More
    KreuIntervistaBranka Bogavac: “Jeta ime (epike), nga çobanesha, akademike”!

    Branka Bogavac: “Jeta ime (epike), nga çobanesha, akademike”!

    Bisedës i priu Bajram Sefaj

    B.S.: Këtë bisedë virtuale (nga larg), e çmuara Branka, e emrova: „Nga Virpazari deri në Paris“, duke synuar se kështu, më së miri, lidhen dy brigjet e një jete të gjatë lumë, sikuse është jotja. Është e vërterë se opinioni i gjerë lexues shiptar, në Shqipëri, në Kosovë, në diasporë…, i kudondhur, të njeh dhe admiron, do të thoja, pa ndrojtje se gaboj, por, por… megjithatë, për atë pjesë të lexuesve të gazetës tonë, një prezantim yt i shkurtër, biografik dhe bibliografik, paksa më i zgjeruar, është më se i domssdohëm. Ti nuk u pajtovae me propozimin. Ani më mirë është ashtu si the Ti!

    Branka Bogavac: Është e vërtetë se kam lindur, në vitin, tashmë të largët, 1937, në qytezën simpatike dhe tejet fotozhenike Virpazar, gjithnjë mbi dallgët e Liqenit të Shkodrës. Baba im Sekule, ishte mësues  dhe intelektual. Madje autor dramash teatrore dhe poet. Frëngjishten e fliste për mrekulli drejtë e pa gabime, pa aksent! Mjerisht, gjatë Luftës së dytë botërore, u zhduk, pa shenj pa dok, siç thuhet. Na la pas vetë, pesë fëmije jetimë. Asokohe, unë isha tetë vjeçe. Ndërkaq, nëna ime, Zorka, ishte amvise. Gjimnazin e kam krye në qytetin Berane që pas Lutës quhej Ivangrad. Grupin  e gjuhëve romane e kam krye më 1964 në Fakultetin Filologjik të Beogradit. Në Sorbonë, kam kryer magjistraturën. Për 20 vjet rresht isha docente e gjuhës serbokroate në Sorbonë – Parisi tetë..

    Do të më behej qejfi, ndërhyn zonja Branka, sikur “portat” e kësaj bisede, më shumë miqësore, se sa zyrtare, t’i hapim me dy-tri mendime ose reflektime të, po aq, personaliteteve me nam botëror. I pari, gjithsesi është shkrimtari dhe mendimtari i shquar argjentinas, Ernesto Sabato, me origjinë më të hershme shqiptare, siç e ka pohuar, jo njëherë, me gojën e vet. Në lidhje me shkrimet, me mjeshtërinë e  shkrimin në përgjithësi, ndër të tjera, thotë: “Mos rresht kurrë se shkruari, kjo është e vetmja gjë ia vlen!”; “Shkrimi është asgjësim i kohës. Ajo që është e shkruar, gjithmonë është aty. Bëjmë atë për çka jemi krijuar. Të shprehesh, do të thotë, të lirohesh. Shkuarja e memories, shenja e shkruar, është më superiore se  fjalët” – (Fransis Ponz);  “Të shkruarit është ngjarje. Lirinë duhet përgatitur dhe krijuar, duke shkruar” – Imre Kertsh; “Shkrimi është befasi që i lidhë njerëzit mes vete” – Gao Sindijan; “Ai që ndjen, është krijues tanimë” -Andrej Makin…

    B.S.: Duke parë atë mal te dendur lavdërimesh ke marrë, (ani jo nga kushdo qoftë), por nga ana e mendjeve më të ndritura të shekullit, (siç janë Klod  Simon, Çasllav Millosh, Eli Vize, Orhan Pamuk, Vargas Losa, Mihail Gorbaçev (fitues të çmimit Nobel),  Millan Kundera, Horhe Luis orhes,Umberto Eko, Emil Siooran,  Eugen Jonesko, Margerit Dyras, Ariana Mnushkin, Jurij Lubimov, Amos Oz, Adoonis, Alen Boske, Zhan Lui Baro, Robert Hosen, Daneile Miteran e shumë të tjerë, si intervistuese e spikatur, për pak sa nuk me zunë ethet e komplekseve, veçse në dorë nuk me ngriu lapsi. Si shumë herë parë, këtilla raste, ndihmë doli thënia e mençur shpëtimtare: “Edhe në pyetjet më budallaqe, mund të jepen përgjigje gjeniale”!

     Branka Bogavac: Tallësh Bajram! Jemi miq të vjetër, mos bë shaka, veç vazhdo!

    Bogavac dhe Kundera

    Zonja Branka, me premtove edhe një shpalosje bibliografike,  sa me shumë, detaje!

    Branka Bogavac:  Në vitin 1990, kam botuar vëllimin e parë librit “Biseda në Paris”, të botuesi “Svjetllost” nga Sarajeva, për të vazhduar, deri me sot, botimin e të njëjtit vëllim të shumë botues e gjuhë të ndryshme, midis të cilave edhe në gjuhën shqipe, falë Shtëpisë së njohur botuese “Onufri” nga Tirana, më 2007. Pos këtij vëllimi që, të them, pa modesti të shpifur, u bë hit në shumë mjedise lexuesish, kam botuar edhe “Bisedë me Dado Gjuriqin” – 2001, “Piktura dhe fati irracional” – 1004, “Mali i Zi në Paris: Biseda dhe takime me artistë” – 2007,  ”Nga pashpresa deri në shpresë” –  2016,  “Dhjetë nobelistë”  2018,  ”Takimet janë dhuratat më të  shtrenjta” 2018… e kështu më radhë!

    B.S.: Si nisi tërë kjo sagë, kjo aventurë që do të sjell deri në lavd, në lartësitë e qiellit të pa anë!

    Branka Bogavac: Deri të kontaktet me njerëz, kushdo qofshin ata, vihet në mënyra ndër më të ndryshmet mundshme. Me shkrimtarë dhe autorë, shumë rrallë takohesh përmes botuesve, nga se këtu në Paris, botuesit, me shumë xhelozi, ruajnë (mbrojnë) shkrimtarët e tyre. Prandaj, më te mirat raste, janë kontaktet drejtpërdrejta, kryesisht, recepcione dhe raste të tjera të tubimeve të organizuara. Por, janë edhe takimet e rastit, të fatit, siç ishin takimet me Kadarénë, Margarit Dyrras etj. Kjo e fundit, psh. me ka telefonuar, me ka caktuar takim, për të parë se a meritoj shihet me mua në takim të veçantë me të, apo jo! Pas njëzet minutash  bisede të përzemërt mbi librat dhe punën e saj krijuese, me ftoi të shkoj tek ajo. Një shkrimtare kanadeze me ka ftuar në drekë. Bella Ahmadulina, në Moskë, me ka ftuar në shfaqje teatrore të bashkëshortit saj. Me shumë tjerë jam takuar në Kanë, në festivalin e njohur ndërkombëtar të filmit, në raste dhe rrethana ndër më të ndryshmet. Me shkrimtarin rus, Kormillov, që ka përkthyer   rusisht, Njegoshin, kam zhvilluar bisedë në autobus, fjala vjen. Me Borhesin kam kontaktuar përmes gruas se tij. Ajo me ka ftuar për drekë me Borhesin. Këtë e kam marrë si një nder të madh ndaj meje, ndaj një ish çobanke nga bjeshkët ballkanase. Kam pasur rastin dhe fatin të drekoj edhe me Eugen Joneskon, Kunderën…

    Bogavac dhe Borges

    B.S.: Po me Kadarenë, si u takuat, zonja Branka!

    Branka Bogavac: Ndër kontaktet e para, më interesante dhe të jashtëzakonshmet, ishte takimi i parë me Ismail Kadarenë Paris. Mbi cilin takim, kam folur shumë herë,   raste e rrethana ngjashme. Me I. Kadarenë, jam njoftuar në mënyrë jo të zakontë. Për herë të parë, kur ai sapo kishte braktisur Shqipërinë. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Papritmas, me thirri redaktori i revistës “Mlad Borec” nga Shkupi dhe me luti të bëj një bisedë me Ismailin. Përmes shtypit e dija se Kadare tashmë gjendej në Paris. Por, para kësaj, gjersa realizova një intervistë me piktorin e njohur slloven, Zoran Mushiq, ai me entuziazëm të madh me foli për Kadarenë dhe veprën e tij. Me porosit se, gjithsesi  veprat e tij letrare, patjetër duhet lexuar. Ashtu edhe veprova.

    Derisa Kadare akoma gëzonte statusin e azilantit (midis azilit dhe egzilit), iu qepa leximit, me kuqësinë më të madhe, veprave të tij letrare, sidomos, por edhe të tjerave. Zbulova një botë fantastike të një shkrimtari të shkëlqyer ballkanas. Pas tre-katër muajsh leximi intensiv, me të vërtetë ndodhi befasia: duke dalë nga gryka (goja) e njërës nga Metrotë e Parisit, vetëm disa metra larg shtëpisë sime, para vetës pash Kadarenë!

    Nuk është gjë e thjeshtë (as e lehtë) t’i drejtohesh njeriut të panjohur, ashtu në rrugë, por ky është fati i njerëzve të famshëm. Masa e njerëzve të zakonshëm, i njohin shkrimtarët, mahniten me veprat e tyre, prandaj edhe mund t’i lejojnë vetës t’u drejtohen. Iu paraqita Kadaresë. Në mënyrë bujare dhe skofiare, ai me pranoi, ani pse nga natyra është shumë i matur…

    Pas një copë rruge bashkë, e ftova në shtëpinë time për një kafe. Kjo është veçoria jonë ballkanase, t’i ofrohet mikpritja një të huaji, në dhé të huaj.

    Që atë mbrëmje, hiç më larg, kisha nderin që, në shtëpinë time në Paris, të pranoja çiftin bashkëshortor Kadare. Me gëzoi fakti se ai kishte besim në mua. Sigurisht se, shkrimtari i njohur, qysh në shikim të parë, mund të vlerësojë dike. Megjithatë, ishte një guxim i madh të shkohet (vihet) në shtëpinë e një malaziase, të panjohur për të.  Sakaq, lidhëm miqësi të menjëhershme. Na lidhnin shumë gjëra të përbashkëta. Sidomos vështrimi i ngjashëm mbi shumë gjëra, mbi botën dhe jetën. Ishim të afërt, si të ishin nga i njëjti vend. Nuk është për t’u habitur, kur dihet se Tiranën, nga Podgorica e ndajnë, jo me shumë se, dyqind kilometra rrugë!

    Takimet dhe bisedat tona, i shpeshtuam dhe i pasuruam, në vazhdimësi. Mund të them se, kështu lindi një miqësi e mrekullueshme në mes meje dhe Helenes. Kësisoj erdhi edhe deri të bisedat letrare me Kadarenë dhe të shoqen e tij. Intervistat më ta i kam botuar gjithandej në shtypin ditor dhe në periodikun e kohës, gjithandej. Bile një bisedë imja e gjatë, me Helenen, është botuar, paçka në shtatë vazhdime, te gazeta ditore “Pobjeda” e Podgoricës.  Çifti Kadareja përherë me ka dalë në ndihmë dhe pozitivisht u është përgjigjur kërkesave të mia për intervista. Ai është njeri që, dëshiron që situata midis serbëve dhe shqiptarëve, të zgjidhte njëherë e mirë, në mënyrë paqësore, ai kurdoherë është i gatshëm për dialog.

    B.S.: Gjithë kjo punë e madhe, kolosale, gjigande, do ta quaja pa hezitim, gjithë ky opus yt krijues, zonja Branka, me siguri se, ndërkohë është nderuar me shpërblime e mirënjohje të rëndësisë dhe niveleve të ndryshme. Shumë herë, në shumë mjedise!

    Branka Bogavac: Po! Është e vërtetë. Nuk kanë munguar as ato. Nuk di nga t’ia nis numërimit. Të provoj t’i veçoj vetëm disa nga ato që ma  kanë ngrohë zemrën më fort. Fjala vjen Medalja e Kalorësitpër  art dhe letërsi, më 2013, nga ana e Ministrja franceze e kulturës që është njëra nga katër mirënjohjet më të larta franceze. “Ju nis urimet e mia ë sinqerta dhe në mënyrë të veçantë jam e  e lumtur që të veçoj kontributin dhe angazhimin tuaj në të mirë të kulturë së vendit tonë” – me shkruar, ndër të tjera, ministrja franceze  e kohës, zonja Orely Philipeti. Unë iu përgjigja me atë rast duke thënë se për mua ishte kënaqësi e pa përshkruar. Ky lajm i mirë me gjeti në Budvë, ku isha për pushime me vajzën time Milenën. Të shtoj se, këtë mirënjohje të lartë, me të cilën është nderuar edhe shkrimtari Danillo Kishi, për punën e tij të frytshme letrare, e përjetoj si kurorëzim të se punës  time të gjithmbarshme e shumëvjeçare. Për shpërblime e mirënjohjet flasim ndonjëherë tjetër. Nuk pajtohem me ty, as me askënd tjetër, kur bën dallim (rangim), shpërblimet dhe mirënjohjet për punë e angazhime, janë si evlatët, duhen dhe përjetohen  njësoj, pavarësisht nga cila anë vijnë, janë të mirë se ardhura!

    B.S.: Të kursej, nuk të zhys, me pyetje eventuale, në ujërat e turbullta të momentit aktual politik në Mal të Zi (ziejmë pothuaj se në të njëjtin katran!), për në fund, një pyetje, që duket, si e pashmangshme: ç’je duke punuar tani, në këtë çast jetik?

    Branka Bogavac: Nuk kam n’për duar kushedi se çka. (Branka i është avitur përmbylljes së decenies së nëntë të jetës –“zonjat nuk pyetën për moshë”!). Para disa ditësh me kanë shpallur “qytetare të parë nderi të Petrinjes”! Tash me duhet të përgatis tekstin falënderues që do ta mbaj atje, gjatë kësaj vere që (po) vjen!

    Me fat e jetë të gjatë e sendet të mirë, në emër të lexuesve të Ex Libris, zonjë e nderuar!

    Gaillard – Paris, prill. 2023

    Bogavac dhe Kadare

    Çifti Kadare (I pranishëm në të gjithë botimet e bisedave në Paris…) 

    Në të gjitha botimet, “Biseda në Paris”, pa edhe në këtë të Shtëpisë së mirënjohur botuese, Onufri nga Tirana, për lexuesin shqiptar, kudo qoftë ai, sjell në shqip, një përzgjidhje të librit të vëllimshëm (410 faqe) të Branka Bogavac, ku përfshihen njëzet shkrimtarë eminentë botërorë, midis të cilëve është edhe Ismail Kadare.

    Parathënien e këtij libri (përkthyer me korrektësi të pa shoqe, nga serbishtja në shqip nga Nikolla Sudar që jeton e krijon në Tiranë, e a shkruar mikja parisianë e Brankës, zonja Helena Kadaré, bashkëshorte dhe bashkudhëtare e Ismalit, kur edhe vetë është shkrimtare shqiptare, ndër më të shquarat, në letërsinë më të re shqipe!

    “Pasi shfleton anë përtej, duke vë në pah anët e mira dhe epërsitë e tij, pasi i ngre portretin e mikës saj (Branka) “shtatlartë dhe e drejtë si katedrale!” (shih ti njëherë, krahasimin gjenial!), parathënien e librit “Biseda në Paris”, (në gjuhën shqipe, Onufri, Tiranë – 2007), Helena Gushi Kadare, e përmbyll kështu: “Thëniet e mençura të këtyre krenave të artit ndjekin njëra tjetrën në faqet e mrekullueshme të këtij libri të pangjashëm me asnjë tjetër, që gazetarja malazeze ka ditur t’i qëmtojë e t’i paraqesë me aq mjeshtri. Ndodhë rrallë që një libër që sapo e ke mbaruar së lexuari, ke dëshirën e papërballueshme ta rinisësh përsëri nga e para. Me librin e Branka Bogavacit ndodhë pikërisht një gjë e tillë”.

    “Ëndërroj që Kadare të përkthehet në gjuhën s/kroate”!

    (fragment nga një bisedë e gjatë)

    -Libri juaj, “Biseda në Paris” u prit mirë, me interesim dhe ngrohtë të rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ky libër që zë afro pesëqind faqe, është kontakti i parë i drejtpërdrejtë me publikun lexues shqiptar. Si ndodhi kjo mrekulli, si erdhi deri të botimi i këtij libri në Tiranë?

    Branka Bogavac:- Bashkëshortja e Ismailit, Helena, me njoftoi me botuesin ekskluziv të veprës letrare të Kadaresë në shqip, z. Bujar Hudhrin, me të cilin edhe ndërruam disa fjalë në rusisht. Ai me la përshtypje të një njeriu të mirë dhe korrekt. Që të kam besim në të, mjaftonte edhe fakti se ishte botues ekskluziv në gjuhën shqipe i veprës së Kadaresë. Ai mori librin tim dhe tha se do ta lexojë, asgjë më shumë. Kur papritmas, një zotëri nga Tirana me bën telefonatë në Paris dhe me thotë se është duke përkthyer librin tim. Ishte ky Nikolla Sudar, publicist dhe përkthyes i njohur shqiptar, me të cilin, fill pastaj, përmes letërkëmbimit u shoqëruam. Sipas mendimit të Helena Kadaresë, e cila edhe ka shkruar parathënien e librit tim në shqip, përkthimi nga serbishtja në shqip, është tejet korrekt, gati-gati i përkryer. I jam mirënjohës Bujar Hudhrit që me botimin e librit tim, në një edicion të shkëlqyer, me ka bërë një surprizë të këndshme dhe të paharruar. Shtoj se unë krenohem me miqësinë që kam më Helenen dhe Ismail Kadarenë.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË