More
    KreuLetërsiShënime mbi libraDr. Sonila Sejdaras: Romani “Këpuca e aktorit” në tri kohë…

    Dr. Sonila Sejdaras: Romani “Këpuca e aktorit” në tri kohë…

    KUR NJË PSIKOLOGE SHKRUAN PËR LETËRSINË…

    Dr. Sonila Sejdari është psikologe që jeton në Chicago, ku dhe është doktoruar. Ajo erdhi 16 vjeçe në SHBA nga qyteti i saj, Korça dhe tani drejton një studio psikologjie, e cilësuar si në tre ndër më të mirat në Chicago.
    Ndërkaq ajo është dhe themeluesja e organizatës “Care fo Albania” (Kujdesu për Shqipërinë), ku shquhet për mbështetjen që u bën shqiptarëve, jo vetëm në SHBA, por më shumë në Shqipëri, në vendlindje e Shkodër, me dëshir:en për t;u hapur dhe në Kosovë.
    Sonila tregon interes dhe për letërsinë shqipe. Tërheq vëmendjen shkrimi i saj për romani “Këpuca e aktorit” i Visar Zhitit, botim i Onufrit, 2022, këndvështimi si psikologe dhe sinteza admiruese. Shkrimi, që ajo e quan refleksion, së pari u shkrua në anglisht. Po e sjellim dhe në faqet e gazetës sonë.


    “Këpuca e Aktorit”, roman nga Visar Zhiti është një narrativë tërheqëse që ndërthur me mjeshtëri inteligjencën, ironinë dhe një kuptim të thellë të gjendjes njerëzore. Stili i zhdërvjellët i shkrimtarisë së autorit nuk i shmanget realiteteve të ashpra të jetës, përkundrazi, i gllabëron ato dhe i paraqet në një mënyrë sa groteske dhe zbavitëse. Kjo qasje unike krijon një lexim intrigues që është sa goditës e po aq të fut në mendime.

    Libri thellohet në dramën njerëzore, veçanërisht në dy kohët e para, në atë të Luftës II Botërore dhe  të komunizmit, duke lënë në kohën e tretë një testament të realitetit dhe të vërtetës, që rrallë gjendet në shumë vepra bashkëkohore.

    Vepra identifikon dhimbjen kolektive dhe ofron një udhëzues mbijetese për ata që kanë të bëjnë me dhimbje të tilla. Rrëfimi prekës, së bashku me meditimet e mprehta shoqërore, na jep një pamje të gjallë të sfidave me të cilat përballet shoqëria shqiptare dhe qëndresën e domosdoshme me aftësinë për t’i kapërcyer vështirësitë.

    Autori jo vetëm që shqyrton dhimbjen, por gjithashtu i bën thirrje lexuesit të jetojë një jetë të vërtetë, veçanërisht kur dikush ka lirinë për ta bërë këtë.

    Ky mesazh i fuqishëm rezonon në të gjithë librin dhe shërben si një kujtesë për rëndësinë e autenticitetit dhe të vërtetës në jetën tonë. Autori sugjeron se liria nuk është vetëm një kusht i jashtëm, por duhet të gjendet edhe brenda nesh. Ky konceptualizim i lirisë është njëkohësisht frymëzues dhe fuqizues.

    “Këpuca e Aktorit” është një kryevepër që drejtpeshon me mjeshtëri humorin dhe seriozitetin. Eksplorimi i tij i ndjesive, së vërtetës dhe lirisë njerëzore e bën atë një lexim të nevojshëm për shumëkënd që kërkon një kuptim më të thellë të mbijetesës dhe pësimeve njerëzore.

    Vegimet dhe simbolika  i shtojnë një shtresë argëtimi që e bën këtë libër jo vetëm një eksplorim filozofik, por edhe një lexim të këndshëm.

    Si përfundim, “Këpuca e Aktorit” shpalos një porosi madhore dhe brilante të fuqisë së të jetuarit të vërtetë dhe elasticitetit të shpirtit njerëzor.

    Pasazhet  e mprehta  dhe ironia e vazhdueshme mbi realitetet e ashpra ofrojnë një perspektivë unike dhe depërtuese që do të qëndrojë dhe më pas, kur është  kthyer dhe faqja e fundit e librit si një tjetër fillim i brendshëm…

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË