KreuLetërsiBibliotekëPoezi nga poetja veneuzeliane Yolanda Pantin

Poezi nga poetja veneuzeliane Yolanda Pantin

Përktheu Adrian Zalla

Shkrimtari është i vetëm

Shkrimtari është i vetëm,
i vetëm para vetes
i vetëm para botës
i vetëm para personit që dashuron
kjo e fundit i shtin drithmat
si i vetëm?
Mundohet të vendosë rregull mbi mendimet e veta
-Personi i dashur i ka sytë ngjyrë mjaltë
Shkrimtari ka një frikë titanike
Çfarë ndryshimi ka mes kësaj dashurie dhe një tjetre?
-personi i dashur e sheh nga thellësia e syve të vet-

Shkrimtari është i tmerruar

Dashuria damkos armën e vet kundra një fëmije


Qytetet e padukshme

“Qytetet, ashtu si ëndrrat, janë të ndërtuara mbi dëshirat dhe mbi frikërat.”
Italo Calvino

Të shkruash mbi dashurinë
Sytë e qetë të Veronës
-poezia je ti-
Imagjino një qytet të padukshëm
si ajo
Të reflektosh mbi vdekjen
dhe fotografinë
Të jesh besnik dhe i vëmendshëm
Ndaj gjithçkaje që në të mohohet
Me dyshim,
i heshtur dhe ambig
kujto
-mbi të gjitha-
Që ajo që është e dashur
nuk ekziston


Paris II

Muzikë
në qiell
në veshë

në lëkurën e parakrahut

Do flemë këtë natë
me të kuqen e gjakut

etje

gjithçka ka vdekur


Unë jam tjetër

Kam pranuar ftesën për të udhëtuar.
Me makinë,
peizazhi kalon shumë shpejt,
gërvisht veshin
muzika e shurdhët në brendësi zmbrapset.
Kalojmë nëpër vend pa ndaluar,
veçse për të urinuar a për të pirë një gotë ujë
nëpër benzinata.
Vera ndëshkon gri dhe palëvizshmëri,
si qielli.
Biseda banale shpërqendrojnë rrethimin
nga orët e vdekura.
Ngritëm tendat
Buzë një lumi të gjerë e kënetor.
Zogjtë ulërijnë teksa ngrihen në fluturim.
I afrohem lumit
Si Narcizi pellgut.
Ujërat e turbullta nuk pasqyrojnë fytyrën time.
Unë kam ëndërruar me këtë.

(Plaga ishte shëruar mbi mishin e vdekur)


Odisea

-Nga vini ju?

-Larg
nga ai mall
që gjithmonë na lë gojëhapur
nga hapi i lehtë i fëmijëve, nga gjithçka
që frika kapërthen
në frymëmarrje


Ëndrrat

(Në gojën e natës)

Mjeku sheh
brenda syve të mi,

më bën të hap gojën

I tregoj ëndrra
kaloja në një pishinë me një fëmijë rreth qafës

Ndonjëherë më sulmon
Një uri e frikshme

Gllabëroj gjithçka gjej aty pranë meje

Mjeku dëgjon
zemrën time të rrahë

Tundi kokën
me shumë seriozitet

kunsultoi një libër
mbi tavolinën e tij

Jam e humbur

-Tashmë kishte parë brenda syve të mi-

Atëherë
Të iu tregoj një ëndërr tjetër

Jo e gjitha zemra ime të do
Vetëm pjesa që është e sëmurë


Bisedë në një banjo

Si zakonisht
shtrihet në shtrat
për të pritur burrin e saj
që vjen gjithmonë vonë
i thotë natën e mirë
mërzi

Ajo shkon në banjo
qetëson tërbimin
me dorën e saj mjeshtërore
mbështetur në peshqir,
kur ai hyn dhe pyet:
“Çfarë bën këtu?”

Asgjë, përgjigjet

NJË KOMENT

  1. Gjithçka që shihim n’qiell kujtiomé se diçka, ajo ka pa kujtuar të zakontën e saj, ne, mendojmë së paku e përkryer, fare po në fakt e rrejtur
    prandej mendimet janë , KUTURU”kurse të thuash të bukurën -shprehur kërkon mundim, ose siç do thoshte poeti ynë i madh Azem Shkreli n’se s’vdes për secilén fjalë, për secilin varg mos u bëj poet, Një batutë e kohës , dikur në gazetën e njohur mbase shum e dashur dhe e lexuar që njéherit qe edhe shkolla, ose ,,akademia e mësimit, Në rubrikën e humorit faqja e fundit botohej vizatimi me thënje nga autori A, Qena shum humorist, të parezentonte një humor të anës së Rahovecit punëtorët më të zellshem të Kosovës, Vera, muaj gusht përcellues babaj po i thot t’birit, qou biri im shkojmë ujisim specat, së ka shum ,,zhegë” dhe thahen, I biri përtac pritues, përtac i përgjigjët babës léje sot , se nesër do bie SHI, babj i thot kusht po të thot se nesër bie SHI , djali i thot po shkruan gazeta babë, , babaj aiiii,…. djali im çka shruan gazeta speci se ban, po qou shkojmë t; ‘i ujisim specat, prandej të shkruhet poezi nga donjëherë as letra se ban, pr kur s’ke pulë t’hash bén edhe < sorré thot populli në Kosovë. MERGIMTARI

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË