More
    KreuTeatërKoço Qendro, empatia e Harpagonit 92 vjeçar

    Koço Qendro, empatia e Harpagonit 92 vjeçar

    Ishte pothuaj një rast unik prezenca e aktorit 92 vjeçar, Koço Qendro në skenën e Teatrit, duke luajtur rolin e Harpagonit në komendinë e njohur të Molierit, “Kopraci”. Me regji të Dhimitër Orgockës kjo shfaqje, si ndër të rrallat skena në Shqipëri, ka thyer rekordin e shfaqjeve në Korçë duke u mirëpritur së fundi, edhe në skenën e Tiranës. Qendro ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për staturën e tij tipike, duke krijuar një empati absolute në skenë me personazhin e njohur të kopracisë, atë të Harpagonit. Me trupin e lehtë e të brishtë, aktori ka mundur të thotë fjalë për fjalë, atë që në estetikë krijon postulatin: personazhi jam unë! Nga rastet e rralla të figurës pas ’90-ës në skenë, ku mendimi dhe përfytyrimi shkojnë në unison. Në raste të ngjashme Qendro është një zë “i vjetër” që ka freskuar skenën me një portret të munguar, edhe pse risku në një shfaqje e imazh të njohur ishte prapa shpine. Ky Harpagon që dha ky aktor, krijuar së pari në Korçë, në skenën që mbijetoi, dhe tani zhvillohet e plotë sikur të ishte në Tiranë ka mbajtur frymën e publikut. Kjo komedi është ngjitur në skenë në skenë në tri periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me rolin e Harpagonit të interpretuar nga Koço Qëndro, që ka përfaqësuar edhe më parë me sukses të madh teatrin e Korçës si brenda edhe jashtë vendit. Koçoja kujton shfaqjen e parë të “Kopracit” në vitin 1986. Nën regjinë e Orgockës, komedia merr një nga temat më të goditura siç është kopracia duke zbuluar këtë në natyrën njerëzore, çfarë transformohet tek ai pas parasë. Kopraci fajdexhi dhe jeta e tij nën ethen e parave, si pasojë e kësaj marrëdhënie të ndërlikuar, çon deri në humbjen e dashurisë së fëmijëve. Ndërsa, luan për herë të dytë Harpagonin (2004, teatri i Korçës), aktori Koço Qëndro, ka kaluar edhe sprovën e skenës së kryeqytetit për lojën dhe energjinë e pashtershme në skenë, kur e njohim si një nga aktorët themelues të Estradës Profesioniste të Korçës, i cili në karrierën e tij artistike numëron mbi 120 role. Vepra u ngjit në skenë nga trupa e teatrit të Korçës, nën lojën e Blend Arifit, Ilda Pepas, Mateus Frrokut, Zamira Kitës, Blera Belliut, Refik Xhinakut, Syrja Meçes, Lazarela Detit, Valentino Hamatit dhe Antonio Toles. Muzika në vepër është realizuar nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË