More
    KreuForumi mbi përkthiminTheodor Cico: Pasaktësitë në përkthimin e vëllimit të parë të romanit “Lufta...

    Theodor Cico: Pasaktësitë në përkthimin e vëllimit të parë të romanit “Lufta dhe paqja”

    Këtë analizë po ia kushtoj përkthimit në shqip të vëllimit të parë të romanit të Tolstoit  “Lufta dhe paqja”, i cili është romani më i famshëm ndër romanet rusë të të gjitha kohëve dhe një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike botërore, që nuk vjetrohet kurrë e që i ruan në shekuj, si vargjet e Homerit e të Dantes, forcën dhe freskinë.

    Përkthimi i këtij vëllimi të parë të romanit është bërë nga Sotir Caci, është redaktuar nga Loredan Bubani dhe është botim i tretë i Shtëpisë Botuese “OMSCA-1”.

    Qysh në krye të herës duhet thënë se përkthimi tregon se kemi të bëjmë me një njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe deri në imtësitë më të thella të saj dhe me një përkthyes të sprovuar, i cili në tërësi i ka qëndruar korrekt tekstit origjinal të veprës. Megjithatë në përkthimin e vëllimit të parë të këtij romani gjejmë harresa, fjalë, fjali apo edhe paragrafë të papërkthyer ose, e kundërta, shtohen fjalë që s’janë në tekstin origjinal të veprës. Duke qenë se kemi të bëjmë me botimin e tretë të romanit, mendoj se me një punë të kujdesshme redaktoriale, duke ndjekur hap pas hapi me shumë vëmendje origjinalin e veprës, mjaft prej pasaktësive që do t’i rendisim më poshtë, do të qenë shmangur.

    Pasaktësitë kanë të bëjnë me harresat që përmendëm dhe me shtesat e fjalëve që s’janë në tekstin origjinal, me fjalë a fjali të papërkthyera si duhet, me dhënien e gabuar të shumë fjalëve në frëngjisht dhe gjermanisht që janë në tekstin origjinal, me mosrespektimin e paragrafëve në kuptimin që në origjinal është kryeradhë dhe në përkthim jepet si vazhdim i paragrafit dhe, e kundërta, kur është vazhdim paragrafi, jepet si kryeradhë (paragrafi, siç është formuluar nga autori, s’preket, duhej dhënë me saktësi siç është, si një e tërë, le të jetë edhe një apo dy faqe, se ato mendime ka dashur të përmbledhë  në  të autori dhe ne s’kemi kurrfarë të drejte ta copëzojmë  atë, duke kaluar disa herë në kryeradhë); pastaj shumë emra të personazheve shqiptarizohen, në një kohë që duheshin lënë siç tingëllojnë në gjuhën e tyre, nuk respektohen si duhet rastet e hapësirave ndërmjet rreshtave, nuk jepen me shkronja kursive fjalët që në tekstin origjinal janë me kursive, vihen thonjëza në fjalë e fjali, të cilat nuk i ka autori i veprës etj.

    Po le t’i shohim konkretisht në roman këto që thamë:

    Harresat dhe shtesat:

    Në f.324 janë  harruar  pa u përkthyer gati shtatë rreshta: – Ну-ка, как вы из этого выйдете? –слазал он. – Будем стараться, – отвечал Берг, дотрогиваясь до пешки и опять опуская руку. – В это время дверь отворилась. – Вот он наконец! – закричал Ростов. – И Берг тут! Ах ты,петизанфан, але куше дормир! – закричал он, повторяя слова няньки, над которыми они смеивались когда-то вместе с Борисом (- Pa të shohim pakëz si do t’ia bëni tani për të shpëtuar? – tha ai. – Do të përpiqemi, – u përgjigj Bergu, duke zgjatur dorën deri te guri i shahut dhe duke e tërhequr atë. Në këtë moment u hap dera. – Ja ai më në fund! – thirri Rostovi. – Qenka edhe Bergu këtu! Ah ti, pëtizanfan, ale kushe, dormir! – thirri ai, duke përsëritur fjalët e dados, me të cilat talleshin dikur bashkë me Borisin.) Në f.141 është harruar një paragraf i tërë pas fjalëve “një kapiten i madh”: – Михайл Иванович! – закричал старый князь архитектору, который, занявшись жарким, надеялся, что про него забыли. – Я вам говорил, что Бонапарте великий тактик? Вот и он говорит. – Как же, ваше сиятельство, – отвечал архитектор.  (Mihajll Ivanoviç! – i thirri princi plak arkitektit, i cili, i zënë i gjithi me mishin e pjekur, mendonte se e kishin harruar. – A ju kam thënë që Bonaparti është një takticien i madh? Dëgjojeni, po e thotë edhe ai. – Pikërisht kështu Shkëlqesia Juaj, – u përgjigj arkitekti.) Në f.109 :  Князь Василий на ходу сказал несколько слов Лоррену и прошëл в дверь на цыпочках. Он не умел ходить на цыпочках и неловко подпрыгивал всем телом. (Prici Vasilij, në lëvizje e sipër, i tha disa fjalë Lorrenit dhe shkoi te dera në majë të gishtërinjve. Ai s’dinte të ecte në majë të gishtërinjve dhe bënte hapa të vegjël pa shkathtësi me të gjithë trupin.) Në f.279: Она оглянулась, взглянула прямо на него, блестя чëрными глазами, и улыбрнулась. (Ajo pa rreth e rrotull, pastaj ia nguli atij sytë e saj të zinj që shkëlqenin, dhe buzëqeshi.) Në f.239 është harruar pa u përkthyer një paragraf: Но ружья остались заряжены, бойницы в домах и укрепениях так же грозно смотрели вперëд, и так же, как прежде, остались друг против друга обращëнные, снятые с передков пушки. (Mirëpo pushkëve nuk iu hoqën fishekët, frëngjitë e baterive, nga shtëpitë dhe fortifikatat, shikonin gjithnjë me të njëjtën mënyrë kërcënuese përpara, dhe po kështu, si më parë, mbetën duke iu drejtuar njëri-tjetrit topat e shkëputur nga parakarroceritë.) Në f. 91 lihet pa u përkthyer брегет (breget) që ishte një orë e vjetër xhepi, e cila e kishte marrë emrin nga shpikësi i saj Breget. Në f. 219: Прежде чем ехать к  Билибину, князь Андрей поехал в книжную лавку запастись на поход книгами и засиделся в лавке. (Para se të shkonte te Bilibini, princi Andrej hyri në një dyqan të vogel librash për t’u furnizuar me libra për luftën dhe u vunua pak në atë dyqan.) E gjithë kjo harrohet të vihet në vendin e vet, në paragrafin e mësipërm pas fjalëve “princi Andrej u kthye në shtëpi”, por jepet e përkthyer trе rreshta më poshtë, ku nuk e ka vendin e vet. Në f.9 …keni dy fëmijë aq të mirë e aq të dashur. (E shton këtë  “aq të dashur”) Në f.10 shton “i mërzitur”, kur s’e ka në tekst (сказал он наконец – tha ai më në fund.) Në f.12 Pastaj largohej që të sillte të tjerë. E shton këtë “që të sillte të tjerë”, kur në tekst është thjesht «и потом отходила» (dhe pastaj largohej, ikte). Në f. 77… qëndroi një copë herë në kolltukun e saj. E shton këtë “në kolltulun e saj”. Në tekst thuhet thjesht “e ulur” dhe jo një copë herë, por “gjatë” vetëm (долго сидела одна). Në f.112…me rëndësi të madhe. E shton këtë, se në tekst thuhet vetëm se shikimi (взгляд) thoshte shumë gjëra (говорил слишком многое). Në f.134…për gjendjen e saj si grua shtatzënë. E shton këtë “si grua shtatzënë”, pra jepen shpjegime të panevojshme, se në tekst është vetëm “në gjendjen e saj” (в еë положении). Në f.164…në mbrëmje, të luajmë… Lë pa përkthyer faraon (фараон), që është një lloj loje me letra. Në f.228…Me dorën e majtë e afroi pas vetes Bagrationin (këtu është harruar «а правою, на которой было кольцо, видимо, привычным жестом перекрестил его и подставил ему пухлую щëку, вместо которой Багратион поцеловал его в шею», që do të thotë “dhe me të djathtën, ku kishte unazën, me një gjest, me sa duket të zakonshëm, i bëri kryqin dhe ia afroi faqen e tij majmoke për ta puthur, por Bagrationi e puthi atë në qafë”). Pra, Bagrationi e puthi Kutuzovin në qafë dhe jo e kundërta. Në f. 324…sipas zakonit, pa u munduar aspak që të sillej në mënyrë origjinale…E gjithë kjo nuk është në tekst. Përkthyesi na shpjegon këtu zakonin rus të puthjes tri herë kur njerëzit takohen, por nuk është vendi për ta bërë këtë. Në tekst thuhet vetëm «Борис же, напротив, спокойно и дружелюбно обнял и три раза поцеловал Ростова» (Kurse Borisi, përkundrazi, e përqafoi qetësisht e miqësisht dhe e puthi tri herë Rostovin).

    Pasaktësitë:

     Në f.78-79…S’ka asgjë të pamundur për të, dhe kjo më pëlqen… Jo, s’është thënë kjo, sepse konti Rostov nuk thotë që s’ka asgjë të pamundur për Mitenjkën, në kuptimin që ky është i zoti të bëjë gjithçka. Jo, ai e ka fjalën në përgjithësi që gjithça mund të bëhet. (Нет того, чтобы нельзя. Я же этого терпеть не могу. Всë можно. Pra, s’ka asgjë që s’mund të bëhet. Unë pra këtë s’e duroj dot. Gjithçka mund të bëhet.) Në f.120…çdo funksionar i krahinës. Jo, është kryetari i guvernës (начальник губернии). Në f. 135…Plaku…thoshte se gjumi pas drekës (после обеда) është i argjendtë, kurse para drekës (до обеда) është i artë. Pra, s’mund të përkthehet pas buke dhe para buke, se bukë hahet edhe në darkë, kurse këtu është përcaktuar për drekën. Në f.175, por edhe kudo në roman personazhi Denisov nuk e shqipton mirë “r”- në dhe Tolstoi e nënvizon këtë në të gjitha rastet kur flet Denisovi. Prandaj kjo nuk mund të kalohej duke mos i dalluar “r”-të në të folmen e Denisovit. P.sh. …Kurse unë…dreqi e di se sa… (duhej bërë Kurse unë…dreqi e di se sa…), ose në f.191 Jepu urdhër këtyre dreqërve, këtyre shejtanëve…(duhej bërë Jepu urdhër këtyre dreqërve, këtyre  shejtanëve). Në f.173 …u përgjigj hoholli… Është lënë pa u përkthyer fjala ruse «хохол» që do të thotë “ukrainas” dhe jepet kjo fjalë vetem me shkronja shqipe. E njëjta gjë ndodh edhe në f.176 ku fjala «Грачик» që do të thotë “Mëllenjëzë” (Kështu i drejtohej kalit kalorësi i tij, nga грач=mëllenjë), në vend që të përkthehet, jepet vetëm me shkronja shqipe “Graçik”. Në f.207…Si e lexoi shkresën…Jo, nuk ishte shkresë, por  telegram (депеша=телеграмма). Në f. 338…për një inspektim e për të studiuar dislokimin e trupave… Jo, është për të kontrolluar zbatimin e udhëzimit (поверять диспозицию). Udhëzimi ishte një urdhër me shkrim, në të cilin jepeshin imtësisht të gjitha lëvizjet e pjesëve të veçanta të ushtrisë në faza të ndryshme të sulmit. Fjala udhëzim (диспозиция) është përdorur me ironi në tekst, për të treguar pedantizmin e gjeneralëve gjermanë. Kjo fjalë është  përkthyer në roman në mënyrë të pasaktë herë plan dhe herë udhëzime në shumës, kur është thjesht “udhëzim”. Në f.213…një nga ato “xhevahiret”…Jo, s’janë xhevahire, por është un mot (në frëngjisht=një fjalë) në kuptimin e një thënieje të spikatur që diplomati Bilibin e thoshte me zgjuarsinë e tij në një moment të caktuar; gjejmë disa raste kur ai e thotë këtë un mot (një fjalë), e cila pastaj përhapej e përdorej në të gjitha sallonet dhe në zyrat qeveritare. Pra ishte diçka karakteristike e këtij personazhi dhe s’kemi të bëjmë këtu me “xhevahire” , por me një thënie të mençur, të goditur e me vend. Pikërisht kjo un mot është bukuria e Bilibinit. Në f.5  përkthehet “suarenë” në vend të “mbrëmjen”, por po kjo fjalë e frëngjishtes “la soirée” në f.6 përkthehet si duhet “mbrëmjen”, kurse në f.12 e gjejmë edhe “suaretë”. Po kështu fjala e frëngjishtes “livrée” lihet në f. 5 siç është me shkronja shqipe “livre”, në vend që të përkthehej “uniforma”, siç edhe është përkthyer për bukuri në f.15. Në f.8 gjejmë “dy njerëz shumë të shquar”, kur është “interesantë” (интересные). Në f.10 gjejmë “asaj i erdhi keq për ju”. Mirëpo nuk është se vetëm perandoreshës i erdhi keq për princin Vasilij, sepse keq u erdhi edhe të tjerëve që ishin të pranishëm dhe po bisedonin me perandoreshën, pra  duhej “u erdhi keq për ju” (жалеют вас). Në f.10 gjejmë “që heq të zitë e ullirit nga i ati”; është fjala për princeshën Marja dhe babanë e saj, por si shumë rëndë tingëllojnë këto fjalë, sepse në fund të fundit babai, në thellësi të shpirtit, e donte të bijën dhe s’mund ta kuptonte jetën pa të. Në tekst është «очень несчастлива с отцом» (ishte shumë fatkeqe me babanë), po jo deri në atë shkallë, sa të thuhet “hiqte të zitë e ullirit nga i ati”. Në f.13 gjejmë “me çantën e punës në dorë”, por ç’punë? Se mos punonte princesha e vogël Bollkonskaja dhe shkonte në punë me atë çantë. Ajo ishte një çantë e vogël e punimit (qëndisjes) në dorë (с рабочею сумочкой на руке). Princesha e vogël Bollkonskaja e thotë vetë në frëngjisht “J’ai apporté mon auvrage”, pra “unë kam sjellë punimin tim”. Sa mirë në f.20, po për këtë, thuhet “duke ngulur gjilpërën në qëndismë”. Në f. 19 gjejmë “ishte ndodhur kështu në mëshirën e armikut”; ç’armik, ku ka armik këtu? Në tekst thuhet thjesht «находился во власти герцога» (ishte në dorë të dukës). Në f.20 thuhet “për ekuilibrin evropian”, por është “politik” (политический). Në f.21 gjejmë “si ju bën zemra të largoheni nga nusja juaj e mrekullueshme?” Jo, atje është thënë “Si s’ju vret ndërgjegjja që do të na lini pa shoqërinë e gruas suaj magjiplotë?” (Как вам не грех лишать нас вашей прелестной жены?) Në f.23 …s’ju kam përmendur “dashurinë”, jo, është “miqësinë” (дружбу). Në f. 23 “si të gdhendura në mermer”, jo, është “si të statujave antike” (на античных плечах). Në f.24 …Ky mendim i fundit e kënaqi. Jo “e kënaqi”, por e bëri atë “të lëkundet” (поколебало его). Në f.24.. të gjitha zonjat, jo, është “bejlereshat” (барыни). Në f.27…vrasjes së pabesë…Jo, nuk ka “së pabesë”, por është thjesht “pas vrasjes” (после убийства). Në f.32 лакей është shërbëtori dhe jo kamerieri. Sa mirë në f.33 po kjo fjalë përkthehet shërbëtori. Në f.34 E njëjta folje фыркнул një herë jepet “turfulloi”, një herë “ia krisi gazit”, kur është thjesht “turfulloi”. Në f.37 …të zemëruar, jo, është llomotitës (ворчливый). Në f.40 …është një grua që s’e ka shoqen; në ç’kuptim s’e ka shoqen? Është e keqe apo është e mirë? Jo, këtu është thjesht «прекрасная женщина», pra “një grua shumë e bukur”. Në f.46 fjala“imperiale” shpjegohet duke thënë  “Monedhë me fytyrën e perandorit”, kur është “një monedhë ari ruse me vlerë sa dhjetë rubla”. Në f.49 gjejmë “fëmijët e shumtë që kishte bërë, gjithsej dymbëdhjetë”. Nuk ishte kështu, sepse kontesha Rostova nuk kishte lindur dymbëdhjetë fëmijë, por në shtëpi kishte gjithsej dymbëdhjetë fëmijë, për të cilët kujdesej, sepse fëmijë të vetët ishin vetëm katër: Vera, Natasha, Nikollaji dhe Petja. Të tjerët ishin kushërinj të tyre, por që jetonin bashkë me ta. Në f.50 Apo s’është llafazane… Jo, është fodulle, tepër kryelartë (чопорна). Në f.65 …aspirant…Jo, duhej lënë junker që do të thotë “nxënës në shkollën ushtarake në Rusinë cariste, që përgatitej për t’u bërë oficer. Në f.77…kamerieres…Në fakt është горничной (shërbëtore për rregullimin e dhomave, por jo për në kuzhinë). Në f.82…kishte nisur nga qyfyret; s’ka këtu “nga qyfyret”. Këtu thuhet vetëm se “po bënte një bisedë” (ведëт разговор). Në f.111…po e ngrinin të sëmurin. Jo “të sëmurin”, por “atë që ishte në grahmat e vdekjes (умирающего). Në f.154…As edhe fusha e ushtrimeve… Ç’do këtu fusha e ushtrimeve? Në tekst është «на Царицыном Лугу» që ishte “Sheshi i Perandorеshës”, sheshi i madh i Petërburgut, ku zhvilloheshin paradat ushtarake dhe kalimi i trupave në revistë. Nga viti 1818 e në vijim u quajt Sheshi i Marsit. Në f.158…dyqind e shtatëdhjetë…Jo, është e shtatëmbëdhjetë (семнадцать). Në f.172…vetëm një rrugaçi mund t’i lejohet të sillet ashtu…Jo, s’është “rrugaç”, por “kalamajve” (мальчишкам) dhe është me kursive. Në f.173…Më 11 tetor… Jo, është më 8 tetor (8-го октября). Në f.174… një dhelpër plakë…Jo, është “batakçi” (плут). Në f.186…i gostiste oficerët me ëmbëlsira… Jo, janë “byreçka” (пирожками nga пирог), se ishin në luftë dhe s’bëhej fjalë për ëmbëlsira. Në f.214…i njëqindfishohej…Jo, është “i dhjetëfishuar” (удесятерëнной). Në f.223…mbi tëmthin e djathtë… Jo, është e majtë (левый). Në f.257 “Jemi të rrethuar!” Jo, është «Отрезали!» që do të thotë “Na prenë!”. Në f.267 …e nga darka…Jo, është “dreka” (обеда). Në f.284…kishte marrë e kishte lexuar dekretin e famshëm të perandor Aleksander Pavlloviçit…Jo, nuk është “dekret”, por  reskript (рескрипт=letër e monarkut drejtuar nënshtetasit, zakonisht një personi me post të lartë), në të cilën ai shpreh falënderime. Dhe këtu në fakt letra e carit i drejtohet gjeneralit Sergej Kuzmiç. Në f.292…Dhashë urdhër ta pastronin rrugën…Jo, s’është “rrugën”, por “preshpektin”. Është vënë qëllimisht kështu nga Tolstoi, sepse kemi të bëjmë me një shtrembërim popullor të fjalës “prospekt”, që është një rrugë e gjerë, një shëtitore. Në f.294…shkruhet gabimisht “Lisia Gori”; në fakt është “Llisie gori” (Лысые Горы), që do të thotë “Male të zhveshura” e që ishte çifligu i princit Bollkonskij në roman, por që kishte shumë karakteristika të njëjta me çifligun “Jasnaja Poljana”, ku u lind dhe kaloi gati 60 vjet të jetës së tij Lev Tolstoi. Në f.323…Ia kishte hipur një kali të Fonit… Në fakt është të “Donit”, pra lumi Don dhe krahinat rreth tij. Në f.325…Ti e di që lartësia e tij…Cili “lartësia e tij”, se këtu është Trashëgimtari i Fronit (në Rusinë cariste), pra цесаревич. Sa mirë në f.328 po kjo fjalë «цесаревич» përkthehet si duhet “trashëgimtarit të fronit”. Në f.340 fjalën Hofkrigsrat Tolstoi e ka lënë kudo të shkruar si në origjinal, prandaj edhe në përkthim duhej lënë kështu. Kjo është zbatuar vetëm në këtë faqe,sepse kudo jepet e përkthyer, pra “Këshilli i Lartë i Luftës”. Duhej lënë Hofkrigsrat, siç e ka autori dhe diku në fund të faqes të jepej shpjegimi. Në f.384…ishin luanët tanë të Gardës…Jo, është ulanët (уланы) tanë të Gardës. Ulanët ishin kalorës të veçantë të ushtrisë cariste.

    Gabimet në shkrimin e fjalëve në frëngjisht dhe gjermanisht

    (do të jepet forma e pasaktë që është në përkthimin e romanit, dhe në kllapa e sakta): f.6 commencent a devenir (à); f.7 dépeche (dépêche); f.7 brùlés (brûlé); f.8 parait (paraît); f.11 apprenfissage (apprentissage); f.14,118,125,128,222, etre ose étre (être); f.16 ma tante-s (ma tante); f.25 erauçant (exauçant); mi la dona (me la dona; kjo është në italisht); f.30 regale (régale); f.32 arreté (arrêté); f.40 Je suis aimable (Je suis très aimable); et trés castique (caustique); f. 71 de son àme (âme); f.73 traitre (traître); f.83 Vous étes (êtes); lacomtesse (La comtesse); f.101 Un batard (batârd); f.118 pas fjalëve “voilà à la tête” jane harruar fjalët “d’une immense fortune, je l’espère. Le testament n’a pas été; po në këtë faqe avant hier (avant-hier); f.123 de lien (des liens); f.124 empereur à quitté (a); connaitre (connaître); hèritage (héritage); f.127 ne puis les approuver (“les” është e tepërt, s’duhet); ne lès condamne pas (les); pere (père); la parole du notre (de); n’au-ra-t-il pas (n’aura-t-il pas); f.128 gràces (grâces); parait (paraît); étre (être); tàcherai (tâcherai); Taut-Puissant (Tout); Ce sera une jòie (joie); f.129 expédiées (expédiés); f.131 Ivànoviç (Ivanoff); f.132 gràce (grâce); f.137 Malbroug (Malbrough); f.141 Mille (Mademoiselle); f.142 peut-ètre (être); f.148 defir (défier); f.167 schalgen (schlagen); wen (wenn); Communikations (Kommunikations); und (um); Allirte (Allierte); Ansicht (Absicht); Veise (Weise); kaiserlich (Kaiserlich); ausgerustet (ausgerüstet); muthig (mutig); f.211 le charme (“le” nuk është); f.212 Durenstein (Dürenstein); f.215 le compagne (la); f.216 Majeste (Majesté); nonintervention (non-intervention); dépéche (dépêche); f.219 nochëeiter (noch weiter); Bösewichtschon (Bösewicht ist schon); f.221 çelui (celui); arrets (arrêts); lacheté (lâcheté); f.222 héroisme (héroïsme); f.224 méme (même); f.232 necontentement (mécontentement); sur le champ (sur-le-champ); quai à signé (qui a signé); d’truisez (détruisez); L’aide de camp (L’aide-de-camp); f.264 Guntersdorg (Guntersdorf); f.277 Hèlène (Héléne); Pètersbourg (Pétersbourg); f.299 ausquelles (auxquelles); ègal (égal); f.309 main a baiser (main à baiser); f.314 tàcherai (tâcherai); f.317 pouche (mouche); f.355 Flugel (Flügel); langs (längs); Gegenthell (Gegenteil); sechr (sehr); debordiner (debordieren); vortheilhaft (vorteilhaft); diesen (letzteren); forfer (Dörfer); Flancke (Flanke); Shlapanitz (Schlapanitz); Turassa (Thuerassa); konnen (können); ausëeichen (ausweichen); nothig (nötig); marschirt (marschiert); f.357 gêographi (géographi); f.396 epuisées (épuisées); reserve (réserve); Voila (Voilà); f.400 rechappera (réchappera).

    Mosrespektimi i paragrafëve. Nuk janë kryeradhë, por vazhdim paragrafi: 

    F.9…Në çastin kur…; F.11…Princi Vasilij…; F.16…Ana Pavllovna dukej sikur…; F.20…Ishte princ Andrea Bollkonski…; F.22…Deshi të shtonte diçka…; F.26…Princi Ipolit, që e kishte parë…; F.28…Viskonti ngriti supet…; …Por Pjeri, pa u përgjigjur…; F.33…Ngaqë s’i vinte ndore…; F.41…Për Pjerin Andrea ishte…; F.43…Po menjëherë  i ra ndër mend…; F.61…Borisi i shkonte prapa…; …E kapi për mënge…; F.62…Kontesha i shtrëngoi…; F.63…Po, duke kaluar…; …Dhe ia mori…; F.75…Pjeri kishte frikë…; F.78…Dhe, me shaminë e saj…; …Më sill…; F.80…Tjetri, një oficer i Gardës…; F.84…Në një krye të tryezës…; F.85…Konti, që prapa…; …Nga ana e grave…; F.88…Sonja u drodh…; …Pjeri dëgjonte…; F.89…Maria Dmitrevna iu kërcënua…; F.95…Të dy valltarët…; F.98…Një këlysh zuri të lehte…; F.108…Dhe e humbi…; F.111…Pjeri e mori me mend…; F.116…Po Ana Mihaillovna…; F.118…Si foli me Pjerin…; F.119…Kryegjenerali,princ  Nikolla…; F.121…Nga lëvizja e këmbës…; F.133…Vous ne nous attendiez…; F.139…Uluni, uluni…; F.149…Plaku palosi letrën…; F.154…Megjithëse adjutanti…; F.163…Kjo këngë ishte…; F.167…Dhe Kutuzovi, me një nënqeshje ironike…; F.169…Por tamam në këtë çast…; F.174…Schön gut Morgen…; F.181…Me shpejtësinë e një shkëndije elektrike…; F.182…Ia hodhi kuletën…; F.191…Pse shtyn? Dreq!…; …S’është koha për të pritur tani…; F.220…Me të marrë vesh…; F.235…Në heshtje e buzën…; F.241…I paraqiteshin vetëm dy hipoteza…; F.254…Trupat e krahut të majtë…; F.255… “Jo, unë jam plagosur…; F.256… “Hë, ja ku po vijnë”…; F.270…Princ Andrea doli pas kapitenit…; F.278…Ndërsa biseda zvarritej…; F.281…Po, ndërsa i shprehte…; F.283…Shpeshherë i kishte qëlluar…; F.285…Çfarëdoqë thoshin të ftuarit e tjerë…; F.288…Por, megjithëqë  Allpatiçi…; F.294…Princesha vogëloshe…; F.296…Rreth e rrotull princ Vasilit…; F.297…Princeshë  Maria ndihej e fyer…; F.302…Pric Vasili iu përgjigj me gjithë qejf…; F.321…Kontesha po qante…; F.324…Borisi, gjatë gjithë udhës…; …Borisi u ngrit të takohej…; …Me atë ndjenjën e veçantë…; F.332…Të tria pjesët e kësaj ushtrie…; F.333…Përmes këtyre tingujve…; F.361…Më nga e djathta, zotëri…; F.364…Ejani pas meje…; F.369…Ja se ç’urdhra të çmendura…; F.390…Pastaj, si e ktheu kalin.

    Nuk janë vazhdim paragrafi, por kryeradhë:

     F.9 Princi u përkul…; F.13 – Shikoni,Annete…; F.20 Ana Pavllovna  nuk e lëshoi më…; F.43 Megjithëkëtë, pas një çike,…; F.46 – Vë bast…; F.48 Dhe, duke thënë kështu, rroku ariun…; F.60 “Le të më kërkojë”…; Natasha, pa  lëvizur nga vendi…; F.63 Të prehej shpirti e të kënaqej syri…; F.64 Ti s’kupton nga këto gjëra…; F.69 Princ Vasili e vështroi…; F.83 “Les Razoumovsky…(dhe është pa thonjëza); F.88 Fytyra e saj u bë flakë…; F.89 Sonja dhe Petja topolaku…; F.90 Vështroi rreth e rrotull…; -Hyri me vrap në dhomën e Sonjës…; F.91 – Dhe ia dha prapë…; – Ti je e lumtur…; F.93 Ndërsa çiftet po zinin vend…; F.102 E largoi nga gjunjët konen…; Kjo qenka mirënjohja e tij për njerëzit…; F.116 Princesha e lëshoi portofolin…; F.121 Mori radhuan e gjeometrisë…; F.125 Je vous avoue que je comprends très peu…; F.134 Edhe Liza psherëtiu…; F.145 – I vëllai tundi kokën…; – Veç për një gjë më vjen keq…; F.146 Bëri kryq, puthi figurëzën e shenjtë…; – Unë nuk të kam thënë asgjë, ama ty…; F.147 Princ Andrea e vështroi rreptë…; F.149 – Hodhi firmën dhe përnjëherësh…; – Keq puna, hë? F.150 Plaku heshti…; – Desha t’ju lutesha edhe për një gjë…; F.151 Princ Andrea tërhoqi me kujdes…; F.154 Kur dëgjoi këto fjalë…; F.161 Dollohovi i hodhi një vështrim…; F.171 Nesvicki, duke ia plasur gazit…; F.176 Togeri nuk e vështronte kurrë në sy…; Ia kishit hipur sot…; F.181- Rostovi s’hapte gojë…; – Po ju? Edhe ju…; F.189 Prapa tij vinin ca ushtarë…; f.192 – Ç’është ky kiamet kështu? F.200 – Dhe tregonte me gisht…; F.205 “Pardje, në Danub” (duhet pa thonjëza)…; F. 211 – Ia mbërtheu sytë princ Andreas…; F.216 Attendez, je n’ai pas fini…; F.226 Më të hyrë në fshat…; U kthye të shikonte…; F.228 Princ Andrea i bëri Kozllovskit pyetje…; F231 Si bëri gjatë një nate të stuhishme…; F.234 Bagrationi, që e dinte se Bollkonski…; F.235 –Si s’keni turp, kapiten Tushin? – vazhdoi koloneli…; Princ Andrea e vështroi edhe një herë…; F.239 – Dhe, duke sharë rusisht rëndë…; F.255 “Ah, sikur të më bjerë…; F.265 “Ç’thua ashtu?…; F.266 Tushini urdhëroi…; F.275 Nesër nisemi, po të  bëj vend…; F.277 – Ma bonne Héléne…; F.295 Të dy mysafirëve u qenë caktuar dhomat…; F.306 Anatoli, me buzë në gaz…; F.307 “La pauvre fille!…; F.313 Po ose jo, po ose jo…; F.317 – Ana Mihaillovna tundi kokën…; F.330 – Dhe, si hodhi sytë  përqark…; F.343 Ja, të tillë njerëz, – tha Bollkonski…; F.344 Njëri prej tyre po hiqte për freri…; F.365 Po Rostovi nuk iu përgjigj. F. 379 – Por në këtë kohë gjithçka u mbulua me tym…;

    Emrat e personazheve duheshin lënë siç janë në original dhe jo të shqiptarizoheshin, se duhej të tingëllonin si në gjuhën e tyre. Kështu duhej princi Andrej (Aндрей) dhe jo princ Andrea (se duket sikur është shqiptar ose grek), princesha Marja (Mарья) dhe jo Maria, Nikollaj (Николай) dhe jo  Nikolla, se është rus dhe jo shqiptar; princi Vasilij (Baсилий)  dhe jo Vasili, Olga (Ольга) dhe jo Ollga; është Ilja (Илья) dhe jo Ilia etj. Mirëpo, kur në tekst emrat vihen siç tingëllojnë në frëngjisht, duheshin lënë siç janë, se kështu ka dashur autori, pra André, Marie, Lise, m-lle Bourienne dhe jo zonjusha Buriena; është tjetër gjë kur autori e shkruan me shkronja ruse Бурьен, pra vetëm në këtë rast duhej dhënë Burjen. Në kapitullin  VI  të pjesës së tretë të këtij vëllimi të parë të romanit, kur familja Rostov merr një letër nga i biri Nikollaji, që ishte në luftë, gjejmë disa variante të emrit Nikollaj (Николай), të cilat duheshin lënë siç i ka autori. Gjejmë Nikollushka (Николушка), kurse në përkthim, në shumicën e rasteve, jepet thjesht Nikolla, kur duhej Nikollushka. Po kështu ndodh edhe me variantin Nikolenka (Николенька) që jepet Nikolla; Sonja, e cila ishte e dashuruar me Nikollajin, e thërriste  atë me Nicolas, siç tingëllon ky emër në frëngjisht, dhe duhej lënë kështu dhe jo Nikolla, se vetëm Sonja e thërriste kështu; pra dallimi këtu nuk është kot. Pastaj nе  e dimë që personazhi quhet Nikollaj Rostov, por s’kemi asnjë  të drejtë ta përmendim atë me Rostov, kur autori e ka të shkruar me Nikollaj dhe, e kundërta, të shkruajmë Nikollaj, kur autori e ka me Rostov.

    Parregullsitë në  zbatimin e hapësirave  ndërmjet rreshtave, vënia e thonjëzave, kur s’i ka autori etj.

    Jo gjithnjë është zbatuar momenti kur në vepër hasim hapësirë ndërmjet rreshtave, si në f.30, ku pas fjalëve “edhe së shoqes që të ngrihej” ka një hapësirë  ndërmjet rreshtave, pra një a dy rreshta bosh, çka duhej zbaruar. Po kështu edhe në f.34 pas fjalëve “se do ta përcillte në shtëpi”; ose në f.93 pas fjalëve “zunë të lëviznin këmbët e të kolliteshin”, apo në f.98 pas fjalëve “dhe u largua”, po kështu  edhe në f.393 pas fjalëve “prapë përsëritej po kjo shaka”. Mirëpo ndodh edhe e kundërta, pra lihet hapësirë ndërmjet rreshtave, kur kjo nuk është në origjinal: f.64 pas fjalëve “u bë më e ftohtë e më e qetë”; në f.295 pas fjalëve “u qenë caktuar dhoma të veçanta”. Sa mirë në f, 42 lihet hapësira  ndërmjet rreshtave, ose në f.82 pas fjalëve  Konti…hyri në sallon. Pastaj vihen thonjëza, kur në origjinal s’ka thonjëza: f.43 “Fundi i fundit…; f.44 “Eja këtu të ta shpjegoj bastin!”; f.50 “Shiko, Mitjenka, ki mendjen…; f.79 “Ende s’ka ardhur ajo”; f.80 “i fejuari”; f.92 “është fare e kollajshme”; f.104 “pikërisht kështu duhet të ishte”; f.136 “Të bardhin! Të bardhin!” Dhe, e kundërta, nuk vihen thonjëza, kur në origjinal ka thonjëza, si në f.202 – O Zot i madh! Ti që je atje lart në qiell…deri te…mbromë!  Ka raste që fjalët në tekst janë me shkronja kursive, por nuk respektohet kjo, si në f.93 fjalët me një të madh; f.37…pa miqtë e mi; f.70…edhe një herë xhaxhanë; f.145…nuk mund ta nxirrte atë gjë nga çanta; f.147…as që do ta qortoj kurrë time shoqe; f.189…Sikur ai (ai = armiku); f. 199…Nga të dyja anët; f.215 si të tyrin; 244…se në frëngjisht titulli princ…; f.253…Unë ju lutem, ju lutem, – përsëriti ai, – të zini pozicionin...; f.256..Mua, që më duan aq shumë…; f.300…Përfytyronte një  fëmijë të sajin…; f.303…po ju nuk do të zini të më flisni për politikë…; f.322…Çfarë stili!; f.330…-Unë atje isha…; f.336…si djalli …; f.358…dhe vetë jeta ime.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË