Njëzet e një institucione nga më të rëndësishmet nga vendi e bota, përmes përfaqësimit prej profesorëve e studiuesve më në zë, u mblodhën më 14 nëntor 2023 në konferencën ndërakademike, ndëruniversitare, në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në pesë seancat maratonë që ndoqën njëra-tjetrën për të problematizuar çështje fondamentale që lidhen me letërsitë kombëtare dhe çështje të kanonit letrar në sisteme universitare.
Temat kryesore që u trajtuan në bazë të platformës së konferencës ishin: Statusi objektivisht i privilegjuar i letërsisë kombëtare / letërsive kombëtare në vend e në botë në sistemin universitar: sa i përgjigjen këtij statusi programet universitare në pikëpamjen e vendit dhe vlerësimit; E ardhmja e letërsive kombëtare në kushtet e globalizimit dhe përgjegjësia institucionale e rrjetit kombëtar të universiteteve: gjendja e sotme e letërsisë shqipe në kurrikulat universitare: kufizime dhe shpërpjesëtime; Historishkrimi i letërsisë si çështje shkencore dhe didaktike: periudha dhe autorë pa një vend të stabilizuar në programe; Probleme të kanonit letrar.
Në kontriburin e tij të shkëlqyer Matteo Mandalà (Università di Palermo):paraqiti para kolegëve: Letërsia arbëreshe në dhe jashtë programeve universitare; e Blerina Suta (Università di Napoli L’Orientale) solli: Modele në përqasje – letërsitë nacionale në disa universitete në Itali.
Studiuesi Salajdin Salihu (Universiteti i Tetovës) solli: Letërsia shqipe në programet universitare në Maqedoninë e Veriut; ndërsa David Hosaflook e Teuta Toska (Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani), sollën: Për vendin e munguar të një letërsie fillesash: Qiriazët dhe shkrimet që na kanë lënë;
Në studimin e Letërsive të tjera kombëtare në disa sisteme universitare Lumnije Jusufi (Humboldt Universität, Berlin): Letërsia shqiptare si letërsi monologuale shqipe; përkthyesi dhe profesori Edvin Cami nga Universiteti i Tiranës solli: Problematika të letërsisë kombëtare në sistemin arsimor – një përvojë gjermane;
Ndërsa Belfjore Zifla-Qosja e Anila Mullahi (Universiteti i Tiranës paraqitënparime të organizimit studimor të letërsisë botërore në sistemin arsimor të vendit (historiografia, letërsitë nacionale, rrymat dhe drejtimet, kanoni); ndërkohë që, Florinda Boriçi dhe Sidita Hoxhiq (Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu, Universiteti i Tiranës): Letërsia amerikane në kurrikulën e Universitetit të Tiranës dhe të Durrësit;
Ledio Hala (Universiteti i Regensburgut, Ludwig Maximilian Universität, München): Vendi i letërsisë gjermane në programet universitare të gjermanistikës në Gjermani – rasti i universitetit të Mynihut.
Në seancat mbi letërsinë dhe identitetin Lili Sula (Universiteti i Tiranës) paraqiti: Shenjat identitare të letërsisë shqipe dhe shenjat e tyre në programet e Universitetit të Tiranës; ndërsa Eris Rusi (Universiteti i Korçës Fan S. Noli) parashtroi: Globalizmi letrar: ndërveprimi i letërsisë së huaj dhe letërsisë shqipe në kontekstin e kulturës dhe identitetit kombëtar; Fikret Ramadani nga Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti) u paraqit me: Statusi i letërsisë shqipe në universitetet e Kosovës;
Në seancën që iu kushtua historiografisë dhe çështjeve të kanonit letrar, studiuesi Shaban Sinani (Akademia e Shkencave) solli kontributin e tij: Të zgjedhësh a të përzgjedhësh: rikthim tek një projekt akademik për një histori letërsie shkencore e të dobishme për të vijuar me:
Arben Prendi (Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi): Disa pikëpyetje mbi letërsinë e gjysmës së dytë të shek. XX dhe fillimit të shek. XXI, në kuadrin e një historie të letërsisë shqipe;Eldon Gjikaj (Universiteti i Tiranës): Historia e historisë së letërsisë shqipe si provokim;Evalda Paci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë): Reflektime veprash e autorësh në një histori letërsie të shkruar shqipe (sprovë e sfidë receptimi);Abdulla Rexhepi (Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina) me kumtesën e veçantë: Letërsia orientale e shkruar nga shqiptarët: përkthimi dhe studimi;Bardhyl Demiraj (Ludëig Maximilian Universität, München): Përmes filologjisë së tekstit tek letërsia e vjetër: disa përvoja në “Ludëig Maximillian Universität” të München-it; Bruna Prifti (Akademia e Shkencave): Dispensat si paratekste të historisë së letërsisë shqipe: rasti i autorëve të përjashtuar;Virion Graçi (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë): Dukuri dhe probleme të trashëguara të disidencës në letërsinë shqipe deri në bashkëkohësi; Viola Isufaj (Universiteti i Tiranës): Raporti midis zhanreve në letërsinë shqipe bashkëkohore: epërsia e romanit; Meliza Krasniqi (Instituti Albanologjik i Prishtinës): Periudha letrare apo periudha historike;Merita Gjokutaj (Universiteti i Gjirokastrës Eqrem Çabej): Një vështrim mbi tekste të historishkrimit të letërsisë shqipe dhe reflektimi i pikëvështrimeve të tyre në programet universitare.
Së fundmi mbi : Letërsia shqipe në kurrikula të tjera universitare kumtuan Bajram Kosumi (Universiteti i Gjilanit Kadri Zeka): Statusi i letërsisë nga burgu në programet universitare – një vështrim krahasimtar; Valbona Gashi-Berisha (Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina): Letërsia sot dhe rëndësia e saj në kurrikulat universitare;Jonela Spaho (Universiteti i Korçës Fan S. Noli): Letërsia moderne shqipe (1912-1939) në programin universitar; ndërsa Ermir Xhindi (Universiteti i Vlorës Ismail Qemali) paraqitej me: Letërsia shqipe në një perspektivë të studimeve kulturore në programet universitare – interpretimi i domosdoshëm i “pozitivizmit” tradicional; Nerimane Kamberi (Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina): “Letërsia në rrezik” – letërsia kombëtare dhe letërsia e huaj në frontin e përbashkët; Ilir Shyta (Universiteti i Korçës Fan S. Noli): Proza dhe poezia shqipe bashkëkohore në kurrikulën universitare; e Drita Isufaj (Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu): Letërsia (shqipe) në programet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Në mënyrë të qartë profesor Osman Gashi nga Universiteti i Prishtinës sqaron se çështja, e cila do të trajtohet në këtë punim, është Letërsia, në kuptimin më të gjerë të fjalës, me tërë përbërësit e saj, me ligjësitë e zhvillimit të saj, me historinë e saj e me parimet krijuese, mirëpo nga një këndvështrim që i kapërcen, deri diku, kornizat e interpretimit të saj të ngushtë, domethënë është e parë në raport me edukimin përgjithësisht e mësimdhënien në veçanti. Çështjet e tilla si kjo, që trajtojnë dukuri binare siç janë: letërsia – shoqëria, letërsia – religjioni, letërsia – politika, letërsia – historia, dhe më në fund, letërsia – mësimdhënia, bartin me vete rrezikun e shmangies nga fokusi i drejtpërdrejtë në letërsinë, si të tillë, e të kalimit tek trajtimi primar i problemeve pedagogjike, kulturore, psikologjike, sociologjike, mitologjike, historike, etj.
Siç parashtroi studiuesi Dr. Ardian Muhaj nga Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike në abstraktin e përcjellë, të cilin e shtjelloi në kumtesën e mbajtur:
Shkencat e identitetit si arkeologjia, gjuhësia, historia, letërsianë traditën e shkencës shqiptare kanë qenë të strukturuara nën konceptin dhe disiplinën shkencore të albanologjisë. Viteve tëfundit vërehet trysnia e globalizimit të dijes në shkencat e identitetit, në rastin konkret mbi albanologjinë. Njohja dhe kuptimi i veçorive të shkencave të identitetit shqiptar si dhe ndërgjegjësimi i duhur mbi përkufizimin dhe kufizimet e këtyre shkencave janë thelbësorë për të shmangur keqkuptimet dhe problematikat që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë albanologjinë në kushtet e globalizimit.
Studiuesi Muhaj u ndal në veçoritë e shkencave identitare shqiptare, të cilat kanë aspektet e tyre të veçanta që duhen njohur, pranuar dhe zbatuar në hartimin e politikave mbi dijen. Ligjet e hartuara në vitet e fundit nuk e pasqyrojnë sa duhet këtë veçanti të shkencave identitare.
Më pas profesori Ardian Muaj shtjelloi disa kufizime: Fakti që objekti i këtyre shkencave është i kufizuar në caqet dhe aspektet e shtrirjes së kulturës shqiptare e bën të domosdoshme që edhepolitikat përkatëse të kenë këtë përmasë. Kërkesat e parashtruarandaj kërkuesve shkencorë dhe pedagogëve të këtyre disiplinavejo gjithnjë e marrin parasysh këtë përmasë shqiptare të këtyre shkencave.
Së fundmi, studiuesi Muhaj preku edhe disa keqkuptime. Sipas tij, keqkuptimet janë rrjedhojë e mosmarrjes parasysh nga ana e politikëbërësve e veçorive dhe kufizimeve që shkencat identitare shqiptare kanë. Kjo ka sjellë një numër problematikash që në vend që të trajtohen si duhet, lihen pas dore, shtohen dhe si përfundim dëmtojnë identitetin shqiptar përmes dëmtimit të shkencave të identitetit shqiptar.
Kumtesa e profesorit Aleksand Rusakov tregon për traditën e mësimdhenies së letërsisë shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut. Dega e gjuhës shqipe në këtë Universitet ishte themeluar më 1957 nga Agnia Desnitskaja. Që nga fillimi kursi i letërsisë shqipe ka qenë një pjesë e rendësishme në kurrikulën e kësaj dege. Në vitet të ndryshme ky kurs ishte dhënë nga Agnia Desnitskaja, Gertruda Eintrej, Alekdsandr Rusakov dhe (tani) Maria Morozova. Kursi vazhdon katër semestra dhe përfshin letërsinë e vjetër (letërsia katolike, letërsia e aljamiados shqiptare, letërsia arbreshre) dhe atë moderne. Letërsia shqipe kuptohet si letërsia e popullit shqiptar dhe shqyrtohet në kontekst të zhvillimit të letërsisë botërore, nga njera anë, dhe të historisë dhe kulturës shqiptare, nga ana tjetër. Një pjesë kryesore e mesimdhënies së letërsisë shqipe është leximi në klasë i teksteve të autorëve shqiptare. Një fakt tejet interesant i dhënë prej tij është se në Universitetin e Shen Petërburgut Ernest Koliqi me novelën Gjaku ka qenë pjesë e programit universitar në ish BRSS, madje dhe në kohën kur ishte i ndaluar në Shqipëri.
Një nga qasjet shumë të veçanta ishte ajo e profesorit Tomorr Plangarica e cila lidhej me studimin e pranisë/papranisë së koncepteve dhe qasjeve teorike të shkencave të ligjërimit në programet universitare të studimit të diskursit letrar në gjuhën shqipe.
Ai e sheh objektin e kësaj konference si një profil të rëndësishëm që ka të bëjë me natyrën e dijeve në programet universitare e, ndërsa metodologjitë e studimeve letrare evoluojnë me ritme gjithnjë e më të përshkallëzuara, sipas qasjes së profesor Plangaricës, duhet të përllogarisim në këtë korpus dijeje edhe prurjet e rëndësishme që vijnë ndërkohë nga një tjetër hapësirë studimi: siç është ajo e shkencave të ligjërimit.
Êshtë një hapësirë studimi me disiplina dhe kahe studimesh ku vepra letrare, teksti a diskursi letrar është vendosur në qendër të shqyrtimeve, ku janë përpunuar metoda e koncepte po ashtu tejet funksionale që shqyrtojnë në mënyrë të suksesshme veçantitë e diskursit letrar, duke i dhënë këtyre dijeve tashmë statusin e dijeve të dorës së parë në shqyrtimin e shumë prej treguesve të diskursit letrar, larg së qeni thjesht dije ndihmëse a plotësuese në studimet letrare, duke e kapërcyer paragjykimin a përvojën tradicionale që prej gjuhësisë mund të marrim si të vlershme thjesht statistika përdorimi të mjeteve gjuhësore, që shërbejnë më tej për analizat gramatikore a leksikore-vijoi profesor Plangarica.
Problemin e pranisë/papranisë së këtyre koncepteve e shohim përtej përdorimit të tyre nga studiues të caktuar të mirinformuar për ato fusha, që gjenden, padyshim mes nesh, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe te akademikët e studiuesit arbëreshë në Itali. Por praninë/papraninë e gjykojmë në lidhje me një dije të institucionalizuar në aspektin kognitiv e social, që parakupton përvijim të plotë e të ngulitur të disiplinave përkatëse në shkencat e ligjërimit me tërë “infrastrukturën” që kërkon ai institucionalizim. Studiuesi i shkencave të ligjërimit, profesor Plangarica mendon që ky status duhet përvijuar.
Kjo hapësirë e re dijeje në shkencat e ligjërimit, në funksion të shqyrtimit të letërsisë u mundëson studiuesve të letërsisë e diskursit letrar të kalojnë më natyrshëm nga dhënia e një panorame të trashëgimisë sonë letrare, me vepra e autorë, në shqyrtime më të drejtpërdrejta për dukuritë letrare, proceset krijuese, marrëdhëniet me kohën dhe hapësirën sociale e institucionale, fushën letrare dhe institucionin letrar, vlerën që përfaqëson letërsia si një ndër monumentet më të rëndësishme të aftësisë krijuese në gjuhën shqipe.
Rusana Hristova-Bejleri: Universiteti i Sofjes “St. Kliment Ohridski” në: Letërsia në tekstet e shqipes për të huaj, në abstraktin e sajparashtron disa tekste të njohura të shqipes për të huaj nga pikëpamja e veprave të përfshira letrare dhe funksionit të tyre – gjuhësor, identitar-kulturor, kombëtar, ideologjik, lokal, etj.
Profesor Bashkim Kuçuku nga Universiteti i Tiranës trajtoi temën Letërsia në sistemin shkollor bashkëkohor –si problem të mprehtë dhe vlerësoi qasjen e konferencës si qasje thelbësore, tradicionale dhe bashkëkohore. Thelbësore, sepse qenia dhe qenësia, vetjake dhe kolektive, kanë pasë qenë dhe vazhdojnë të jenë përbërës gjallues të kombit e të identitetit.
Leterësia dhe gjuha, me të cilën është shkruar letërsia, i mishërojnë ato, në mënyrën më të plotë të mundshme, të larmishme e kontretizuese-argumentoi ai.
Tradicionale, sepse, të parët, që kanë shkruar letërsinë, si dhe ata që e kanë përcjellë në shekuj, nëpërmjet kësaj qasjeje në programet, tekstet dhe auditorët, kanë pasë pasur vetëdijen, qëllimin dhe misionin ta ruanin dhe ta zhvillonin identitetin e vet, ose, ndryshe, të ruanin e të zhvillonin qenien dhe qeniesinë e vet.
Së treti, është qasje bashkëkohore, sepse, edhe sot, qenia e qeniesia e bashkëkohësve janë të përcaktuara dhe i përkasin atij identiteti kombëtar, jetojnë, përjetojnë dhe zhvillohen në membranën e tij, nëse nuk janë duke u tjetërsuar, ose, tjetërsuar.
Tema e konferencës rrjedh dhe është e lidhur drejtpërdrejt me një nga problemet më të mprehta të qenies dhe të qeniesisë kulturore të kombeve dhe të identiteteve, në epokën e sotme të ndërkomunikimit të pakufizuar, të bashkëjetesës e të integrimeve të tyre, në fqinjësi dhe përzierje. Procesi historik progresiv bashkëkohor ka në vetvete edhe kahun e kundërt, konfliktet, tkurrjen, rreziqet e zhbërjes, pse jo edhe të zhdukjes së identiteteve kombëtare e kulturore, në kontekstin globalizimit gllabërues e të uniformizmit të frikshëm.
Në rrethana të bashkëjetesës konkuruese, identitet kombëtare me popullsi të vogla, kanë mundësi të zhvillohen mbarshëm, mirëpo, në rrethana të supremacisë eliminuese/ përjashtuese, ato janë të rrezikuara të zhduken.
Profesor Kuçuku ka parashtroi dy programe të maturës (BAC) së liceut të përgjithshëm francez.
Veprat, që analizohen, janë të caktuara në programin kombëtar, madje, më saktësisht, të fiksuara, sikurse përdoret fjala në frëngjisht. Në hyrje/introduction, nga Buletini zyrtar i Edukimit Kombëtar, citohet nyja, si të thuhet neni, përkatës (datë 30 prill 2020).
Të gjithë autorët dhe veprat janë vetëm prej letërsisë frënge. Ky është dhe përfundimi më i rëndësishëm, që del prej gjedhes së shkollës bashkëkohore franceze.
Andrea di Giuseppe parashtroi se mësimi i gjuhës dhe letërsisë italiane në një kontekst akademik në Itali përbën bazën e përbashkët për sistemet e universiteteve publike në shkallë të ndryshme specializimi sipas misionit te vet institucional.
Ai tregoi sesi Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron kontribute për shkollat, katedrat, mësuesit që ofrojnë programe specifike dedikuar përmirësimit të sistemit italian të trajnimit në botë, një burim i rëndësishëm në kuadrin ministror të promovimit kulturor.
Në trajtimin e saj, dr. Olimbi Velaj i perqëndrua në vendin qe zë folklori shqiptar në kurrikulat universitare dhe në mënyrën si studiohet ai. Velaj trajtoi evolucionin e objektit të studimit te folklorit, raportin e tij me etnologjine e antropologjine si dhe faktin se folklori përqendrohet tërësisht ne studimin e kultures lokale, vendase. Ajo solli shembuj se si studiohet folklori ne shkolle dhe ne universitet, referuar vendeve te tilla repupublikat baltike dhe vendet skandinave. Studiuesja argumentoi pse tek ne folkllori duhet mesuar dhe trajtuar ne te njejten menyre. Ajo u ndal ne faktin e mesimit te folklorit si performance dhe jo vetem si tekst. Ne perfundim Velaj theksoi se ne sistemin universitar duhet studiuar patjeter nje semester folklor shqiptar dhe se kjo lëndë duhet te marrë një semester edhe në sistemin parauniversitar.
Institucionet që morën pjesë në këtë veprimtari të rëndësisë së lartë për albanologjinë, kërkimin shkencor dhe botën universitare ishin:
- Akademia e Shkencave e Shqipërisë
- Akademia e Studimeve Albanologjike
- Università di Palermo
- Università di Napoli L’Orientale
- LMU Universität, Muenchen
- Universiteti i Humboltit, Berlin
- Universiteti i Regensburgut
- Universiteti i Sofies Sv Kliment Ohridski
- Universiteti i Prishtinës: Hasan Prishtina
- Instituti Albanologjik i Prishtinës
- Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti
- Universiteti i Gjilanit Kadri Zeka
- Universiteti I Tetovës
- Instituti i Studimeve Protestane
- Universiteti i Tiranës (FHF dhe FGJH)
- Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani
- Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi;
- Universiteti i Vlorës Ismail Qemali;
- Universiteti i Gjirokastrës Eqrem Çabej
- Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu
- Universiteti i Korçës Fan S. Noli
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, disa vite më parë, ka propozuar një nismë shkencore për një histori letërsie të rishkruar me objektivitet e drejtësi.
Çështje të historiografisë letrare kanë qenë e mbeten objekt diskutimesh e debatesh mes studiuesish (historianë të letërsisë, kërkues shkencorë, profesorë të universiteteve) sidomos pas viteve 1990, kur historia e letërsisë shqipe iu nënshtrua gjykimeve prej këndesh nga më të ndryshmet, ndërkohë, rëndësia e saj në planet e programet universitare duhet të mbetet e padiskutueshme.
Si qendër kryesore e albanologjisë, është në prioritetet e saj interesimi për programet e zhvillimit e të kërkimit me karakter kombëtar, ku, përpos traditave sociale e kulturore, etnografike, arkeologjike, gjuha dhe letërsia shqipe janë pika kyçe të kërkimit dhe të mësimdhënies.
Në konferencë u dëshmua sesi në përvojat më të mira të universiteteve europiane u jepet rëndësi primare dhe bazike letërsive kombëtare, si trashëgimi shpirtërore misionare për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Në përvojat vendëse, përgjegjësia për të ndërlidhur shkencat e identitetit: arkeologji, gjuhësi, histori, letërsi (si prodhim shpirtëror kombëtar) i ka takuar dhe i takon albanologjisë. Për këtë arsye u propozua që konferenca të organizohej nga Akademia e Shkencave (në bashkëpunim me Universitetin Fan Noli të Korçës dhe me pjesëmarrjen e 19 istitucioneve të tjera nga vendi e bota).
Në këtë konferencë u nxorën në pah disa prej përbërësve etnikë, historikë e letrarë të etnicum-it shqiptar të shpërfaqur përmes letërsisë dhe e përthyerjes së tyre në kurrikulat universitare në vend, duke përfshirë edhe krahasime me botën përtej nesh.
Shqetësim themelor i konferencës ishte: shpërpjesëtimet, kufizimet, nënvleftësimet a mbivleftësimet në kuadër të programeve të historisë së letërsisë kombëtare çojnë në deformimin e vetë identitetit shqiptar.
Pyetja kryesore që u shtrua ishte: sa fakultative mund të jetë programimi i letërsisë shqipe në mësimdhënien universitare, deri ku mund të shkojë subjektiviteti në zgjedhje e përpjesëtime, pa prekur misionin e saj.
Kontribute të veçanta dhe të niveleve të larta ishin sidomos:
– Letërsia arbëreshe në dhe jashtë programeve universitare (nga studiuesi Matteo Mandalà Università di Palermo);
-Letërsia shqipe në programet universitare në Maqedoninë e Veriut (nga studiuesi Salajdin Salihu Universiteti i Tetovës);
-Përmes filologjisë së tekstit tek letërsia e vjetër: disa përvoja në “Ludëig Maximillian Universität” të München-it (nga studiuesi Bardhyl Demiraj Ludëig Maximilian Universität, München);
-Letërsia orientale e shkruar nga shqiptarët: përkthimi dhe studimi (nga studiuesi Abdulla Rexhepi, Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina);
-Shkencat e identitetit në Shqipëri në epokën e globalizmit: veçori, kufizime, keqkuptime, problematika; (nga studiuesi Ardian Muhaj, Instituti i Historisë);
-Të zgjedhësh a të përzgjedhësh: rikthim tek një projekt akademik për një histori letërsie shkencore e të dobishme (studiuesi Shaban Sinani nga Akademia e Shkencave);
-Kadare në tekste dhe programe universitare evropiane (nga studiuesi Bashkim Kuçuku, Universiteti i Tiranës)
-Statusi i letërsisë nga burgu në programet universitare – një vështrim krahasimtar; nga studiuesi Bajram Kosumi (Universiteti i Gjilanit Kadri Zeka)
– Për vendin e munguar të një letërsie fillesash: Qiriazët dhe shkrimet që na kanë lënë (David Hosaflook, Teuta Toska Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani);
Kontributet e Tomorr Plangaricës, Aleksandër Rusakovit, Osman Gashit dhe studiuesve të tjerë prezantojnë kënvështrime të reja dhe arritjet në të fundit në këto hulumtime.
Prerje të larmishme dhe cilësore dhe prurje të reja ishin:
-Lumnije Jusufi (Humboldt Universität, Berlin): Letërsia shqiptare si letërsi monologuale shqipe;
-Ledio Hala (Universiteti i Regensburgut dhe Ludwig Maximilian Universität, München): Vendi i letërsisë gjermane në programet universitare të gjermanistikës në Gjermani – rasti i universitetit të Mynihut;
-Edvin Cami (Universiteti i Tiranës): Problematika të letërsisë kombëtare në sistemin arsimor – një përvojë gjermane;
-Arben Prendi (Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi): Disa pikëpyetje mbi letërsinë e gjysmës së dytë të shek. XX dhe fillimit të shek. XXI, në kuadrin e një historie të letërsisë shqiptare;
-Eldon Gjikaj (Universiteti i Tiranës): Historia e historisë së letërsisë shqipe si provokim;
-Evalda Paci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë): Reflektime veprash e autorësh në një histori letërsie të shkruar shqipe (sprovë e sfidë receptimi);
-Lili Sula (Universiteti i Tiranës): Shenjat identitare të letërsisë shqipe dhe gjendja e tyre në programet e Universitetit të Tiranës);
-Viola Isufaj: Raporti midis zhanreve në letërsinë shqipe bashkëkohore. Epërsia e romanit;
-Meliza Krasniqi: Periudha letrare apo periudhe historike;
-Eris Rusi (Universiteti i Korçës Fan S. Noli): Globalizmi letrar: ndërveprimi i letërsisë së huaj dhe letërsisë shqipe në kontekstin e kulturës dhe identitetit kombëtar;
– Fikret Ramadani (Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti): Statusi i letërsisë shqipe në universitetet e Kosovës.
Ndërsa studiuesit: Jonela Spaho, Sidita Hoxhiq, Belfjore Qose, Anila Mullahi, Drita Isufaj, Florinda Boriçi, Ilir Shyta, Merita Gjokutaj sollën posaçërisht modelet kurrikulare dhe problematikat nga universitete të ndryshme të vendit.
Në këtë ngjarje shkencore u mirëpritën me interes të posaçëm kërkimet e Virion Graçit, Bruna Priftit, Ermir Xhindit, Russana Beylerit, Valbona Gashit.
Studiuesja Blerina Suta, me: Modele në përqasje -letërsitë nacionale në disa universitete në Itali parashtroi se mësimdhënia e letërsisë nacionale zë vend qendror në politikat arsimore në Itali, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë që letërsia ka në rolin edukues brezave të rinj: mësimdhënia e letërsisë trajtohet si një “sternë e madhe simbolesh, imazhesh dhe përvojash” që përvijohen e ridimensionohen vazhdimisht në bazë të të dhënave bashkëkohore dhe u mundësojnë të rinjve t’i japin kuptim (domethënie) jetës nëpërmjet veprave.
Ky përcaktim i teoricienit dhe historianit të letërsisë Romano Luperini sjellë prej profesoreshës Suta vjen në kuadër të një arsyetimi mbi shprehjen e Todorovit “letërsia në rrezik”- dhe të bindjes së tij se reforimimi metodologjik i mësimdhënies dhe i të nxënit të letërsisë duhet të zhvillohet duke nënkuptuar si të dhënë faktin se letërsia është enembajtëse, depozitare e kuptimit të jetës.
Klasa e diplomimit në “Lettere” (Letërsi) sipas“Ministrisë së Universitetit dhe kërkimit shkencor” ende në fuqi sot, qysh nga përcaktimi më dekret i 2007 (2- dekreti i 16 marsit 2007, “Determinazione delle classi delle lauree universitarie”, botuar në gazetën zyrtare), i jep letërsisë kombëtare në fushën e disiplinave, gati gjysmën e peshës përkundrejt fushave të tjera:“Gjuhë dhe letërsi italiane”, të konsideruara si disiplina bazë, të ndara prkatësisht sipas fushave përkatëse kanë 42 cfu, përkundrejt 90 cfu që ka ky plan.
Profesoresha nga Universiteti i Napolit paraqiti për dy vitet e para të bachelor-it (il triennio), disiplinat bazë:
Letërsi italiane;
Letërsi italianë bashkëkohore
bartin në planin e studimit të studentit 24 kredite(12 në vit të parë dhe 12 në të dytin), që secili universitet i rregullon me një sasi të ndryshme lëndësh
Ajo solli për kolegët mënyrën si i interpreton këto linja guida Universiteti më i madh në Itali, Sapienza:
Në kursin e diplomimit në“Lettere moderne” në Universitetin Roma 1 (Sapienza), letërsia italiane në vitin e parë dhe të dytë zhvillohet në katër lëndë, secila nga 6 kredite: Letteratura Italiana 1 (A-B); Letteratura Italiana 2 (A-B).
Pra, kur flitet për studim të letërsisë në sistem universitar, -vijoi studiuesja Suta-sistemi Italian ka parasysh sidomos letërsinë italiane.
Por, duhet thesuar se ky mbizotërim i letërsisë kombëtare është shoqëruar me arsyetime metodologjike për qasjet që mund t’i ofrohen më mirë studentit për studimin e saj në funksion të një metodologjie mësimdhnëse për letërsinë që ve në qendër të mësimdhënies interpretimin e tekstit, lexuesin.
Björn Hansen dhe Roman Fisun nga Universiteti i Regensburgut sollën një panoramë të programeve të studimit ku letërsia ruse luan rol thelbësor, në Universitetin Shtetëror të Moskës “Lomonosov”. Veçanërisht interesante në këtë kumtesë ishte fakti që në universitetin e sipërcituar ekziston edhe një fakultet për menaxhimin e kulturës, ku letërsia ruse është në qendër të studimeve, e ku ajo konceptohet si pjesë e identitetit dhe kulturës ruse. Për këtë arsye asaj i duhet kushtuar kujdes i veçantë, në të gjitha domenet ku ajo funksionon.
Studiuesi Andrea di Giuseppe parashtroi se mësimi i gjuhës dhe letërsisë italiane në një kontekst akademik në Itali përbën bazën e përbashkët për sistemet e universiteteve publike në shkallë të ndryshme specializimi sipas misionit te vet institucional.
Ai tregoi sesi Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron kontribute për shkollat, katedrat, mësuesit që ofrojnë programe specifike dedikuar përmirësimit të sistemit italian të trajnimit në botë, një burim i rëndësishëm në kuadrin ministror të promovimit kulturor.
Profesoresha Nerimane Kamberi nga Universiteti i Prishtinës kumtoi: “Letërsia në rrezik” – letërsia kombëtare dhe letërsia e huaj në frontin e përbashkët
Dy terma në titullin e kumtesës së saj tregojnë gjendjen në të cilën janë sot te ne, e më gjerë sigurisht, letërsia dhe mësimdhënia e saj, te të cilat duhet dalluar: “Rrezik” dhe “front”. Rrezik sepse libri po braktiset, dhe shpjegimi i tij, i strukturës, i përmbajtjës, i filozofisë, poetika e veprës po zgjon pak interesim. Letërsia, më saktë studimi i letërsisë, nuk i përket më botës së të rinjve, dhe kjo, sipas saj, është brengosëse. Derisa ajo të jetë në rrezik, duhet të formohet një front, po, si në luftë, për t’i bërë ballë këtij rreziku. Sigurisht se ky bilanc nuk është optimist , por realiteti është ky, fillim viti në universitet, veç e konfirmon këtë shqetësim, shifrat nuk gënjejnë-vijoji ajo.
Letërsia është në rrezik, pse? Sigurisht që përgjigja e parë që na vjen në mendje është teknologjia informative, apo më saktësisht interneti dhe me të rrjetet sociale që kanë kapluar botën, e më saktësisht botën e të rinjve. Vendet tona njohin përdorim të madh të internetit në mesin e të rinjve, të cilët aty lexojnë gjithçka, përmbajtje të ndryshme e sigurisht shume pak letërsi. Bota virtuale i përpinë mendjet duke lënë shumë pak hapësirë dhe kohë për botën letrare, në kuptimin klasik të saj, sepse e dijmë se edhe në telefona mund të lexohet një poezi apo një tregim.
Mund ta vazhdojmë kërkimin e shkaqeve të mosinteresimit: gjithmonë lexuesi ka kërkuar te leximi një njohje më të madhe të botës, e përmes saj të vetvetës dhe të të tjerëve. Sot pasiguria para një të ardhme shqetësuese, tërheq lexuesit kah një literature të një zhanri tjetër, literaturë e mirëqenies, e arritjës së lumturisë, libra psikologjik, këshilla për arritje të suksesit.
Përgjigje të tjera duhet sjellë në kërkimin e “fajtorëve” të uljes së interesimit për të lexuar dhe për të studiuar letërsinë në universitet. Me një logjikë evidente, i riu që mbërrin në fakultet është dashur të kaloj nga sistemi arsimor i ultë. Nëse familja nuk ka mundur të rris fëmijnë në mesin e librave, shkolla është dashur të ia jap një edukim fillestar për letërsinë, të ia zbuloi këtë botë të pafund qëështë letërsia. Njohje të letërsisë kombëtare, fillimisht, e pastaj hyrje në letërsitë e huaj. Universiteti do të duhej të thellojë njohuritë e para e të zgjerojë horizontin letrar, por këtë nuk e ka bërë arsimi i ultë dhe nuk do ta bëj arsimi i lartë, ose do ta bëjë me shumë vështirësi e me shumë pak sukses. Braktisja e shkencave humane apo shoqërore, programet e ofruar nuk tërheqin studentin, letërsia mbetet domen i disa romantikëve dhe idealisteve.
“Analiza e veprave në shkollë nuk do të duhej të kishte më për qëllim të sqaruarit e koncepteve që i parashtron ky apo ai gjuhëtar, ky apo ai teoricien letrar, dhe të na paraqiten tekstet si në vënie në jetë e gjuhës dhe e ligjerimit, detyra e saj do të ishte të na mudësonte të kemi qasje në kuptimin e tyre, ngase ne kërkojmë me ngulmqë ky i fundit , më tutje të na shpie drejt një njohje të njerëzorës, e cila ka rëndësi për të gjithë.” thotë me vend Tzvetan Todorovi në esenë e tij “Letërsia në rrezik.
Profesoresha nga Prishtina vlerësoi rolin e romanin në botëkuptimin dhe formimin dhe sidomomos në tronditjen dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore:
Për Antoine Compagnon, “fuqia e (e romanit) emancipuese mbetet e paprekur, gjë që ndonjëherë do të na çojë në dëshirën për të përmbysur idhujt dhe për të ndryshuar botën, por më shpesh thjesht do të na bëjë më të ndjeshëm dhe më të mençur, ose me një fjalë, më të mirë. “
Për të: letërsia shqetëson, pengon, ngatërron, çorienton më shumë se ligjërimi filozofik, sociologjik apo psikologjik, sepse ajo tërheq emocionet dhe empatinë.
Në trajtimin e saj, profesoresha Olimbi Velaj nga Universiteti Aleksandër Mojsiu, u perqëndrua në vendin qe zë folklori shqiptar në kurrikulat universitare dhe në mënyrën si studiohet ai. Velaj trajtoi evolucionin e objektit të studimit te folklorit, raportin e tij me etnologjine e antropologjine si dhe faktin se folklori përqendrohet tërësisht ne studimin e kultures lokale, vendase. Ajo solli shembuj se si studiohet folklori ne shkolle dhe ne universitet, referuar vendeve te tilla repupublikat baltike dhe vendet skandinave. Studiuesja argumentoi pse tek ne folkllori duhet mesuar dhe trajtuar ne te njejten menyre. Ajo u ndal ne faktin e mesimit te folklorit si performance dhe jo vetem si tekst. Ne perfundim Velaj theksoi se në sistemin universitar duhet studiuar patjeter nje semester folklor shqiptar dhe se kjo lëndë duhet te marrë një semester edhe në sistemin parauniversitar.
Profesor Bashkim Kuçuku nga Universiteti i Tiranës trajtoi temën Letërsia në sistemin shkollor bashkëkohor –si problem të mprehtë dhe vlerësoi qasjen e konferencës si qasje thelbësore, tradicionale dhe bashkëkohore. Thelbësore, sepse qenia dhe qenësia, vetjake dhe kolektive, kanë pasë qenë dhe vazhdojnë të jenë përbërës gjallues të kombit e të identitetit.
Leterësia dhe gjuha, me të cilën është shkruar letërsia, i mishërojnë ato, në mënyrën më të plotë të mundshme, të larmishme e kontretizuese-argumentoi ai.
Tradicionale, sepse, të parët, që kanë shkruar letërsinë, si dhe ata që e kanë përcjellë në shekuj, nëpërmjet kësaj qasjeje në programet, tekstet dhe auditorët, kanë pasë pasur vetëdijen, qëllimin dhe misionin ta ruanin dhe ta zhvillonin identitetin e vet, ose, ndryshe, të ruanin e të zhvillonin qenien dhe qeniesinë e vet.
Së treti, është qasje bashkëkohore, sepse, edhe sot, qenia e qeniesia e bashkëkohësve janë të përcaktuara dhe i përkasin atij identiteti kombëtar, jetojnë, përjetojnë dhe zhvillohen në membranën e tij, nëse nuk janë duke u tjetërsuar, ose, tjetërsuar.
Tema e konferencës rrjedh dhe është e lidhur drejtpërdrejt me një nga problemet më të mprehta të qenies dhe të qeniesisë kulturore të kombeve dhe të identiteteve, në epokën e sotme të ndërkomunikimit të pakufizuar, të bashkëjetesës e të integrimeve të tyre, në fqinjësi dhe përzierje. Procesi historik progresiv bashkëkohor ka në vetvete edhe kahun e kundërt, konfliktet, tkurrjen, rreziqet e zhbërjes, pse jo edhe të zhdukjes së identiteteve kombëtare e kulturore, në kontekstin globalizimit gllabërues e të uniformizmit të frikshëm.
Në rrethana të bashkëjetesës konkuruese, identitet kombëtare me popullsi të vogla, kanë mundësi të zhvillohen mbarshëm, mirëpo, në rrethana të supremacisë eliminuese/ përjashtuese, ato janë të rrezikuara të zhduken.
Profesor Kuçuku ka parashtroi dy programe të maturës (BAC) së liceut të përgjithshëm francez.
Veprat, që analizohen, janë të caktuara në programin kombëtar, madje, më saktësisht, të fiksuara, sikurse përdoret fjala në frëngjisht. Në hyrje/introduction, nga Buletini zyrtar i Edukimit Kombëtar, citohet nyja, si të thuhet neni, përkatës (datë 30 prill 2020).
Të gjithë autorët dhe veprat janë vetëm prej letërsisë frënge. Ky është dhe përfundimi më i rëndësishëm, që del prej gjedhes së shkollës bashkëkohore franceze dhe njëkohësisht një nga përfundimet më të rëndësishme të konferencës.