SAPHHO
NJË MOLLË E KUQE, E PJEKUN MIRË
…Një mollë e kuqe,e pjekun mirë
Qëndron në pjesen më të lartë të Pemës,varë majë degës;
Mbledhësit e mollave nuk e panë.
Jo se s’e panë, por s’e arritën dot!…
GAIUS VALERUS CATULLUS (84 a.C- 54 a.c)
G.V.CatullusI ( Katuli), konsiderohet si poeti i parë i madh lirik i Romës. Ka lindur në Verona dhe mendohet se pat ardhur në Romë kur ishte 19 vjeç, me rekomandime të forta për rrethet e njohura letrare të këtij qyteti. Poezitë e tij kushtuar Lesbia-s në fakt i adresohen Clodia Metelli-t, një grua e lindur në një familje të pasur dhe e martuar. Mendohet se marrëdhenjet e Katulit me të paten filluar përpara vdekjes së të shoqit të saj. Poezitë obsesive të dashurisë së Katulit për Lesbia-n do të jenë një model për shumë poetë të tjerë të mëvonshëm, që nga Ovidi e der’tek Petrarka e më tej.
VETËM ME TY MUND TË BEJ DASHURI….
Vetëm me ty mund të bëj dashuri,më thotë e dashura ime
Vetëm me ty; edhe vetë Jovin do e refuzoja.
Kështu thotë: Por ajo çka i thotë gruaja dashnorit të vet çmendur
Duhet shkruar në erë, a në ujin që rrjedh.
LE TA GËZOJMË JETEN…
Le ta gëzojmë jeten, Lesbia ime, e dashur
Dhe pëshpërtijet e pleqëve të tredhur
Le t’i quajmë një monedhë të pavlerë.
Ditët që perendojnë do lindin prapë;
Por nëse kjo dritë-shkurta e jona vdes,
Do flejmë një natë të vetme që s’ka fund.
Më jep 1000 puthje,dhe shton dhe njëqind,
Më jep 1000 tjera,dhe shton prapë njëqind,
Më jep prapë 1000, dhe prapë njëqind,
Që njerëzit me sy të keq, njerëzit e ligj
Ta lënë në mes numërimin, që të ngatërrohen,
Nga ky numer kaq i madh puthjesh.
OVIDI ( 43 BC-17 AD)
Nga ELEGJITË PËR KORINEN
Në vapën e Veres, në mesditë
Shtrihem në shtrat të prehem një çikë;
Një dritare hapur, një dritare mbyllë
Bën që drita të duket si dritë-hijet në pyll,
Si ajo që shohim kur dielli perendon
Apo kur nata ka ikë dhe dita të vijë vonon,
Një e tillë dritë duhet për vajzat që kanë turp,
Kur kanë dhe dëshirë por s’duan t’i shoh kush.
Ja ku vjen Korina me një fustan të lëshuar
Dhe qafën e bardhë nga flokët e gjatë mbuluar.
I ngjanë Semiramisit tek shkon në shtrat
O Lais-es me njëmijë mëtues pas;
Ja heq fustanin e hollë me lehtësi
Dhe prapë ajo bën çmosin të mbulojë lakuriqsinë,
Dhe tek përpiqet, sikur merret me mend,
E tradhton veten dhe vetë tek unë vjen;
Lakuriq qëndron ajo para syve t ë mi,
Por tashmë asgjë nuk shoh me tinzi,
Se krahët dhe supet ja kqyrë dhe i prekë,
Dhe gjoksin aq të përshtatshëm që t’preket nga unë vetë;
Sa të lëmuar barkun poshtë mesit që e ka,
Sa të bukura këmbët dhe çfarë kofshësh-hata
Për t’i lënë të tjerat, asnjë çast nuk mund t’harrohen,
Ngjitem trupi të saj,dhe ajo poshtë shtratit rrëzohet!
Gjykojini vetë,edhe pse e lodhur,më lutet ta puth
Jovi më sjelltë pasdite të tilla sa herë të mund !
Nga anglishtja, sipas përkthimit të poetit dhe dramaturgut Christopher Marlow, bashkëkohës.mik dhe rival i W. Shakespear.
LI PO (701- 762)
I njohur gjithashtu dhe Li Bai apo dhe me emërin e japonizuar Rihaku, është poeti kinez i shekullit të Tetë ,Dinastia Tang,ndër më të njohurit në Botë.Legjenda thotë se ai, tek ishte njëherë në varkë,i dehur, u përpoq të përqafonte pasqyrimin e hënës në Lumë, dhe nga kjo u mbyt.
Ezra Pound është i pari që e përktheu në anglisht dhe e popullarizoi poezinë e tij në Perendim. Përkthimi ynë është bërë sipas përkthimit të Ezra Pound i cili mbetet dhe përkthimi më i mirë në gjuhen angleze dhe ndoshta më i miri se çdo përkthim. Vetë kjo poezi mbahet ndër poezitë më të bukura të dashurisë në botë.
GRUAJA E TREGTARIT–TË LUMENJËVE: LETER
Kur ende i mbaja flokët shtrirë drejtë mbi ballin tim,
Unë luaja përpara Portes kryesore,duke mbledhur lule.
Ti vije hipur me këmbalka bambuje,duke u shtirë sikur i jepje kalit,
Ecje pranë vendit ku unë rrija,duke luajtur me kumbullat e mia blu.
Dhe pastaj shkuam të jetonim në fshatin Chòkan,
Dy fëmijë të vegjël, pa njohur se ç’janë antipatia a dyshimi.
Katërmbëdhjet vjeç u martova me ty, Imzot.
Kurrë nuk qeshja, duke qënë se isha e ndrojtur.
Me kokën poshtë, vështroja veç në drejtim të mureve.
Edhe kur ma thërrisnin emërin, 1000 herë, nuk e ktheja kokën pas.
Pesëmbëdhjetë vjeç pushova së qëni e ngrysur;
Dëshëroja veç që pluhuri im të përzihej me tëndin,
Përgjithmonë e gjithmonë e gjithmonë.
E përse duhej të kujdesesha që të dukesha më e bukur?
Gjashtëmbëdhejtë vjeç ti u nise,
Shkove në Ku-tò-en , duke ndjekur Lumin me gjire të shtjellëta,
Dhe kanë kaluar pesë muaj që kur ke ikur.
Sipër pemëve majmunët bëjnë atë zhurmën që shpreh keqardhje.
Kur u largove,këmbët i pate tërhequr zvarrë.
Tek Porta myshqet janë shfaqur kudo, gjithëfarë myshqesh;
Tepër të dendur që të mund të pastrohen e të hiqen menjeanë!
Gjethet këtë herë u rrëzuan herët nga era;
Fluturat dy nga dy edhe në Gusht janë në ngjyrë të verdhë,
Mbi barin e Kopështit Perendimor.
Kjo gjë më shkaton dhëmbje. Po plakem!
Po qe se ti vjen përmes ngushticave të Lumit Kiang,
Të lutem, më bëj me ditë para kohe
Dhe unë do vijë që të bashkohem me ty
Aq larg sa ç’është Chò-fù-Sa.
JOHN DONNE (1573-1631)
Ben Jonson e ka quajtur ‘’të parin poet në botë për disa gjëra,,. Pa dyshim, pasi lexon gjithë krijimtarinë e John Donne, bindesh se këto ‘’disa gjëra,, janë poezitë e dashurisë. Martesa e fshehtë e poetit dhe dijetarit të shquar me Anna Moore, bijen e punëdhënsit të vet fisnik, i krijoi telashe të mëdha, varfëri ekonomike dhe vite burgu…Pas vdekjes së të shoqes dha mesha të shquara në Katedralen ikonike të Londres ‘St Paul,,- Shën Palë- duke qënë se u pat emëruar si Dekan i kësaj Katedraleje. Predikimet e tij janë pjesë e prozes së shquar të gjuhes angleze. ( psh predikimi i famshëm që fillon me fjalinë: No man is an island entire of itself..nga ku Ernest Heminway ka marrë titullin e romanit të vet ‘Për kë bien këmbanat,)
TË DASHURËS TEK SHKON NË SHTRAT
…Jepi liçensën duarëve të mia bredhacake të shkojnë pa pengesë
Në trupin tënd: Përballë, pas, sipë, poshtë, permes;
O Amerika ime, tokë së pari zbuluar dhe gjetur,
Mbretëria ime, më e sigurt ku zotërohet nga një Njeri vetëm,
Miniera e gurëve të çmuara, e imja Perandori
Sa me fat qiellor jam që të zbulova ty!
Të lidhesh me Ty do të thotë të fitosh Lirinë
Atje ku dorën vë, vula ka vulosur përjetësinë…
Lakuriqsi: të gjitha gëzimet e botes janë me ty,
Kur shpirti çvishet nga trupi, trupi duhet të çvishet po ashtu!
RAMON DE CAMPOAMOR ( 1817-1901)
PAS NATËS SË PARË
U martuan, dhe pas natës së parë,
Nusja, me zë të qetë e të qartë,
Sapo u zgjua, e pyeti të shoqin
-A më do prapë?
WILLIAM BUTLER YEATS (1865-1939)
KUR TË JESH PLAKË
Kur të jesh plakë,me thinja dhe tërë gjumë,
E pranë zjarrit të kotesh, e kapë kët’libër në dorë
Ngadalë lexon,dhe endërron për atë vështrim hyjnor
Që sytë e tu kishin,dhe hijet e thella që kanë lënë gjurmë;
Sa njerëz i deshtën çastet e tua plot hir e gëzim,
Dhe deshën bukurinë tënde-me dashni a rrenë,
Por veç një burrë e deshi shpirtin tënd që s’prên,
Dhe desh pikëllimin e fëtyres tënde gjithë ndryshim.
Dhe tek përkulesh pranë flakëve që kanë mbetë
Pëshëprit,me pak trishtim,se si Dashnia ikë,
Dhe se si Dashnia ecen lart përmbi malet thik
Dhe në grumbull yjesh fsheh fëtyren e vet.
SALVATORE QUASIMODO (1901-1968)
PA U KUJTUAR PËR VDEKJEN
Pranvera ngren pemët dhe lumenjtë,
Unë s’e dëgjoj zërin e saj të thellë
I humbur tek ti, e dashura ime.
Pa u kujtuar për Vdekjen,
T ë bashkuar në mish,
Rrapëllima e ditës së fundit
Na zgjon adoleshentë.
Askush nuk na dëgjon,
Frymëmëmarrja e lehtë e gjakut.
E bërë degë
Lulëzon në brinjët e tua
Dora ime.
Nga bimët, gurët, ujërat
Lindin kafshët
Në frymën e ajrit.
WISłAWA SZYMBORSKA (1923-2012)
NJË KUJTIM
Jemi duke folur kot së koti,
Shtangemi papritur
: Ja tek shfaqet një vajzë në tarracën përballë !
Ah,sa e bukur,
Teper e bukur
Për ndejtjen tonë të pafajshme.
Basija e vë re me bisht të syrit panikun e të shoqit,
Kristina padashje vë doren e saj
Mbi dorën e Zvyszek-ut.
Ndersa për vete them-Do të telefonoj,
Me të thanë-Mos eja tani
Parashikohet të bjerë shi për disa ditë.
Vetëm vejusha Agnieszka,
I jep vajzës së bukur një buzëqeshje.
JAHUDA AMIHAI (1924-2000)
SA KEQ, NE ISHIM NJE SHPIKJE KAQ E MIRË
Erdhen dhe i ndanë me thika
Kofshët e mia nga kofshët e tua,
Me sa di unë
Ata qenë të gjithë kirurgë. Kirurgë të gjithë.
Erdhen dhe na çmontuan
Njerin menjanë dhe tjetrin menjanë.
Me sa di unë,
Ata qene të g jithë inxhinjerë. Inxhinjerë të gjithë.
Sa keq. Ne ishim një shpikje
Kaq e mirë, kaq e bukur.
Ishim një aeroplan i bërë prej burri dhe gruaje.
Me krahë, në ajer ca kohë qëndruam,
Bile për pak sa nuk fluturuam
TED HUGHES (1930-1998)
Ted Hughes – lexohet: Ted Hjuz- mbetet njëri ndër poetët më të mëdhenj anglez të gjysmës së dytë të shekullit të njëzet. Poezia e Ted Hughes shënon një ndarje dramatike me poezinë e shkruar para tij duke i dhënë gjuhes një rezonancë Shekspiriane. Ka përkthyer gjithashtu autorë klasikë duke përfshirë Ovidin dhe Eskilin.Në vitin 1948 u emërua Poet Laureate, një post që e mbajt deri në vdekje. Fama e tij u dëmtua ndoshta pa të drejtë nga vetëvrasja e gruas së vet, poeteshes së talentuar Sylvia Plath, në moshen 30 vjeçare. Poezia që japim më poshtë është poezia e tij më e njohur, ironikisht e shkruar për Sylvia Plath.
DHËNDER DHE NUSE SHTRIHEN
FSHEHUR PËR TRE DITË RRJESHT
Ajo i jep atij sytë, ajo i gjet
Mes ca gurëve të thyer,mes ca kacabujve
Ai i jep asaj lëkuren,
Duket sikur e tërhoq poshtë prej mases së ajrit dhe ja hedh asaj sipër,
Ajo qan me frikë dhe mahnì
Ajo gjen duar për të, dhe ia vën mbi kyçe përpikmërisht,
Duar që çuditen me vehten, dhe përshkojnë me ndjeshëmri gjithë trupin e saj
Ai ka mbledh shtyllen e saj kurrizore, ka pastruar me kujdes çdo pjesë
Dhe i vë në një rregull të përpikt
Një enigmë mbinjerëzore por ai është i dhënë me gjithë shpirt
Përkulet nga pas duke e spërdredhë kët’anë e anën tjeter, qesh tek e përdor,mosbesues
Tani që ajo solli këmbët e tij, ajo ja lidh me trupin
Kështu që i gjithë trupi i tij gjallërohet
Dhe ai i sjell asaj dy këllqe të rinj të modës së fundit
Me të gjithë pjesët e vogla plotësuese dhe spiralet e reja, gjithëçka shkelqen nga vajosja
Ai pastron gjithë pjesët, ai gati vetë sa nuk i beson vetvetes
Vazhdojnë ta udhëheqin njëri-tjetrin drejt diellit, e kuptojnë se nuk është e vështirë
Që të vënë në provë gjërat e reja në çdo hap që bëjnë
Dhe tani ajo lëmon koracat e kafkës së tij
Që nyjëzimet bashkuese të jenë të padukshme,
Dhe tani ai bashkon fytin e saj, gjoksin dhe gropen e barkut
Me një tel të vetëm
Ajo i jep dhembët duke ja lidhë rrënjët e tyre me qendren e gjithë trupit
Ai vendos rrethoret e vogla mbi majen e gishtërinjëve të saj
Ajo qep këtu dhe atje trupin e tij me mëndafshin e çelikt në ngjyrë të purpurt
Ai vajos dhëmbëzat delikate të gojës së saj
Ajo gdhend pergamene të prera thellë në zvergun e qafes së tij
Ai zhytet në vendin mes kofshëve të saj
Dhe, mekur prej gëzimit, duke lëshuar britma nga mrekullia
Si dy Hyjni të baltës
Zhgrahur në pisllek, por me një kujdesje të pafundm
I japin njeri-tjetrit persosmërinë.


