More
    KreuLetërsiBibliotekë"Hijet" tregim nga Besa Kalaja

    “Hijet” tregim nga Besa Kalaja

    Ke veshur bluzën time?

    Po se po ndihem më e lirë në të.

    Të ka dal krahu dije.

    Po, po e di.

    T’i shpupurisha flokët, i ke shumë të mira.

    Do ti që t’i rris më shumë?

    Si ta ka qejfi.

    Ja që s’dua, nuk më pëlqejnë flokët e gjatë, e kam fytyrën e vogël më mbulohet krejt pastaj.

    Ha çfarë argumenti na vdiqe krejt.

    Jo mor vetëm po tregoj si e shoh unë.

    Kafe?

    Po dua.

    Engjëll po të shndritë fytyra.

    Gjithë e kam kështu besoj.

    Jo, jo gjithë, sot po.

    Seç më deshi Zoti prandaj më bëri kështu.

    Si kështu?

    Ja të pranueshme pra, si engjëll, si thua ti.

    …..

    Pse je ulur në tokë?

    Ka kohë që më pëlqen të ulëm kështu.

    Do të ftohesh.

    Mbase por nuk ndalem derisa të humb merakun.

    Merre kafen dhe..

    Dhe çfarë?

    Do të shkoje nëse vjen dita që mos të të pëlqeja më?.

    Natyrisht.

    Pse po qeshë çfarë ka këtu për të qeshur.

    Asgjë jo, vetëm thashë atë që mendoj, do të shkoja natyrisht sepse çfarë do të te duhesha ashtu. Do ikje ti?

    Po sikur të të merrte malli fort, fort do të më thërrisje në telefon?

    Pse po e devijon bisedën, do ikje ti?

    Po edhe unë.

    Më vjen mirë pra.

    Ama po të më merrte malli fort, fort do të të thërrisja në telefon, do të të thërrisja. Dhe po të më vinte të kthehesha, do të kthehesha, do më pranoje ti?.

    Varet, jeta mund të ketë marrë drejtim tjetër.

    Përgjigje diplomatike. Do më pranoje ti?.

    Po.

    I marrë.

    ….

    Më jep dorën, zgjohu prej aty sepse pastaj nuk mund të të shohë si vuan pasi je ftohur, je ftohur keq. Të tërhoqa më shumë se sa duhet më fal, po je bërë e rëndë duke qëndruar ulur.

    Jam shëndoshur thua?

    Vërtetë je e marrë do të vdes duke qeshur.

    Më pëlqen të jem e marrë.

    Nuk je jo edhe kur bëhesh sikur, nuk je.

    Të ecim pak, nën mollë?

    Ecim.

    Më pëlqen shumë kur ju merr erë pemëve, e ke zakon?

    Po më pëlqen shumë të bëjë këtë gjë. Kur isha fëmijë u merrja erë pemëve. Nana më shikonte me habi, pasi zakonisht nuk i haja po u merrja erë, po.

    E çuditshme kjo s’më ka rënë të dëgjoj.

    Po sepse unë jam e çuditshme, a s’më thua ti kështu.

    Jo unë të shikoj se si rëndom nuk kërkon asgjë, si ka mundësi?

    Çfarë të kërkoj, atë që s’ke mundësi ta besh?

    Jo vetëm kjo, ha pak, flet pak, nuk ankohesh si ka mundësi?

    Mos e kafsho mollën!

    Pse po bërtet, mos më thuaj që sa herë një grua kafshon një mollë ndodh diçka e keqe. S’është e thënë.

    Pse po mendon se nana jote është e zhgënjyer me ty?

    Sepse gjithë ka menduar se mund të bëj më shumë, se kam kapacitete të bëj më shumë. Sa herë e kundërshtoj, të kam fëmijë më thotë kush të njeh më mirë se unë. Tregon s’e si e kishte të lehtë t’ mi mësonte gjërat kur isha fëmijë. Nuk arrij t’i shpjegoj asaj se si ndihem për disa gjëra. Jam zhgënjimi i saj.

    Mos do ajo të jesh pak më praktike, teknike?

    Këtu kam pasur fat. Jo. As vetë nuk është e tillë, është më shumë se kaq, por çka është nuk e kam te qartë.

    Do të mund të bëje më shumë?

    Në këtë rast nuk e di çka është pak e çka është shumë. Mbase por gjithë kohën kam këto dreq dilemash. Nëse paradite ndiej s’e kam bërë diçka të mirë, pasdite më shembet shpirti, nuk di çfarë të mendoj veç faktit se kjo botë mund t’ ia dilte fare lehtë edhe pa mua.

    ….

    Jam magnet për idiotët. Herë- herë i largoj me shpejtësi të madhe nga jeta, herë-herë ngulitem mirë e mirë në ta sa shpirti fillon e më tkurret.

    E bën nga mirësia?

    Jo gjithë. Ka raste për shembull vuaj por nuk largohem. E di pse? Sepse e kam kureshtjen deri ku ata mund të të marrin hapësirën. E atëherë kur mbështetem për muri- e atëherë- përdorë atë armën time të injorimit total e cila jep efekte po dhe njëfarë negativiteti në shpirt.

    Vuajtja vazhdon edhe pas largimit?

    Po. Shumë bile.

    Pse, do të supozoja që në kushte të tilla e ke hequr një barrë.

    Jo. E mendoj pastaj s’e si ata rrinë gjithë kohën zgjuar për t’ua bërë të tjerëve ferr jetën dhe në këtë rast çfarë mund të bëjë shpirti të largohet nga ky ferr.

    Janë idiotë çfarë mund të bëjnë tjetër?

    Po ta shohim kështu sikur i amnistojmë.

    Ikim tash. Të hyjmë brenda se po bien terri dhe po bëhet ftohtë. Të thashë që bluza ime po të rri mirë e sidomos kur i mbanë duart lidhur.

    Sikur ta presim hënën, ajo do pak e do të dalë?

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË