More
    KreuIn memoriamBajram Sefaj: Hisja ime e pikëllimit

    Bajram Sefaj: Hisja ime e pikëllimit

    (Kallëzohet, si anekdotë admiruese, me rastin e ikjes nga kjo botë,
    ndodhia nga një takim (i vetëm), me të ndjerin, Moikom Zeqo)

    Që ta rrëfej këtë episod të vocërr nga një takim rasti, i vetëm, i pari dhe i fundit, me Moikom Zeqon, me nxiti një nga pjesëmarrësit e emisionit In memoriam,  emetuar, ditë më parë, në TVSH (televizioni Shqiptar) e që, i tëri  i kushtohej jetës dhe veprës kolosale të tij. Ai kallëzoi detajin (paksa anekdotik) e të panjohur për opinion të gjerë publik, kur Zeqo ynë (tash i ndjerë), në një aeroport të Londrës, kishte pasur telash me një  tufë paparacish, fotografë që sillen vërdallë andejpari, natë e ditë, si dezhurni të ishin, për të “zënë” ndonjë personalitet të njohur a ndonjë pamje (skene) të veçantë, gjithnjë në përpjekje që jenë të parët dhe më ekskluzivët, të kënaqin etjen e konsumatorëve të tyre (lexuesve të gazetave të verdha, kryesisht, apo të adhuruesve të thash e të thënave), në televizion.

     Zeqon tonë djaloshar e flokëgjatë, paparacët e kishin marrë për Michel Platinin, futbollist i njohur francez dhe, atëbotë, fort i popullarizuar, jo vetëm në Francë, por edhe gjetiu. Kurrqysh t’i shqiteshin e të lenin të qetë intelektualin e ri shqiptar përkundër, përsëritjes së tij të pareshtur: nuk jam Platini, jo nuk jam…

    Rrëmuja e avazi, përfundon, tek atëherë kur ndërhyn një person i autorizuar i aeroportit londinez, Moikomit ia  kërkon pasaportën…

    Ky episod që e përfola në tërësi, kushtëzoj që të mos e përfill parimin e piramidës së përmbysur që, sipas tij,  të rëndësishmet kallëzohen që në krye të herës e, imtësitë shkojnë deri në majë!

    Ndodhi kështu, jo rastësisht dhe, për dy arsye: e para, kallëzimin tim e ngjis në (si bisht) në  episodin që e përfola në tërësi, për hir të atyre lexuesve që nuk kanë pasur rastin (dhe fatin) të ndjekin emisionin në fjalë të RTSH, kure arsye e dyte dhe, shumë më e rëndësishme, është se, pikëllimi për humbjen e Moikomit, është i përjetshëm, për mua, për ty, për gjithë kombin shqiptar pavarësisht nga e ku është i shpërndarë në “degët e pikëlluara” të lisit (trungut) tonë kombëtar ilirian. Sa i madh, i shquar, poliendrik (polivalent, shtoj unë) kishte qenë ai, duke  manifestuar talentin e rrallë, punën e paepur dhe vullnetin, forcën madhe krijuese e hulumtuese, të pashuar, deri në sahatin e vdekjes, mësoj (edhe) më shumë nga fjalët plot informacion e dije e admirim, të pjesëmarrësve të emisionit in memoiriam të TVSH-së.

    Në vijim, vjen rrëfimi im, “pikëllimit ti bëjmë lak”. Rrëfimin tim, nuk e ka parë as dëgjuar askush deri më këtë dekik. Ju, lexues të mi të shtrenjtë, jeni të parët dhe, mbase të vetmit!

    Vendi i “ngjarjes”: Tajvani i njohur i Tiranës.

    Koha e ngjarjës: vjeshtë e parë e vitit 2018.

    Takimi im i parë me Moikom Zeqon, e ka, (e ruan) brenda vetës një ngjarje paksa, po ashtu, anekdotike. (Me rrëfime të tilla, synohet e, provohet t’i vihet digë  vërshimës së pikëllimit, t’i kundërvihemi atij.

    -Derisa pinim kafet në Tajvan, ( në alla Café de Flore, midis Tiranës tonë!) për kohë shumë të shkurter, bindëm se, isha në shoqëri të një person(alitet) dhe intelektual shumëfish më të ditur (ndritur) se që kisha njohuri për të. Se që kisha dëgjuar e lexuar… 

    Pranë a përballë, kisha një bibliotekë të pasur, çfarë mund të jenë ato të lashtat, çfarë ishte Biblioteka e Aleksandrisë, ose ato të Oksfordit dhe të Kembrixhit bashkë, para vetës kisha fjalorin e njohur enciklopedik Larousse (Le dictionnaire encyclopédique larousse) të Akademisë së Francës… e të tjera e të tjera.

    Sakaq shikimi im vajti, u var a u ndal, të kapela (republika) e tij që, aq bukur e mirë i rrinte, i kishte hije kokës së tij, të mençur. Thashë vetë me vete, nuk do të ngritëm nga kjo tryezë, pa ia marrë Moikomit këtë kapelë repubikë. që, me siguri, nën kupolën e atij cilindri, fshihet thesare të çmuara, dijesh, njohurish dhe talenti, për shumë fusha krijimtarie, sidomos për poezi. Gjithnjë në heshtje, lidha kushtrim, gjëja së huazoj, për një çast,  kapelën e tij, sa për një fotografim hesapi, (për kujtim) nga ai takim rasti e asgjë tjetër. Jo, qëllimi im i fshehur ishte më kryeneç se aq: kapelën (republikë) denjoja mos t’ia kthej kurrë më Moikomit të dashur. Shpresoja së, nga “rezervuari” i saj, në kokën time djerrinë, do të pikë ndonjë grimcë gjenie, mençurie dhe e talentit.

    Det i paanë!

    Me tamam, ngjau ashtu siç pritej (dhe duhej) të ndodhte: kapela e Moikom Zeqos, “jetoi” mbi kokën time, sa zgjatë një shkrepje fotoaparati, pa pasur kohë, as afat, të “mbjell” në kokën (qenien) time asnjë lloj fare. Të asnjë rendimenti!

    Ani, modestia ime modeste, mjaftohej me aq.

    Kjo fotografi, me kapelën republikë të Moikom Zeqos, mbi kokën time, do të jetojë edhe shumë vjet përtej jetës time, në shuarje!

     Gaillard (Francë), 20.06.2020

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË