More
    KreuLetërsiBibliotekëT. S. Eliot: Marshi triumfal

    T. S. Eliot: Marshi triumfal

    Përktheu: Qerim Raqi

    Marshi triumfal

    Gur, bronz, gur, çelik, gur, gjethe lisi, trokëllima potkonjësh

    nëpër kalldrëm.

    Dhe flamuj. Dhe bori. Dhe kaq shumë shenja në terren.

    Sa? Numëroni. Dhe një turmë e tillë.

    Atë ditë mezi e njohëm veten, dhe qytetin. Kjo është rruga për në tempull dhe ka shumë prej nesh që çajnë rrugën.

    Kaq shumë që presin – sa veta? Çfarë do të thotë kjo në një ditë si kjo?

     Po vijnë tani? Jo, akoma jo. Shihen ca shenja në terren dhe dëgjohen boritë.

    Po vijnë ata. Po vjen ai?

    Dhe vetja jonë, vetja jonë natyrore, e zgjuar, një perceptim i vetëm.

    Mund të presim me karriget tona të palosshme dhe salsiçet.

    Çfarë po vjen e para? Mund ta shohësh? Trego. Janë

    5.800.000 pushkë dhe karabina

    102.000 mitralozë

     28.000 mortaja llogoresh

     53.000 armë të rënda për terren

     Nuk mund të them sa predha, mina dhe siguresa

    13.000 avionë

    24.000 motorë avionësh

    50,000 helika aeroplani

    50,00 mjete transportuese

    50,00 0 karroca gatimi

    1.150 furra buke.

     Sa kohë u desh. Do të vijë ai tani? Jo, ata janë kapitenët e klubit të golfit, këta janë skautët,

    këtu janë e gjithë société gymnastique de Poissy.

    Dhe këtu është kryetari dhe borgjezia. Ja, ai është atje tani; shih:

    nuk ka pyetje as në sytë

    e as në duart e tij të qeta mbi jelat e kalit

    dhe sytë janë vigjilentë, të tensionuar, vëzhgues, të ftohtë.

    Oh, të fshehur nën krahun e pëllumbit, të fshehur në gjoksin e turtullit

    nën palmën e mesditës, nën ujin e rrjedhshëm

    në fund të botës që rrotullohet. Oh, të fshehur.

    Tani ata ngjiten në tempull. Pastaj viktima. Tani vijnë vajzat, ato mbajnë urna me

    Pluhur

    Pluhur

    Pluhur nga pluhuri – dhe tani

    gur, bronz, gur, çelik, gur, gjethe lisi, trokëllima potkonjësh

    nëpër kalldrëm.

    Kjo është gjithçka që mund të shihnim. Por oh, sa shumë shenja në terren! Oh, sa shumë bori!

    ( Të dielën e Pashkëve nuk shkuam në fshat,

    kështu që morëm Cirilin e vogël në kishë. Dhe kur ra zilja,

    ai tha me zë të lartë dhe të qartë: biskota.

                           Mos e hidhni atë salsiçe,

    mund t’ju duhet. Ai është dinak. Më falni, a mund t’ ju kërkojmë

    zjarr?

    Zjarr

    Et les soldats faisaient la haie? ILS LA FAISAIENT


    Vështirësitë e një burrështetasi

    Të urdhëroj, çfarë të urdhëroj?

    I gjithë mishi është sanë, duke përfshirë

    anëtarët e Urdhrit të Bathit, Kalorësit e Perandorisë Britanike, Kalorësit

     e Urdhrit të Legjionit të Nderit,

    Urdhrit të Shqiponjës së Zezë ( i klasit1 dhe 2 ) dhe Urdhri i Diellit në Lindje.

    Urdhër, urdhër, çfarë të urdhëroj?

    Gjëja e parë që duhet bërë është të emërohen komisionet:

    komisionet këshillimore, komitetet e përhershme dhe të veçanta, komisionet punuese.

    Një sekretar mjafton për disa komisione. Çfarë të urdhëroj?

    Arthur Edward Cyril Parker është një operator telefonik i përhershëm

    me një pagë prej £ 1 dhe 10 shilinga në javë dhe një rritje vjetore

                              prej 5 shilingash

    deri në £ 2 dhe 10 shilinga në javë; dhe me një pagesë

                            prej 30 shilinga për Krishtlindje dhe një javë pushim në vit.

    Është caktuar një komision për të emëruar ekspertët

    për të shqyrtuar riorganizimin e Uzinës së Ujit.

    Është caktuar një komision për punët publike, kryesisht për

                                çështjen e rindërtimit të fortifikimeve.

    Është caktuar një komision

    për t’u konsultuar me komisionin nga Volsciansi

    për paqen e përhershme: krijuesit e shigjetapunuesit dhe shtizapunuesit dhe farkëtarët

    kanë caktuar së bashku një komitet për të protestuar

                         kundër urdhrave të reduktuar. Ndërkohë, truproja luan zare nëpër moçale, dhe bretkosat (oh, mantuanët!) kuasin nëpër këneta,

    xixëllonjat fluturojnë drejt shkëlqimit të dobët të vetëtimës në horizont.

    Çfarë duhet të bëj?

    Nënë, nënë,

    këtu është i gjithë rreshti i portreteve familjare, busteve të pluhurosura,

     të gjitha duken jashtëzakonisht romake

    dhe ngjasojnë jashtëzakonisht, ndriçohen nga drita vezulluese

    e një pishtari të djersitur dhe të zverdhur. Oh, i fshehur nën… i fshehur nën … Aty ku këmba e pëllumbit pushoi dhe gjeti një pikëmbështetje

    për një çast,

    një çast qetësie, një çast mesdite, ulur nën degët më të larta të pemëve më të fuqishme të mesditës

    ku ciklameni hap krahët, ku klematisi ngjitet sipër zbukurimit të derës.

    O nënë (jo mes këtyre busteve, të gjitha me mbishkrime të sakta)

    unë, një kokë e lodhur midis këtyre kokave

    me qafë, të fortë sa t’i mbajë,

    me hundë, të mprehta sa për të çarë erën,

    nënë mund të mos jemi bashkë ndonjëherë, ndoshta shumë shpejt, nëse lëmosha, lutjet dhe sakrificat tani janë të mëdha, ofertat që morëm tani

    Nuk mund të qëndrojmë fshehur në qetësinë e lartësinë e mesditës,

    në misterin e qetë të natës.

    Eja me fanellën e krahut të lëkurës së vogël, me valëvitjen delikate të xixëllonjës

            ose me krimbin shkëlqyes,

     “në ngritje, në rënie, kurorëzuar me pluhur” – krijesat e vogla,

    krijesat e vogla, që bien dhe gumëzhijnë lehtë mes pluhurit dhe digës së natës.

    Oh nënë,

    çfarë të bëj?

    Ne kërkojmë një komitet,

    një komitet përfaqësues,

    një komision hetimor

    DORËHIQU DORËHIQU DORËHIQU

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË