja për pushtimin njerëzor të orbitës së ulët të tokës gjatë çerek shekullit të fundit – jo si fantashkencë, por me realizëm. A do të mundesha të sillja bukurinë e asaj rruge që përshkohet në hapësirë me kujdesin e një shkrimtareje të natyrës? A mund do të mundesha të shkruaja për mahnitjen? A mund të bëhesha një lloj baritori hapësinor? Këto ishin sfidat që i caktova vetes.
Libri që më bëri të dashurohesha me leximin
“Deni, kampioni i botës, i Roahl Dahl. Ajo marrëdhënie e ngjallur në mënyrë të habitshme midis një djali dhe të atit më ndihmoi të kuptoja (në mënyrën time fëmijërore) diçka të re për dashurinë midis prindërve dhe fëmijëve, dhe dashurinë për prindërit e mi.
Libri që më nxitit të bëhesha shkrimtare
Është e vështirë ta përcaktosh. Po them “Waterland” i Graham Swift-it. Mendoj se forca dhe cilësia e krijimit të botës prej Swift-it, dhuntia e mrekullueshme, rrëfimit i shtresëzuar dhe plotësisht bindës i atij romani më nxiti të shkruaja. Më bëri të mendoj, jo se “edhe unë mund të shkruaja ashtu”, por “të pyesja veten nëse mund të shkruaja ndonjëherë edhe unë ashtu?” Nuk e kam rilexuar, nuk guxoj. Por që atëherë kam lexuar libra të tjerë tëtij dhe admirimi im është i njëjtë.
Libri të cilit i rikthehem herë pas here
Ndoshta “Zonja Dalloway” i Virginia Woolf-it. Besoj e kam lexuar deri në fund vetëm dy herë, por e lexoj shpesh kur jam përgatitem për të folur me studentët e mi, sepse proza e saj buron nga faqja aq e freskët dhe zbuluese sa duhet të ketë qenë 99 vjet më parë kur u botua për herë të parë. Ende mrekullohem me stërhollimet e gjuhës, thurjen e e shkathët, delikate të vetëdijeve të shumëfishta, dhe ndoshta me kalimin e kohës dhe rileximit e shoh stilin e saj më të rafinuar, por edhe më të efektshëm.
Libri që nuk mund të me hiqet nga mendja
Dimrin e kaluar lexova Sezoni i Uraganeve i Fernanda Melchor -it (përkthyer nga spanjishtja prej Sophie Hughes-it) dhe nuk mund ta heq nga mendja. Në shumë mënyra, dua ta heq. Është një sulm brutal i një romani që të lë shenjë – nuk e kam idenë se si Sophie Hughes e ka bërë këtë përkthim, por rezultati është i jashtëzakonshëm. Gjithçka e këtij librit është mjeshtërore dhe e pamohueshme. Dhe po, verbuese. E errët, e errët, e errët dhe verbuese.
Libri që më ndryshoi mënyrën se si mendoj për botën
Edhe dhe kjo është e vështirë ta thuash. Le të themi “Mrekullitë” e C.S. Lewis-it. Bëhet fjalë për konceptin e mrekullisë në krishterim, por gjithashtu ka edhe një argument shpirtëror për praninë e mrekullive në jetën tonë të përditshme. Si një jo i krishterë dhe pa besim zyrtar, më pëlqen se si letërsia e tij më jep mua dhe botës që unë e perceptoj, një ndjenjë drithëruese të hyjnores. Besimi i tij është joshës dhe drithërues.
Libri që ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për romanin
Nuk është një roman, por është trillim: “Intervista të shkurtra me njerëz të neveritshëm” i David Foster Wallace-it. E lexova, e lashë dhe mendova, “Nuk e kisha idenë se edhe kjo mund të bëhej me të shkruarit”. Që mund të më çonte në ato vende.
Libri që më ka bërë më shumë përshtypje
Do të thosha ose “Silas Marner” i George Eliot-it ose “Turpi” i J. M. Coetzee-s ose “Shtëpia” e Marilynne Robinson-it ose “Vendi i borës” së Yasunari Kawabata -s. Nuk mund të zgjedh mes tyre, të lutem mos më bëj të zgjedh njërin. Për mua janë të përsosur në mënyra të ndryshme, por të gjitha janë rrëfenja të thjeshta të treguara me sipërani të fjalës.
Libri që po lexoj për momentin
Sapo e kam mbaruar “Miku” të Sigrid Nunez-it (më pëlqeu shumë, më bëri të ulem pranë qenit tim me duart në kokë dhe të qaja) dhe tani po lexoj “Zjarri i zbehtë” të Nabokovit. Nuk kam ecur shumë me leximin dhe shkronjat janë kaq të vogla për sytë e mi të moshës së mesme sa që më duhet ta lexoj nën shkëlqimin e fortë të dritës së biçikletës. Them se do të jetë një aventurë leximi.
Libri i nominuar për Booker që të gjithë duhet ta lexojnë
O, Zot i madh! E pamundur t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por po e provoj: “Restaurimi” i Rose Tremain-it (të lë pa frymë) dhe “Rrethimi i Krishnapur-it” i J.G. Farrell-it (një ndër librat më të mirë të shekullit të kaluar?).
* * *
“Orbita” është një romani i shkrimtares angleze Samantha Harvey, fitues i çmimit Booker 2024. Romani, rrëfen për gjashtë astronautë nga Japonia, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Italia (burra dhe gra) në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës teksa sillen në orbitë për 24 orëve rreth tokës. Përveç detajimit të përgjegjësive dhe detyrave zyrtare të astronautëve në bordin e anijes kozmike, romani paraqet edhe reflektimet e tyre për njerëzimin dhe vetë tokën duke prekur tema të tilla si ekzistenca ose natyra e Zotit, kuptimi i jetës dhe kërcënimet e reja ekzistenciale si p.sh. ndryshimi i klimës. Në disa raste, romani ndryshon shkurtimisht këndvështrimin për të përfshirë rrëfimin e një alieni, një roboti dhe një njeriu parahistorik që lundron në det. Çdo kapitull i romanit mbulon një fluturim 90 minutësh në orbitën rreth tokës, me 16 fluturime në 24 orë. Romani ishte finalist për çminin Orwell për Shkrimin Politik dhe për çmimin Ursula K. Le Guin për letërsinë.