More
    KreuLetërsiBibliotekëXhelal Tosku: Tani na ndan vetëm një vijë e hollë loti

    Xhelal Tosku: Tani na ndan vetëm një vijë e hollë loti

    * * *

    ti po ikje
    prap me pikellimin tim pa fund
    prap me vetmine time unë
    si është kështu kjo jete
    gjithcka shkon në hic
    më erdhi të qaja sytë në lot
    më erdhi të therrisja fort në emer
    ah porosia jote më mbaj sekret edhe sikur të vdesësh
    ooooo……
    eja prap para se të kem vdekur

    * * *

    duket qartë
    në ditet tuaja të nesërme unë nuk do jem

    si dimrit një bredh mbështjellë me dëbore do jem.

    * * *

    zogu që vizatova unë
    i bëri glasën antenës së tv
    dhe fluturoi
    dhe u ngrit lart në qiellin e mbetur bosh
    më bosh se unë

    * * *

    kur më merr ti përdore unë vij me ty
    jam rritur rrugëve

    * * *

    unë shoh shumë endrra
    ti mban të fshehur lulen e vizatuar për mua

    * * *

    mëllenjë e zezë
    pulson gjaku jot i kuq
    rri e rri dhe mendoj si ndjehet zemra jote e vogël natën
    nën pyllin e zi

    * * *

    unë kam parë gjak njëriu në asfalt
    e grinë me plumba para syve të mi
    në çdo kohë
    në mengjes
    në mbrëmje
    në mesdite
    për çdo nate
    dhe për çdo ditë
    gjej përpara portes time të shtëpisë
    një të vdekur
    të vrarë
    një femije të pafajshëm
    që ende nxjerr nga goja gjak të ngrohtë
    nga që s’kam çfarë të bëj
    kafshoj duart e mia
    ulërij
    bërtas
    u çmenda
    nuk jam më njëri

    * * *

    ma tha vetë me gojën e saj :
    vetëm dashuria të bën të lirë
    tani jam skllavi i saj

    * * *

    mendova se barbarët ikën
    u zhduken përgjithmonë
    sikur të mos i binte rruga kujt matanë portes time

    * * *

    vjen nata dhe ti sheh yllin që rron mes yjesh
    gjithmonë në kerkim të fatit tënd

    * * *

    të tregova për trishtimet e mia
    të degjova ty për trishtimet tuaja
    dhe të desha shumë e më shumë

    * * *

    yjet lëvizin nepër qiej
    unë prek me duart e mia natën
    mëllenjë e zezë që leviz përfund shkurresh gjithë frikë
    askush nuk të përkëdhel ty

    dhe yjet lëvizin nëpër qiej

    * * *

    o burra të gjithë njërezimit
    o të diturit e gjithë njërezimit
    o të mençurit e gjithë njërezimit
    më thoni ndonjë gje si të sillem me djallin

    * * *

    përbri rerës dhe detit
    si fener i zbehtë që shuhet në agim
    të kam pritur të vish

    * * *

    me gjasë mbas pak unë do iki
    me gjasë edhe pak dhe ju pas meje atje do vini
    me gjase unë nuk do kem shpetim

    * * *

    jeta e një gjetheje i takon së shkuarës
    ti më rri në mendje si një pemë e zhveshur

    * * *

    fituam lirinë në dheun tonë
    u bëmë skllever në dhera të huaja

    nga të gjitha përrallat që kam degjuar me shume janë përrallat e lirise

    * * *

    edhe fjalët me shkrim i merrka era
    edhe i vetëm
    stuhia duhet pritur

    * * *

    ty të pruni Zoti krejt lakuriq
    të mori nëna në krahë të puthi dhe të mbuloi
    ti u rrite
    erdhi burri ( piktori skulptori ) burri gjithsesi
    dhe nuk bente dot pa të zhveshur lakuriq
    ti u bëre grua u bëre nënë
    nëna pa të cilen unë dhe kjo botë
    do ishim krejt lakuriq

    * * *

    në rrugën e pafund unë shoh fundin tim

    përvec Zotit
    kush deshi tjeter
    që unë të jem njëri

    * * *

    ma tha vetë me gojën e saj : vetëm dashuria të bën të lirë

    tani jam skllavi i saj

    * * *

    nuk kam për ta harruar të qeshurën tënde
    dhe heshtjen si krizantime e gjelbër
    që të pushtonte pastaj
    kurrë nuk ia gjeta dot kuptimin

    * * *

    jetojme në një bote të lire
    shijojme lirine e botes
    gjithmone në udhetim
    gjithmone në levizje
    ne toke në ajer në dete
    me vetura autobuze trena anije avione
    sipërfaqja që shohim me shpesh
    është shpina e tjetrit
    e mikut
    e shokut
    e vellait
    e motres
    e gjithë të dashurve tanë
    unë ja përqark e rri në vend

    * * *

    nuk kam zë

    e kam në mendje natën
    e kam në mendje qiellin

    u keput dhe ra ylli
    qielli plot pikellime

    unë nuk flas
    në thellësi unë hesht

    nata bëhet oqean
    kush di si është të qëndrosh në breg
    jam pa ze

    * * *

    unë kam ndezur zjarr
    po zjarrin drurët nuk e duan
    dhe me të drejtë
    zjarri të djeg
    zjarri të ben shkrumb

    dhe era për dreq
    zjarrin e madh e rrit
    te voglin zjarr
    era e fik

    kam ndezur zjarr zjarr të madh

    thuaje një fjalë
    bertit
    ulurij
    po ti nuk je dru

    pastaj le të digjem vetëm unë
    vetem unë le të behem hi

    prej zjarrit tim

    * * *

    verë e nxehtë dhe e thatë
    dola në pyll mblodha manaferra

    si nuk i paskam harruar gishtërinjtë e tu të vegjel

    o pafajsi e kulluar

    dola në pyll për manaferra

    si je ç’ben
    kushedi sa larg ke shkuar
    s’di me sjell ndonjë here ner mend
    apo me ke harruar

    o pafajsi e kulluar

    verë e nxehtë dhe e thatë
    dola në pyll për manaferra

    * * *

    vetëm ti dhe pylli
    vetëm ti pylli dhe unë
    dhe çfarë na duhet tjeter
    për të mbrritur gjer tek fillimet e njërzimit

    * * *

    tani na ndan vetëm një vijë e hollë uji
    loti

    * * *

    nuk kam për ta harruar të qeshuren tende
    dhe heshtjen si krizantime e gjelber
    që të pushtonte pastaj

    kurrë nuk ia gjeta dot kuptimin

    * * *

    ti je si një gjethe
    pret të përkëdhele era

    unë nuk di kush jam

    * * *

    n’ çdo rruge të qytetit ka vija të bardha
    dhe unë jam rrit në katund
    gjithandej në qytet do të dalë përpara një polic
    dhe unë jam rrit në katund
    në çdo cep në qytet kanë vendosur kamera
    dhe unë jam rrit në katund

    të dal apo mos të dal në qytet
    unë jam rrit në katund

    * * *

    prifti kaloi në rrugë
    hënë e ftohte atje lart
    për pak do bien kambanat e kishës
    askush nuk ma di merakun
    askush nuk do lutet për mua këtë natë

    Flora Brovinës

    të voglat gjethe si flatra
    që u rriten lart në maja
    i flak era nepër ujra
    i hedh era nepër baltra

    kjo është jeta
    ky është dimri

    edhe unë jam bimë
    edhe unë jam zë

    * * *

    e morën gurin e shkëputen nga mali
    me varre me qysqi me çekiçe me dalta e gdhenden dhe bënë heroin e tyre
    here pas here shkojnë të marret dhe e pshurrin

    unë nuk kam qene ndonjëherë hero

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË