More
    KreuLetërsiBibliotekëCikël poetik nga Rei Hodo

    Cikël poetik nga Rei Hodo

    decrescendo vjeshtake

    trishtimin
    e fsheh
    me zverdhjen
    e vjeshtës

    loti njomështon një gjeth vetmitar


    avionë të frikës

    gjunjëzohen mbi krahë të valëve
    -ftohur prej mallkimesherërat
    që udhëtojnë me
    avionë të frikërave

    katedra e nimfave në fund-det
    madhështon ujësinë

    qiejt mbajnë në shpina të tyre
    pengun e një
    frymëzimi të ndrojtur

    pilotët u ngjajnë krizantemave
    me qëllim të tyre
    të mbajnë lart avionë të frikës

    larg dykëmbëshave humanë


    epoka të shëmbëllyera

    shëmbëllejnë epokat në bardhësi
    të horizonteve
    poetët lartojnë poezitë
    mbi trasè reshë bardhëllore
    të humburit flamuj humbjesh
    mbështjellin shpirtin
    ngrirë pandjeshmëri

    ngjajnë shekujt e kohëve tona
    të pamundura në poezi
    një varg i ngjizur prej rimës vellobardhë
    fshikullon
    heronjtë e humbur
    shpirtmbështjellur me lavdi të kotë


    trekëmbëshi ku varen yjet

    ngjeshet fort pas trupit të qytetit
    ashtu e lakuriqtë
    e imët deri në ftohtësi hekuri
    nata

    me një pardesy pezmi
    diku fshihet një dallgë trishtimi nga nata
    natë e ftohtë
    yje s’ka
    prej frymëzimit s’lindin më yje

    qyteti ngjeshet pas trekëmbëshit
    ku varen tretur yjet e mbetur


    kundërshti të forcës

    vdes diçka brenda shpirtit
    forca shfaqet në të kundërtën e saj

    ngurtësohet materia e lotit

    shpirti akullnajë dhimbjesh

    vdes diçka brenda tij
    forca humbet në të kundërtën e saj


    ndoshta jo epitafi i fundit

    le të thonë pas vdekjes se këtu
    prehet njeriu
    që e desh vargun sa vetë jeta
    që për dashurinë në poezi shkarraviti letra

    le të thonë pas vdekjes së këtu
    ende rron një poet
    që shkruan vargje me brinjët e tokës
    dhe netëve me hënë të ftohtë
    udhëton me shpirtrat e tjerë udhëkalimeve të botës


    baladë për jo për veten

    ç’të shkruaj s’mundem ta di dhe
    i vogëlth ndjehem të përdor rërën e Adriatikut
    për të shkarravitur
    vrasjen e kujtesës së të ardhmes

    dorëlëshuar me vargjet dhe një botë
    tek e cila frymon vetëm një jetë
    për t’u jetuar dhe vetja ime që gjen veten fshehur tek
    gjoksi i një rime duke bërë dashuri


    pa titull

    ushtria e vjeshtës deklaroi ngadhënjimin
    ndaj të huajve
    të këtij qyteti me mall bregu pa breg

    bregu në ëndrra fshehur

    gjethnaja e tërë një ushtri e vyshkur
    në plejadë të fitoreve

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË