More
    KreuLetërsiBibliotekëCharles King: Mesnatë në Pallatin Pera

    Charles King: Mesnatë në Pallatin Pera

    Përktheu nga origjinali: Zana Harxhi Baroni

    Shënimi i autorit

    Po shkruaj për një të kaluar komplekse, në të cilën mospërputhja e gjuhës është e pashmangshme. Përdorimi i emrit “Stamboll” haset përgjatë gjithë librit, ndonëse para vitit 1930 apo edhe mandej, shumica e vendasve dhe e të huajve e njihnin atë me variantin “Kostandinopoja”. Përdorimi i fjalës “mysliman” nga ana ime ka si qëllim përshkrimin e njerëzve që do ta përdornin atë si një emërtesë në epokën osmane, pavarësisht nga niveli i tyre i përkushtimit fetar. Shumë prej këtij populli më vonë do ta quanin veten turq.

    Njerëzit me origjinë greke ortodokse në Stamboll janë dalluar prej kohësh nga greqisht folësit që jetojnë në Greqi, dhe pikërisht këtu bëj një dallim të ngjashëm në anglisht. I jam referuar rrugës së sotme “İstiklâl” (Pavarësisë) si “Grande Rue”, një term që shumë njerëz vazhduan ta përdornin në vitet midis dy luftërave, edhe pasi rrugës iu dha zyrtarisht emri i saj aktual.

    Përgjithësisht i shqiptoj leksemat turke sipas shqiptimit në gjuhën turke. Rastet të cilat përbëjnë përjashtim janë drejtshkrimet idiosinkratike që gjenden në burimet e shkruara, të cilat i kam lënë të pandryshuara, sikurse edhe për termat dhe emrat që kanë ekuivalente në gjuhën angleze (pra pasha dhe jo paşa).

    U jam referuar disa personazheve historikë — veçanërisht myslimanëve turq — me një ose më shumë emra të caktuar deri në kohën kur ata adoptuan një mbiemër të trashëgueshëm të familjes, rreth vitit 1943. Para kësaj, individët zakonisht thirreshin me një emër të parë plus një emër të nderuar, të tillë si “Pasha” për gjeneralët ose administratorët e lartë, “Bej” ose “Efendi” për burrat e rangut dhe “Hanëm” për gratë me pozicione të ngjashme. “Ismet Pasha” do të ishte pra ekuivalent me “Gjeneral Ismet”, ndërsa “Halis Beu” do të nënkuptohej  si “Zoti Halis”. 

    Kam përdorur kryesisht udhëzimet kryesore për të përshkruar planimetrinë e Stambollit, dhe pse mjafton t’i hedhësh një sy hartës për të kuptuar se kjo është e pasaktë; të pakta janë karakteristikat gjeografike që shtrihen vetëm në drejtimin lindje-perëndim ose veri-jug. Lagjja në majë të kodrës dikur e quajtur “Pera”, sot mund të ndahet në shumë nënseksione të ndryshme, dhe shumica e tyre tanimë gjenden brenda rrethit komunal të Beyoğlu-së.

    Sigurisht, nëse një lexues po përpiqet të gjurmojë personazhet dhe vendndodhjet në këtë libër, këto detaje të imtësishme të përdorimit nuk duhet të jenë pengesë. Në fund të fundit, Stambolli është një vend që di të mbyllë njërin sy dhe të falë.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË