Të vendosësh krijimet në kontekstin e sotëm, nga koha kur janë prezantuar apo janë publikuar për herë të parë, është si të kesh krijuar diçka të re, në një transformim të vazhdueshëm. Në këtë paradigmë artisti Adrian Paçi ndërtoi koleksionin e portreteve në retro, duke u prezantuar në një ekspozim të plotë, personal, më 20 shtator, në Galerinë Kombëtare të Arteve, të kuruar nga Adam Budak. Nga dinamikat e largimit dhe mërgimit, përmes një rituali të përkatësisë dhe identifikimit, deri te mekanika e vetëfuqizimit dhe emancipimit, nga pafajësia e fëmijërisë drejt inicimit shoqëror dhe deri në një zë të pjekur të një rezonance politike, vepra e Adrian Pacit (lindur më 1969, Shkodër) shpalos narracionin e zhvendosjes dhe humbjes.
Në librin “Nënë Tereza, shenjtorja e periferive”, të studjueses Ines Murzaku, e shkruar me një metodologji të avancuar kërkimore e përmbajtësore, do të hasim...