More
    KreuLetërsiBibliotekëPetro Marko: “Shokun Zylo” të Dritëroit lexoni! “Hasta la vistën” lërjuani...

    Petro Marko: “Shokun Zylo” të Dritëroit lexoni! “Hasta la vistën” lërjuani studiuesve dhe studentëve

    Nga Hyjni Ceka

    Ato vite të hershme, kur isha mësues i shqipes në shkollat e Cërrikut, s’e di… nga më erdhi ai trill dhe i paç sjellë, njërin mbas tjetrit, gjithë autorët e “veprave të programit”, në gjimnazin “Tomor Sinani”, por edhe në Tenikumin Bujqësor “Mihal Shahini”.

    Ishte radha e “Hasta la vistës”… Thirra Petron…
    Ai, veç kur më vjen, me Dhimitër Shuteriqin dhe Dritëro Agollin… Bashkë.
    Ka qenë tetor, më duket, viti 1973… Ndoshta… dhe Muaji i Letërsisë.
    Bëmë punë të mirë… Maturantët, jo që mësuan shumë, por edhe u kënaqën…
    Kur dolëm, qe pasdrekë… Në mes të qytetit, shohim popull, të mbledhur si për festë.
    Ndonjë miting pandehëm!
    Po, doli ndryshe!
    Sa afruam, njerëzit nisën të pëshëndesnin. Në fillim, tek e tek, pastaj, në kor:
    -Hasta la vista!… Hasta la vista!
    Së fundi, u mor vesh që gjithë ai rrëmet qe dyndur, në mes të sheshit, të nderonte shkrimtarin që u kishte rrëmbyer zemrat…
    Dhe merreni me mend, ishte viti 1973, kulm i diktaturës.
    Naftëtarët kishin lënë punën me kokën e vet… Dhe këtë e kishin bërë veç për autorin e “Hasta la vistës”…
    S’qe çajre! Hapëm dyert e Shtëpisë së Kulturës dhe hymë brenda… U mbush salla kac mi pic e s’kishe ku hidhje kokrrën e mollës… Improvizuam dhe presidiumin… Sigurisht, në mes, vendosëm Dritëroin, se ai posa qe zgjedhur Kryetar i Lidhjes. Petroja mënjanë. Unë, në anën tjetër.
    Po, lexuesit, ku pyetnin për kryetar e stërkryetar…Të gjithë i drejtoheshin shkrimtarit të preferuar, Petro Markos.
    Ai tregoi, atë çast, një sjellje të përsosur dhe, me takt, shpalosi karakterin e vet… Aty njoha Petro Markon, në tërë qenien e tij… Gjenialitetin krijues ia kisha pikasur me kohë, se bëja vite që ia ndiqja veprën… Po modestinë, s’më pat rënë hera ta rrokja!… Thjeshtësia e tij arrinte gjer në madhështi.
    Në atë takim me qytetarë të Cërrikut, me të vërtetë, foli për veprën e vet, por me masë…. Sa për të shkuar radhën e për t’iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve. Pjesën tjetër të bisedës e përqendroi te romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” që sapo ishte botuar ato ditë…
    Ndoshta për krijimtarinë e tij dhe iu mbajt goja nga pak, edhe belbëzoi, por kur iu desh të fliste për Zylon e Dritëroit, i erdhi mirë zëri dhe ligjëroi, si veç bilbilat e Bregut dinë t’ia thonë, ndën gjethe të dafinave e portokalleve…
    Dhe… dini ç’tha?!
    Ja, si tani më kujtohet:
    -“Shokun Zylo” të lexoni! “Shokun Zylo” të Dritëroit! “Hasta la vistën” lërjuani studiuesve dhe studentëve. E bëri punën e vet ajo… Sot është koha e Zylove… T’u biem Zylove se na morën shpirtin! S’po na lënë të marrim frymë e të bëjmë për së mbari…

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË