More
    KreuArte pamoreArben Meksi fiton Çmimin Ndërkombëtar në Karikaturë në Kroaci

    Arben Meksi fiton Çmimin Ndërkombëtar në Karikaturë në Kroaci

    Në Zagreb të Kroacisë u zhvillua konkursi botëror i karikaturës, me temën: “Letërsia në karikaturë”

    Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore te vendosur në situata të ndryshme të përcillte përmes humorit, metaforës, dhe filozofisë, mesazhe universale.

    Në këtë konkurs morën pjesë karikaturistë nga 64 vende të botës, ku u paraqiten 882 punime nga 389 autorët pjesëmarrës.
    Juria ndërkombëtare në fazën e pare të konkursit përzgjodhi karikaturat më të mira, të cilat shprehin më qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik, prej të cilave u zgjodhën dhe karikaturat fituese.

    Karikaturisti Arben Meksi, fitoi çmimin e tretë duke marrë medaljen e bronzit me karikaturën “Bashkëjetesë dhe identitet” duke zgjedhur si personazhe dy figura emblematike të dy qytetërimeve, Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, të cilët miqësisht takojnë gotat e dollisë. Përmes metaforës, kompozimit dhe humorit autori i vendos të dy personazhet duke takuar gotat e mbajtura në mënyra te ndryshme, si dy miq të dashur, por secili me identitetin e vet.

    Karikatura fituese e Meksit u vlerësua jo vetëm për metaforën e goditur dhe humorin që përcillte, por edhe për realizimin artistik te saj.
    Ky konkurs i cili zhvillohet çdo vit në Kroaci, trajton tema të rëndësishme shoqërore që shqetësojnë njerëzimin sot në botë.
    Çmimi i fituar i ben nder karikaturës Shqiptare, e cila sot nuk është në ditët më të mira të saj. Është detyra e artistëve por edhe e institucioneve artistike ta mbështesin këtë art, i cili ka qenë krenaria e arteve tona.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË